www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


FSK synon të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


FSK synon të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FSK synon të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

FSK synon të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012 Empty
MesazhTitulli: FSK synon të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012   FSK synon të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012 EmptyTue Oct 12, 2010 2:14 am

FSK synon të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012 111010-fsk_thmb1
Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, gjatë një vizite që i bëri të hënën komunës së Ferizajt, ka thënë se po punohet ngushtë që të arrihen kapacitetet operacionale të kësaj force deri në vitin 2012, ndërsa ka inkurajuar të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e përbërjes rezervë të kësaj force.

Pas takimit me kreun e komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ministri Mujota është shprehur i kënaqur me fushatën që po rrjedh në nivel vendi, ndërsa ka përgëzuar kryetarin Xhemajli për përkrahjen që po jep në proceset e zhvillimit të FSK-së, në veçanti për qendrën stërvitore në Ferizaj.

“Ne marrim çdo herë raporte dhe deklarime, të cilat janë reale, se FSK-ja këtu në Ferizaj, ka një përkrahje të gjerë, jo vetëm nga institucionet komunale por edhe nga të gjithë qytetarët e kësaj komune dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ne”, ka thënë Mujota.

Për më tepër, ministri Mujota, gjatë kësaj vizite, e ka informuar kryetarin Xhemajli edhe për rrjedhën e fushatës së rekrutimit, duke thënë se kjo forcë me dëshirë mirëpret aplikimin e çdo të riu dhe profesionisti, që i plotëson kushtet për të qenë pjesë e përbërjes rezervë të FSK-së, në këtë fazë.

“Po punojmë ngushtë që të arrijmë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012, për të hapur më pas rrugën për vendime të rëndësishme politiko- ushtarake për të mirën e vendit dhe për ngritjen e kapaciteteve tona të sigurisë”, ka thënë ministri Mujota.

Një ndër përkushtimet që përmendi ministri Mujota, i cili sipas tij është edhe një standard i pranuar në Bruksel, për të pasur deklarime të duhura për kapacitetet e FSK-së, është edhe prania e të gjitha komuniteteve në FSK.

“Deri më tani jemi të kënaqur që kemi të gjitha diversitetet kulturore dhe religjioze në FSK”, ka thënë Mujota.

Aktualisht në FSK, janë 8.3 për qind nga komunitetet pakicë, në numrin e rreth 2 mijë pjesëtarëve sa ka tani FSK-ja, ndërsa synohet që kjo përqindje të ruhet deri në arritjen e kapaciteteve të plota.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli ka siguruar ministrin Mujota për përkrahje të fuqishme, në mënyrë që në këtë fushatë të përzgjidhen ata që janë më të mirët, në kuadër të të gjitha nacionaliteteve.

“Do ta kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë në këtë fushatë. Biseduam edhe për çështje tjera të cilat ndërlidhen me komunë dhe ne si komunë do ta mbështesim në atë se çka ka nevojë FSK-ja”, ka thënë Xhemajli.

FSK-ja gjatë këtij viti synon të rekrutojë deri 400 veta, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm pritet rekrutimi edhe i 400 pjesëtarëve tjerë të komponentës rezervë, duke përmbushur synimet e kësaj force që në vitin 2012 të ketë 2500 pjesëtarë aktiv me detyrë dhe 800 rezervë./B.Idrizi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

FSK synon të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ngriten kapacitetet e sigurisë, zvogëlohet prezenca e NATO-s
» Pepe te Reali deri në vitin 2016
» Platini president i UEFA-s deri në vitin 2015
» Zyrtare: Loew trajner i Gjermanisë deri në vitin 2014
» Policia i ka kapacitetet për marrjen e përgjegjësive nga KFOR-i
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum