www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lufta informatike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lufta informatike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lufta informatike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Lufta informatike Empty
MesazhTitulli: Lufta informatike   Lufta informatike EmptyThu Oct 14, 2010 4:48 am

Deri pak vite më parë, ata që sulmonin sajtet e ndryshme të internetit të kompjuterëve të bankave, apo kompanive të fuqishme ishin adoleshentët e talentuar në kërkim të famës. Kështu ka ndodhur shpesh që sajte të vizituara nga miliona njerëz ndryshoheshin përmes figurave dhe mesazheve të futura në mënyrë pirate. Mesazhet mund të kishin një temë të caktuar, apo mund të ishin edhe thjesht sharje dhe ofendime pa ndonjë bazë. Vetëm së fundi, sulmet informatike janë shndërruar në një biznes prej të cilit mund të sigurosh miliona dollarë për shkak të lidhjes së tyre gjithnjë e më të ngushtë me krimin e organizuar. Prej kohës kemi hyrë në epokën e mashtrimeve informatike, ose siç quhet në zhargon “fishing”, të vjedhjeve gjithnjë e më të sofistikuara për të shtënë në dorë prona, pasuri e para të të tjerëve. Së fundi, po asistojmë në një kalim “cilësor” të këtyre veprimtarive kibernetike të paligjshme që është shumë alarmant. Ata që lëshojnë viruset. “krimbat”, që futen në postën elektronike personale e që vjedhin nuk janë më djem të vegjël apo adoleshentë në kërkim të famës. Sot të dyshuarit kryesorë për sulme të tilla janë vetë shërbimet sekrete, shtetet e qeveritë e vendeve të ndryshme.

Ka media të caktuara që kanë nisur të flasin hapur për një luftë të vërtetë kibernetike, madje jo më larg se duke filluar që nga muaji i kaluar, kur sajtet e institucioneve qeveritare dhe tregtare të Koresë së Jugut u goditën nga një valë e paprecedentë sulmesh që supozohej se vinin nga Koreja e Veriut. Por akti më i rëndë, ai që do të konsiderohet si pika e vërtetë e kthesës në këtë luftë gjithnjë e më të sofistikuar dhe të pamëshirshme është sulmi i tri ditëve më parë ndaj rrjetit gjithnjë e më të famshëm social “Twitter”. Në këtë sulm u përfshinë miliona vetë dhe ai u konsiderua një sulm i vërtetë që nuk ka të bëjë fare me krimin kompjuterik tradicional. Sipas një supozimi të mbështetur në fakte, që po gjen mbështetje gjithnjë e më të madhe tek ekspertët e sigurisë informatike, “Twitter”, “Facebook” dhe rrjete të tjera sociale janë bërë të famshme dhe të preferuara jo për faktin e thjeshtë të kalimit të kohës dhe të gjetjes së shoqërive të reja, por mbi të gjitha sepse ato janë shndërruar në megafonë të vërtetë të qëndrimeve opozitare dhe të zgjidhjeve alternative. Si rrjedhim ata që sulmuan “Twitter”-in nuk e bënë këtë kundër një fuqie ekonomike gjithnjë në rritje, por ndaj një mjeti që përçon zërin e së vërtetës. Shefi i sigurisë së “Facebook” ka konfirmuar që pjesa më e madhe e sulmeve u bë ndaj një blogu gjeorgjian “Cyxymu” që kritikon qeverinë ruse, sidomos tani në përvjetorin e parë të luftës në Kaukaz. Sipas tij, ndoshta sulmi është bërë nga hakersa të zakonshëm, por urdhri ka ardhur nga Kremlini. Sulme të tilla kanë bërë që shumë qeveri të mendojnë për më të keqen dhe të përgatiten për të mos u zënë në befasi. Kjo pasi ata që kanë bllokuar dhe sulmuar një sajt të fuqishëm si “Twitter” , në një të nesërme mund të sulmojnë edhe sajte të tjera më të rëndësishme. Drejtori i Shërbimeve Sekrete Amerikane, Mike McConnell, në administratën e Bushit, një vit më parë paralajmëronte që hakersat mund të shndërrohen në një kërcënim ekuivalent me atë të një bombe bërthamore kjo për sa u përket rezervave monetare të Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, do të mjaftonte një sulm i suksesshëm ndaj një banke të vetme amerikane për të krijuar një valë goditëse me rezonancë në të gjitha sferat e ekonomisë botërore, madje me pasoja më të rënda se ato të 11 shtatorit. Në një artikull të fundit të së përditshmes amerikane “New York Times” skenari i mësipërm krahasohej me revolucionin që solli bomba bërthamore 64 vjet më parë. Ajo ishte një shpikje që ndryshoi përgjithmonë konceptin për luftën dhe paqen. Pyetja që duhet të bëjmë sot është: cili është përcaktimi i luftës informatike? Ku qëndron kufiri mes mbrojtjes dhe sulmit?

E ndërkohë ka nisur gara për mbrojtjen nga sulme të tilla. Sipas burimeve të brendshme të Pentagonit, trupat amerikane kanë qenë disa herë protagoniste të luftërave kibernetike në tokë të huaj. Ndër to mund të përmendim ndërhyrjet informatike që janë kryer në Irak për lehtësimin e kapjes së agjentëve të Al-Kaedës, apo në Iran për monitorimin e situatës së programit bërthamor. Në të dyja rastet bëhet fjalë për iniciativa të shkëputura e të kryera vetëm me autorizimin personal të ish-presidentit amerikan, Bush, pak para se të linte Shtëpinë e Bardhë. Tashmë detyrën për të formuluar një strategji të mirëfilltë dhe të plotë për luftën informatike e ka administrata e Obamës. Në fund të qershorit, sekretari i ri i Mbrojtjes, Robert Gate, ka krijuar një forcë të posaçme komando për mbrojtjen e rrjeteve informatike ushtarake dhe për zhvillimin e masave mbrojtëse dhe atyre kundërsulmuese. Hipotezat e ndryshme parashikojnë mundësinë e trupave amerikane për t’u futur në kompjuterët e kriminelëve informatikë në Rusi apo Kinë dhe për të shkatërruar rrjetet e posaçme prej të cilave nisen sulmet informatike, të tilla si ky i fundit që “gjunjëzoi” “Twitter”-in. Një tjetër ide, që për hir të së vërtetës është pak kontradiktore, është ajo e prodhimit të mikroprocesorëve në Shtetet e Bashkuara të cilëve mund t’u bashkëngjitet një mekanizëm “i heshtur” që do të aktivizohet me komandë për të neutralizuar kompjuterin “armik”. Qeveria amerikane, ndërkohë ka nisur që të grumbullojë gjithë të rinjtë e të rejat e talentuar në fushën e informatikës për t’i inkuadruar në një “luftë” të ardhshme në pozicionet e rojeve, apo sulmuesve kibernetikë. Por sipas disa ekspertëve, pavarësisht asaj çka thuhet, përgatitja e Amerikës për një realitet të tillë, lë shumë për të dëshiruar. “Në qeveri ka shumë njerëz që flasin dhe shkruajnë për sigurinë, por që në fakt dinë shumë pak për atë çka po ndodh me të vërtetë”, ka deklaruar së fundi Alan Paller, drejtori i kërkimeve në institutin “Sans”. Obama ka premtuar prej kohësh krijimin e postit të një shefi të përgjithshëm e të gjithëpushtetshëm të sigurisë informatike që do të ketë pushtetin dhe fuqinë e koordinimit të veprimeve kundër sulmeve informatike. Ndjesia që u krijohet shumë analistëve është se në këtë fushë të caktuar, fronti i veprimit po spostohet bindshëm gjithnjë e më në lindje. Pikërisht nga kjo pjesë e planetit vijnë jo vetëm sulmet më të fuqishme dhe më të shumta ndaj sajteve të ndryshme në Perëndim, por edhe shembujt më të mrekullueshëm e të arritur të mbrojtjes nga sulmet. Në vitin 2007, rrjeti i internetit në Estoni, që është një vend avangardë për sa i përket fushës së informatikës, u dorëzua para një serie sulmesh të koordinuara që çuan në bllokim të të gjitha sajteve qeveritare. Edhe në këtë rast, dyshohet që sulmi vinte nga Rusia fqinje. Që nga ai moment, në kryeqytetin e vendit, Tallin, me bekimin e NATO-s është krijuar një qendër e posaçme për mbrojtjen nga sulmet informatike.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Lufta informatike Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta informatike   Lufta informatike EmptyThu Oct 14, 2010 5:23 am

evev ska luft ma me arm aa
valla shum interesant tybe teknologjia shka te ban
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Lufta informatike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ramos: Nuk mbaroi lufta
» Lufta Politike ne Arberi
» Lufta e Dyte iliro-romake (219-218 p.e.s.)
» Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.)
» Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum