www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles Empty
MesazhTitulli: Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles   Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles EmptyThu Oct 28, 2010 2:34 am

Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles Blerimdestani
Aktori i njohur Blerim Destani përsëri është aktiv me projekte të reja. Përveç promovimit të biznesit të ri të xhinseve si biznes familjar siç thekson ai, momentalisht është në xhirime të një filmi të ri në Berlin. Dhe për pak ditë pritet të përfundojnë xhirimet e këtij projekti, ndërsa së shpejti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të parë ofertën e re, që ka arritur në adresë të tij. “Pas përfundimit të këtij projekti më duhet të shkoj në L.A. pasi agjentit tim i ka ardhur një ofertë shumë interesante , ndaj më duhet të takohem me regjisorin që më ka bërë ofertën. Shpresoj që do të merremi vesh dhe ndoshta pranoj të jem pjesë e një projekti me shumë interes pasi në film është edhe një yll i kinematografisë amerikane”, thekson Blerimi në një intervistë të realizuar për “Panorama plus”.
Blerim, me çfarë jeni duke u marrë kohëve të fundit?
Momentalisht jam në xhirime të filmit më të ri në Berlin me titull pune “Berlin Parizer Platz”. Sipas planit të xhirimeve deri më 20 tetor, ato pritet të përfundojnë.
Së bashku me fotografin Berisha keni krijuar fabrikën e tekstilit në Kosovë. Nga ju erdhi kjo ide?
Më duhet të them se keni informatë jo të saktë, fabrika e tekstilit është pjesë e bizneseve të familjes sime. Unë në kuadër të kësaj fabrike vetëm kam inicuar dhe më pas edhe promovuar brendin e ri të xhinseve “Red and black”, ndërsa fabrika vazhdon edhe me aktivitete të sajat konform planeve ekonomike të bordit menaxhues. Xhinset “Red and black” janë vetëm një linjë e prodhimeve te fabrikës, e cila ka bashkëpunime me linja të tjera të prodhimeve që nuk kanë nevojë për promovime, pasi janë shumë të njohura.
Ju ka ndihmuar edhe Fadili në përzgjedhjen e modeleve të cilat do të prezantojnë linjat e xhinseve?
Kuptohet. Të gjithë e dimë se para syrit të aparatit të fotografit tonë të mirënjohur Fadil Berisha kanë parakaluar modelet, bukuroshet dhe artistët më të njohur të arenës ndërkombëtare. Fadil Berisha falë punës dhe përkushtimit të tij një kohë të gjatë qëndron në majat e fotografisë artistike, kështu që përherë është kënaqësi kur bashkëpunon me të në këtë fushë. Përvoja e tij dhe kontaktet që ai ka janë një burim i pashtershëm.
Emina, Anxhela, Hasna, Albana Osmani e shumë bukuroshe shqiptare ishin pjesë e modeleve që prezantuan xhinset atë natë, cila ju ka lënë më shumë mbresa?
(Qesh) Të gjitha, secila ishte në vendin e vet dhe shkëlqyen në profesionet e veta. U jam shumë mirënjohës për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre. Është kënaqësi kur sheh sesi të gjitha ecin me hapa të sigurt drejt majave të profesionit.
Është vënë re mungesa e Marigona Dragushës, nuk e keni ftuar apo obligimet nuk e kanë lënë të udhëtojë drejt Kosovës?
Prezanimi i brendit të xhinseve “Red and black” është një projekt kompleks dhe prezantimi në Prishtinë ishte vetëm faza e parë. Tani do të pasojnë prezantimet në Tiranë, New York, Berlin dhe Paris.
Po ju që tashmë jeni bërë edhe imazh publicitar, pse nuk keni reklamuar atë natë xhinset?
(Qesh) Unë udhëhiqem nga një parim i imi që përherë të kem kujdes me sensin e masës, për vetë faktin se tanimë në koleksionin tim privat xhinset “Red and black” janë të vetmet xhinse, mendoj se mjafton.
Kemi parë që keni reklamuar parfumin “Gentivs”, për çfarë oferte bëhet fjalë?
E kam thënë disa herë, unë nuk jam indiferent ndaj gjërave të bukura dhe ideve produktive. Thjesht më pëlqeu ideja dhe pranova pas asnjë hezitim.
Po jeta juaj si aktor si zhvillohet, keni në plan realizimin e ndonjë filmi të ri, nëse po, çfarë më konkretisht?
E thashë edhe më lart që tani jam në fazën e përfundimit të xhirimeve të filmit më të ri “Berlin Parizer Platz”, fjala është për një projekt unikal në historinë e kinematografisë. Kuptohet edhe është projekt shumë i vështirë pasi bëhet fjalë për një film që xhirohet në një plan pa ndërprerje për 90 minuta, ku ngjarja zhvillohet në lokacione që pothuajse përfshijnë gjysmën e Berlinit si qytet. Pas përfundimit të këtij projekti më duhet të shkoj në L.A. pasi agjentit tim i ka ardhur një ofertë shumë interesante dhe më duhet të takohem me regjisorin që më ka bërë ofertën. Shpresoj që do të merremi vesh dhe ndoshta pranoj të jem pjesë e një projekti me shumë interes, pasi në film është edhe një yll i kinematografisë amerikane.
Të dalim pak tek jeta private, e cila gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes. Jo rastësisht shumë bukuroshe dëshirojnë të jenë krah jush, është i dashuruar Blerimi?
Po. Pa dashuri jeta nuk ka kuptim. E dashuroj jetën maksimalisht, me të gjitha bukuritë e saj.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Blerim Destani së shpejti në Hollivud
» Blerim Destani martohet këtë vit
» Reali, ofertë për Drogban?
» Battle Los Angeles 2011
» Barcelona, ofertë të re për Mascheranon
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum