www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit Empty
MesazhTitulli: Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit   Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit EmptyFri Oct 01, 2010 11:53 pm

Komuna e Deçanit ka qenë e njohur për numrin e madh të deponive të egra, por siç duket kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.

Ditën e premte janë parë eskavatorë të kompanive të ndryshme të kësaj komune të cilët në mënyrë vullnetare kanë shprehur gatishmërinë për largimin e të gjitha mbeturinave nga Komuna, që njëherësh kanë qenë edhe shqetësim mjaft i madh i banorëve të kësaj ane.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Admir Hasanaj, tregon se kanë hasur në mirëkuptim që kompanitë private të ndihmojnë për largimin e mbeturinave dhe mbylljen e deponive të krijuara në pjesën më të madhe të hapësirave publike.

Edhe pronarët e kompanive të cilët kishin dalë në terren shprehen se kur është në të mirë të komunës edhe ne jemi në gatishmëri që të dalin në ndihmë çdo herë.

Ndërkaq, drejtori i Kompanisë "Higjiena", kompani komunale për pastrim, Sadik Ismajlaj thotë se problemi kryesor qëndron tek mos kujdesi i qytetarëve.

“Ndërkaq pas përfundimit të pastrimit në tërësi të këtyre deponive do të fillojmë me një aksion shumë të rreptë ku do të lusim edhe Drejtorinë e Inspeksionit të na dalë në
ndihmë, në mënyrë që ata të cilët do të ndotin ambientin të zihen dhe të ju shqiptohen gjobat e merituara në gjykatë”, tha Ismajlaj.

Ky aksioni i cili ka filluar në regjionin e Vokshit, në Lëbush, Strellc, Isniq, Prapaqan, Kodrali, Llukë e Ulët dhe shumë vende tjera në Komunën e Deçanit do të vazhdojë derisa në tërë komunën do të mbyllen të gjitha deponitë e egra që shkaktojnë rrezik mjaft të madh për njerëzit e sidomos për fëmijët.

Qytetarët shprehen të kënaqur me këtë aksion të përbashkët të komunës dhe kompanive private, duke shprehur dëshirën që tash e mbrapa mbeturinat të hedhen në vend të caktuar e mos të shëmtohet ambienti që na rrethon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 
Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Nuse nga kontejneri i mbeturinave
» Mbyllja e Facebook, e pavertete
» Labinot Tahiri ndihmon banorët e Shkodrës me 10 mijë euro
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum