www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hysa: Në veri shumëçka ka ndryshuar, shumëçka është njësoj Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hysa: Në veri shumëçka ka ndryshuar, shumëçka është njësoj Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hysa: Në veri shumëçka ka ndryshuar, shumëçka është njësoj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Hysa: Në veri shumëçka ka ndryshuar, shumëçka është njësoj Empty
MesazhTitulli: Hysa: Në veri shumëçka ka ndryshuar, shumëçka është njësoj   Hysa: Në veri shumëçka ka ndryshuar, shumëçka është njësoj EmptySat Oct 30, 2010 12:21 am

Prishtinë, 29 tetor – Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës ka hapur një kapitull të ri, më pozitiv, për mundësinë e integrimit të veriut të Kosovës, të cilin është koha e fundit për ta shfrytëzuar, thotë Ylber Hysa, koordinator i Qeverisë së Kosovës për veriun.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai, megjithatë, tërheq vërejtjen se zhvillimet e fundit në veri, ku serbët radikalë kanë rrëzuar pushtetin paralel të aleatëve të Boris Tadiqit, dhe kanë rimarrë kontrollin atje, dëshmon se bashkësia ndërkombëtare, sidomos Brukseli, kanë investuar tepër shumë në Tadiqin si partner, derisa kriza e tanishme politike e institucionale në Prishtinë në asnjë mënyrë nuk mund të ndihmojë integrimin e veriut.
Po ashtu Hysa thekson se shtimi i incidenteve në veri, është pjesë e përpjekjes së Serbisë për ta dërguar mesazhin se veriu është një lloj vije e kuqe për Beogradin para fillimit të bisedimeve, ndërsa Beogradi, bashkë me një pjesë të diplomacisë ndërkombëtare, dëshirojnë që situata e krijuar në veri të përligjet në kohë bisedimesh. “Nuk guxojmë të lejojmë një gjë të tillë”, thotë Hysa.
Hysa, zyra e të cilit është autore edhe e raportit që identifikon administratën e UNMIK-ut në veri, UAM, si pengesë dhe pjesë të problemit atje, thotë se është koha e fundit edhe për kreun e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, dhe misionin e tij në përgjithësi, që të “shpëtojnë me fytyrë”, duke ia dorëzuar rolin e vet BE-së.

Sipas Hysës në veri sShumëçka ka ndryshuar dhe shumëçka ka mbetur e njëjtë. Së pari, do theksuar që Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte një kapitull i ri prerës, për sa u përket pretendimeve të Beogradit që pavarësia ishte në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe kësaj do shtuar edhe Rezolutën që pasoi në New York. Thuajse solli një shok që i bëri njerëzit të mendonin më seriozisht a është e tëra ashtu siç është propaganduar nga skemat mediale e politika serbe.
Duke u ndërlidhur me pyetjen rreth lajmeve që flasin për një tensionim mes serbëve në veri, Hysa tha se Beogradi i frikësuar nga kjo lëvizje pozitive në llogari të Kosovës, u ngut që të riaktivizojë arsenalin e tij të radikalizimit, kështu që kohëve të fundit, disi me një sforcim nga anash, kemi parë rritje dhe intensifikim të incidenteve gati për çdo natë, qoftë si sulme me eksplozive ndaj antenave të provaiderëve kosovarë të telekomunikacionit, kërcënimin dhe sulmet ndaj serbëve që bashkëpunojnë me institucionet kosovare, sulmet edhe ndaj pjesëtarëve të EULEX-it gjatë trazirave të fansave sportive dhe shumëçka tjetër. Duket kjo sikur kishte për qëllim të përcillte mesazhin se veriu është një lloj vije e kuqe e Beogradit para fillimit të bisedimeve. Së fundi, derisa i tërë fokusi politik e diplomatik ishte drejtuar nga Prishtina pas krizës qeveritare, ishte një lojë e befasishme pas perdes nga forcat opozitare radikale serbe, që shfrytëzuan situatën dhe praktikisht bënë një puç institucional duke e përmbysur qeverinë komunale të institucioneve paralele në komunën e veriut, që udhëhiqej nga koalicioni i gjerë pro Tadiqit. Ishte kjo një lojë që plotësisht zuri në befasi sidomos misionet evropiane në terren, të cilat i kishin mbyllur dy sytë në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të majit të këtij viti, mbase me bindjen e disave në Bruksel se ky investim në Tadiqin në Mitrovicë dhe veri do të kompensohej më vonë me anë të kooperimit të faktorit demokratik serbë atje. Ne shpresojmë që dikush të ketë nxjerrë ndonjë mësim nga e tërë kjo, për çka kemi tërhequr vëmendjen shumë kohë para tolerimit të këtyre zgjedhjeve.
Hysa shfaqi shpresën se shumë shpejt, ndoshta këto ditë, mund të pritet një vendim nga institucionet përkatëse zgjedhore në Beograd që do të interpretojnë "puçin" e Marko Jakshiqit me shokë, që me shkathtësi morën në anën e tyre votat e një subjekti pro-Tadiq nga deputetë boshnjakë të partisë së ministrit Rasim Lajiq.
Sipas pohimeve të Ylber Hysës në intervistën për “Kohën Ditore”, edhe zgjedhjet serbe, edhe UAM-i i përkrahur nga UNMIK-u kanë treguar se janë struktura të paqëndrueshme që u ka kaluar koha dhe se serbëve në veri u duhen zgjedhje të vërteta ku do të vendosnin për përfaqësuesit e tyre legjitimë në mënyrë demokratike që do të mundësonin vetëqeverisjen lokale, një herë aq e spikatur në Pakon e Ahtisaarit. Në këtë aspekt, edhe zgjedhjet e tanishme të përgjithshme, në një komoditet kohor, do të mund të paraqiteshin si një shans në veri. Tashme, Oliver Ivanoviq duket se ia ka bërë pyetjen publike Beogradit që mos të jetë fshikullues ndaj atyre serbëve që vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet kosovare...
Po ashtu, sfidat e ardhshme, që ndërlidhen me situatën në veri para ose gjatë bisedimeve, do të jenë edhe çështja e gjykatës në Mitrovicë të veriut dhe funksionimi i plotë doganor.
Ylber Hysa pohon se “Shumëçka ka ndryshuar dhe shumëçka ka mbetur e njëjtë në veri…” (Më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Hysa: Në veri shumëçka ka ndryshuar, shumëçka është njësoj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Priten arrestime të reja në veri
» Thaçi: Veprimet në veri – të koordinuara
» Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i
» Në Mitrovicë më pak qytetarë, parregullsi njësoj
» PK nuk di për praninë e policëve serbë në veri
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum