www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NJIHE ALLAHUN...  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


NJIHE ALLAHUN...  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NJIHE ALLAHUN...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

NJIHE ALLAHUN...  Empty
MesazhTitulli: NJIHE ALLAHUN...    NJIHE ALLAHUN...  EmptyWed Oct 20, 2010 6:46 am

“Allah”. Ky emër është nga emrat e të Lartë-Madhërishmit, madje emri më i madh i Tij tek disa, emër të cilin e përmend më së shpeshti Kurani dhe Suneti i të Dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të.
“Allah”. Emri më i përhapur i Zotit, të cilin e shqiptojnë njerëzit dhe krijesat, edhe pse kanë gjuhë të ndryshme.
“Allah”. Ky emër tregon qenien madhështore, që përmban cilësitë e adhurimit dhe zotërimit. Ky është një emër që i përket vetëm Zotit, nuk shqiptohet për askënd tjetër dhe askush nga krijesat nuk e pretendon atë.
“Allah”. Është emër i Zotit, të cilin e adhurojnë, e falënderojnë dhe e madhërojnë krijesat, e madhërojnë dhe e lartësojnë Atë qiejt, toka dhe çfarë ka në to, nata dhe dita, njerëzit dhe xhindet, toka dhe deti. “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.” Isra, 44.
“Allah”. Një emër i ndërtuar nga shkronja të lehta, të cilat i shqipton fëmija i vogël dhe i huaji i porsa futur në Islam. Sido që ta lakosh këtë emër, përsëri ai do të kthehet në kuptimin e adhurimit e të adhuruarit, pos të cilit nuk ka tjetër.
Por çfarë kuptimi përmban ky emër?
“Allah”. Është Zoti, të cilin e adhurojnë zemrat, tek i Cili prehen shpirtrat, Ai të cilin dashuria kërkon ta gjejë, përmendja e të Cilit e do dhe të kënaq. Për Të kanë nevojë të gjitha krijesat, në çdo moment e në çdo çast, për çdo të vogël e të madhe, për të tashmen e të ardhmen. Ai është që i filloi dhe do t’i kthejë ato, Ai që i shpiku dhe kujdeset për to, ndaj dhe ato e besojnë Atë, e pranojnë dhe kanë nevojë për Të në të gjitha çështjet e tyre.
Nuk ka krijesë, veçse e ndien se Allahu e ka rrethuar atë me mirësi e begati të shumta, ndaj dhe është vërtet një meritë, që zemra e njeriut të drejtohet për tek Allahu i Lartësuar, me dashuri, përgjërim e madhështi.
Nga kuptimet e emrit “Allah” është: Zoti, të cilin e adhurojnë zemrat e tek i cili prehen shpirtrat, ndaj dhe dashuria është një kuptim që gjendet në lidhjet midis krijesës dhe Krijuesit. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë një popull, që i do dhe që e duan” Maide, 54.
Kështu që Allahu i do robërit e Tij, të cilët e duan dhe i binden, të cilët i përmbahen urdhrave dhe ligjeve të Tij, ndaj dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem, e ka konsideruar dashurinë e Allahut nga gradat më të larta, të cilat përpiqet që t’i arrijë besimtari. Ai ka thënë: “Nëse dikush ka tre cilësi do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit: të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur për të, se çdo gjë tjetër; ta dojë njeriun vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në kufër pasi Allahu e shpëtoi prej tij, ashtu siç urren të hidhet në zjarr”. Buhari dhe Muslimi
Kështu Profeti e ka bërë orbitën e arritjes së ëmbëlsisë së besimit me kuptime, të cilat lidhen të gjitha me dashurinë…
Ndjenja e dashurisë, është një ndjenjë e frytshme dhe e pashtershme, të cilën e ndjen besimtari për Zotin e tij, njëkohësisht duke shpresuar prej Zotit të tij që ta dojë, dhe atë që e do Allahu, atëherë mos ki më frikë për të, sepse dynjaja për të do të jetë veçse gëzim dhe hare, kënaqësi dhe lumturi. Ndërsa çështja e tij gjatë vdekjes dhe në botën tjetër do të jenë më të mira dhe më të këndshme, sepse Allahu nëse e do dikë, atëherë ia ngre atij pozitën në Xhenet dhe e afron pranë Vetes atë.
Nga kuptimet e emrit Allah është edhe Madhështia e qenies së Tij, Cilësive, Emrave dhe Krenarisë së Tij. Atë nuk mundet ta arrijnë që ta përfshinë mendjet dhe as që mund të shkojnë tek madhështia e Tij me hamendje, ndaj dhe për këtë logjika e Madhëron. Sepse Allahu është i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim. Ai është i shfaquri mbi të cilin nuk ka asgjë, është i Fshehti nën të cilin nuk ka asgjë. Vërtet Ai zotëron atë Madhështi dhe Krenari, e cila nuk mund të përfytyrohet dhe që as nuk mund të llogaritet.
Për Allahun në horizont ka aq shumë argumente
Sa ndoshta ke më e vogla e saj është udhëzimi yt
Vetëm në qenien e njeriut ka aq argumente
Saqë habia s’do të reshtej nëse do t’i shihnin sytë.
Gjithësia është e mbushur me aq shumë të fshehta
Saqë përpjekja për t’i shpjeguar do t’ju mundonte.
Allah është Zoti i adhuruar, tek i Cili drejtohen sinqerisht me zemrat dhe adhurimet e tyre besimtarët.
“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve, Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. Enam, 162-163.
Fjala e parë me të cilën njeriu hyn në portën e Islamit, me të cilën ngjit shkallët e teuhidit dhe që ngrihet në piedestalin e adhurimit është fjala: LA ILAHE IL-LALLAH.
Njeriu është i krijuar nga vetë natyra e tij që të adhurojë dikë. Në zemrën e tij ka çrregullime, shpërqendrime dhe nevojë të domosdoshme për këtë adhurim. Kështu që njeriu ose do të adhurojë Zotin e tij, duke ecur kështu rrugës së drejtë nëpër të cilën ecën e gjithë gjithësia përreth tij, ose do të adhurojë dikë tjetër në vend të Allahut, i cili do t’i shkatërrojë fenë dhe dynjanë e tij. Pamjet e idhujtarisë kanë qenë të hershme, ku njerëzit adhuronin gurët apo pemët, duke shpresuar prej tyre në vështirësi.
Këto pamje të hershme të idhujtarisë vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në shumë vende. Ato i gjen në mesin e injorancës dhe të prapambetjes. Ndodh që mund të gjesh ndonjë profesor me gradë shkencore në biologji apo astronomi, person me intelekt të lartë, por që nga ana tjetër e gjen në një faltore duke qëndruar me kokë të ulur dhe i gjunjëzuar përpara një idhulli, të cilin e ka ndërtuar me duart e tij, tek i cili është shkruar edhe data e prodhimit: (1910)!!!
Ky lloj adhurimi mund ta fusë njeriun në dorë, nëse ai nuk jepet pas adhurimit të Allahut, ky adhurim mund ta çorientojë atë dhe i lë si pasojë shqetësimin, stresin, dobësinë dhe pasigurinë në jetën e vet, ashtu si thotë edhe Allahu në Kuran:
“Dëgjojeni këtë shembull që ka sjellë Allahu! Janë dy njerëz: njëri ka shumë bashkëpronarë që e kundërshtojnë njëri-tjetrin, ndërsa tjetri ka vetëm një pronar, të cilit i përkushtohet. A janë njësoj ata në krahasim?!...” Zumer, 29.
Allah është emri, i cili thërritet pa u fshirë prej tij asgjë: O Allah! Nuk ka kënaqësi për zemrën, nuk ka lumturi dhe as gëzim, vetëm nëse e bën Allahun, Zotin dhe formuesin tënd, atë që ti e adhuron dhe atë ku përfundojnë të gjitha qëllimet e tua.
Prej Tij kërkohet ndihma, tek Ai është strehimi nga e keqja e çdo gjëje. E gjithë çështja është vetëm e Tija, për Të është falënderimi, i tij është sundimi. E gjithë e mira është në duart e Tij dhe njerëzit asnjëherë nuk do të kenë mundësi ta madhërojnë Atë ashtu sikurse duhet. Vërtet Ai është sikurse e ka madhëruar vetveten e Tij.
Përshtati nga arabishtja: Bledar HAXHIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

NJIHE ALLAHUN...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Vetmohu pak me Allahun
» Dituria për Allahun është themel i të gjitha diturive
» GATUAJ DUKE PËRMENDUR ALLAHUN (histori e vërtetë)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum