www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hoxha: Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të dyshuar për korrupsion Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hoxha: Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të dyshuar për korrupsion Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hoxha: Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të dyshuar për korrupsion

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Hoxha: Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të dyshuar për korrupsion Empty
MesazhTitulli: Hoxha: Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të dyshuar për korrupsion   Hoxha: Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të dyshuar për korrupsion EmptyWed Oct 06, 2010 12:55 am

Hoxha: Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të dyshuar për korrupsion 051010folkonferencathmb


Zhvillimet e fundit politike në vend pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu, dhe mundësisë së zgjedhjeve në Kosovë, kanë ngritur shqetësimin e Klubit për Politikë të Jashtme dhe Lëvizjes Fol, sipas të cilëve këto zhvillime mund të ndikojnë negativisht në procesin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Klubi për Politikë të Jashtme dhe Lëvizja Fol, në një deklaratë të përbashkët kanë mirëpritur bastisjet e nisura nga EULEX-i ndaj bartësve të institucioneve të Kosovës të dyshuar për përfshirje në krim dhe korrupsion, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për mungesën e rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin nga EULEX-i.

Ramadan Ilazi, nga Lëvizja Fol, ka thënë të martën se vlerësimi i Fol dhe KPJ-së, sa i përket luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pësuar ngecje, dhe për këtë ata kanë kërkuar nga EULEX-i që sa më shpejt të i publikojë rezultatet e premtuara për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ilazi: Ka ngecje evidente në luftën kundër korrupsionit dhe krimit
(Video)
“Dy organizatat tona vlerësojnë se ka ngecje evidente në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sidomos në luftimin e këtyre dukurive në nivelet më të larta të institucioneve publike në vend, prandaj ne i bëjmë apel EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës që rezultatet e premtuara ti serojnë tek qytetarët e Kosovës dhe sidomos kriminaliteti në veri të vendit të luftohet”, ka thënë Ilazi.

Ylli Hoxha, drejtor ekzekutiv i KPJ, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili rezultoi me dorëheqjen e presidentit Sejdiu, paraqet një mesazh në të cilin bëhet e qartë që në këtë vend dominon kushtetuta dhe ligjshmëria.

Sipas Hoxhës ky moment duhet të shfrytëzohet nga organet e drejtësisë që të vazhdojnë me këmbëngulje punën e tyre në trajtimin e mbi 100 dosjeve për korrupsion dhe krim të organizuar që i atribuohen Qeverisë së Kosovës dhe për këtë ai ka kërkuar nga përgjegjësit institucional që urgjentisht të largojnë nga detyre zyrtarët që keqpërdorin detyrat e tyre.

Hoxha: Kryeministri ka kapacitet të shkarkojë ministrat e vet
(Video)
“Institucionet, përgjegjësit institucional si kryeministri ka kapacitet që të shkarkoj ministrat e vet, është tani më e ditur dhe është bërë publike nga vet prokurori i EULEX-it që katër ministra të kësaj qeverie janë nën hetime, Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të cilët janë nën hetime për korrupsion dhe kjo është situatë e papranueshme. Do të thotë paraqitet tek qytetari ideja se do të gjendemi të pafajshëm nuk kanë edhe aq fakte kundër meje”, ka thënë Hoxha.

Për më tepër Hoxha ka theksuar se me krijimin e situatës së re politike të pas dorëheqjes së presidentit kanë vërejtur një tendencë të devijimit nga lufta anti krim dhe korrupsion.

Hoxha: Vërehet tendencë e shfrytëzimit të krizës politike të krijuar me dorëheqjen e presidentit
(Video)
“KPJ dhe FOL vërejnë një tendencë të shfrytëzimit të krizës politike të krijuar me dorëheqjen e presidentit për devijimin dhe përqendrimin nga lufta anti krim dhe anti korrupsion në kriza politike do të thotë të qytetarëve të Kosovës. KPJ dhe FOL këtë e konsideron të papranueshme dhe e konsideron të papranueshme edhe faktin që drejtësia t’i nënshtrohet çfarëdo procesi qoftë ajo politike, zgjedhje apo çfarë do tjetër”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe, Fol dhe KPJ kanë kërkuar nga EULEX-i që në përputhje me prioritetet e tyre të fillojnë të japin rezultatet e prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe me këtë të shërbejë si inspirim për institucionet e Kosovës për vendosjen e një shteti ligjor në Kosovë.
/A.Bekteshi /


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Hoxha: Kosova vazhdon të qeveriset me katër ministra të dyshuar për korrupsion

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Policia arreston tre persona të dyshuar për korrupsion
» Kosova ia kalon Shqipërisë për korrupsion
» Kosova shënon katër-vjetorin e pavarësisë
» Hoxha i vetëshpallur i Marinës kthehet në Kosovë
» Identifikohen 12 faktore te dyshuar si nxites te kancerit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum