www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore Empty
MesazhTitulli: Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore   Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore EmptySun Oct 03, 2010 12:51 am

Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore Aleanca_per_Ardhmerine_e_Kosoves

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë paralajmëruar se së shpejti do ta dërgojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese, nga e cila do të kërkojnë që ta bëjë një interpretim juridik, nëse KQZ ka shkelur Ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme, si dhe Rregulloren mbi regjistrimin dhe veprimin e partive politike, duke lejuar pjesëmarrjen e PDK-së në zgjedhjet e kaluara, pa e mbajtur kuvendin e brendshëm zgjedhor.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë për Kosovapress se KQZ-ja është dashur që në bazë të ligjit, t’i pezullojë dhe t’i çregjistrojë të gjitha partitë politike, të cilat nuk i kanë mbajtur zgjedhjet e brendshme për më shumë se 36 muaj.

Ramadani: Nuk duhet lejuar të marrin pjesë në zgjedhje
“Të gjitha partitë në Kosovë duhet të jenë vetëdijshme, sepse ato që nuk i kanë mbajtur kuvendet zgjedhore në 36 muajt e fundit, pra tri vjetët e fundit janë të pezulluara, faktikisht me ligj janë të pezulluara nga veprimtaria e tyre dhe nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Ramadani.

Por, zyrtarët e PDK-së kanë deklaruar se nuk mund t’ia mbajnë zgjedhjet e brendshme, pa përfunduar zgjedhjet e parakohshme nacionale, gjë me të cilën nuk pajtohet Ramadani.

Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa i mbajtur kuvendet zgjedhore
“Sigurisht që ne do ta dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk do të lejojmë askënd, që nuk i ka mbajtur qe 36 muaj zgjedhjet e brendshme, të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Ramadani.

Sipas Rregullores 2004/16 për veprimin e partive politike në Kosovë, organi ekzekutiv i partisë politike duhet të zgjidhet nga kuvendi i anëtarëve së paku çdo të dytin vit ose brenda 24 muajve, ndërsa sipas Nenit 5.2, partia regjistrimi i së cilës është pezulluar nuk merr asnjë financim publik dhe nuk certifikohet nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhje.

Me Ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme ndërkaq, me rastin e paraqitjes së aplikacionit për regjistrim, partitë politike duhet të paraqesin edhe datën e konventës më të fundit të partisë. Edhe në Statutin e PDK-së parashihet që Kongresi Zgjedhor, nga i cili dalin kryetari dhe Këshilli Drejtues duhet të mbahet çdo dy vjet, ndërsa ai i punës, çdo vit

Megjithatë, PDK jo që nuk është ndëshkuar nga KQZ, respektivisht nuk është pezulluar dhe çregjistruar si parti politike për mos-mbajtjen e kuvendit zgjedhor, por ajo ka marrë pjesë edhe në të paktën dy palë zgjedhje, dhe pritet të marrë pjesë si e tillë, edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pa e mbajtur kuvendin zgjedhor.

Ikja nga ky obligim zgjedhor, dëshmon sipas Ramadanit, se PDK është parti jodemokratike.

Ramadani: PDK është jodemokratike
“Ne e dimë që PDK është parti jodemokratike”, tha Ramadani.

Nga ana tjetër, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nuk ka dhënë shpjegime për Kosovapress pse PDK nuk është pezulluar dhe çregjistruar si parti politike nga KQZ-ja për mos-mbajtje të zgjedhjeve të brendshme, pse është lejuar të marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara dhe nëse do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

Daka ka thënë se me këtë çështje nuk merret KQZ, por Zyra për regjistrimin e partive, që vepron pranë KQZ-së, por zyrtarët e saj ka qenë e pamundur të kontaktohen./S.Shala/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Nis fushata zgjedhore në Rahovec
» Ramadani: Nuk do të ketë koalicion AAK-PDK
» Sonte në orën 24 fillon heshtja zgjedhore
» EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit
»  Largoi veten nga puna për t’i mbajtur punëtorët
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum