www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


KOHA, BEGATI APO NDËSHKIM  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


KOHA, BEGATI APO NDËSHKIM  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KOHA, BEGATI APO NDËSHKIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

KOHA, BEGATI APO NDËSHKIM  Empty
MesazhTitulli: KOHA, BEGATI APO NDËSHKIM    KOHA, BEGATI APO NDËSHKIM  EmptyTue Nov 02, 2010 6:35 am

Bismilahi Rahmani Rahim
1). Uel Asr. 2). Innel insane lefi husr. 3). Il’lel ledhine amenu ue amilus salihati ue teuasau bil hakki ue teuasau bis sabër.
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
1.) Pasha kohën. 2.) Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. 3.) Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që e këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Kjo sure ka tre ajete dhe është sure mekase. Imam Shafiu thotë: ‘’Nëse do të meditonin njerëzit rreth kësaj sureje do t’iu mjaftonte atyre’’. Taberaniu na përcjell në librin e tij, se Abdullah b. Husejn Daremiu ka thënë se kur takoheshin dy shokë të Pejgamberit salaAllahu alejhi ue selem nuk ndaheshin përderisa ia lexonin njëri-tjetrit këtë sure, pastaj jepnin selam. Ky veprim na tregon për madhështinë dhe vlerën e kësaj sure, e cila përmban porosi ku bëhet fjalë për iman, vërtetësi, durim, humbje, vepra të mira etj.
Ibnul Kajimi thotë se kjo sure përmban katër çështje:
• Diturinë dhe njohjen e së Vërtetës,
• Të punuarit me të,
• Thirrja e të tjerëve në të Vërtetën,
• Durimi.
Pasha kohën (Uel Asr).
Ibn Kethiri thotë: Asr është koha kur ndodhin lëvizjet e njerëzve, si e mira ashtu edhe e keqja.
Ibn Abasi thotë: Asr është orë prej orëve të ditës, koha para se të perëndojë dielli.
Ibn Kajimi thotë: Asr është koha e parë pas akshamit, ora fundit kur errësohet dita, namazi i ikindisë.
Raziu thotë: Asr është koha kur ka gëzim e hidhërim, sëmundje e shërim, pasuri e varfëri.
Mirëpo shumica e dijetareve janë të një mendimi, se Asr është koha në përgjithësi, siç thotë imam Sheukani: ‘’Është betuar Allahu i Lartësuar në kohën, për arsye se ka ndodhi të shumta: ndërrimi i ditës dhe i natës, errësira, drita etj. E gjithë kjo aludon për ekzistimin e Tij, gjë që e bën detyrim besimin në Te.
Imam Buhariu përcjell nga Abdullah b. Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me te, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ndaj dy të mirave, shumë njerëz bëhen mendjelehtë: shëndeti dhe koha e lirë.’’ Ibnul Kajimi thotë: “Humbja e kohës është më e madhe se vdekja, sepse humbja e kohës e largon njeriun nga Allahu dhe nga bota tjetër, ndërsa vdekja të largon vetëm nga kjo botë’’.
Jeta është rrugë dhe kohë e caktuar, nëpër të cilën ecën fati i njeriut. Pra, koha është vetë jeta e njeriut. Përse njeriu duhet të jetë kaq i shkujdesur? Ai që e kalon kohën duke u munduar të kënaqë vetëm egon e tij bëhet rob i dëshirave dhe tekave të tij dhe prapëseprapë nuk e arrin këtë gjendje. Kështu afati i jetës së tij kalon me një rini të humbur e pleqëri të mjerë. Çfarë fundi është ky? Ai nuk kënaq, as veten, as Krijuesin e tij.
Nëse dikush prej krijesave të Allahut duhet të kujdeset më së shumti për kohën e tij, ai është muslimani, sepse për kohën do të jepet llogari. Si jemi ne në raport me kohën. Duke e ditur se jemi ne përfundim të vitit kalendarik, sa njerëz dhe si e kanë llogaritur ata në raport me Allahun, sekondat, minutat, orët, ditët, javët, muajt e kaluar. Po ti që ke kaluar me vite të tëra si i ke këto vite në raport me Allahun. Për 60 vjet jete, sa kohë i kushtove Zotit tënd. Apo gjithë kohën e kalove në humbje e dëfrim. Ku ishe kur thirrej ezani, kur kërkonin nevojtarët ndihmën tende, kur jetimët qanin, kur prindërit kërkonin një gotë ujë, kur vriteshin njerëzit e pafajshëm sa dhimbje ke ndjerë.
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Vërtetë njeriu është në humbje. Nëse njeriu vdes duke mos qenë besimtar, duke mos i kryer detyrimet që ka caktuar Allahu për njerëzit, pa dyshim se ai është në humbje të sigurt. Atij nuk do t’i bëjë dobi, as pasuria, as familja, as pozita e tij shoqërore, përveç atij që ka iman, besim të drejtë dhe vepra të pranuara. Pastaj Allahu na njofton për ata që janë të shpëtuar.
Me përjashtim të atyre që besuan...
Ata që kanë dituri, dhe e njohin të vërtetën janë ata që besojnë, dhe e dinë se Allahu ekziston në të vërtetë, premtimi i Tij është i vërtetë dhe Pejgamberi i Tij është i vërtetë, takimi me Atë është i vërtetë, melaiket janë të vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë, xheneti është i vërtetë si dhe xhehenemi është i vërtetë, dhe pastaj vepron me besimin e tij.
Që bënë vepra të mira...
Ata që i kryejnë detyrimet e caktuara nga ana e Allahut dhe largohen nga ndalesat e Tij, siç thotë Imam Taberiu “Ata që kanë kryer farzet dhe janë larguar nga haramet’’. Nuk mjafton vetëm besimi pa vepra. Shtrohet pyetja se sa njeriu jashtë farzeve kryen dhe shton vepra të mira, sa fal ai namaz me xhemat, sa fal namaze nafile, sa lexon ai Kuran, sa jep lëmoshë, sa e viziton farefisin, sa i viziton të sëmurit, sa herë viziton varrezat, sa i ndihmon bonjakët...
Që porosisin njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës...
Pasi ta kuptojë të vërtetën dhe të punojë me të, besimtarit i duhet që t’i thërrasë edhe të tjerët në të, dhe ta kryejë detyrimin fetar, sepse si umet jemi dalluar e të privilegjuar që thërrasim dhe urdhërojmë në të mirë dhe ndalojmë nga e keqja, ashtu siç thotë Allahu në Kuran: “Ju jeni populli më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni në të mirë dhe ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun”. Ali Imran 110. Muslimani duhet ta pyesë veten e vet brenda këtij viti, sa vetë i ka urdhëruar në të mira si në namaz, agjërim, në besim të drejtë, në bamirësi, dhe sa vepra ka ndaluar, si alkoolin, prostitucionin, vjedhjen, gënjeshtrën e shumë dukuri të tjera negative, që janë përhapur në shoqërinë tonë.
Dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Këshilla e fundit është që të jemi të durueshëm, dhe t’i porosisim të tjerët të jenë të durueshëm, sepse siç dihet mbasi t’i urdhërojmë të tjerët në bamirësi, dhe t’i ndalojmë nga veprat e këqija hasim në kundërshtime nga pala tjetër, e kjo porosi Kuranore na mëson se si të veprojmë në këto situata. Durimi ndahet në tri lloje:
a. durim për të bërë adhurim,
b. durim ndaj mëkateve, si dhe
c. durim gjatë fatkeqësive.
Allahu i do durimtarët dhe i shpërblen pa kufi, ashtu siç thotë Allahu në librin e Tij fisnik: “Allahu është me durimtarët.” Bekare 249.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

KOHA, BEGATI APO NDËSHKIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Koha për tatuazh në dhëmbë
» Koha për tatuazh në dhëmbë
» Ferguson: Koha t’i mposhtim rivalët
» Koha Ditore shkruan per ylliahana.tk :)
» Mëngjesi është koha më e mirë për seks
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum