www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin Empty
MesazhTitulli: Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin   Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin EmptySun Oct 24, 2010 1:27 am

Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin Albanaosmani
Ata janë të etur për famë dhe Albana Osmani në këtë rast u jep dorën për t’i ngjitur në skenë. Do i duhet të prezantojë nga një katër vjeçar deri tek një 80 vjeçar, dhe secilit t’i drejtohet në mënyrën më të ngrohtë dhe me sportivitet. Sepse ata kanë një talent që duan ta shfaqin me zë të lartë. Për Albana Osmanin, kjo është pak a shumë një eksperiencë e provuar në “Ti vlen” para dy vitesh në “Top Channel”. Por këtë herë ajo nuk prezanton e vetme. Ka për partner 30 vjeçarin Benet Kaçi, prezantuesin e njohur të programeve muzikore në televizionet e Kosovës. Ajo tregon se si ndihet në fillim të aventurës “Albanian’s got talent”, që do të transmetohet për dhjetë javë në “Top Channel”
Albana, rikthehesh pas dy vitesh me një format me talente të pazbuluar. Si ndihesh?
Po, para dy vitesh unë kam prezantuar “Ti vlen”, një “talent show” brenda këtij formati. Ndërsa “Albanians got talent” konsiston në të njëjtën format që transmetohet në 33 vende të botës, me protagonistë nga të gjitha moshat; fëmijë, të rritur e deri në protagonistë të brezit të tretë. Është një mundësi për ata që duan të bëjnë realitet ëndrrën e tyre, dhe ndihem e lumtur që ndaj këtë emocion me ta. Është eksperiencë e veçantë për mua, që të shoh nga afër se si ata realizojnë ëndrrën e tyre të jetës për të dalë në skenë.
Kësaj here s’je vetëm pasi ke partner prezantuesin nga Kosova, Benet Kaçi. Njiheshit më parë?
Jo, nuk njiheshim më parë, edhe pse kemi përfunduar studimet e larta në të njëjtin vit në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ai për kanto dhe unë pikturë. Beneti u zgjodh nga një një audicion që u bë në “Top Channel”, dhe ku vendos për ne të dy. Kjo është hera e parë që një prezantues nga Tirana kombinohet me një prezantues nga Kosova, me qëllimin për të tërhequr publikun e gjerë kosovar që na ndjek nga ekrani.
Si je ndier në skenë me Benetin, kishit kohë që përgatiteshit dhe a është partneri i duhur për ty?
Nuk kishim shumë kohë që përgatiteshim, por u mësuam shpejt. Them se ndihem shumë mirë. Edhe pse kur del në skenë me një partner të ri, nuk është se ndodh “feeling” skenik që në fillim them se Beneti është komod për faktin se ka një eksperiencë prej dhjetë vitesh si prezantues. Ai ka prezantuar disa programe televizive kryesisht muzikore në televizonet e Prishtinës, ndaj nuk është problem.
Ju pamë mbrëmë në skenë, po cili do të jetë stili i veshjes suaj në javët në vazhdim?
Programi është ndarë në gjashtë puntata që janë netët e audicionit, tre netë gjysmëfinale, dhe nata finale në dhjetor. Veshja do të jetë në stilin sport në netët e para, por në gjysmëfinale dhe finale, ku ideja e spektaklit konkretizohet, veshjet tona do të jenë disi më klasike.
Çfarë përjetimesh je duke provuar në këtë “show”, ku protagonistët shfaqen ashtu siç janë?
Po e përjetoj jashtë mase, dhe kënaqem kur shoh që njerëzit ndihen me vlera dhe të vlerësuar. Më pëlqen që jam pjesë e këtij projekti, ku protagonistët janë vërtet shumë të natyrshëm.
Tani që spektakli ka filluar, janë mbyllur dyert për ata që duan të bëhen pjesë e tij?
Jo, ka akoma kohë për t’u bërë pjesë e këtij spektakli dhe mirëpresim talentet. Nëse duan të bëhen pjesë të vizitojnë website-in e “Top channel” ku aplikohet online. I ftoj ta provojnë!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Poezi nga Albana Mëlysha
» Klodi: Ndihem i internuar në vendin tim
» Ledina Celo: Ndihem me fat me burrin tim
» CIKËL POETIK NGA ALBANA IDRIZI
» Një lajm i mirë për ty
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum