www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz Empty
MesazhTitulli: Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz   Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz EmptyWed Nov 18, 2009 8:16 am

Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz

Nuk e ka filluar namazin me fjalë të tjera përveç se me Allahu ekber. Duke e shprehur Allahu ekber I ka ngritur duart e drejtuara kah Kibleja edhe atë i ka ngritur deri te veshët, është transmetuar se i ka ngritur edhe deri te supet.

Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz

E ka filluar namazin me fjalët Allahu ekber para asaj asgjë nuk ka shqipëtuar, nuk e ka shqipëtuar nijjetin dhe asnjë nga tabi’inët dhe katër imamët nuk e kanë llogaritur këtë si të preferuar – mustehab. Nuk e ka filluar namazin me fjalë të tjera përveç se me Allahu ekber.
Duke e shprehur Allahu ekber I ka ngritur duart e drejtuara kah Kibleja edhe atë i ka ngritur deri te veshët, është transmetuar se i ka ngritur edhe deri te supet.

Pastaj e ka vënë dorën e djathtë mbi të majtën në nyje apo në nënbërryl.1 Nuk transmetohet në ndonjë transmetim të besueshëm se i ka vënë në ndonjë vend tjetër. Mirëpo, Ebu Davudi transmeton nga Aliu radijAllahu anhu, se sunnet është vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën nën kërthiz.2

Secilin namaz e ka filluar me një nga këto dua (lutje): Allahumme ba’id bejni ue bejne hatajaje kema ba’adte bejnel-meshriki uel-magrib, Allahumme nekkini min hatajaje kema junekka eth-theubul-abjedu mined-denesi.
(O Zoti im,më largo mua nga mëkatet e mia,ashtu sikur e ke larguar lindjen prej perëndimit. O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve të mia, ashtu sikur pastrohet roba e bardhë prej njollave).3

Vexh-xhehtu vexh-hije lil-ledhi fetares-semavati vel-erda hanifen ve ma ene minel-mushrikin, inne salati ve nusuki ve mahjaje ve memati lil-lahi Rabbil-alemin la sherike Lehu ve bi dhalike umirtu ve ene minel-muslimin. Allahumme Entel-Meliku la ilahe il-la Ente.
Ente Rabbi ve ene abduke, dhalemtu nefsi va’tareftu bi dhenbi fagfir li dhunubi xhemain innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente. Ve ihdini li Ahsenil-Ahlaki la jehdi li ahseniha il-la Ente, vesrif anni sejjieha, la jasrifu anni sejjieha il-la Ente, lebejke ve sa’dejk, vel-hajru kul-luhu bi jedejke, vesh-sherru lejse ilejke, ene bike ve ilejke, tebarekte ve te alejt, estagfiruke ve etubu ilejke. (E ktheva fytyrën time me besim të sinqertë kah Ai, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe unë nuk jam prej idhujtarëve. Me të vërtetë namazi im,ibadeti (adhurimi) im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotim e të gjitha botrave. Nuk ka si Ai, kështu jam i urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve.
O Zoti im, Ti je Sundimtar i çdo gjëje, s’ka të adhuruar përveç Teje, Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt. I kam bërë dëm (zullum) vetes dhe i pranoj mëkatet e mia, pra m’i fal të gjitha mëkatet, sepse mëkatet nuk i fal askush tjetëe përveç Teje. Më udhëzo mua kah morali më i mirë, sepse drejt moralit të mirë nuk udhëzon askush tjetër përveç Teje dhe largo nga unë sjelljen (e moralin) e keqe, sepse atë s’e largon askush tjetër përveç Teje; Ty të përgjigjem dhe Ty të Madhëroj; e gjithë e mira është ne duart Tua, kurse e keqja s’ka vend te Ti (s’gjendet te Ti); ekzistenca dhe rikthimi im janë në duart Tua.
I Madhëruar dhe I Lartësuar je, kërkoj falje nga Ti dhe te ti pendohem).4 Është e njohur se kjo dua (lutje) (thuhet) në namazin e natës.5
Allahumme Rabbe Xhibrail ve Mikail, ve Israfil fatires-semavati vel-erda, alimel-gajbi vesh-shehadeh, Ente tahkumu bejne ibadike fi ma kanu fihi jahtelifun. Ihdini lima ihtulife fihi minel-hakki bi idhnike tehdi men teshau ila siratin mustekim. (O Allahu im, Zot i Xhebrailit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe i tokës, Ti je Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, Ti gjykon ndërmjet robërve Tu, në atë që janë kundërshtuar, më udhëzo mua në të vërtetën nga ajo që janë kundërshtuar. Vërtetë, Ti udhëzon në rrugën e drejtë atë që dëshiron.)6

Allahumme lekel-hamdu Ente Nurus-semavati vel-erdi ve men fi hinne, ve lekel-hamdu Ente Kajjimus-semavati vel-erdi ve men fi hinne ve lekel-hamdu Ente Rabbus-semavati vel-erdi ve men fi hinne ve lekel-hamdu leke Mulkus-semavati vel-erdi ve men fi hinne ve lekel-hamdu Ente Malikus-semavati vel erdi, ve lekel-hamdu, Entel-Hakku ve va’dukel-hakku, ve kavlukel-hakku, ve likaukel-hakku, vel-xhennetu hakkun, ven-naru hakkun, ven-nebijjune hakkun, ve Muhammedun hakkun, ves-saatu hakkun, Allahumme leke eslemte ve alejke tevekeltu, ve bike amentu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, ve ilejke hakemtu, fagfirli ma kaddemtu ve ma ehartu, ve ma esrertu ve ma a’lentu , Ennte el-Mukaddimu ve Ente el-Muahiru la ilahe il-la Ente, Ente ilahi la ilahe il-la Ente. (O Zoti im, Ty të takon falenderimi, Ti je Nuri (Drita) i qiejve dhe i tokës dhe i asaj ç’ka në to, Ty të takon falenderimi, Ti je ngritës i qiejve dhe i tokës dhe asaj ç’ka në to, , Ty të takon falenderimi, Ti je Zot i qiejve dhe i tokës dhe i asaj ç’ka në to, Ty të takon falenderimi, i Yti është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe i asaj ç’ka në to, , Ty të takon falenderimi, Ti je Sundues i qiejve dhe i tokës, , Ty të takon falenderimi, Ti je i vërtetë dhe premtimi Yt është i vërtetë , fjala Jote është e vërtetë, takimi Yt është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Pejgamberët janë të vërtetë, Muhamedi është i vërtetë,Kijameti është i vërtetë. O Zoti im, Ty të jam nënshtruar dhe në Ty jam mbështetur, Ty të kam besuar dhe Ty të drejtohem, për Ty (urdhërat Tua) hasmohem dhe te Ti kthehem për gjykim, m’i fal mëkatet e mia të mëparshmet dhe të tanishmet, ato që i kam bëeë fshehurazi dhe haptazi. Ti je i pari dhe Ti je i Fundit, s’ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje).7
Autori Ibën Kajjimi, i ka përmendur edhe dy dua për të cilat ka thënë se janë të vërtetuara nga Pejgamberi, salAllahu elejhi ue selem. Transmetohet se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e ka filluar namazin me këtë dua: Subhaneke Allahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke. (I lartësuar qofsh o Zoti im dhe për Ty është falenderimi, i Lartësuar qoftë emir Yt dhe e Lartësuar çoftë Madhëria Jote, s’ka të adhuruar tjetër përveç Teje).8 Kjo dua përmendet në sunnetet, e më të përparshmet janë të vërteta dhe të besueshme. Mirëpo, transmetohet se Omeri radijAllahu anhu, e ka lexuar këtë dua kur është falur në vendin e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, edhe atë e ka lexuar me zë të ngritur për t’i mësuar njerëzit. Ahmedi, ka thënë: E pranoj atë që është e transmetuar nga Omer, por nëse ndonjëri e lexon cilëndo nga duatë e Pejgamberit edhe kjo është mire.

Pas kësaj ka shprehur: Eudhubil-lahi mine shejtanirr-raxhim (Mbështetem në Allahun nga djalli i mallkuar).
Pastaj e la lexuar Fatihan. Bismilahin para sures Fatiha ndonjëherë e shprehte me zë të lartë, ndërsa më shpesh e thoshte në vete.9 Ka lexuar në atë mënyrë që në çdo ajet ndalej me zgjatje të zërit. Kur do ta mbaronte Fatihanë thoshte Amin.
Nëse e lexonte me zë të lartë atëhere edhe aminin e thoshte me zë të lartë, ndërsa këtë e bënin edhe atë që faleshin prapa tij.

Bënte dy pauza (pushime): njërën ndërmjet tekbirit dhe kiraetit (leximit), e për atë të dyten ekzistojnë mendime të ndryshme. Është transmetuar se ajo pauzë është pas Fatihasë, e në transmetim tjetër se është para rukusë. Disa mendojnë se ka edhe dy pauza përveç të pares. Si duket ekzistojnë vetëm dy, e treta është e lehtë dhe shrytëzohet për shkak të marrjes së frymës. Për shkak të shkurtësis disa as që e përmendin.
Pas Fatihasë e ka lexuar një sure, ndonjëherë të gjatë, ndonjhëhere të shkurtë për shkak të udhëtimit ose diçkaje tjetër, ndërsa në të shumtën e rasteve lexonte sure me gjatësi të mesme.

1-Për këtë çshtje është mirë të shikohet ne librin “Forma e Namazit” të shejh Albanit e botuar në shtëpinë botuese NUN
2-Kjo është shtesë e autorit në veprën origjinale Zadul Me’ad. Ky hadith është i dobët, shih Nejlul Eutar, 2/207-211. Transmeton Ebu Davudi dhe Ibën Huzejme ne sahihun e tij, 1/54 se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, i ka vendosur duart ne gjoks. Të njëjtën e transmetojnë Ahmedi, Ebu Shejh dhe të tjerët ne veprën Tarihu Asfahan. Shejh Albani, ka thënë: Vendosja e duarve në gjoks është e vërtetuar me sunnet, dhe gjithçka tjetër që transmetohet është e dobët dhe e pabazë. (rec. boshnjakisht).
3-Ahmedi, Musned, 1/729; Muslimi: Kitabul musaffirine, hadithi numër 771; Ebu Davudi: Kitabu es-salati, hadithi numër 1509; Tirmidhiu, hadithi numër 266; Nesaiu hadithi numër 896; Ibën Maxhe, hadithi numër 1054.
4-Muslimi, Sahih, hadithi numër 771; Ebu Davudi, Sunen, hadithi numër 332; Tirmidhiu, hadithi numër 124; Nesaiu, hadithi numër 321; Hakimi, hadithi numër 1/177
5-Ibën Huzejme, Sahih, 1/307. Është i shënuar transmetimi se këtë dua e ka lexuar në namazin farz.
6-Muslimi, Sahih, hadithi numër 770. Transmetues i hadithit është Aisheja
7-Buhariu: Kitabu et-Tehexhudi, kapitulli et-Tehexhud fi el-lejl, hadithi numër 1120; Muslimi: Kitabu es-salatul musaffirine, kapitulli Ed-Dua fi salatil lejli ve kijamihi, hadithi numër 769
8-Ahmedi, Musned, 4/11473; Ebu Davudi, hadithi numër 775; Tirmidhiu, hadithi numër 242
9-Është vërtetuar se e ka lexuar në vete

Marrë nga Libri: Muhtesar zadu-l-me’ad
Autori i Librit: Ibn Kajjim el-Xheuzijje
Përgaditi: teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Udhëzimi i Pejgamberit s.a.w.s. në Namaz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Hadith i bukur qe permban te gjitha lutjet e Pejgamberit A S
» Dymbëdhjetë këshilla për koncentrim në namaz
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum