www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PTK ruan e prish koalicionin qeverisës  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PTK ruan e prish koalicionin qeverisës  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PTK ruan e prish koalicionin qeverisës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

PTK ruan e prish koalicionin qeverisës  Empty
MesazhTitulli: PTK ruan e prish koalicionin qeverisës    PTK ruan e prish koalicionin qeverisës  EmptyThu Oct 14, 2010 12:09 am

PTK ruan e prish koalicionin qeverisës  Ptk4
Prishtinë, 13 tetor- Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-LDK, janë duke u bërë gati që të ballafaqohen mes vete menjëherë pas përfundimit të vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila do të qëndrojë në Kosovë të mërkurën (sot). Përplasja e parë pritet të bëhet të enjten në Kuvendin e Kosovës gjatë shqyrtimit të strategjisë së privatizimit të PTK-së, kurse e dyta, fill pas publikimit të datës së zgjedhjeve nga ana e ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.
LDK-ja ka vendosur që ta kundërshtojë privatizimin e PTK-së në rrethanat e tanishme, kurse PDK-ja vazhdon të jetë e pozicionuar në mbështetje të strategjisë së ofruar nga Qeveria. PDK-ja, në anën tjetër, është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në fund të janarit, kurse LDK-ja është për mbajtjen e tyre në javën e parë të marsit.
Më 25 shtator, kur strategjia për privatizimin e PTK-së ishte hequr nga rendi i ditës, me kërkesë të LDK-së, nga qarqe qeveritare ishte paralajmëruar se kryeministri Hashim Thaçi do të jepte dorëheqje, nëse LDK-ja do të votonte kundër.
Këtë fakt e kanë konfirmuar drejtues të partive opozitare, duke treguar se kanë pranuar “sms”-a përmes së cilëve u është bërë me dije të qëndrojnë të përgatitur për një gjë e tillë.
Por, ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, nuk e sheh të arsyeshme që strategjia për privatizimin e PTK-së të bëhet sebep për prishje të koalicionit. “Jeta e koalicionit nuk varet as nga PDK-ja e as nga LDK-ja, po varet nga interesi për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme e jo në zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka deklaruar ai, pas një mbledhjeje që ka mbajtur me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe me shefat e grupeve parlamentare. Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, ai ka rikujtuar se në seancën e para dy javëve është kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës kjo strategji e jo që të shtyhet. “Prandaj, ne e kemi vënë në rend të ditës dhe do të vendosë Kuvendi nëse do apo jo ta privatizojë PTK-në”, ka shtuar Krasniqi. Se Kuvendi duhet ta thotë fjalën e fundit rreth kësaj çështjeje pajtohet edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, mirëpo ky i fundit nuk pranon që ky proces të jetë i ndikuar nga “shantazhet” e qarqeve të larta qeveritare. “Nëse ky është një shantazh (paralajmërimi për dorëheqje i kryeministrit v.j.) ai le ta mbajë për vete. Nuk duhet të lidhen proceset e rëndësishme për shtetin me emra”, ka thënë Beqiri, duke mohuar që personalisht të ketë qenë njoftuar rreth asaj që është përfolur për kryeministrin. Sidoqoftë, ai ka thënë se “është çështje e kryeministrit” të veprojë ashtu si dëshiron ai. Beqiri, megjithatë, ia ka dërguar një mesazh shefit të Qeverisë. “Proceset e rëndësishme shtetërore nuk duhet të ndërlidhen në këtë mënyrë, sepse kjo do të dilte kontraproduktive edhe për vetë atë që e bën një gjë të tillë”, ka porositur Beqiri (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

PTK ruan e prish koalicionin qeverisës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Koalicioni qeverisës: PDK, një parti e vogël dhe pakicat?
» LDK-ja braktisi koalicionin me PDK-në
» Isa Mustafa nuk përjashton koalicionin me Vetëvendosjen
» Reali ruan kreun
» Interi ruan kreun
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum