www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike Empty
MesazhTitulli: Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike   Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike EmptySat Sep 04, 2010 9:07 pm

Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike Aurelagace3
Destinacioni i pushimeve është ai që ju jep larmi atyre dhe që i veçon nga viti në vit. Sot kemi pyetur disa nga personazhet e ekranit dhe televizionit të cilët tregojnë për itinerarin që kanë ndjekur këtë sezon pushimesh.

Ardit Gjebrea
Pas mbylljes me sukses të një sezoni të gjatë televiziv me transmetime të shumta maratonë përgjatë çdo të diele, i erdhi rradha edhe kantautorit, producentit e prezantuesit të njohur shqiptar Ardit Gjebrea të pushojë. Çdokush i ka të nevojshme disa ditë pushimi për të rigjeneruar energjitë e humbura gjatë një viti, për më tepër ai që për javë e javë të tëra me programin e tij ka përcjell gëzim në familjet e të gjithë shqiptarëve. Këtë vit pushimet e familjes Gjebrea kanë marrë formën e një udhëtimi nëpër botë. Udhëtime sa në një vend europian në tjetrin, duke u larguar në një farë mënyre nga monotonia e ditëve të zakonshme të punës. “Këtë vit pushimet nuk i kam pasur fikse, të përqëndruara vetëm në një vend. Kemi lëvizur në shtete të ndryshme europiane si Italia, Austria, apo Franca”, tregon Arditi. Dhe sigurisht pas këtij pushimi absolut me familjen vjen edhe rikthimi në punën e tij, që Arditi e dashuron aq shumë. Edhe në këtë sezon të ri, ai së bashku me stafin realizues premtojnë shumë surpriza për të gjithë shikuesit e spektaklit “E diela shqiptare”.

Aurela Gaçe
Këngëtarja Aurela Gaçe, e cila aktualisht është e pranishme në televizionet muzikore, por edhe në gjithë ambinetet verore me hitin e saj “Origjinale”, na tregon se e veçanta e pushimeve ka qenë fakti se janë mbledhur familjarisht së bashku. “Kam qenë në Turqi, në dy qytete atje ku kemi pushuar. Pavarësisht bukurive që ka ai vend, shqetësuese për mua ishte i nxehti i madh. Gjithsesi kam kaluar pushime të bukura, por ajo që i bëri më të bukura ishte fakti se pushimet janë kohë kur ne mblidhemi të gjithë familjarisht prindërit, vëllai im që jeton në Itali dhe motra Blerta e cila erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Turqi. Kaluam bukur ndërsa pas kthimit nga Turqia, bëmë edhe një tur në bregdetin shqiptar, ku sigurisht shkova në Vlorë në qytetin tim, Dhërmi, por edhe në një udhëtim turistik në Berat”, tregon këngëtarja Gaçe.

Manjola Nallbani
Udhëtimet hyjnë në hobet e saj. Sa herë që ka ditë të lira organizohet me familjen drejt një vendi ku jo vetëm mund të pushojë por edhe të shkëputet nga përditshmëria. Këtë verë pushimet kanë qenë të mirëplanifikuara. Një trip Francë-Montekarlo krah bashkëshortit dhe dy vajzave, ku gjithçka ka qenë e organizuar mes plazhit, vizitave turistike në vendet historike por edhe ato moderne.

Eli Fara
Këngëtarja Eli Fara e cila këtë verë u shfaq para fansave të saj me këngën “Dasma e Madhe’, një duet me këngëtarin Sinan Vllasaliu, që është mirëpritur nga të gjitha grupmoshat këtë verë i ka fokusuar pushimet në Shqipëri për shumë motive. Siç pohon vetë ajo “Stina e verës ka qenë një kombinim mes pushimeve dhe punës? Janë këto ambientet e verës që ta ndryshojnë pak atë ritmin e punës që ke gjatë vitit, sepse janë diskoteka. Kam qenë në Vlorë, në Velipojë, në Borsh, në Vlorë, etj. Nuk është se kam bërë pushime, pushime. Kam kaluar ndonjë moment shplodhës, pas koncerteve që kam pasur. Kam edhe një apartament modest në Durrës, dhe kështu që ditët e pushimit i kam kaluar aty në plazh në mëngjes herët. Është hera e parë që unë kam bërë pushime në Shqipëri, gjithmonë pushimet i kam bërë jashtë, edhe pse siç e thashë nuk kanë qenë pushime të mirëfillta por me ditë”, shprehet këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Eli Fara.

Valbona Selimllari
Në fillimvitet ‘90 bukuria e saj do t’i binte në sy të gjithëve dhe pa një pa dy adoleshentja e brishtë (në atë kohë), Valbona Selimllari do të rrëmbente kurorën e më të bukurës shqiptare. Ndonëse vitet kanë kaluar, për të ora biologjike ka mbetur në vend. Edhe sot, që kanë kaluar më shumë se 19 vjet nga koha kur ajo u shpall “Miss Albania”, Valbona vijon të ruajë freskinë dhe ëmbëlsinë e një mbretëreshe bukurie. Ky konkurs i hapi më tej rrugën e reklamave bukuroshes Selimllari, e cila sot përveçse imazh i një prej kompanive më të rëndësishme në vend, është edhe drejtoreshë imazhi në një nga qëndrat tregtare më të mëdha në Shqipëri. Angazhimi si drejtoreshë imazhi në këtë biznes, ka ndikuar jo pak në pushimet e miss-it të parë shqiptar. Ndërsa e pyesim në lidhje me pushimet verore, Valbona me çiltërsinë që gjithmonë e ka karakterizuar na përgjigjet duke thënë se: “Nuk ka pasur pushime shumë interesante gjatë kësaj vere. Këtë vit për herë të parë pushimet i kam pasur të paplanifikuara dhe pak të cunguara veç të tjerash. Kam kaluar pak ditë pushim në vende të ndryshme në Shqipëri dhe disa ditë në ishujt grek”, përfundon Valbona.

Bledi Strakosha
Prezantuesi i njohur Bledi Strakosha, i cili në mes të verës i dha dhe fund vitit të katërt të emisionit “Blue”, tregon për ne se këtë verë ka bërë pushime, por ama nuk i ka mbaruar ende ato. “Kam qenë në Greqi, një nga vendet turistik të njohur në gjithë Europën për plazhet e bukura, e sigurisht Jugu i Shqipërisë mbetet i preferuari im, të cilin nuk ka verë që nuk e frekuentoj. Ndërkaq pushimet e mia nuk kanë mbaruar pasi këto ditë do të udhëtoj drejt Francës”.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike
» Cassano në udhëtim me Milanin
» Leje ndërkombëtare, për udhëtim në Evropë
» Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur
»  Pesimizëm në vendet e zhvilluara
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum