www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Robi i Dunjasë  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Robi i Dunjasë  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Robi i Dunjasë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Robi i Dunjasë  Empty
MesazhTitulli: Robi i Dunjasë    Robi i Dunjasë  EmptyTue Oct 26, 2010 5:27 am



Robi i Dunjasë

Ndaj Zotit që të krijoi ke ngritur kokë?!

Kundërshtar i hapët i Zotit! Luftues i besimit të drejtë. Ithtar i injorancës! Banues i tokës së ulët. Me errësirë i përshkuar. Qenie e vetëdijshme, por e pabindur.
E ngutshme, po edhe injorante. Ndaj Zotit të vet kokë ka ngritur! Edhe mosmirënjohës. Bëhet i butë atëherë kur egoja i ushqehet. Padrejtësisë shpejt i përshtatet.
Të dobëtin e shkelë. Të braktisurit strehën ia rrënon. Nderin, çnderon. Diturinë, injoron. Pastërtinë ta bëjë të ndytë përpiqet! Për të, idiotësi është i drejtë ndaj tjetrit të bëhet!
I neveritshëm kur uni i ngacmohet. Mrrolet, e lëkura e fytyrës i ndërrohet, sikur nata kur ditën prin. Skuqet, gjaku i nxehet, me kryelartësinë e tij, bën sikur kodrat do çajë!

Një pikë e ngjizur. E humbur. E panjohur. Lindi, prej errësirës palë-palë doli, por zemrën e tij me errësirën e lakmisë ndaj kësaj jete e mbuloi! Sa e vogël që është toka, po sa e madhe i duket! Njeri, me arrogancë e injorancë i mbështjellë! Me frikë e tmerr.
Edhe toka, shkëmbinjtë e kodrat dridhen, e këtij njeriu sytë nga ftohja i janë ngrirë, e dëgjimi, nga zhurma e epshit, i janë mbyllë! Pa lëkurë e pa ujë në fytyrë! Zemër e bërë copë-copë. I pushtuar e i zënë rob! Adhurues i idhujve i bërë. Nënshtrues i djallit të mallkuar, premtues i dhembjes dhe të keqes! Rob i lakmisë. Rob i epshit. Rob i stolive të kësaj jete.

Qenie e ulët. Plot mendjemadhësi. Plot fodullëk. Plot koprraci. E përplot injorancë! Di të lutet kur prej dalldisjes e euforisë së epshit, zemra i ngushtohet. Kur gjaku i trashet! Kur këmbët i shtangen. E duart i dridhen. E për muri mbështetet!
Sa i lehtë e i rrëmbyeshëm bëhet kur në ahengje e argëtim e lojë thirret, e sa i rëndë bëhet kur në rrugën e Paqes ftohet! Kur ndaj të varfërve, skamnorëve, bonjakëve, në ndihmë e përkrahje thirret, akuzon e kundërshton! Kur idhujt e thërrasin, epshi e ahengu, përshpejton e nuk kursen.

I rënduar, i mërrolur, hezitues e ankues, kur në rrugën e Drejtësisë, Bujarisë e Mirësisë thirret! Kur shkatërrimtarët, si ndreqës merren, e çrregulluesit, rregullues. Luftues të mirësisë e drejtësisë. Mishngrënës e rob djajsh. Gjakatarë e tradhtarë. Sa ditë të Tmerrshme i pret këta! Kur me djers të njelmëta, etjen do përpiqen të shuajnë. Kur me zinxhirë zvarrë do tërhiqen!

Kjo qenie njerëzore, e nderuar, që veten e ç’nderoi! Sa poshtë veten e ka ulur. Këta veten të pavdekshëm e mendojnë. Të pabindur, se, një ditë në një tokë të sheshtë para Sundimtarit të Vërtetë do tubohen! Poshtërim përjetësisht për shkatërrimtarë!
Toka, vendbanim i përkohshëm. E bëjnë e vazhdojnë të thurin plane, sikur përjetësisht aty do mbesin. Nuk ndiejnë se si tokës çasti i çarjes dhe i shpërthimit i është afruar! Vdekja, kur njeriu gjithçka pas vetes braktisë! O sa këshillues i mirë është ndarja nga kjo jetë; e sa të pavetëdijshëm ndaj vdekjes, kjo qenie e çndershme është! Mendje e dehur. Zemër e nxirë.

Zemër e vdekur. Trup i papastër! Do vijë dita, dita e Korrjes! Dita, çasti, kur zemrat prej ndëshkimit copë-copë do bëhen; e do bashkohen, e prapë do copëtohen; kur pabesia ndaj Zotit, e mendjemadhësia kundër Tij, do korr as jetë e as vdekje; gjallëri e dhembjes së pasosur e vazhdimisht të shtuar.

Ndaj Zotit që të krijoi ke ngritur kokë?!
Atëherë, po presim për Takimin tonë!

Shkruar nga Avni Tafili
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Robi i Dunjasë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum