www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ngërçi politik rrezikon projektet kapitale ekonomike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ngërçi politik rrezikon projektet kapitale ekonomike Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ngërçi politik rrezikon projektet kapitale ekonomike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Ngërçi politik rrezikon projektet kapitale ekonomike Empty
MesazhTitulli: Ngërçi politik rrezikon projektet kapitale ekonomike   Ngërçi politik rrezikon projektet kapitale ekonomike EmptyTue Oct 19, 2010 1:01 am

Ngërçi politik rrezikon projektet kapitale ekonomike Buxhet4

Prishtinë, 18 tetor - Kriza institucionale në të cilën është futur Kosova pas deklarimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për tërheqje nga koalicioni qeveritar, mund të ketë efekte të padëshiruara për disa procese ekonomike. Siç shkruan sot “Koha Ditore”, procesi i tenderimit të Postë-Telekomit, strategjia energjetike, përkatësisht projekti “Kosova e Re”, koncesionimi i hidrocentraleve dhe sidomos miratimi i buxhetit për vitin 2011, sipas analistëve të çështjeve ekonomike dhe anëtarëve të partive opozitare, mund të jenë “viktima” të ngërçit politik.
“Gjithçka varet nga zhvillimet e mëtejme. Nëse Kuvendi funksionon deri në fund të sesionit vjeshtor dhe nëse Qeveria vjen me propozim për buxhet në kuvend deri më 30 tetor, që do të thotë nëse partnerët kooperojnë si bashkëpunëtorë për buxhet, atëherë mund ta kalojnë një buxhet deri më 30 tetor”, ka thënë Haki Shatri, deputet i AAK-së dhe ish-ministër i Ekonomisë dhe i Financave.
Sipas Shatrit, nëse bie Qeveria, atëherë buxheti për 2010-ën përfundon si i tillë dhe në dy muajt e parë të vitit 2011 veprohet me automatizëm, pra ndahen aq para sa janë ndarë në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, të cilat shfrytëzohen vetëm për kategoritë e domosdoshme, për pagat dhe pensionet.
“Nëse mbetet që zgjedhjet të mbahen më 13 shkurt, atëherë nuk ka mundësi që kuvendi të konsolidohet deri në fund të po atij muaji”.
Për Shatrin është fat që në këtë pështjellim politik nuk është vazhduar me procedurat e mëtejme të privatizimit të PTK-së.
“Vetëm në luftë merren aso vendimesh sikurse të enjten në Kuvend. Shtabi merr vendim asisoj. Në një vend ku funksionojnë ligjet, nëse duhet të merret një vendim, duhet të shqyrtohen këshillat e gjithë deputetëve. Pasqyrë më të keqe sesa kjo nuk do t’i ofrohet botës. Kjo i ka lënë pamje të mjerë funksionimit të institucioneve”.
E ardhmja e PTK-së, sipas sponsorëve të strategjisë për privatizimin e saj është e lidhur ngushtë me të ardhmen e projektit të autostradës Vërmicë-Merdar. Segmenti i parë i autostradës ka nisur së ndërtuari në qershor të këtij viti, ndërsa mjetet për këtë projekt është thënë se do të sigurohen veç tjerash edhe nga shitja e PTK-së.
“Do të vijë puna që ndoshta duhet të paguhen penallti ndaj kompanisë amerikane ‘Bechtel’ për mospagimin e parave për autostradë”, ka shtuar Haki Shatri.
Problemet politike në qeverisjen aktuale pritet të reflektohen në planifikimet financiare për vitin 2011. Miratimi i buxhetit, tabelat e të cilit tashmë janë të gatshme, pret marrëveshjen mes partnerëve të deritashëm të koalicionit.
“Problemi ka nisur më herët pasi që në buxhetin e 2011-ës janë përfshirë të hyrat nga shitja e PTK-së. Tash është situatë e jashtëzakonshme, e cila do të varet nga bashkësia politike”, është shprehur Mimoza Kusari – Lila, nënkryetare e AKR-së. “Nëse pritet që të shkohet në zgjedhjet e parapara në shkurt atëherë buxheti duhet të miratohet para përfundimit të këtij viti. E nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme buxheti do të miratohet nga parlamenti i ri pas zgjedhjeve”.
Kusari-Lila shton se buxheti mund të miratohet në parlament, mirëpo nuk mund të evitohen problemet buxhetore, meqë për vitet e ardhshme shteti ka planifikuar shpenzime për të cilat nuk ka të hyra të sigurta.
Një opinion afërsisht të ngjashëm rreth buxhetit dhe privatizimit të PTK-së ka dhënë edhe eksperti i sociologjisë, Besnik Pula.
“Nuk besoj se do të ketë rezistencë nga partitë, qoftë edhe nga LDK-ja, sa i përket buxhetit, sepse të gjithë duhet ta garantojnë stabilitetin financiar të shtetit për kohën që vjen”, ka thënë Pula.
Pula, me gjithë vërejtjet e ekspertëve, por edhe vërejtjet e tij publike, mendon se Qeveria duhet t’i përmbahet kontratës lidhur me ndërtimin e autostradës. Kostoja e autostradës, sipas një parallogarie të bërë nga kreu i Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, u afrohet një miliardë eurove. Ndërsa, vlerësimi i aseteve të 75 për qind të Postë-Telekomit të Kosovës, po sipas kësaj ministrie sillet ndërmjet 300-600 milionë euro.
“Shitja e PTK-së tashmë ka hyrë në projeksionet buxhetore për vitin 2011, dhe të hyrat e shitjes janë planifikuar që të shfrytëzohen për financimin e ndërtimit të autostradës. Tashmë gjithçka është peng i ndërtimit të autostradës dhe kontrata që ka bërë kjo Qeveri me ndërtuesin. Përveç nëse gjendet ndonjë formulë e përkohshme financimi, deri në zgjedhjet e reja, buxheti duhet t'u përmbahet parashikimeve që janë bërë para kësaj situate të krijuar tani. Sepse sado që kritikët e autostradës, siç kam qenë edhe unë, mund ta vlerësojnë situatën e krijuar tani, do të ishte shumë joserioze dhe humbje e rrezikshme e kredibilitetit të shtetit në Kosovës nëse Qeveria shkon te ndërtuesi dhe i thotë “jam pa fonde, nuk mund ta kryej obligimin ndaj teje”, ndërtuesi ua mbath këmbëve dhe autostrada ngelet me ato pak kilometra që janë tani.
Shpenzimet e parallogaritura për vitin 2011 llogaritet të jenë rreth 1 miliard e 426 milionë, kurse të hyrat e sivjetme sillen rreth 1 miliard e 106 milionë. Mbulimin e diferencës mes hyrje-daljes Qeveria e ka planifikuar nëpërmjet procesit të privatizimit.
Ndërsa lidhur me “thyerjet” e fundit në nivel të koalicionit qeverisës, Pula thotë se nuk duhet të konsiderohen dramatike dhe si të tilla ato nuk mund t’i trembin investitorët.
“Mendoj se përgjithësisht ka një obsesion të tepruar rreth imazhit të Kosovës si vend tërheqës për investitorët. Çështja kryesore që u intereson investitorëve të huaj është siguria e investimeve dhe oportuniteti për të fituar. Nëse këto ekzistojnë atëherë as krizat politike sikur kjo, që në thelb janë ngjarje relative dhe kalimtare në një sistem parlamentar, nuk paraqesin ngjarje që do t'i bënin investitorët potencialë t'ua mbathnin këmbëve”, ka thënë Pula.
Pula nga lëvizjet e fundit madje sheh një moment pozitiv.
”Kriza aktuale politike tashmë ia ka marrë mandatin kësaj Qeverie për t'i zbatuar projektet që ajo ka pasur në plan. Varësisht nga këndvështrimi dhe nga rezultati i zgjedhjeve të ardhshme, kurdo që të mbahen ato, kjo mund të paraqesë një gjë pozitive, sepse krijon mundësinë e rivlerësimit të projekteve të kësaj Qeverie, përfshirë edhe koston dhe planet afatgjata të zhvillimit.
Mirëpo, ajo që shqetëson Pulën është mundësia e ekzekutimit të përshpejtuar të disa vendimeve që lidhen me projektet kapitale, me prioritet privatizimin e PTK-së nga Qeveria aktuale.
“Nëse Thaçi dhe PDK-ja kthehen në pushtet me një mandat të dytë, kriza politike paraqet një humbje kohe dhe energjie, për shkak se përfundimi i të gjitha projekteve të nisura tani duhet të presë kohën pas zgjedhjeve dhe formimin e një qeverie të re me mandat të ri elektoral. Gjithsesi kjo situatë ka krijuar komplikime, ku do të duhej të gjendej një balancim midis marrëveshjeve ndërkombëtare që ka bërë Qeveria Thaçi, dhe mungesës së legjitimitetit dhe mandatit kryeministrit për t'u hyrë marrëveshjeve të mëdha, siç do të ishte shitja e PTK-së. Unë kam frikë se presionet nga jashtë, do të shtyjnë Thaçin që edhe në kushtet aktuale të kryejë shitjen urgjente të PTK-së, me gjithë mungesën e legjitimitetit të dhënë nga Kuvendi dhe të heqjes së mandatit qeveritar me ikjen e partnerit të koalicionit. Kjo gjë do të ishte jo vetëm e dëmshme ekonomikisht (sepse shitja urgjente do të thoshte shitje me çmim të lirë), por edhe politikisht e rrezikshme, sepse do të shkeleshin normat elementare të një demokracie parlamentare”, vlerëson ai.
Më pak pasoja pohohet të ketë projekti energjetik “Kosova e Re”. Ajo çfarë mund të prodhojë kjo krizë, sipas ministres së Energjisë dhe të Minierave, Justina Shiroka-Pula, është shtyrja e procesit dhe ndryshimi i dinamikës.
“Deri më tani kemi realizuar të gjitha veprimet që i kemi paraparë. Konsorciumet të cilat kanë konkurruar janë konsultuar më zyrën e projektit rreth dilemave. Tani do të bëhet finalizimi i projektit. Mirëpo kjo situatë nuk mund të themi se sa do ta shtyjë procesin”, ka thënë Shiroka-Pula, për të shtuar se kjo mund edhe të pengojë nënshkrimin e kontratës nga ky formacion qeveritar.
“Ndoshta nuk do të mbërrijmë ta nënshkruajmë kontratën. Kjo do të ndikojë, pasi që ky projekt duhet të shkojë në kuvend dhe duhet të diskutohet në qeveri sa u përket ofertave që ata i ofrojnë. Ende se kemi dokumentin përfundimtar se si do të ndërtohet, sa do të jetë çmimi, kur do të ndërtohet për shkak se është periudha kur presim prej tyre ndonjë qasje nga këndvështrimi i tyre”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Ngërçi politik rrezikon projektet kapitale ekonomike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ministri Shala mori mbështetjen e SHBA-së për projektet kapitale
» Rritje e pahetueshme ekonomike
» Obama: Rimëkëmbja ekonomike do të marrë ende kohë
» Dy javë për të zgjidhur ngërçin politik në Shqipëri
» Arsenali rrezikon kualifikimin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum