www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Universiteti Publik i Prishtinës filloi vitin e ri akademik Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Universiteti Publik i Prishtinës filloi vitin e ri akademik Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Universiteti Publik i Prishtinës filloi vitin e ri akademik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Universiteti Publik i Prishtinës filloi vitin e ri akademik Empty
MesazhTitulli: Universiteti Publik i Prishtinës filloi vitin e ri akademik   Universiteti Publik i Prishtinës filloi vitin e ri akademik EmptyMon Oct 04, 2010 11:22 pm


Universiteti Publik i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 041010upceremoniafillim

Filloi viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës me një rritje të numrit të studentëve të rijnë dhe me rritjen pagesës së semestrave për ta. Megjithatë, në një ceremoni rasti u tha se Universiteti i Prishtinës është në udhëtim të sigurt drejt arritjeve të standardeve më të përparuara ndërkombëtare të arsimit të lartë.

Të hënën në një ceremoni rasti të organizuar për nder të fillimit të këtij viti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova duke vlerësuar angazhimin e stafit dhe studentëve, ka thënë se UP tash e një gjysmë shekulli ka zgjuar ndërgjegjen kombëtare në tërë hapësirën shqiptare, kështu që lirisht mund të thuhet se ka qenë paraprijës i lirisë së Kosovës.

Rugova: UP-ja në rrugë të sigurt drejt standardeve ndërkombëtare
“Universiteti i Prishtinës në shekullin 21 është në udhëtim të sigurt në arritjen e standardeve më të përparuara ndërkombëtare të arsimit të lartë, i cili vazhdon rrugëtimin e tij drejt edukimit, dijës dhe shkencës, duke u zhvilluar sipas traditave më të avancuara të njohura botërore, duke ruajtur dhe kultivuar në veçanti çështjen e zhvillimit të mëtutjeshëm të Kosovës, dhe duke ruajtur frymën kombëtare të kësaj treve”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, ky institucion ka formuar personalitete të rëndësishme intelektuale, arsimore, shkencore, kulturore e politike, të cilët janë bërë në bazë të mendimit shkencor, politik dhe humanist në Kosovë dhe më gjerë.

Rugova: Studentet e rinj të jenë bazë për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës
“Uroj që këta studentë me punën e tyre ta arsyetojnë vendin e zënë në bankat e këtij universiteti dhe në të ardhmen të jenë baza e fuqishme për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Puna e tyre në të ardhmen do të krijojë rrugë dhe mundësi të reja për gjeneratat që vijnë”, ka thënë Rugova.

Ai kujtoji edhe të gjithë studentët dhe akademikët që dhanë jetën dhe kontribuuan në çlirimin e Kosovës.


Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, fillimin e vitit akademik, e vlerësoi si një ngjarje me rëndësi për Kosovën, duke thënë se tetori dhe fillimet e viteve akademike kanë qenë të ndryshme, siç tha ai “nganjëherë të okupuar, nga një herë me protesta, e nga njëherë filluan nëpër shtëpi private”.

Hoxhaj: Idealet e lindura dhe zhvilluar në UP mbajtën Kosovën

“Janë disa ide dhe ideale që kanë mbajt Republikën e Kosovës. Këto ideale dhe këto ide kanë lindur dhe janë zhvilluar në Universitetin e Prishtinës, sepse Universiteti i Prishtinës ka qenë djepi dhe forca e shtetit tonë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai theksoi se UP-ja ka pas shumë ngritje dhe rënie, por çdoherë ka pas besim dhe sot ky besim po fillon që shumë gjenerata në UP të bëjnë një Kosovë evropiane.

Hoxhaj: UP-ja ofrojnë 20 mijë vende për brucosha
(Video)
“Universiteti i Prishtinës këtë vit ka marr një vendim të rëndësishëm që të rrit numrin e studentëve të rinj, dhe ka ofruar 20 mijë vende për brucoshët e rinj dhe kjo flet për një përfshirje të cilën e ofron UP-ja për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurse, kryetari i parlamentit të studenteve, Selim Daku kujtoi studentët e rënë dhe falënderoi iniciativën për ngritjen e numrit të studentëve të rinj duke thënë që kjo do të ndikojë që të kemi një shoqëri të arsimuar.

Në fund, rektori Rugova shpërndau edhe disa indeks për student e rinj të vitit 2010-2011./L.Gashi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Universiteti Publik i Prishtinës filloi vitin e ri akademik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fillon viti akademik në Universitetin e Prizrenit
» Fillon viti akademik në Universitetin e Prizrenit
» Erdogan përuroi xhaminë e rinovuar të Prishtinës
» Filloi votimi, nuk raportohet për incidente
» Miratohet Ligji i ri për prokurim publik
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum