www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi Empty
MesazhTitulli: Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi   Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi EmptySat Oct 02, 2010 10:08 pm


Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi 021010gashivideothmb1


Drejtori i kompanisë sigurimeve “Illyria”, ish-“Dukagjini”, Fatmir Gashi vlerëson se lëvizja e automjeteve me tabela të Malit të Zi dhe Serbisë nëpër Kosovë pa paguar sigurim po i shkakton në masë të madhe humbje buxhetit të Kosovës. Madje dëmet e shkaktuara nga këto automjete në Kosovë duhet të paguhen nga kompanitë e sigurimeve kosovare.

Ai në një intervistë për Kosovapress ka shprehur shqetësimin për këtë gjendje që mbretëron që nga viti 2002, ndërsa institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

Gashi: Ky është një absurd në veti
“Deri më tani këto tabela të Serbisë dhe Malit të Zi dhe të ish-regjistrimeve i kanë bërë dëm fondit të garancisë në të cilën e mbulojnë kompanitë e sigurimit diku rreth 2 milionë euro. Dhe këto dëme janë të cilat i kanë paguar këto kompani të sigurimeve, domethënë kompanitë kosovare të sigurimit, ndërsa premitë e sigurimit të atyre automjeteve i marrin kompanitë e sigurimit të Malit të Zi dhe të Serbisë që është një absurd në veti që është një send, i cili prej vitit 2002 e deri më sot nuk përmirësohet edhe pse kemi bërë disa reagime”, ka thënë Gashi.

Për më tepër, Gashi thekson se interesimi i qytetarëve për të paguar sigurimet shëndetësore është mjaft i lartë dhe se kjo kompani ka të regjistruar 25 mijë klientë të kësaj kategorie, ndërkohë që ky numër pritet të rritet në të ardhmen.

Gashi: Vetëdijesimi është në nivel të duhur

“Vetëdijesimi i qytetarëve është në nivelin e duhur. Nuk mund të them që nuk kemi. Ne sot i kemi rreth 25 mijë klientë të shërbimit shëndetësor, shumë më shumë kemi familje grupore e më pak sigurime familjare. Mirëpo, për çdo ditë me punën tonë në terren, me njerëzit të cilët janë të shpërndarë në tërë territorin e Kosovës ofrohet ky shërbim dhe qytetarët çdo ditë e më shumë janë duke u siguruar familjen e vet nga ky sigurim”, ka thënë ai.

Për sa i përket ardhjes së kompanive të huaja në Kosovë, drejtuesit e kompanisë “Illyria” nuk i frikësohen konkurrencës, duke vlerësuar se konkurrenca sjell kualitet.

Gashi: Ku ka konkurrencë edhe zhvillimi është më i hovshëm

“Konkurrenca në çdo vend e mirëseardhur në ato vende dhe në ato lëmi ku ka konkurrencë edhe zhvillimi është më i hovshëm dhe më i mirë. Kjo teori ekziston në tërë botën, kështu që nuk na frikësojnë absolutisht ardhja e kompanive dhe nuk na frikëson ardhja e kompanive prestigjioze dhe do të jetë një garë e rregullt e tregut dhe do të tregohet se cila do të jetë forma më e mirë e shërbimeve dhe ajo do të jetë në treg”, ka deklaruar Gashi.

Emri i ri i kompanisë “Illyria” simbolizon shtrirjen gjeografike të ilirëve, por ajo gjithashtu vendos një lidhje të fuqishme në integrimet e kompanisë në sistemin e kompanive të sigurimit në Evropë. “Illyria”, pos që synon të rrisë cilësinë e punës dhe të ofrojë shërbime të një standardi të lartë evropian, ajo njëherësh synon ta ruajë dhe të avancojë titullin e liderit në fushën e sigurimeve duke rritur standardet e saja.

Ndryshe, kompania e sigurimeve “Dukagjini”, e cila tash e tutje do të quhet “Illyria” vepron në Kosovë që nga viti 2002. Vitin e kaluar është shpërblyer me çmimin e parë si kompania më e mirë në Kosovë për shërbime nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Zotohen 2 milionë euro shtesë për KQZ-në
» 150 milionë euro transferime për Cityn
» ATK-ja për 8 muaj mbledh 174 milionë euro
» Pasanikja la 8.3 milionë euro për qentë
» Dzeko largohet për 30 milionë euro?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum