www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Besart Kallaku: Jam katunar i lezecem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Besart Kallaku: Jam katunar i lezecem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Besart Kallaku: Jam katunar i lezecem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Besart Kallaku: Jam katunar i lezecem Empty
MesazhTitulli: Besart Kallaku: Jam katunar i lezecem   Besart Kallaku: Jam katunar i lezecem EmptyTue Oct 12, 2010 1:32 am

Besart Kallaku: Jam katunar i lezecem Besart



Më shumë se me emrin e vërtetë e njohin si Gjini i Portokallisë. Besart Kallaku, sot është ndër aktorët më të dashur të “Portokallisë”. Mjaft popullor për personazhet dhe batutat që përdor, ai ka krijuar një profil interesant, për të cilin publiku e duartroket, por edhe kritika e vlerëson. Nëse keni qeshur dhe jeni argëtuar me personazhet që interpreton, aty e ka një sekret: shumicën e batutave të zhargonit të tij, i përdor tek personazhet që luan. Sepse ai nuk di të flasë pa bërë batuta. Besart Kallaku, ndërton skaletën e tij të humorit në një intervistë, që vetë ai e trajton si lojë humori.

Përveç roleve të humorit Besarti ka interpretuar në dy filma artistik shqiptar, “Koha e kometës” e regjizorit Fatmir Koçi dhe “Alive”, e regjizorit Artan Minarolli. Jo pak për një karrierë të re, siç është kjo e aktorit Besart Kallaku.

***
Besart Kallaku, sot 25 vjeçar, ka arritur të bëhet një ndër aktorët më të mirë të skenës së humorit. Ndërsa pritet të fillojë sezoni i ri i “Portokallisë”, ai i përgjigjet ftesës për të ndarë me ne rrëfimin që e solli deri këtu. I qeshur si gjithmonë, me një grimë ngjyrimi dialektor në gojë, që e bën edhe më simpatik, ndërton skaletën e tij të humorit në një intervistë, që ai vetë e trajton si lojë humori.

Ka dashur që i vogël të bëhet aktor, ka imituar shokët, i ka bërë të tjerët të qeshin dhe batutat i ka pasur përherë në majë të gjuhës. Shumë njerëz kanë besuar tek ai, por sidomos ai vetë beson tek instikti dhe talenti që e shtyn drejt humorit.

Tregon se dëshira për të përmbushur një ëndërr e ka nxitur të provojë në “Poleposition”, një program i talenteve të reja në Top Channel. Atëherë ishte një gjimnazist nga Fushë-Kruja që sillte në skenë rolin e Gjinit minator. Imitonte në dialektin e Kukësit dhe sillte një personazh plot batuta dhe ngjyrime. Me vitet ka fituar pjekurinë si aktor, por kujdestet që gjithmonë të ecë me këmbë në tokë, madje me këmbë zbathur që ta ndiejë edhe kur shkel gurin më të vogël.

Besarti, thjesht dhe natyrshëm, flet për vitet e gjimnazit, për pjesmarrjen e tij si aktor në dy filma, për pasionin për futbollin, ekipin e Milanit dhe kombëtaren gjermane. Pasionin për femrat, peshkimin dhe fshatin. Lidhjet me femrat dhe idetë për të ardhmen, ku asgjë nuk është e sigurtë, përveç ndjeshmërisë së tij për humorin.

***
Besart, sa të kënaq ajo çfarë ke arritur?
Njeriu niset nga diku me qëllimin për të arritur një synim nëpërmjet pasionit të tij. Besoj se kam ecur dhe kam bërë hapa përpara në jetën time dhe besoj gjithashtu se kanë qenë hapa të shpejtë. Jeta është garë, është maratonë. Njeriu vrapon drejt asaj që quhet fitorja e tij. Falë edhe të gjithë atyre që më kanë ndihmuar, mund të them se jam i kënaqur me arritjet e mia deri tani, por me dëshirën dhe synimin për të tjera arritje.

Ku beson se qëndron veçantia jote?
Nuk dua ta them veçantinë time, por dua të them që një artist i mirë është ai që është artist në shpirt. Duhet të jesh sa më i thjeshtë, i natyrshëm, vetja jote dhe me këmbë në tokë. Madje me këmbë në tokë dhe zbathur, që ta ndiesh shumë më mirë kur shkel edhe gurin më të vogël…

Çfarë ke dashur të bëheshe i vogël? Aktor humori?
I vogël kam dashur të bëhem aktor, thjesht aktor. Pastaj në shkollë të mesme mu forcua dëshira që të ndiqja Akademine e Arteve, sepse kur kam qenë pjesë e “Portokallisë” për herë të parë, unë ende nuk e kisha mbaruar gjimnazin. Tani, merre vetë me mend që ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të jem elektriçist… (qesh)

Me cilin rol do të prezantohesh në sezonin e ri të Portokallisë dhe çfarë të rejash do të sjellë ky rol?
“Portokallia” vetë, si çdo fillim sezoni ka pasur dhe do të ketë gjithmonë të rejat e saj. Edhe ky sezon vjen plot surpriza, me karaktere të reja, me personazhe të rinj, madje disa, pak më ndryshe sa ç’jemi mësuar t’i shohim. Edhe personazhet e suksesshme ekzistuese do të jenë vendosur në një raport tjetër, për t’i parë ndryshe. Pas dy personazheve të mi bazë, Gjinit dhe Ferdit tani do shihni një personazh të ri që nuk mund ta kesh menduar gjatë gjithë periudhës përgatitore. Gjithsesi nuk dua të zbuloj shumë, do t’i shihni vetë që në puntatën e parë.

Me Albanën që luante rolin e Elsës, ju lidh ndonjë ndjenjë e veçantë, apo vetëm puna?
Me Albanën na lidh Fushë-Kruja. Për më shumë, kemi qenë të dy në një shkollë. Albana ka qenë në klasën e tetë, kurse unë në klasën e pestë. Më kujtohet që një ditë, teksa Albana bënte pastrimin e klasës, unë i derdha kovën e ujit. Ajo më futi një të rrahur me fshesë dhe vazhdon e abuzon me mua edhe sot e kësaj dite në skenë….“ Po ç’bëhet kshu mi?! Se ka burra ktuuu….” (qesh)… Tani na lidh edhe puna, asgjë më shumë!

Jeta jote?
Vendlinda ime është Tirana. Jam rritur nga gjyshi dhe gjyshja në fshat, pasi prindërit e mi kanë jetuar për disa vite në Kukës, në Has. Kuptohet që i kam bërë edhe unë ca vite atje. Kryesisht muajve të verës, sepse në dimër kërciste bora dhe unë jam djalë delikat…(qesh). Kam një babë që e dua fort, kam një nënë që e dua qamet, kam një motër që e dua “ma qamet”. Kjo është familja ime.

Fama ta lehtëson punën me femrat?
Me thënë të drejtën ma lehtëson…

Me çfarë cilësie tënden i bën për vete ato?
Varet se me sa seriozitet e merr një femër. Sa më shumë seriozitet të ketë, aq më shumë cilësi do të fusësh. Gjithsesi, kryesisht jam rob i mirë…jam katundar i lezetshëm…

Bën humor kur je në shtrat me një femër?
Bëj humor deri sa shkojmë afër shtratit, pastaj s’kam kohë të flas…

A ke menduar të luash ndonjëherë një rol serioz?
Çështë kjo pyetje? Kur bën aktorin, duhet t’i luash të gjitha, pavarësisht se çfarë luan më mirë. Kam luajtur në filmin “Koha e kometës” rol serioz, kurse në filmin “Alive” personazhi që unë kam pasur, mbase nuk ishte rol serioz, por ama serioziteti qëndronte në lojën e personazhit. Jo vetëm që e mendoj të luaj të tjera role serioze, por edhe e dëshiroj.

Do të dëshiroje që të ishit protagonisti kryesor i një filmi?
Cili aktor nuk do të dëshironte që të ishte protagonist kryesor në një film, megjithatë aktorin nuk e bën madhësia e rolit, nuk ka role të vegjël dhe role të mëdhenj, ka aktorë të vegjël dhe aktorë të mëdhenj. Të paktën kështu thuhet. Filmi është eksperiencë shumë e bukur. Në të dy filmat që kam luajtur jam ndier mirë dhe rehat, pavarësisht temave të ndryshme të të dy fiilmave. Në filmin “Koha e kometës” isha ushtar. Ngjarjet zhvilloheshin në vitin 1914, kurse në filmin “Alive” është një temë aktuale përsa i përket gjakmarrjes në Shqipëri. Imagjino se sa e rrënjosur është në shoqërinë tonë kjo plagë, aq sa edhe nipi im Franko, që është në rolin e vëllait tim të vogël më tha: “Po vrave, do të vrasin”

Profesioni i futbollistit, një ëndërr tashmë e pamundur për t’u realizuar nga ju?
Unë kam luajtur një sezon me ekipin e Mamurrasit e vazhdoj të jem pjesë e atij ekipi në distancë, pasi obligimet e mia artistike nuk më lënë shumë kohë për hobin tim, futbollin.
Futbollin e kam për zemër, jam tifoz i madh i ekipit të Milanit dhe Kombëtares gjermane.

Çfarë ka të re për ju pjesmarrja në telekomedinë “Radio Radio” ?
“Radio Radio” nuk është telekomedi, por quhet SITCOM. Ishte eksperienca ime e parë në një format të tillë. Edhe personazhi im është krejt ndryshe nga ato të mëparshmit. Kjo ishte një e re për mua.

Ty vetë të pëlqen radioja?
Do të them që më pëlqen radioja, madje do të them që kam qenë pjesë e një emisioni radiofonik së bashku me Agronin. Zgjati vetëm tre muaj dhe nëse do më jepej sërish një mundësi e tillë, do e pranoja me shumë kënaqësi.

Pse e nuk ishit një prej jabanxhinjve të pallatit të Ramadanit tek “Komuna e Parisit”?
Unë jabanxhi?! Unë jam tirons… kam pallatin tim! (qesh)

Cili personazh ju ka dhënë më shumë gëzim?
Të gjitha pa përjashtim, sepse unë interpretoj me qejf, sa herë që dal në skenë në “Portokalli”, si rrjedhojë edhe personazhet i bëj me qejf. Por si i thonë asaj…dashuria e parë është Gjini-minator.

Sa i përdor në zhargonin e përditshëm batutat e personazheve të tu?
Në fakt, ka diçka: unë batutat e zhargonit tim i përdor në personazhet e mi.

Thonë se ndonjëherë personazhet tuaj, bëhen vulgarë…..
Vulgarë…??? Mund të ketë ndonjë fjalë banale, por kurrsesi vulgare. Edhe nëse ka ndonjë batutë që mund të tingëllojë banale, ajo ështëe brenda karakterit dhe që i përshtatet atij. Ndryshe do të tingëllonte nëse banaliteti do të bëhej qëllim në vetvete.

Si të duket loja e ish miqve të tu tek “Apartamenti 2XL”?
Ato nuk janë “ish miqtë” e mi. Ato vazhdojnë të jenë shokët e mi. Mua personalisht më pëlqen ai lloj formati. I uroj suksese!

Shumë artistë po shfrytëzojnë imazhin për biznes. Ti si mendon ta shfrytëzosh?
Të jena mirë me shëndet…

Ka një sekret dashurie në zemrën e Besartit?
Në zemrën e Besartit nuk ka sekret dashurie, momentalisht ka një ngacmim. Nuk them dot asgjë më tepër.

Je xheloz në dashuri?
Me thënë të drejtën jam pak xheloz, sepse po nuk ishe xheloz, do të thotë që s’e dashuron. Ama, kur krijon dhe ke besimin e duhur tek partnerja, ose tek ajo që ke në krah, nuk ka hapësira për xhelozi të tepruar.

Dëshiron të martohesh një ditë, apo më mirë me jetën prej beqari?
Martesa është një qokë që duhet bërë…herët, apo vonë qoftë. Për mua familja është e shenjtë. Detyrimisht që duhet ta krijoj edhe unë një familje në kohën e duhur, sepse njeriu nuk është i plotësuar dhe nuk ka pasuri pa familje. E them këtë, sepse një njeri, që e quaj vëlla dhe prej të cilit kam mësuar shumë gjëra, më ka thënë: “Pasuria më e madhe jane tre fëmijët e mi”.

Bini shpesh në dashuri?
Nuk bie shpesh, por kur bie, rrëzohem fare.

Në Tiranë jeton vetëm apo me familjen?
Kam jetuar tre vjet e gjysëm vetëm, mësova shumë. Tani jetoj me familjen time. Kjo tregon se sa e rëndësishme është familja për mua.

Në mungesë të familjes kush kujdeset për drekën, shtëpinë, rrobat e Besartit?
E di ku është problemi? Nuk e vras mendjen për t’u kujdesur dikush për shtëpinë dhe për rrobat … Përpara darkës, piceria në të djathtë, ose paçja përballë….(qesh)

Çfarë bën kur je pushim?
Pushime në fshat dhe gjueti, pasi e kam të trashëguar nga gjyshi.

Kush mendon se ka më shumë shanse për të pasur sukses me femrat, një aktori i humorit apo një aktor dramatik?
Besoj se sot njerëzit më shumë duan të qeshin, sesa të qajnë…

Gruaja jote a mund të jetë aktore, apo e paragjykon një të tillë?
Unë akoma s’kam marrë pasaportën biometrike, ju thoni gruaja…(qesh)

Me humorin do të merresh gjithmonë, apo ke plane të tjera për të ardhmen?
Nuk di të them se sa gjatë do të shkoj unë me humorin dhe se ç’gjëra do të më servirë jeta, pavarësisht se besoj se i kam të qarta qëllimet e mia. Por dua të theksoj se nuk do të hiqja dorë kurrë nga humori.

A jeni supersticioz?
Nuk dua të them se jam supersticioz, sepse nuk u besoj, as drurit dhe, as gurit. Unë i besoj zotit, unë jam një koleksionist kryqesh dhe është e vetmja shenjë që mua më krijon një lloj ndjesie, por jo të jem supersticioz.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Besart Kallaku: Jam katunar i lezecem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum