www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:10 am

KUSHTRIM LIRIE NË MALËSINË E GOLAKUT

1. Në maje të Velegllavës

Zgjohu , o Mulla Idrisi –

Mblidhi trimat e këtij fisi !

Pushkën krahut, n’ kali t’ bardhë –

N’ Velegllavë , n’ tubim me ardhë !

Zgjohu, o Sylë Zarbinca –

Se kanë vdekur çetnikë , komita!...

Mblidhi trimat vullnetarë ,

Për t’i mbrojt kufijtë shqiptarë !

Zgjohu , o Lam Breznica –

Ngjitu lartë kah Shipashnica ,

Bëri zë dhe Gjon Sereqit ,

Se kanë vdekur argatët e dreqit !...

Zgjohu , o Muharrem Fejza –

Mblidhi trimat breza – breza ,

Se ka vdekur ai Gazda Mila ,

Shumë besëprerë e shumë katila!...

Zgjohu, o Lotë Vaku –

Merri vëllezërit e dil te Laku !

Dil me vëllezër n’ Kikë te rrafshi ,

Ka vdekë Bozhidar Kangarashi !

Se ka vdekur Koicë Vojvoda ,

Bashkë me ta edhe Radivoja !...

Merrni frymë lirshëm mbas tashti –

Ka vdekur Millorad Kangarashi !

Kangarashi e Papoviqi ,

Dragolubi e Vujoviqi ,

Savë Bleçiqi e Dushan Gajtani ,

Bashkë me ta, ka vdekur Millani!...

Zgjohu, o Mulla Rizah Shurdhani ,

Përgjithmonë ka vdekur Stojani !

S’ ka Dragana, as Veliçka ,

Zotin, shqip e lutë Poliçka !...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:11 am

Zgjohu , o Hilmi Kallaba –

Shkruaj shqip, si të mësoi baba !

Luftove fundamentalist e barabë –

S’ deshe për shqipen , alfabet arabë !

Zgjohu , o Metush Krasniqi –

Ka vdekur Drazha e Rankoviqi !

Zgjohu , o Metush Dajkoci –

Ka vdekur Stojan Domaroci !...

Zgjohu , o Sinan Haliti –

Velegllava , lirinë e priti !

Shkolla e re n’ mjedis t’ Malësisë –

Çerdhe drite e diturisë !

Zgjohu , o Ramë Myrta –

Se për ne , ka zbardhur drita !

Zgjohu , o Hysen Neziri –

Velegllava , ju pret ma s’ miri !

Zgjohu, o Asllan Dushica –

T’ thërret Maroca e Huruglica !...

T’ thërrasin vëllezërit te Ostrogllava ,

Të thërret n’ dasmë Velegllava !

Zgjohu, oj Rabë Pishtari –

Moj trimëreshë , nuse shqiptari ,

Merr Ajeten , atë kunatë –

Thuaja këngës si e ke zanat !

Zgjohu , oj Hanife Rushiti –

Gjaku yt , këtë tokë e shndriti !

Eja , këtu , moj nënë malësore –

T’ hedhim valle dorë për dore !

Zgjohu , o Asllan Fetahu –

Se n’ këtë tokë flet shqip Allahu ,

Shqip flet qarri , bungu , ahu ,

Të lumtë dora , të lumtë krahu !

Zgjohu , o Mursel Hajdini –

Shqipja krahët kudo i shtrini !

Zgjohu , o Sejdi Sahiti –

Se kjo tokë , lirinë e priti !


Zgjohu , o Daut Mahmuti –

Se s’ na trembë topi , as baruti !

Pushkë e top e kemi lapsin –

Armiqtë tanë do të pëlcasin !

Zgjohu pra, o Kadri Zeka –

Se armiqve ju erdhi vdekja !

Se n’ Kosovë po lulëzon jeta ,

T’ gjithë shqiptarët n’ troje t’ veta !

Thirri këtu, vëllezërit Gërvalla –

Ju thërret n’ dasmë Velegllava !

T’ hedhim valle krah për krahu –

S’ do të shkelë këtu ma, opingë shkau !

Zgjohu pra, o Rexhep Mala –

Krejt Shqipëria po t’ banë t’ fala !

T’ fala shumë Nuhi Berishës ,

Se kanë ngordhë “thundrat e bishës”!...

Zgjohu, o Rizah Dauti –

Vdiq tradhtari , vdiq hajduti !...

Zgjohu , o Ajet Isaku –

Dasmë lirie ka Gollaku !

Zgjohu, o Afrim Gagica –

Të pret Kika e Huruglica ,

Desivojca dhe hogoshi ,

Përgjithmonë ka vdekur Milloshi !...

Janë bashkua të gjithë shqiptarët –

Nuk sundojnë ma këtu barbarët !

Këlyshët e ujqve prej Karpatit –

I thyen dhëmbët n’ luftë t’ taksiratit !

Mbi qëndresat heroike –

Lindi Kosova demokratike ,

N’ aleancë me forcat mike ,

E ka forcën titanike !

T’ gjithë shqiptarët janë lidhë ngushtë ,

Janë bashkua si gishtat n’ grusht !

Si një grusht i fortë çeliku –

S’ ka çka i banë kurrfarë armiku !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:14 am

. Te Kulla e Tugjecit

Moj Malësi , moj legjendare ,

Kurrë s’ ke pasë dasmë ma t’ madhe !

Kurrë s’ke pasë kaq bukuri ,

Kaq mikpritje e bujari !

Kurrë si sot nuk ke pasë burra ,

Vijnë makinat turra – turra !

Kurrë s’ ke pasë ma shumë gëzime ,

Përshëndetje e përqafime !

Dasmë e madhe e lirisë ,

Kuqezi n’ maje t’ Malësisë !

Nga të gjithë trevat shqiptare –

Vëllezër , motra , vijnë krenare !

Vijnë të gëzueshëm prej Prishtine –

Me shfry mallin në vendlindje .

Vijnë nga Shkupi e Gjilani –

Në Tugjec – atje te Hani !...

Vijnë nga Kruja e nga Tirana –

N’ këtë Malësi , ku i lindi nana !

Vijnë nga Brusa e Stambolli –

I thërret vendlindja , i thërret trualli !...

Është mbushë Kulla plot kujtime ,

Është mbushë kodra plot shkëlqime ,

Është mbushë shkolla plot gëzime ,

Është mbushë mali plot gjelbërime ...

Sa krenar valon flamuri ,

Është gëzua dheu, është gëzua guri !...

Fortë janë gëzua dhe shpendët e malit ,

Gëzueshëm rrahë dhe zemra e djalit !

Atje n’ rrafsh, te Xha Demiri –

N’ hije t’ ahave , ku është ma së miri ,

Na pret flladi dhe puhia ,

Kënga, gazi dhe mahia ...




Na pret bari e na pret fieri ,

Na pret uji si xhevahiri ,

Na pret fyelli e kavalli ,

Shuhet etja, shuhet malli ...

Na pret kënga e Malësisë ,

Bashkë me tingujt e çiftelisë .

Na pret vallja jonë burrërore ,

Bashkë me lodra n’ kodrinore .

Na pret djepi i trimërisë ,

Presin odat e burrërisë ,

Presin sofrat e bujarisë ,

Jehojnë këngët e lirisë .

Thërrasin mrizet , thërrasin vorret –

Mos t’ i lamë t’ zbrazëta oborret !

Thërrasin malet dhe zabelet –

Mos t’ i lamë t’ shkreta themelet !

Nga mallëngjimi e gëzimi –

Si vullkan shpërthen kushtrimi !

Jehonë malesh , del nga zgjimi –

Në Gollak, ju thërret rikthimi !...

II. Shefqet Bylykbashi - Kapetani

Zgjohu, o Shefqet Kapetani –

Mblidh ushtarët e dil te Hani !

Eja , o Shefqet Bylykbashi –

Ka vdekur Bozhidar Kangarashi !

Zgjohu, o Shyt Mareci –

Dasmë lirie , ka Tugjeci !

Shyt Mareci – Bislim Zeqiri ,

Po t’ pret oda te Xha Demiri !

T’ thërret Meshina, t’ thërret Zejçeci ,

Sfirca, Gëmica e Gjyrisheci...

Zgjohu pra, o Mehmet Krileva –

T’ thërrasin burrat në këto treva !...

Zgjohu, o Ajet Kosovica –

Se kanë vdekur xhelatë , “ubica”!

Bani zë dhe vëlla – Veselit ,

Kanë vdekur këlyshët e kriminelit !

Zgjohu, o Hajdar Bajrami –

Merri shokët e dil te Hani !

Këtu i ke vëllezër e motra –

Se ka vdekur Lubo Shotra !

Zgjohu, o Fejzë Ibrahimi –

Në Tugjec , po t’ pret tubimi !

Nipa e mbesa t’ Azem Galicës –

Ka vdekur Draga i Kostadincës !...

Zgjohu , o Bejtë Ali Pireva –

Merr frymë lirshëm mbi këto treva !

T’ thërrasin burrat e Gollakut –

Vdiq Jovani e Rada i Trajkut !...

Zgjohu, o Zmber Bekë Doda –

Se ka vdekur, ai Vojë Vojvoda !

Ka vdekur Voja e Radosh Kuliqi ,

Bashkë me ta, Radomir Joviqi !...

Zgjohu , o Shahin Liman Zajçeci –

T’ thërrasin malet , t’ thërret Tugjeci !

Ka vdekur Luba Popoviqi ,

Nuk festohet ma Bozhiqi !...

Zgjohu, oj Qamile Saliqi –

Kanë vdekur OZNA e Popoviqi ,

Viçi , Biçi e Kallabiçi ,

“Pobratimi “ e “Kumoviçi!”...

Zgjohu, o Behlul Klaiqi –

Se ka vdekur ai Rankoviqi !

Ka vdekur Vllada Shilegoviçi ,

Vdiq Dragani , ka vdekur “biçi”!...

Zgjohu , o Ali Buzaku –

T’ thërret vendlindja, t’ thërret Gollaku !

Se ka vdekur ai “Babë”- Stalini ,

Titovjanët dhe Lenini !...

Zgjohu, o Nuhi Berisha –

Se s’ na ndjekin ma këto bisha !

Thirre këtu dhe Rexhep Malën –

Bashkë me Ju, ta hedhim vallen !...

Zgjohu , o Latif Matoshi –

T’ thërret Drenica e Taraboshi !...

Hapi krojet e urtësisë –

Le t’ pinë ujë bijtë e Shqipërisë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:14 am

Qamile Saliqi

Zgjohu , oj Qamile Saliqi –

Kanë OZNA e Popoviqi !

Viçi , Biçi e Kallabiçi ,

“Pabratimi” e “Kumoviçi!”...

Fara e keqe – farë tradhtare ,

Përgjithmonë kanë dalë fare !

N’ historinë e gjithë Shqipërisë –

Kanë mbet plehu i historisë !...

Zgjohu njëherë , motra Qamile –

Na pjekë flija hiq pa hile !

Na i pjekë mirë petullat e flisë –

T’i hanë trimat e lirisë !

IV. Behlul Klaiqi

Zgjohu, o Behlul Klaiqi –

Se ka vdekur Rankoviqi !

Ka vdekur Vllada Shilegoviqi ,

Vdiq Dragani e ka vdekë “biçi”!

Zbrit nga maja e qershisë –

Shihi trimat e Shqipërisë !

UÇK-ja na e hoqi litarin –

Liri solli për shqiptarin !

Në Kosovë dhe n’ mbarë Gollakun ,

Përgjithmonë na e hoqi dajakun !

Na e hoqi “kërrstin” e “petokrakun” ,

Për vëllazëri na e mori hakun !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:14 am

V. Ali Buzaku

Zgjohu , o Ali Buzaku –

Se n’ liri feston Gollaku !

Se ka vdekur ai “Babë”- Stalini ,

Titovjanët dhe Lenini !...

Nuk je ma “irredentist” ,

“Saboter”, “separatist” ,

“Nacionalist” , as “terrorist” ,

As “titist” , as “enverist”!...

Nuk je ma “Buzakoviq “ –

Je i gjallë me vëllezër, miq !...

Je ndër lulet e pranverës ,

Je n’ themel te pragu i derës .

Çohu Ali, eja t’ rrimë pak ,

Merre fyellin e dil n’ Novak !...

Për këtë tokë, Ti , derdhe gjakun –

Vëllezërit Tu, ta morën hakun !

Lëshoja zërin , o vëlla, fyellit –

Le t’ jehojë lugjeve , pyllit ,

Le t’ jehojë n’ kreshta t’ Malësisë ,

T’ ia trishtojë cubat Serbisë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:15 am

Nuhi Berisha

Zgjohu , o Nuhi Berisha –

Se s’ na ndjekin ma këto bisha !

Thirre këtu edhe Rexhep Malën ,

Bashkë me Ju, t’ a hedhim vallen !

T’ hedhim vallen e lirisë ,

T’ këndojmë këngët e lavdisë ,

T’ këndojmë himnin tonë krenar ,

Për bashkimin tonë kombëtar !

T’ këndojmë këngën e legjendarit –

Komandant Adem Jasharit

Dhe t’ gjithë trimave të këtij dheu ,

Që luftuan si Skënderbeu !

VII. Latif Matoshi

Zgjohu , o Latif Matoshi –

T’ thërret Drenica e Taraboshi !

Bëri zë Xhemajl Obrisë –

Mblidhi burrat e Malësisë !...


Mblidhi krerët e gjithë parësimin –

T’ lëmë hakmarrjen – t’ bëjmë pajtimin !

Mos harroni Ramadan Shabanin ,

Ta nderoni mbarë vatanin !

Mbyllni plagët shekullore ,

Mbillini lule – mbyllni vorre !

Hapni krojet e urtësisë –

Le t’ pinë ujë bijtë e Shqipërisë !

T’ mos ketë kurrë grindje , përplasje ,

As hakmarrje , as vëllavrasje !

Të rrojmë bashkë me forcë çeliku ,

T’ mos na ndajë ma kurrë armiku !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:15 am

Në Lug të Lisockës

Janë mbledhë burrat n’ Lug t’ Lisockës ,

Nga gjithë trevat e Kosovës .

Kujtojnë vatrat dhe të parët ,

Kujtojnë trimat , legjendarët !...

Lisockë , Zhujë edhe Shahiq ,

Gjyrishec , Magurë, Dazhnicë ...

Vijnë këtu me t’ vetmen bindje –

Për të bërë nderim n’ vendlindje !

Në këto male të Lisockës –

Nuk ka ma vojvodë t’ Marocës ,

Nuk janë gjallë ma Papoviqët ,

Këta xhelatë – kjo lozë e fëlliqët !

Nuk është gjallë Vovodë Kojica ,

S’ ka çetnikë ma , as “ubica”!...

Nuk është gjallë ma Radivoja ,

Shqip këndojmë e shqip flet goja !...

Rrezon Kika – qeshet Zllashi ,

Ka vdekur Bozhidar Kangarashi !

Kangarashi e Milloradi ,

Vdiq Milloshi e Beogradi !...

Motra e vëllezër vijnë nga Shkupi –

Nuk është gjallë ma Dragolubi ,

Vujoviqi , as Millani ,

N’ duar t’ shqiptarëve është Gjilani .

Është Gjilani, është Kosova ,

Është Presheva e Kumanova ,

Gostivari e Tetova ,

Shkupi , Ohri e Kërçova...

Është Tivari e Ulqini ,

Plavë, Gucia e Dukagjini ,

Lezha , Kruja edhe Peza ,

Manastiri , Arta , Preveza ...

Lam Shahiqi , biri i trimërisë ,

Dil në Kikë, n’ maje t’ qershisë ,

Thirri trimat e Malësisë ,

N’ dasmë të madhe të lirisë !

II. Thirrje trimave

Zgjohu , o Ramë Haliti –

Shih Gollakun se çka priti !

Nuk është gjallë ma Allaj Begu ,

Demir Çaushi , as Bejlegu !...

Zgjohu , o Mulla Idrisi –

T’ thërrasin malet lis pas lisi !...

T’ thërrasin tabet , t’ thërret Gollaku ,

N’ Gjyrishec , të pret konaku !...

Zgjohu , o Liman Shahiqi –

Se ka vdekur ai Papoviqi !

Kanë vdekur Vuk e Lek Boroci ,

Dushan Gajtani e Kojicë Maroci !...

Zgjohu , o Hysen Zhuja –

Kaloi lufta, kaloi rrëmuja !...

Ka vdekur Zallko Menkoviqi ,

Dragolubi e Vujoviqi !...

Zgjohu , o Salih Sadiku –

Nuk sundon ma këtu armiku !

Se ka vdekur Aleks Kërstiqi ,

Dhe Dushani , këtë tokë që e fëlliqi !...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:15 am

Zgjohu, o Zeqir Maroci –

Ka vdekur Stojan Domaroci !

Ka vdekur Bllaga , ka vdekur Draga ,

Ka vdekur Zaka , vdekur Taka !...

Zgjohu, oj Nëna Zarife –

N’ gjuhën shqipe shruaj “Elife”!

Ka vdekur Gjorgja i Mark Bratillocit ,

Dhe Veliçku i Domarocit !...

Zgjohu , o Latifi i Muslisë –

Qitja shalën atij Dorisë !

Bëri zë dhe vëlla – Rifatit ,

Le t’ ia qesin shalën atit !

Jepja vrapin para bajrakut –

Priti krushqit e Gollakut !

Priti krushqit e Dardanisë ,

Se po vijnë n’ brigje t’ Malësisë !

Priti krushqit e Lirisë ,

Nga gjithë trojet e Shqipërisë !

Merr maramën e nusërisë –

Me gjak trimash është qëndisë !

Zgjohu , o Ali Huruglica –

Shkruaj poema, shkruaj skica !...

Thuri vargjet e lavdisë –

T’ i këndojnë bijtë e Shqipërisë !

Zgjohu, o Hajdin Hasani –

T’ presin nxënësit atje te Hani !...

Na e mëso matematikën ,

Na jep dije , na e shto rritën !...

Zgjohu , o Muharrem Shahiqi –

Ngrite zërin prej artisti !

Dil në skenë , si na e ka hatri –

T’ pret humori , t’ pret teatri !...

Zgjohu , o Rafet Isufi –

Se n’ Kosovë, na erdhi triumfi !

Me Ushtrinë tonë Çlirimtare –

Dritë lirie n’ tokat shqiptare !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI EmptyThu Oct 28, 2010 12:16 am

Zgjohu, o Liman Shahiqi –

Se ka vdekur Vuk Angjeliqi !

Dhe çetnikët nga Sijarina –

Kurrë n’ këtë tokë s’ do t’ bëjnë marrëzira !

N’ log t’ burrërisë, thirre Hazirin ,

Ramazanin dhe Zahirin ,

Që në mbrojtje të trojeve t’ veta –

Ranë nën thika e bajoneta !

Thirre Azemin dhe Hasanin ,

Që kanë mbrojt me gjak vatanin !

Thirri Lushit e Brahim Zhujës ,

Që i bënë ballë luftës dhe rrëmujës !

Zgjohu Liman, o trimi i nënës –

S’ ka çetnikë të Starabajës ,

As në male , as n’ zabele –

S’ vjedhin ma as lopë, as dele !

As n’ Karoll , për rreth kufirit ,

As te “Shpijat e Beqirit”,

As te “Vorri i Ketanit”,

Nuk vdes kurrë zëri i Limanit !

Zgjohu Liman – zogu i shqiptarit ,

Dil njëherë te Mali i Zharit –

Thuaja këngës n’ grykë t’ martinës ,

Le t’ jehojë Lugu i Sijarinës !

Zgjohu njëherë, o bacë Avdyli ,

Me atë martinë si gojë bylbyli ,

Me i dalë n’ mbrojtje gjithë kufirit ,

Me u marrë hak Ramës e Zahirit !

Brahim Zhuja, po thërret te Kulla –

Ejani t’ pimë duhan me llulla ,

Se kanë vdekur pandurët n’ patrulla ,

S’ ka asqerë , çetnikë , kaurra!...

Zgjohu Liman – trimi i Gollakut ,

Hip n’ Karoll , n’ maje t’ oxhakut ,

Ndez barutin e çoi n’ hava –

Kështu merr hak vëllai për vëlla !

Zgjohu njëherë , Gjyli, moj motër ,

Uli trimat në një sofër ,

Se kemi trima beng e beng –

S’ mundet shkau me na marrë peng !

Zgjohu Liman , e thirri djalit ,

Dilni bashkë te Bishti i Malit !

Zgjohu Liman – biri i kreshnikut ,

S’ të shpon kurrë plumbi i çetnikut !

Man Shahiqi , po i thërret Azemit –

T’ i mbrojmë kullat e këtij vendit ,

Nga çetnikët e Marocit

Dhe xhelatët e Leskocit !...

Zgjohu njëherë , Izeti i Hoxhës –

Lëshoja sytë Sfircës , Kosovës !...

Në Zajçec , shko te Rakitat ,

Se kanë vdekur çetnikët, komitat !...

Zgjohu Liman, o trim i nënës –

Ka vdekur Gjura i Starabajës ,

Ka vdekur Trajku i Moçarës ,

Boshkoviqi dhe këlyshët e Rajës !...

Zgjohu Ali, t’ shkojmë n’ odë t’ Limanit ,

Për iftar të Ramazanit ,

Bëri zë edhe bacë Januzit ,

Se kanë vdekur t’ bijtë e domuzit !

Nel Shahiqit , çoja selamin –

Ndreqe odën e ndize zjarrin ,

T’ vijmë , t’ a falim “Taravinë” ,

T’ bëjmë dua na, për LIRINË !

Zgjohu Ajet, provo martinën –

Dridh Marocën dhe Sijarinën !

Tregoj Gjurës edhe Trajkut –

Qysh janë trimat e Gollakut !

Zgjohu Çerkin , jepja vervele –

Nisja këngës nëpër zabele !

N’ grykë t’ martinës këndoi meselet –

S’ mundet Dença , me na i marrë delet !...

Zgjohu Liman – trimi i Malësisë ,

Që i del Zot, gjithmonë trimërisë ,

Thirre Maliqin e Boshnjakisë –

Ballë për ballë që i del Serbisë !

Zgjohu njëherë , o bacë Limani ,

Se ka vdekur çetnik Stefani !...

Dil te Kulla, dil te Hani ,

Lum për Ju, që u pat vatani !

Ju thërret kënga e çiftelia ,

Ju thërret oda e krenaria ,

Ju thërret faqja e historisë –

Nderi i kombit të shqiptarisë !

IV. Zeqir Maroca

Zgjohu , o Zeqir Maroca –

Në tubim, po t’ pret Lisocka !

Thirre Halitin e Gjyrishecit ,

Bejtë Pirevën prej Tugjecit ,

Ejani bashkë në këtë tubim –

Ta ndajmë së bashku këtë gëzim !

Eja pra, Zeqir Maroci ,

Ka vdekur Stojan Domaroci !

T’ gjithë armiqve ju thanë kocat ,

Papoviqëve nga Maroca !

Vdiq Kojica e Bozhidari ,

Radivoja e Milloradi ,

Dragolubi e Millani ,

Vujoviqi e Dragani !...

T’ thërrasin malet e Dazhnicës –

Ka vdekur Bllaga i Kostadincës !

Ka vdekur Bllaga , ka vdekur Draga ,

Ka vdekur Taka , ka vdekur Zaka !...

Ka vdekur moti Aleks Kërrstiqi ,

Përmbas tij, Dragan Kërrstiqi !

Ka vdekur Veliçku i Domarocit ,

Gjorgja i Markut prej Bratillocit !...



Ka vdekur Drazha dhe drazhistët ,

Ka vdekur Tito dhe titistët ,

Ka vdekur UDB-ja e Rankoviqi ,

Bashkë me ta, Millosheviqi !...

Kanë vdekur shumë argatë – tradhtarë ,

Pobratima edhe kumbarë ,

Shumë udbashë e dajallarë ,

Që n’ hyqymet ishin zagarë !

Bimë e dreqit , hyzmeqarë ,

Me pushkë krahut, si gjahtarë ,

N’ cep të syrit me plisa t’ bardhë ,

Nëpër male duke vra shqiptarë !...

Ju dhanë grada e i bënë të parë –

N’ histori mbetën tradhtarë !

T’ gjithë shërbëtorët e Serbisë –

Mbetën PLEHU I HISTORISË !

*****Demir KRASNIQI:”Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty
MesazhTitulli: Re: TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI   TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Këngë Historike Të Rilindjes Kombëtare
» Tekste kengesh nga Dafina Zeqiri
» Tekste kengesh nga Dafina Rexhepi
» Tekste kengesh nga TROJA
» Tekste kengesh nga Tuna
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Muzikë::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Tekste(lyrics)-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum