www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SHBA: Për privatizimin e PTK-së dhe kundër korrupsionit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SHBA: Për privatizimin e PTK-së dhe kundër korrupsionit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHBA: Për privatizimin e PTK-së dhe kundër korrupsionit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

SHBA: Për privatizimin e PTK-së dhe kundër korrupsionit Empty
MesazhTitulli: SHBA: Për privatizimin e PTK-së dhe kundër korrupsionit   SHBA: Për privatizimin e PTK-së dhe kundër korrupsionit EmptySat Oct 23, 2010 12:30 am

SHBA: Për privatizimin e PTK-së dhe kundër korrupsionit 22shba4

Klan Kosova ka shtruar pyetje lidhur me interesimin e Qeverisë së SHBA-ve në mbështetje të procesit të privatizimit të PTK-së, thuhet në fillim të një deklarate të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, drejtuar medieve. Në përgjigje theksohet:
Ashtu si e bëri të qartë sekretarja Clinton gjatë vizitës së saj të kohëve të fundit, reformat ekonomike janë të nevojshme për të hapur ekonominë e Kosovës. Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është një reformë e tillë dhe ky është parakusht thelbësor për një rritje të qëndrueshme ekonomike të udhëhequr nga sektori privat. Mënjanimi i ndikimit të qeverisë nga ekonomia është gjithashtu një element i rëndësishëm i përpjekjeve të mëdha për të luftuar korrupsionin. Është befasuese për ne se shumë prej njerëzve të njëjtë, të cilët janë më të zëshmit kundër korrupsionit, nuk e pranojnë se për sa kohë që ndërmarrjet e mëdha mbeten në duart e shtetit, gjithmonë do të ketë tundim për t'i përdorur ato si një burim të lehtë të patronazhit dhe korrupsionit.

Ne duam të shohim privatizimin e PTK-së të vazhdojë në atë mënyrë që do të tërheqë ofertues të kualifikuar profesionalë, të cilët do t’u ofrojnë konsumatorëve të PTK-së shërbim më të mirë dhe t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fleksibilitetin që i duhet për të bërë investime të tjera të nevojshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përgjigja në pyetjen e Klan Kosovës është e thjeshtë: mbështetja jonë për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të begatshme qëndron prapa interesimit dhe mbështetjes sonë për procesin e privatizimit të PTK-së.

Në Kosovë, si në çdo shoqëri demokratike, parashtrimi i pyetjeve të vështira është pjesë e shëndoshë dhe e mirëpritur e çdo debati politik. Disa kritikë të privatizimit të PTK-së japin argumente legjitime kundër saj, edhe pse sipas mendimit tonë ato argumente i takojnë të së kaluarës. Këta kritikë duket se ruajnë ndjenja të nostalgjisë për socializmin e Luftës së Ftohtë dhe të kohës së Jugosllavisë. Vendimi i historisë në suksesin e këtij modeli ekonomik është i qartë.

Debati mbi privatizimin e PTK-së shumë shpesh është karakterizuar me sulme të papërgjegjshme dhe dezinformim dhe kjo ka errësuar çështjet themelore ekonomike të cilat janë në pyetje. Këta kritikë kanë sajuar teori të egra të konspiracionit që përziejnë aludime të pabazuara me ndjenjat emocionale që nuk iu qëndrojnë arsyeve dhe fakteve. Një teori e konspiracionit është një zëvendësim i dobët për punën e madhe intelektuale që shkon në argumentin modern dhe rigoroz të menduar mirë.

Në ditën e shqyrtimit të strategjisë së PTK-së në Kuvend, ambasadori ishte në takim me ushtruesin e detyrës së presidentit, Krasniqi, me kërkesë të këtij të fundit për të diskutuar çështjet që nuk kishin të bëjnë me PTK-në. Zyra e kryetarit dhe Kuvendi gjenden në të njëjtën ndërtesë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim privatizimin dhe ambasadori dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës do të vazhdojnë të takohen me përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës për të diskutuar këtë dhe shumë çështje të tjera. Përkushtimi ynë për të punuar me qeverinë dhe opozitën për të siguruar vendin e ligjshëm të Kosovës në Evropë dhe në bashkësinë ndërkombëtare është i qëndrueshëm dhe ky është një interes i përbashkët, përfundon deklarata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

SHBA: Për privatizimin e PTK-së dhe kundër korrupsionit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Përkushtim më i fuqishëm kundër korrupsionit
» Politika zvarrit luftën kundër korrupsionit
» EULEX: Më shumë përkushtim në luftën kundër korrupsionit
» Thaçi, në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit
» KDI raporton për rritje të korrupsionit në Kosovë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum