www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i Empty
MesazhTitulli: Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i   Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i EmptyTue Oct 12, 2010 11:51 pm

Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i Veriu---patrullimet4

Mitrovicë, 12 tetor – Nata nuk do të jetë më koha e preferuar për kriminelët që të kryejnë ndonjë vepër të tyre në veri të Kosovës. Veprimtaria e kontrabandës dhe e akteve të tjera kriminale është vështirësuar në atë pjesë të Kosovës për shkak të pranisë më të madhe të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Të tri pranitë, shkruan sot “Koha Ditore”, që nga nata mes tre dhe katër tetorit të këtij muaji kanë filluar që të aplikojnë sistemin e pikave mobile të postblloqeve. Plani operativ për patrullime shtesë, bastisje dhe kontroll i hartuar nga tri forcat e sigurisë në Kosovë, parasheh këto aktivitete të zhvillohen vetëm nga ora tetë e mbrëmjes deri në orën dy të mëngjesit.
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se këto aksione që në atë pjesë të Kosovës kanë munguar me vite të tëra, kanë për qëllim që të krijojnë atmosferën e sundimit të ligjit atje, dhe të arrihet deri tek kapja e kriminelëve të profilit të lartë. Në kushte anonimiteti, burimet i kanë thënë gazetës se bëhet fjalë për të dyshuar për krime të ndryshme, që janë të përzier edhe në politikë.
Veprimet në veri i janë kërkuar EULEX-it me muaj të tërë, ndërkaq incidentet e fundit atje e kanë bindur edhe KFOR-in që të angazhohet. Misioni i BE-së po i heton 25 raste të ndryshme të krimeve serioze, por gjashtë prej tyre i ka në prioritet.
“Emri i Mitrovicës është bërë në Evropë një sinonim për ndarjen dhe për një qytet pa perspektivë. Njerëzit kanë nevojë për perspektivë dhe siguria është hapi i parë drejt perspektivës”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, në një konferencë për media ku e ka prezantuar planin për shtim të pranisë në veri.

Një njësit i policisë ushtarake të KFOR-it slloven vendoset në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër, e cila për më shumë se dhjetë vite e ndan “qytetin që në Evropë është bërë një sinonim për ndarjen dhe për joperspektivën”.
Afrimi i orës tetë të ditës së premte nënkupton për këtë njësit shumë lëvizje nëpër veri, dhe qëndrim afër pikave të patrullimit nga EULEX-it dhe Policia e Kosovës.
Qytetarët në atë pjesë të urës mbi lumin Ibër, gjatë gjithë ditës nuk kanë parë ndonjë ndryshim, prej ditëve të tjera. Ndryshimi vërehet vetëm gjatë natës.
“Qytetarët e thjeshtë ndihen mirë për shkak të shtimit të sigurisë. Në kemi mjaft indikacione pozitive nga ta”, i ka thënë “Kohës Ditore” një zyrtarë ndërkombëtar në kushte anonimiteti.
Patrullimet e përbashkëta sipas planit operativ bëhen në pjesë të ndryshme të veriut të Kosovës. Patrullat nuk qëndrojnë në të njëjtin vend asnjë natë dhe në çdo dy deri në tre orë e ndryshojnë vendqëndrimin. Një ekip përbëhet nga gjashtë deri në tetë pjesëtarë të karabinierëve të EULEX-it, dhe tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Pjesëtarët e KFOR-it, në të shumtën e rasteve nuk qëndrojnë në të njëjtën pikë me EULEX-in dhe PK-në. Ata patrullojnë në të paktën 50 metra distance, dhe krahas punëve tjera sigurojnë edhe prezencën e EULEX-it dhe PK-së.
Mungesa e jetës institucionale e cila refuzohet nga qytetarët serbë të Kosovës,që janë shumicë në atë pjesë të shtetit më të ri në Evropë, dhe prezenca e strukturave ilegale të Serbisë, e kanë pamundësuar zhvillimin normal të jetës. Mungesa e jetës institucionale, më shumë sesa me probleme politike, e kanë bërë këtë pjesë të Kosovës, si “çerdhe të krimit të organizuar dhe kontrabandës” (më gjerësisht në numrin e sotshëm të Kohës Ditore”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» WikiLeaks, SHBA: EULEX-i lejon krimin në veri
» EULEX-i vendos, EULEX-i zhvendos
» Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it
» KFOR-i mbetet me 5-6 mijë ushtarë
» Zvogëlimi i trupave të KFOR-it dëshmon stabilitet
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum