www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Cheryl Cole: Viti im i mbrapshte Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Cheryl Cole: Viti im i mbrapshte Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Cheryl Cole: Viti im i mbrapshte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Cheryl Cole: Viti im i mbrapshte Empty
MesazhTitulli: Cheryl Cole: Viti im i mbrapshte   Cheryl Cole: Viti im i mbrapshte EmptyFri Oct 29, 2010 8:11 am

Është personalitet në botën e këngës dhe të spektaklit në Britaninë e Madhe dhe ish-bashkëshortja e futbollistit të kombëtares britanike, Cole, me të cilin këtë vit pati një divorc të bujshëm pas tradhtisë së tij. Për shumë kohë ka preferuar që të heshtë në lidhje me jetën e saj private, që këtë vit ka qenë e shënjuar nga shumë drama, mes të cilave edhe një sëmundje që për pak i mori jetën. Më në fund, kur gjërat kanë filluar të qetësohen dhe të kthehen në normalitet, këngëtarja bukuroshe ka vendosur që të rrëfejë.

Ajo rrëfen se si jeta e saj për një kohë të shkurtër ndryshoi nga ajo e një vajze krejt të zakonshme në atë të një ylli të vërtetë, pas suksesit shumë të madh që pati së bashku me vajzat e tjera të grupit “Girls Aloud” dhe pasi u caktua si një nga gjyqtaret e emisionit “The X factor”. Por pas kësaj fame dhe suksesi të madh që e bëri një fytyrë të njohur në të gjithë botën me këngë që u shndërruan menjëherë në hite ndërkombëtare, erdhën kohë të vështira, veçanërisht viti që po përfundon. Fillimisht divorci nga futbollisti Ashley Cole, një histori që për më tepër u ekspozua shumë nëpër tabloide, në masë të tillë sa u shndërrua në makth për të gjitha palët. Pabesia e të shoqit doli në të gjitha faqet e para të gazetave të vendit. E për shumë kohë Cole nuk preferoi që të fliste. Shtypi spekuloi fillimisht se ajo ishte shndërruar në anoreksike, apo kishte pasur një shpërthim nervor nga situata e krijuar, apo se ishte duke takuar meshkuj të tjerë për hakmarrje. Për hir të së vërtetës, në Britaninë e Madhe një vëmendje të tillë mediatike e kishin pasur më parë vetëm princesha Diana dhe gruaja e Devid Bekam, Viktoria. Por tani kësaj dysheje super të ndjekur iu shtua edhe Cole, e cila çdo ditë e shihte jetën e saj të shpalosur nëpër faqet e tabloidëve dhe nëpër sajtet e ndryshme të internetit. Dhe në këtë rast thuhen të thëna e të pathëna dhe dhimbja bëhet më e madhe kur dëgjohen këto të fundit. Pas muajve të vuajtjes Cole vendosi që të divorcohej nga bashkëshorti i pabesë, por edhe kur mori një vendim të tillë nuk u hap aspak me median dhe nuk kërkoi që të prononcohej dhe të mbante anë. Gjatë gjithë kohës është përpjekur që të shfaqej e qetë, madje e qeshur dhe mbi të gjitha të mos fliste duke i lënë mediat që të hamendësonin pa fund. Vetëm disa ditë më parë vendosi të flasë për një gazetë britanike, duke thënë, ndër të tjera, se pas kësaj nuk do të fliste më kurrë në publik për jetën e saj private. Kur e pyesin se në një shkallë nga 1 deri në 10 sa i vështirë dhe i mbrapshtë ishte ky vit për të, Cole përgjigjet: “11”. Në fakt divorci ishte vetëm një nga të këqijat e këtij viti. Pas tij do të vinte një tjetër shumë më i rëndësishëm dhe ndoshta fatal: malaria. Këtë sëmundje ajo e kontaktoi 3 muaj pasi kishte bërë disa pushime në Tanzani: “Ishte dita pas ditëlindjes sime kur më nisën për herë të parë simptomat e sëmundjes. Mendova se shkaku i lodhjes dhe temperaturës do të kishte qenë pija e fortë e një nate më parë gjatë festimeve të ditëlindjes. Kjo, sepse unë nuk pi kurrë me tepri e vazhdimisht dhe një pije jo e zakonshme mund të më shkaktojë probleme një ditë më pas. Por ditë pas dite e ndjeva se isha duke u përkeqësuar. Simptomat që kisha fillimisht dhe që po më shtoheshin ishin ethet, këputja trupore, tharja e grykës, buzët blu dhe mavijosja e majave të gishtave. Lëkurën e kisha vazhdimisht të qullët dhe nuk mund të merrja frymë siç duhej”. Cole u diagnostikua menjëherë me malarie pas kthimit në Londër. Në atë kohë gazetat thanë se këngëtarja ishte në shtratin e vdekjes dhe se mjekët ia kishin hequr shpresën. A ishte e vërtetë një gjë e tillë? “Po dhe nëse jeni të interesuar për detaje mund t’ju them se nuk më funksiononte fare mëlçia dhe nuk kisha oksigjen në gjak. Trupi më ishte zbrazur nga lëngjet dhe nëse brenda 24 orësh kjo situatë nuk do të ndryshonte, përfundimi do të ishte fatal. Unë u ndjeva shumë keq, sepse gjithçka më kishte ardhur krejt papritur dhe në njëfarë mënyre vendosa që të pres çdo lloj rezultati”. Po a kishte frikë se do të vdiste kaq e re? “Jo, sepse isha shumë e lodhur dhe e shkatërruar për të ndier frikë. Më besoni, ndershmërisht nuk ndieja asgjë. E vetmja gjë që ndieja ishte dëshira që gjithçka të merrte fund sa më shpejt”.

Në ato orë të tmerrshme kërkoi që të bënte testamentin dhe i thanë që një gjë të tillë mund ta bënte vetëm nëse nuk do të kishte një përmirësim të dukshëm brenda 24 orëve të ardhshme. Gjendja e saj kritike zgjati 36 orë dhe ajo qëndroi në spital për 10 ditë. Është shumë e çuditshme se një vit më parë ajo vetë bëri një fushatë për mbledhjen e financimeve për të ndihmuar blerjen e vaksinave të malaries për të sëmurët në Afrikë. Dhe ja tani duket se kjo sëmundje e ka bërë që të besojë më shumë te kjo iniciativë, të cilën premton që ta çojë më tej. Edhe sot Cole duket ende e brishtë dhe e pashëruar plotësisht. Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj, fytyrën e ka ende të zbehtë dhe lodhet shpejt.

Cole ndërkohë është duke u përgatitur që të publikojë albumin e saj të dytë dhe tema që përshkon të gjitha pjesët e albumit është dashuria. Më saktësisht është ndjesia që të jep fakti i të qenët i tradhtuar nga njeriu i zemrës, vuajtjet që të shkakton një e vërtetë e tillë e hidhur dhe drama që pason në një marrëdhënie nga një e vërtetë e tillë. Në këtë album flitet për historinë e saj të këtij viti dhe e vetmja gjë që e mundon është emri i ish-bashkëshortit. Ja cilat janë fjalët e njërës prej këngëve: “Unë qava kur dëgjova që më kishte tradhtuar, qava kur vendosa që të largohem, qava dhe ndjeva zemrën të më linte dhe e dija se nuk do të të shihja kurrë më në këtë jetë”.

Megjithatë nuk është Cole ajo që i shkruan tekstet e këngëve të saj. Kur e pyesin për historinë personale dhe për inatin e zemëratën që ndjeu kur mori vesh tradhtinë e të shoqit, ajo thotë: “Inat? Po, kam ndier për shumë kohë, por jo më. Tashmë e kam lënë pas vetes këtë ndjenjë”. Në fakt thashethemet për tradhtitë e bashkëshortit kanë nisur që dy vjet më parë në shtypin rozë britanik. Në atë kohë Cheryl deklaroi se shtypi ishte shumë dashakeqës ndaj tyre dhe se asgjë nuk ishte e vërtetë, por shpifje dhe sajesa. Po e kishte marrë vesh ajo atëherë se i shoqi në të vërtetë e kishte tradhtuar? “Po”. Dhe vendosi që t’i jepte një tjetër shans? Po ku e mësoi për herë të parë të vërtetën? “Nuk e di. E kam harruar realisht dhe e kam shumë të mjegullt fillimin e kësaj historie të pakëndshme. Kam kaluar shumë peripecira që atëherë dhe nuk i jap më rëndësi. Megjithatë di të them se kam qenë e përfshirë nga një emocion shumë i madh e negativ dhe kryesisht nga një inat i madh”. A ishte ndier e fyer dhe e turpëruar? “Po. Unë jam një qenie njerëzore. Kam njohje të thella dhe të shumta me njerëz të botës së spektaklit dhe kjo e vërtetë e hidhur më vuri në një pozitë shumë të vështirë para tyre. M’u duk si një shuplakë që po më jepnin të gjithë ata që nuk më kishin për zemër. Ndonjëherë më dukej vetja se isha pjesë e një telenovele, por pastaj mendoja se gjithçka ishte e vërtetë, se kjo ishte jeta ime dhe se kjo tradhti po më ndodhte mua, pikërisht mua”.

Gjëja e çuditshme është se ajo adhurohet shumë në Britaninë e Madhe dhe nga njerëz që as që e njohin dhe bashkëshorti i këtij njeriu të dashur dhe të vlerësuar e ndërron atë me një të huaj si pa gjë të keq. Në atë kohë të vështirë ajo thotë se e vetmja gjë që e ngushëllonte ishte muzika. Po çfarë lloj muzike? “Muzikë meditative, por nuk mund të them gjë tjetër. Muzika që kam dëgjuar ishte si një melhem për shpirtin tim dhe më ndihmoi më shumë se çdo gjë tjetër për të harruar dhe për t’u shëruar”. A mund t’i besojë ajo tani një mashkulli? “Fakti është se nuk kam pasur kohë që të mendoj për një gjë të tillë, sepse nuk kam pasur kohë që të mendoj për gjë tjetër veç shëndetit dhe punës këta muaj të gjatë e të vështirë. Dhe realisht nuk di t’ju them se në çfarë situate jam”.

Vetë Cole e ka urryer gjithmonë faktin e të trajtuarit si një bashkëshorte futbollisti nga ato mendjelehtat që martohen vetëm për para dhe për të bërë një jetë të lehtë. Që në fillim ajo e bëri të qartë se ishte shumë e përqendruar në karrierën e vet dhe se bashkëshortin, një futbollist i famshëm, e kishte marrë për faktin e vetëm se e dashuronte.

Pas këtij viti shumë të vështirë, ajo tashmë e ka marrë veten, të paktën shpirtërisht, dhe shpreson se gjërat do të shkojnë gjithsesi më mirë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Cheryl Cole: Viti im i mbrapshte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cheryl Cole del nga spitali
» Vuajtjet e Cheryl Cole për modën
» Cheryl Cole e prekur nga malaria
» Cheryl Cole përshëndet paparacët!!!
» Cheryl Cole për pak i shpëton vdekjes
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum