Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin Sun Oct 24, 2010 1:27 am | |
| Ata janë të etur për famë dhe Albana Osmani në këtë rast u jep dorën për t’i ngjitur në skenë. Do i duhet të prezantojë nga një katër vjeçar deri tek një 80 vjeçar, dhe secilit t’i drejtohet në mënyrën më të ngrohtë dhe me sportivitet. Sepse ata kanë një talent që duan ta shfaqin me zë të lartë. Për Albana Osmanin, kjo është pak a shumë një eksperiencë e provuar në “Ti vlen” para dy vitesh në “Top Channel”. Por këtë herë ajo nuk prezanton e vetme. Ka për partner 30 vjeçarin Benet Kaçi, prezantuesin e njohur të programeve muzikore në televizionet e Kosovës. Ajo tregon se si ndihet në fillim të aventurës “Albanian’s got talent”, që do të transmetohet për dhjetë javë në “Top Channel” Albana, rikthehesh pas dy vitesh me një format me talente të pazbuluar. Si ndihesh? Po, para dy vitesh unë kam prezantuar “Ti vlen”, një “talent show” brenda këtij formati. Ndërsa “Albanians got talent” konsiston në të njëjtën format që transmetohet në 33 vende të botës, me protagonistë nga të gjitha moshat; fëmijë, të rritur e deri në protagonistë të brezit të tretë. Është një mundësi për ata që duan të bëjnë realitet ëndrrën e tyre, dhe ndihem e lumtur që ndaj këtë emocion me ta. Është eksperiencë e veçantë për mua, që të shoh nga afër se si ata realizojnë ëndrrën e tyre të jetës për të dalë në skenë. Kësaj here s’je vetëm pasi ke partner prezantuesin nga Kosova, Benet Kaçi. Njiheshit më parë? Jo, nuk njiheshim më parë, edhe pse kemi përfunduar studimet e larta në të njëjtin vit në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ai për kanto dhe unë pikturë. Beneti u zgjodh nga një një audicion që u bë në “Top Channel”, dhe ku vendos për ne të dy. Kjo është hera e parë që një prezantues nga Tirana kombinohet me një prezantues nga Kosova, me qëllimin për të tërhequr publikun e gjerë kosovar që na ndjek nga ekrani. Si je ndier në skenë me Benetin, kishit kohë që përgatiteshit dhe a është partneri i duhur për ty? Nuk kishim shumë kohë që përgatiteshim, por u mësuam shpejt. Them se ndihem shumë mirë. Edhe pse kur del në skenë me një partner të ri, nuk është se ndodh “feeling” skenik që në fillim them se Beneti është komod për faktin se ka një eksperiencë prej dhjetë vitesh si prezantues. Ai ka prezantuar disa programe televizive kryesisht muzikore në televizonet e Prishtinës, ndaj nuk është problem. Ju pamë mbrëmë në skenë, po cili do të jetë stili i veshjes suaj në javët në vazhdim? Programi është ndarë në gjashtë puntata që janë netët e audicionit, tre netë gjysmëfinale, dhe nata finale në dhjetor. Veshja do të jetë në stilin sport në netët e para, por në gjysmëfinale dhe finale, ku ideja e spektaklit konkretizohet, veshjet tona do të jenë disi më klasike. Çfarë përjetimesh je duke provuar në këtë “show”, ku protagonistët shfaqen ashtu siç janë? Po e përjetoj jashtë mase, dhe kënaqem kur shoh që njerëzit ndihen me vlera dhe të vlerësuar. Më pëlqen që jam pjesë e këtij projekti, ku protagonistët janë vërtet shumë të natyrshëm. Tani që spektakli ka filluar, janë mbyllur dyert për ata që duan të bëhen pjesë e tij? Jo, ka akoma kohë për t’u bërë pjesë e këtij spektakli dhe mirëpresim talentet. Nëse duan të bëhen pjesë të vizitojnë website-in e “Top channel” ku aplikohet online. I ftoj ta provojnë!
|
|