www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Martin Camaj nderohet me “Nderi i Kombit” pas vdekjes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Martin Camaj nderohet me “Nderi i Kombit” pas vdekjes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Martin Camaj nderohet me “Nderi i Kombit” pas vdekjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Martin Camaj nderohet me “Nderi i Kombit” pas vdekjes Empty
MesazhTitulli: Martin Camaj nderohet me “Nderi i Kombit” pas vdekjes   Martin Camaj nderohet me “Nderi i Kombit” pas vdekjes EmptyWed Oct 27, 2010 2:28 am

Martin Camaj nderohet me “Nderi i Kombit” pas vdekjes 26-camaj4

Tiranë 26 tetor - Erika Camaj do të kishte dashur të shihte fytyrën e tij , tashmë kur në Shqipëri emri i tij po merrte meritat e duhur. Por Martini prej vitesh i shfaqet asaj veç me formën e kujtimeve dhe detajeve që kanë mbetur në qindra letra të shkruara që ajo i ruan me fanatizëm. Por, më në fund gjermanja Erikë me të cilën Martin Camaj u dashurua vite më parë, ndjehet e lumtur. Tashmë ajo do të kthehet në Gjermani jo vetëm me veprat e tij të plota në shqip, përurimi i të cilave u bë vetëm pak ditë më parë, por dhe me çmimin “Nderi i Kombit” të cilin presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi Martin Camajn pas vdekjes. Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvilluia të martën në ambientet e presidencës në Tiranë dhe merrnin pjesë bashkëshortja e të ndjerit, Erika Camaj, kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, zëvendësministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Nora Malaj, shkrimtarë, albanologë, përkthyes, studiues, personalitete të ndryshme të fushës së gjuhësisë e letërsisë.
”Jam thellësisht i prekur, që në cilësinë e presidentit të Republikës, më takon mua personalisht të zyrtarizoj kthimin përfundimtar në mes të mëdhenjve, ashtu siç i ka hije, poetit, prozatorit, albanologut, mjeshtrit të madh të gjuhës dhe fjalës shqipe, Martin Camajt”, e nisi fjalën e tij drejtuar të pranishmëve presidenti Topi, duke perifrazuar këtu një shprehje të vetë Camajt ku thotë se “ndonëse të ndamë për gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë”.
“Poeti i ri Martin Camaj u arratis nga Shqipëria për t’iu larguar fatit të parashkruar e me siguri nuk ka menduar që kjo do të ishte një ikje fatale, përfundimtare dhe më vonë, duke rendur sa në Kosovë, në Romë, tek arbëreshët e Italisë apo në Mynih, ai ka kuptuar se mund të shkonte kudo, i ndaluar ishte vetëm në vendin e vet dhe vendi i tij ishte i ndaluar për të. Por, kudo që ai shkoi u shndërrua në shkollë letrare! Ai ndikoi ndjeshëm mbi letersinë moderne të Kosovës! Ai ndikoi gjithashtu në thellimin e vetëdijes kombëtare tek arbëreshët e Italisë! Me aktivitetin e tij shkencor, Camaj i dha shumë prestigj në botë albanologjisë, sidomos me themelimin e Katedrës së gjuhës shqipe në Mynih të Gjermanisë, vend ku zë fill tradita e albanologjisë dhe e hulumtimit të botës shqiptare”, tha presidenti Topi, duke e quajtur pamundësinë e kthimit të tij në Shqipëri si tragjike por edhe fatlume për letrat shqipe. “Camaj ishte udhëtar në jetë, në kohë, në letërsi, në dije. Udha e tij është rrugëtimi i një shqiptari që kthehet në vendlindje, një nga kthimet mbi të cilin vetë letërsia themelohet. E tashmja dhe e ardhmja e Martin Camajt janë në këtë rrugëtim, në vektorin nga ikja tek kthimi.Rikthimi i Martin Camajt në sistemin letrar nuk është thjesht rikthimi i shkrimtarit dhe shqiptarit, por edhe rikthimi i shijes së leximit për lexuesin shqiptar, për letërsinë e pastër dhe të paangazhuar, pikërisht ajo që na kishte mungua”, tha presidenti. Më pas një fjalimi të ndjerë kreu i shtetit i dorëzoi
bashkëshortes së Martin Camajt, Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Personalitetit të mirënjohur, që dha një kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës dhe të kulturës kombëtare, si dhe në njohjen e shkencave albanologjike në botë; shkrimtarit të shquar që krijoi nga veprat më të mira të letërsisë moderne shqipe”. “Sot e nderuat burrin tim me dekorimin më të lartë që mund t’i japë vendlindja e tij. Dhe me këtë, po e nderoni në vend të shumë bashkatdhetarëve të tij që kishin ide të njëjta, të ngjashme, si Martin Camaj. Shumë syresh nuk janë më mes nesh. Unë i kujtoj plot respekt këta njerëz të mrekullueshëm e guximtarë. Gëzohem dhe ju faleminderit, zoti President, që po marr këtë dekorim! Jam krenare që e kam emrin Camaj dhe jam munduar gjithmonë ta nderoj, gjë që do ta bëj edhe më tej”, tha Erika Camaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Martin Camaj nderohet me “Nderi i Kombit” pas vdekjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Presidenti Sejdiu nderohet nga “Rotary Club”
» Erdogan shpallet “Qytetar nderi” i Prizrenit
» R.I.P Enver Zymberi Heroi I Kombit Shqiptar
» Duhet kohë për t’i realizuar idealet e mëdha të kombit
» MËKATET E VDEKJES (II)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum