www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


James Blunt, me ne fund i qeshur Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


James Blunt, me ne fund i qeshur Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 James Blunt, me ne fund i qeshur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

James Blunt, me ne fund i qeshur Empty
MesazhTitulli: James Blunt, me ne fund i qeshur   James Blunt, me ne fund i qeshur EmptyMon Oct 18, 2010 12:41 am

James Blunt, me ne fund i qeshur Jamesblunt
Është një nga kantautorët më të suksesshëm britanikë të të gjitha kohërave, me një audiencë dhe famë që do t’ia kishin zili shumë të tjerë, të cilët kanë me vite në botën e muzikës. Por për ish-ushtarin e Kosovës, edhe pse jeta tashmë i ka ndryshuar, shumë bindje vazhdojnë t’i mbeten të njëjta me ato të kohëve më parë

Ka provuar shijen e rrallë të një fame të jashtëzakonshme, të një fame që i ka tejkaluar edhe ëndrrat e tij më të egra. Ka shitur 11 milionë disqe të albumit të tij të parë, 5 milionë të albumit të dytë dhe është në prag të nxjerrjes së albumit të tretë brenda një periudhe 5-vjeçare. Megjithatë James Blunt thotë se nuk është ndjerë kurrë i familjarizuar me famën dhe gjithë botën në të cilën ajo e ka futur. Ish-oficeri i ushtrisë, i shkolluar në kolegjin ushtarak të Sandhurstit, me një kontribut të veçantë në luftën e Kosovës, James e ka edhe sot shumë të vështirë që ta kuptojë faktin se tashmë fama ia ka hequr njëherë e përgjithmonë kënaqësinë e të qenit i panjohur dhe i patrazuar në publik. Tri vite më parë, ndërsa ishte në kulmin e arritjeve të tij, ai ishte në një situatë të vështirë. “Nuk kam qenë kurrë i mësuar dhe i dhënë pas famës. Tri vite më parë nuk kam qenë në një situatë të mirë shëndetësore dhe sinqerisht në një situatë jo të mirë për të folur për veten time. Unë jam tipiku i mashkullit britanik, pra tentoj të jem shpesh ai që nuk jam, apo të tregoj atë që nuk ndiej. Kur kam një ditë të tmerrshme, u them njerëzve që gjithçka është mirë. Por bëhet fjalë për 3 vjet të shkuara. Tani gjërat janë më mirë dhe më pëlqen më shumë të flas për veten”, thotë James.

I ulur në një kafe në perëndim të Londrës, në një tarracë të këndshme me pamje të bukur, Blunt pëlqen që në këtë stinë të vitit, pra në vjeshtë, të shijojë sa më shumë që të jetë e mundur nga natyra. Dhe pikërisht kjo qetësi e kuqërremtë duket se përputhet në mënyrë të përsosur edhe me gjendjen e mendjes së tij dhe atë të shpirtit. Po çfarë vallë ka ndryshuar këto vite dhe madje së fundmi? Blunt, 36 vjeç, ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët për veten, që kur arriti majën e klasifikimit në vitin 2007, me albumin e tij të parë dhe veçanërisht me albumin e tij të dytë, “All the lost souls”. Një vit më pas ai ndërmori një turne botëror, që e çoi nëpër shumë vende dhe pas kësaj kohën e mbetur e kaloi për t’u çlodhur dhe për të krijuar albumin e tij të tretë, i cili pritet të jetë sërish një sukses. “Për dy vite resht kam qenë nëpër botë dhe vazhdimisht në lëvizje e me valixhe në dorë. Kjo ishte e bukur, por e lodhshme dhe mbi të gjitha më shkëputi nga miqtë dhe të dashurit e mi, me të cilët vendosa që të kaloja më shumë kohë në përfundim të turneut tim të gjatë. Rezidenca ime zyrtare është një vilë në Ibiza dhe duke qenë se ky është një ishull pushimesh, kam pasur një fluks të paparë miqsh që kanë kaluar kohën me mua. Vetëm gjatë kësaj vere erdhën për të ndenjur 100 persona. Imagjinoni që kam qenë shumë i zënë”.

E me gjithë profilin e ulët që James ka mbajtur gjatë gjithë periudhës së kulmit të famës së tij, ai e ka lënë pas një nam prej plejboji, emri i të cilit është lidhur me disa vajza të bukura të botës së modës dhe artit. Por të paktën vitin e fundit kantautori, i cili arriti famën e menjëhershme me këngën e tij “Your are beautiful”, që i përkiste albumit të parë, “Back to Bedlam”, e ka kaluar duke u përgatitur për albumin e tij të tretë, “Some kind of trouble”. Një album që do të dalë në treg muajin e ardhshëm, dhe që në vetvete përbën një sinjal të ri për një rinisje të re për artistin, i cili deri më tani është i njohur për këngët e tij shumë nostalgjike dhe prekëse, por gjithashtu edhe pesimiste dhe ndonjëherë edhe dramatike. Të tilla kanë qenë të gjitha këngët e albumit të tij debutues dhe ato të albumit të dytë. Histori ndarjesh, brengash, errësire vende-vende dhe shpresash të humbura shpirtrash të lënduar. Por duket se në këtë album të tretë situata do të jetë e ndryshme, më e hareshme dhe më me diell e shpresë.

Kur ishte në konvikt në shkollë të mesme dhe në universitet, grupet e tij të preferuara kanë qenë Led Zepelin, Fleetwood dhe këngëtari i famshëm britanik, David Bowie, dhe sipas asaj që thotë vetë albumi i tij i tretë, ka aromën e këtyre këngëtarëve, të muzikës së tyre. “Pas turneut të fundit vazhdova ta përqendroja vëmendjen time te pianoja, por e pashë që isha duke përsëritur veten në disa aspekte të kompozimit dhe në një moment nuk desha më që të shkruaja këngë të trishtuara, duke mëshiruar veten time në mënyrë të vazhdueshme. Kisha nevojë që të largohesha nga ai tingull për pak kohë. Këngët e mia të reja janë të gjitha më optimiste dhe të qeshura”.

Albumi i parë i James, “Back to Bedlam”, u shndërrua në një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe. Gjashtë vite më vonë, James thotë se më në fund ka një ide pak më të mirë të famës së tij fillestare dhe të beftë.

“Një gjë që kuptova në këto vite është se kur një këngë e jotja bëhet e famshme, një këngë që për ty ka një domethënie dhe sigurisht edhe një lloj intimiteti, ajo sikur e humbet rëndësinë. Kështu, ndërsa për mua ‘You are beautiful’ ka një domethënie shumë të madhe, e kam parë sa herë për shembull që të këndohet edhe nga të dehurit rrugës”.

James nga ana tjetër, veç famës, ngjalli edhe shumë armiqësi të kuptueshme për mënyrën se si funksionon bota e spektaklit dhe biznesit të madh. Kështu ai u quajt “snob” dhe “i shtirur” për mënyrat e sjelljes dhe madje edhe të veshjes, që në fakt janë shumë normale dhe gjithmonë sportive. “Këto janë të gjitha gjepura. Unë nuk e kam parë dhe nuk e shoh aspak veten të ndryshëm nga të tjerët. Kur je në ushtri të takon që të përballesh me njerëz që vijnë nga shtresa të ndryshme të jetës dhe askush aty nuk interesohet se nga ç’familje vjen, apo sa pasuri ke. Por kur hyra në botën e muzikës, u ndërgjegjësova për një gjë të tillë, pra për shtresat dhe gjykimin e njerëzve”.

Blunt ka shërbyer në Kosovë si oficer gjatë luftës dhe e la ushtrinë, që në fakt është profesioni i tij, në vitin 2002, por mban ende lidhje të ngushta me personat që e lidhin me një kohë të tillë. Një nga shokët e tij më të ngushtë është aktualisht në Afganistan dhe këngëtari ka planifikuar që të shkojë ta takojë dhe të këndojë për trupat britanike në Afganistan në muajin dhjetor. “Jam i lumtur që nuk jam në ushtri aktualisht, sepse nuk jam aspak i bindur për mënyrën se si po kryhet lufta në Afganistan nga ana e politikanëve. Ne duhet që të kujdesemi për trupat tanë dhe t’i pajisim më së miri”.

Edhe vitin e ardhshëm James do të ndërmarrë një turne botëror dhe është më optimist se kurrë: “Këto që kam shkruar në këtë album janë këngët më të mira që kam shkruar ndonjëherë. Do të kem edhe kritika, nuk ka si ndodh ndryshe, por unë jam i lumtur që dhashë më të mirën”.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

James Blunt, me ne fund i qeshur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Real 1 dhe DJ Blunt bashkëpunim me 2po2 dhe Capital T
» Ervin Bulku i jep fund beqarisë
» Më mirë një fund me dhimbje apo një dhimbje pa fund?
» Emily Blunt, rol në “Five-Year Engagement”
» Blunt do të thyejë rekord me koncertin në aeroplan
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum