www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Teuta Kurti, Së shpejti martohem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Teuta Kurti, Së shpejti martohem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Teuta Kurti, Së shpejti martohem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Teuta Kurti, Së shpejti martohem Empty
MesazhTitulli: Teuta Kurti, Së shpejti martohem   Teuta Kurti, Së shpejti martohem EmptyTue Oct 05, 2010 10:21 pm

Teuta Kurti, Së shpejti martohem Teuta-kurti

Teutës i ka ecur mbarë në jetë. Këtë vit merr diplomën, master në degën e Kantos dhe brenda pak muajsh pret të martohet me të dashurin e saj të njohur para 5 vitesh. Të gjitha ata që e kanë parë dhe dëgjuar Teutën në këngët e forta plot energji nuk duhet të mendojnë në asnjë mënyrë se ajo është prepotente si natyrë, përkundrazi tregon se është më e butë seç duhet në këtë botë të egër. Para dy javësh, ajo u prezantua si konkurrente në festivalin e “Këngës Magjike” me këngën “Mos pi mo”. Në të gjitha këngët ajo pohon se është 100 për qind Teuta dhe se të gjitha materialet që ka kënduar janë në shijet e saj. Në këtë intervistë, ajo tregon dashurinë për muzikën, planet për martesë dhe pasionin për grimin.

Nga Entela Resuli

Teuta, çfarë ju tërheq pas konkurrimeve në festivalet shqiptare, duket se jeni një pjesëmarrëse e rregullt e tyre?

Po, më tepër më tërheqin festivalet që janë me këndim live sigurisht, mirë po edhe nuk dua që të jem pjesëmarrëse në festival çdo vit, mendoj më mirë të jetë një pauzë e vogël, ku të ketë kohë këngëtari vërtetë të paraqitet mirë. Këtë vit jam pjesëmarrëse “Kënga Magjike” me një këngë të orkestruar nga Florent Boshnjaku dhe tekst të Aida Barakut.

Sa e gjeni ju veten në atë këngë?

Sigurisht e gjej Teutën në këngë, pasi deri tani çdo këngë që kam realizuar është bërë me plot vetëdijen time, jo me imponim të ndokujt, ndaj ajo është plotësisht Teuta.

Teuta, si ka kaluar kjo periudhë për ju, sa e angazhuar keni qenë me muzikën?

Shumë mirë kam kaluar, tani jam edhe në vitin e 2-të për Kanto master, verës, me kësmet, pritet të diplomohem. Gjithashtu, kam qenë anëtare e filarmonisë së korit të Kosovës dhe kam qenë plot e përplotë me ngarkesë dhe jam.

Sa për qind të ditës suaj e zë muzika?

Lirisht mund të themi 90 për qind të ditës, përveç hobi e kam në rend të parë edhe si profesion, ndaj skam ku të iki.

Vini shpesh në Shqipëri?

Po vij, në momentin që lirohem nga punët se vërtetë më merr malli dhe vërtetë çlodhem kur vij.

Shqipëria është edhe vendi ku ju hodhët hapat e para në muzikë dhe u bëtë e njohur, si e kujtoni periudhën e “Etheve”…?

Pikërisht më merr malli, sepse hapat e parë, suksesin e parë, i kam marrë atje, andaj është e pamundur të vij dhe të mos kem nostalgji për kohërat e vjetra. Suksesin e kam në rend të parë nga Zoti me dhuntinë, punën me profesionistët e mëdhenj që kanë punuar me mua dhe publikut të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

I mbani kontaktet apo shoqërinë me ishkonkurrentet e atij “Talent shou”?

Po, sigurisht, por, më tepër me konkur- rentet nga Kosova.

Natyra e këngëve të tua është e fortë, me potencial, kështu jeni dhe në karakter?

Jo (qesh), të gjithë mendojnë që jam prepotente e egër mirëpo në natyrë jam tepër e butë ndoshta edhe më tepër se ç’i duhet një njeriu në ditët e egra të sotme, por jam e kënaqur me veten dhe me rrethin që kam.

Cila është pika juaj e dobët?

Pika ime e dobët, nuk kam shumë, më tepër e përdor si term se të kem diçka që ia vlen ta përmend, jo.

Në fillim keni qenë më e “egër” në veshje, ndërsa tani duket sikur jeni zbutur pak, fustanet, grimi janë më të lehta, pse ky ndryshim?

Po, ishte koha e adoleshencës, tani më jam pjekur, gjithçka me moshë thonë, kam pasur fat që e kam kaluar me kohë, ndaj tani me jam më femër dhe më pëlqen.

Teuta, dimë që keni një lidhje të konsoliduar me një djalë, a mund të na tregoni si jeni njohur me të?

Po, ai është Dardani, jemi të fejuar dhe tani në tetor i bëjmë plot 5 vite që jemi bashkë.

Çfarë ju pëlqeu më shumë tek ai në momentin e parë?

Karakteri i fortë dhe me principe, tipi i njeriut dhe bukuria, normal.

Fakti që keni dy profesione të ndryshme ju ndihmon, apo është më mirë?

Dardani është diplomuar në master për Dizajn Grafikë që domethënë kemi profesionin pak a shumë të njëjtë, artin, kështu që kemi shumë bashkëpunime dhe gjuhë të përbashkët, sa i përket edhe profesionit.

Sa ju ka mbështetur ai në rrugën tuaj të muzikës?

Shumë me të vërtetë, më tepër se gjysmën e suksesit ia dedikoj atij për mbështetjen e madhe që më ka dhënë.

Cili është komplimenti që ju bën më shpesh? Hmmm, më thotë: “Ta Du Ftyrën” (qesh).

Keni menduar të martoheni?

Po, kësmet, ose në këtë fund vit, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Keni në plan një martesë tradicionale apo moderne?

Sigurisht martesë tradicionale, sepse e dua traditën tonë, por, jo dasmë të madhe, kam qejf më tepër ato të thjeshtat dhe intime.

Mendoni se karriera juaj ka arritur kulmin apo keni ende për të bërë?

Mendoj se është vetëm fillimi, ka shumë, shumë punë për të bërë.

Çfarë doni të arrini, e keni një synim?

Asgjë të veçantë, thjesht të sjell edhe në vazhdim këngë të bukura këngë moderne, jo komerciale thjesht të mburrem me muzikën, artin që unë sjell në treg.

Cila është “çmenduria” më e madhe që ju keni bërë për të fejuarin, apo ai për ju?

Ufff, ka shumë, besomëni nuk mund t’i ndaj mirë po, po lë më tepër të fshehta.

Përveç muzikës, ke ndonjë hobi apo pasion tjetër, që e ushtroni në kohën e lirë?

Po, në kohën e lirë merrem me Grim e kam pasion. Cila është motoja juaj? Shumë, shumë, shumë punë, drejt çdo qëllimi që i vë vetes.

E keni një vend ku shkoni në momentet kur jeni e mërzitur?

Jo, dëgjoj muzikë dhe dëshiroj të jem vetëm. Beson në Zot dhe pse?

Besoj shumë në Zot. Më ka sprovuar me të mira dhe të këqija, më janë plotësuar dëshirat dhe e ndjej në çdo gjë që bëj ndihmën e tij dhe falënderimin më të madh e kam tek Zoti që më ka bekuar mua dhe gjithë familjen time me të mirat që më rrethojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Teuta Kurti, Së shpejti martohem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Teuta Kurti, martohet në xhami
» Teuta Kurti e kënaqur me Kënga magjike 2010
» Eva Mendes: Nuk dua te martohem
» Edi Rama: Martohem javen e ardhshme
» Kaltrina Selimi: Vitin tjeter do martohem
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum