www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Adhurimi ndaj Allahut duhet të vazhdojë!  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Adhurimi ndaj Allahut duhet të vazhdojë!  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Adhurimi ndaj Allahut duhet të vazhdojë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Adhurimi ndaj Allahut duhet të vazhdojë!  Empty
MesazhTitulli: Adhurimi ndaj Allahut duhet të vazhdojë!    Adhurimi ndaj Allahut duhet të vazhdojë!  EmptyMon Sep 13, 2010 9:04 am

Gjatë muajit të ramazanit isha më afër Allahut i Madhërishëm, falja namaz vullnetar më shumë, e ndjeja kënaqësinë e adhurimit, lexoja Kur’an më shumë, namazet i falja në xhami me xhemat, nuk shikoja atë që është e ndaluar që të mos e njollosja agjërimin tim, por… pas ramazanit e humba këtë kënaqësi e këto ndjesi në adhurimet e mia. Tani nuk e kam atë vullnet për vepra të mira siç e kisha na Ramazan , shpesh më ik namazi i sabahut me xhemat, më janë pakësuar namazet nafile, leximi i Kur’anit gjithashtu... e të tjerat me radhë!
A ka për këtë gjendje ndonjë zgjidhje?
Për ty vëlla i nderuar do të përmendim 10 metoda për vazhdimësinë tënde në rrugën e Allahut, mundësisht ashtu siç ke qenë gjatë muajit të ramazanit të jesh edhe pas tij.

E para: dhe para çdo gjëje kërko nga Allahu ndihmë sepse Ai të ka udhëzuar dhe kërko nga Ai që të të forcojë ne fenë e Tij, ashtu siç është lutur Resulullahu alejhi salatu ue selam, kurse ne e dimë shumë mirë se sa më shumë se Resulullahu sal-lallahu alejhi ue selem kemi nevojë për këtë lutje! Ngase Allahu i Madhërishëm i ka lavdëruar në Kur’an ata të cilët luten dhe thonë: “Zoti ynë mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pasi që vetëm Ti je Dhuruesi më i madh.” (Ali imran:8)
E dyta: Ndeja me njerëz të mirë dhe të devotshëm si dhe prezantimi në hallkat ku përmendet Allahu, në vendet ku mbahen këshilla për fenë e Allahut të Madhërishëm apo vizita e vazhdueshme e nxënësve të dijes apo vëllezërve në përgjithësi prej të cilëve inshAllah çdo herë përfitojmë.
E treta: Njohja me jetëpërshkrimin e dijetarëve dhe njerëzve të dalluar në historinë e islamit, sahabëve , tabiinve , tabi-tabiinve dhe meditimi se si ata e kanë kuptuar këtë fe të ndritshme e si pasojë kanë bërë që ky islam të arrijë në disa kontinente madje edhe të jenë më krenarët e më të lartit, gjë e cila sot nuk është e pranishme në Umetin islam madje është e humbur dhe kujtohet me shumë nostalgji… por duke mos harruar se ajo nuk është e pamundshme nëse ne marrim rrugën e tyre duke i ndjekur, e pa dyshim se nëse ne marrim këtë rrugë do ta gjejmë Allahun e Madhërishëm Ndihmëtarin më të mirë në këtë drejtim.
E katërta: Leximi i librave, dëgjimi i këshillave të hoxhallarëve të ndryshëm të cilët pa dyshim duke interpretuar fjalën e Allahut të Madhërishëm dhe të Resulullahut kjo ngjall tek ne ambicie dhe vullnet për punë të mira.
E pesta: Të jemi të kujdesshëm në faljen e pesë kohëve të namazit dhe në agjërimin kaza të atyre ditëve që na kanë mbetur pa i agjëruar gjatë muajit të ramazanit sepse kur robi i respekton kufijtë e Allahut i Madhërishëm Ai kënaqet me të.
E gjashta: Të kemi kujdes edhe në veprat vullnetare edhe në qoftë se janë të pakta, pasi që për këtë Resulullahu ka thënë: “Veprat më të dashura tek Allahu janë veprat e vazhdueshme edhe në qoftë se janë pak.”
E shtata: Të mundohesh e të bësh një planprogram që të mësosh përmendësh sa të kesh mundësi nga libri i Allahut i Madhërishëm, pra Kur’ani e në të njëjtën kohë të mundohesh ta kuptosh e ta lexosh atë që e thua gjatë namazeve që ajo të të bëjë të jesh i përqendruar gjatë faljes së namazit.
E teta: Ta shpeshtosh dhikrin – të përmendurit e Allahut dhe istigfarin - kërkimin e faljes tek Allahu sepse këto vepra ndoshta duken të vogla por tek Allahu i Madhërishëm ata janë shumë të vlefshme dhe kanë shpërblim të madh inshAllah.
E nënta: Largohu sa më larg nga ato gjëra që ta prishin qetësinë e zemrës qofshin ato vepra, shokë,vende ,libra, revista, muzika etj.
E dhjeta: Së fundi të këshilloj vëlla i dashur të pendohesh sa më shumë e sa më shpesh, pasi që siç ka ardhur në hadith të Resulullahut se Allahu i Madhërishëm kënaqet me robin e Tij i cili pendohet pas mëkateve që i bën më shumë se sa njeriu i cili është në shkretëtirë e humbë devenë e tij me të cilën udhëtonte duke i humbur edhe shpresat se do të jetojë e kur e gjen atë nga gëzimi i madh i thotë Allahut : Unë jam zoti yt, e ti je robi im.
Prandaj vëlla i dashur mos u bëj prej atyre qe e njohin Allahun i Madhërishëm dhe fenë e tij me obligimet e saj vetëm gjatë ramazanit sepse për këta njerëz selefet - të parët tonë të mirë kanë thënë: Mjerë për atë popull që e njeh Allahun vetëm në ramazan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Adhurimi ndaj Allahut duhet të vazhdojë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Përfitimi që ka besimtari në Ahiret për shkak të frikës ndaj Allahut
» "Ata të cilët thyen besën ndaj Allahut" - Ligjërues: Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi
» Pacolli: Duhet reaguar ndaj shpifjeve të Martyt
» 99 emrat e allahut
» Unë i jam robëruar vetëm Allahut
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum