www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fugaa, zgjarri qe perhapet me shpejtesi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fugaa, zgjarri qe perhapet me shpejtesi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fugaa, zgjarri qe perhapet me shpejtesi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Fugaa, zgjarri qe perhapet me shpejtesi Empty
MesazhTitulli: Fugaa, zgjarri qe perhapet me shpejtesi   Fugaa, zgjarri qe perhapet me shpejtesi EmptyTue Nov 02, 2010 5:49 pm

Fugaa, zgjarri qe perhapet me shpejtesi 124large_elvana-fuga

Fugaa është nofkë e shkurtuar e një slang fjalës që është përdor moti në Prishtinë. Rrjedh prej fjalës Balifug / katuntar/ njeri rural.



Në Shqipëri Fugaa, njihet më së tepërmi falë bashkëpunimit me Elvana Gjatën në këngën “Mamani nejen”, por rreperi nga Prishtina ka vite që ka bërë emër në skenën e hip-hopit kosovar, ka publikuar një album e pret të publikoj një tjetër. Një ndër rreperët më unik të momentit, flet sot hip-hop me “Sh2”.


Si ju thërrasin në jetën e përditshme Ardian apo Fugaa?

FuGaA e mbaj që 7 vite, kështu që këta që jam njoftuar 2003 e lart shumica më thërrasin Fugaa, ndërsa familjarët dhe të tjerët që njoh më gjatë Ardian.

Çfarë kuptimi ka Fugaa?

Fugaa është nofkë e shkurtuar e një slang fjalës që është përdor moti në Prishtinë. Rrjedh prej fjalës Balifug / katuntar/ njeri rural. Pastaj është shkurtuar në FuGaA që ka kuptim të një zjarri që shpërndahet shpejt.

A është temperamenti juaj i tillë…d.m.th si zjarri që përhapet me shpejtësi dhe shkatërron?

Të dy fjalët me përshtaten, pak a shumë në karakter. Kam qejf që punën që filloj me full-speed ahead me e çu deri n’përfundim po ashtu.

Atëherë duke qenë se ne tash po njihemi unë do të drejtohem me Fugaa lol…dhe duke qenë se është hera e parë që bisedojmë për “SH2″, do doja të më tregonit shkurtimisht rreth karrierës suaj artistike dhe personit tuaj …

Unë kam lindur në Prishtinë edhe jetoj e punoj në Prishtinë. Kam punuar që nga dizajni,IT services e deri tek pozita që mbaj sot. Me hip-hop që kur isha i vogël dëgjoja, por në klasë të 6-7 fillova të bëj incizime në PC dhe t’i fshija më pas. Në vitin 2003, hy në grupin INFINIT Records ku fillojmë të bëjmë rrep dhe në at’ kohë lëshojmë shpesh këngë, demo e disa online. Në 2004 incizoj albumin e parë i cili titullohet “Të dhëna mbi autorin” dhe lançohet në 2006. Besoj mjafton kaq se s’po di qa me shkrujt ekzakt se shumë pytje t’gjon ma bone…

Hahaha, ok besoj se kjo mjafton! Unë fillimisht ju kam vënë re në versionin “Blondie”, të këngës “Moj Biondinë” prej TNT. Më pëlqeu shumë versioni juaj dh besoj se ka dalë (në gjininë e vet) po aq i mire sa dhe origjinali.

Ato janë këngë të albumit të dytë që kam incizu n’2009 po e kam anullu, sepse du me bo diqka edhe më të re, e shumica e atyre këngëve (jon naj 8 copa), kan met si demo të pa përfunume, njona prej tyne osht edhe “Blondie”.

Ka ndonjë datë për albumin e dytë apo ende jo?

Po tash pasi që krejt po bohet prej fillimit, krejt datat jon ndryshu, e deri sa e marr naj “trip” t’ri për album t’dyt kurrgjo nuk dihet. Deri at’her vazhdoj me singël/klipe.

Për cilat këngë bëhet fjalë dhe kur dalin klipet?

Këngët hmmm… s’du mi pulbiku emrat niher, veq ni klip pritet gjat mujit nëntor ndërsa tjetri në fillim të 2011.

Në Tiranë më së miri ju njohin prej këngës/videos “Mamani nejen” ku keni bashkëpunuar me Elvanën dhe Florin. Si nisi bashkëpunimi me ta, pasi dihet që Elvana është shumë përzgjedhëse në bashkëpunime?

Shumë spontanisht, s’kena përmen as unë bashkpunim as Elvana,po veq ndodhi, ndëgjuam , shkruam, inqizuam këng, klip edhe doli!!

Në video më ka pëlqyer shumë pamja/stili juaj. Diçka ndryshe nga pjesa tjetër e rreperave shqiptar…ende i keni flokët biond?

Jooo ka ra ngjyra! Hahahaha, sepse ato ishin ditën kur xhirova klipin me Florin po edhe me Elvanën, pastaj modifikova disa look-a për dy ditë. Tani jo kam flokët natyrale, po brenda 24 orëve do të ngjyrosen për pregaditje të klipit të ri.

D.m.th në klipe do jeni gjithmonë biond e në jetën e përditshme me ngjyre normale lol…

S’thash që do ngjyrosi ngjyr të bardha përsëri!

Të kuqe kësaj here?Haha!Mendon se “skena” e hip-hopit ka pas prurje më të mira në fillim të viteve 2000 apo tani?

Është thjeshtë evoluimi i kulturës së hiphopit worldwide, gjë që po reflektohet edhe tek na, kshtu që trendet vijnë e shkojnë , e muzika mbetet muzikë. Kryesorja është që po ecim me kohën.

Mua më duket se prurjet më të mira janë tani, d.m.th këngët, ndërsa përsa i përket rrepereve atëherë kanë qenë pak e saktë, ndërsa tani ka shumë, por vetëm një pakicë ja vlen të dëgjohen.

Po q’ashtu osht tash jon bo me miliona, edhe ka shum disrespekt të gjenaratave, se ma herët kena qenë shumë pak edhe është ajo lidhja e mirë që ka mbet edhe në dit të sotit. Ndërsa tash ka grupe t’reja që mendojn që REAL osht vetëm nëse bon underground, a thjeshtë underground është vetëm një lloj i zhanrit në hiphop…gjona që jena lodh tu bo në fillim të karrierave secili prej Mc’ve të vjetër.

Nga emrat e sotëm cilët do veçoje?

Ghost,Tingulli 3nt, Skillz, Kaos,Bim Bimma, Lyrical Son, 2po2,Capital T,Mc Kresha etj etj

Nëse do zgjidhje…2Pac apo Biggie?

Biggie Pse Biggie? E kam ndëgju më shumë , m’pëlqen më shumë ,punë shije.

Gjate verës keni qenë në Nju Jork apo jo?

Po,kam qenë në Maj.

A e vizitove Brooklyn? Si ja kalove në përgjithësi?

Eca në Brooklyn Bridge, ma andej jo, se shumë ven’i madh për me vizitu për dy javë. Katër ditë veq shopping m’kan shku.

Hahahhahaha d.m.th paskeni qenë për pushime e jo për arsye profesionale.

Relaks thjesht, po gjatë asaj kohe pata edhe ca takime biznesore atje.

Nizeeee! Këto duam të mësojmë. Mundemi?

Takime me regjisore atje, thjesht shkëmbime portfoliosh etj etj

Regjisore? Për video apo për filma?

Video, Filma, Producentë, thjesht bëja kontakte të reja.

Cool! E unë them ta mbyllim intervistën me një rimë. Do ju jap dy tre fjalë dhe dua të më ndërtosh 3-4 vargje/rrep pas saj. Atëherë: Ndoshta një ditë …

/Ndoshta Një ditë! Dikush Harron! Dikush Ndryshon! Momenti që se kemi pritë!Për mu e ty ,Përsëri fillon! E ndryshojnë Gjonat, nga më e vogla deri tek e madhja Dhe ti më shikon në sy direkt e kupton se qka është falja./ Haha nuk di pse u kapa n’romantik ashtu hahaha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Fugaa, zgjarri qe perhapet me shpejtesi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Së shpejti videoklipi i ri nga Fugaa
» Fugaa: Une ne krah te Elvanes
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum