www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Raporti i progresit për Kosovën: Pak përparim, problemet serioze mbesin  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Raporti i progresit për Kosovën: Pak përparim, problemet serioze mbesin  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Raporti i progresit për Kosovën: Pak përparim, problemet serioze mbesin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Raporti i progresit për Kosovën: Pak përparim, problemet serioze mbesin  Empty
MesazhTitulli: Raporti i progresit për Kosovën: Pak përparim, problemet serioze mbesin    Raporti i progresit për Kosovën: Pak përparim, problemet serioze mbesin  EmptyFri Nov 05, 2010 9:48 pm

Raporti i progresit për Kosovën: Pak përparim, problemet serioze mbesin  054

Bruksel, 5 nëntor - Përparim të kufizuar ka gjetur Komisioni Evropian në Kosovë në shumë fusha, ndërsa ka mbetur i shqetësuar për dukuritë, të cilat mbeten problematike: krimi i organizuar, shpëlarja e parave, korrupsioni, politizimi i gjyqësorit dhe mungesa e lirisë së mediave. Të gjitha këto janë përfshirë edhe në Raportin vjetor të këtij viti, që të martën, më 9 nëntor, në Bruksel do ta miratojë Komisioni Evropian. ”Koha Ditore” ka siguruar draftin e këtij raporti, i cili, sipas burimeve në BE, nuk pritet të pësojë ndryshime deri në ditën e botimit, shkruan sot kjo gazetë në raportin ekskluziv të saj nga Brukseli.
"Kapaciteti i administratës publike mbetet i dobët. Sundimi i ligjit mbetet çështje e shqetësimit serioz", thuhet në këtë Raport progresi. Raporti pranon se ka një lloj përparimi në reformën e sistemit gjyqësor dhe se janë miratuar katër ligje për reformimin e gjykatave, për prokurorinë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin e Prokurorisë. Thuhet se ligji i gjykatave ka vendosur edhe sistemin e ri të rrogave, që dukshëm ka përmirësuar gjendjen e tyre. Si elemente shqetësuese përmenden "ndërhyrjet politike në gjyqësor, sidomos në rastet e riemërimeve të gjykatësve dhe të prokurorëve".
Ndonëse thuhet se "është përmirësuar korniza e antikorrupsionit me adoptimin e ligjeve për Agjencinë e Antikorrupsionit dhe për deklarimin e origjinës së pasurisë dhe dhuratave për punonjësit publikë, është amendamentuar Ligji për konfliktin e interesit", Komisioni në raport thotë se përparimi në luftë kundër korrupsionit, është shumë i kufizuar. "Korrupsioni në Kosovë është i përhapur dhe mbetet një problem shumë serioz", shkruan në Raport.
Raporti përmend rastet e hetimeve nga ana e EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in, kishin arrestuar guvernatorin e Bankës Qendrore. Thuhet se "Qeveria ka bashkëpunuar në këto hetime".
Kosova kritikohet edhe për progres të pamjaftueshëm në luftë kundër trafikimit të drogës, ku, me gjithë disa rezultate pozitive në nisjen e hetimeve, numri i rasteve të konfiskimeve dhe i dënimeve ka mbetur shumë i vogël.
Komisioni shpreh shqetësim edhe për problemin e shpëlarjes së parave në Kosovë.
"Financimi i partive politike nuk është në përputhje të plotë me standardet e BE-së. Fushat për shqetësim të madh mbeten prokurimi publik, gjyqësori dhe sistemi i zbatimit të ligjit", thuhet në Raport.
Kritikat ndoshta edhe më të mëdha për Kosovën janë në fushën e lirisë së mediave. Edhe Komisioni Evropian, siç kanë bërë më parë edhe shumë organizata profesionale ndërkombëtare, konstaton mungesën e lirisë së shprehjes në Kosovë.
"Liria e shprehjes ende nuk është e garantuar në praktikë. Pavarësia dhe paanshmëria e transmetuesit publik duhet të forcohet. Gazetarët vazhdojnë të marrin kërcënime, për shkak të raportimeve të tyre. Ata, po ashtu, kanë probleme në qasjen në dokumentet zyrtare", thuhet në Raport.
Po ashtu, thuhet se edhe legjislacioni për lirinë e grumbullimit nuk e ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm dhe financimin e organizatave joqeveritare. Si pozitive për OJQ-të megjithatë Komisioni konstaton se "është rritur mundësia e shoqërisë civile për të monitoruar dhe ndihmuar Qeverinë", por megjithatë thuhet se edhe sektori i shoqërisë civile mbetet i dobët.
Është interesant se Komisioni vëmendje të veçantë në Raport i kushton edhe rolit të Kosovës në bashkëpunimin rajonal. Këtu thuhet se Kosova ka marrë pjesë në takime rajonale, por kërkohet nga Kosova, siç thuhet: "të marrë një qëndrim pragmatik, në mënyrë që të sigurojë praninë e saj efektive në nismat e bashkëpunimit rajonal dhe në CEFTA".
"Sa i përket CEFTA-s, Kosova duhet të jetë pragmatike dhe të kërkojë rrugëdalje konstruktive për të siguruar zbatimin e kësaj marrëveshjeje", thuhet në Raportin e progresit.
Rreth kësaj pjese flitet edhe në hyrje të dokumentit strategjik të zgjerimit dhe aty saktësohet se "mospajtimet rreth statusit të Kosovës pengojnë bashkëpunimin rajonal". Në fakt, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vazhdojnë të mos pranojnë mallrat me vulë nga Kosova. "Vulat kosovare të Doganave, rreth të cilave përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së ka konfirmuar se janë në pajtim me Rezolutën 1244, nuk janë pranuar nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina... Një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme duhet të gjendet për të siguruar pjesëmarrjen si të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë, në forumet kyç rajonale sa më parë që të jetë e mundur", thuhet në Raportin e Komisionit Evropian.
Në aspektin ekonomik, Komisioni pohon se ndikimi i krizës globale në ekonominë e Kosovës është i kufizuar, se është arritur një rritje ekonomike, por tërheq vërejtjen për shpenzimet publike.
Komisioni në këtë Raport thotë se "nuk ka pasur progres në politikën e konkurrencës në treg dhe në politikën antitrust dhe subvencioneve shtetërore”. Problematike ende vazhdon të jetë edhe fusha e prokurimit publik.
Një kujdes të veçantë Komisioni Evropian ia kushton edhe transportit, fushës ku Kosova investon më së shumti. Por edhe këtu Komisioni shpreh shqetësime për disa dukuri.
"Infrastruktura e transportit mbetet e pazhvilluar në Kosovë. Kosova ka hyrë në një program të ndërtimit të rrugëve, i cili nuk reflekton planifikimin e nivelit të qarkullimit, ndërsa shuma e investimit shter mjetet për investime në modele të tjera transporti si hekurudhat", thuhet në këtë Raport.
Komisioni thotë se Kosova ka shënuar përparim në integrimin e pakicave, por shton se edhe këtu duhet të vazhdojë puna. Në përgjithësi thotë se Kosova vazhdon të bëjë përparim kryesisht në kriteret politike, ndërsa administrata publike, shërbimet ndaj qytetarëve dhe shumë fusha të tjera, ose nuk ka përparim, ose ai përparim është shumë i kufizuar.
Komisioni ka përshëndetur përkushtimin e Kosovës për integrime evropiane, duke përfshirë edhe krijimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, dhe ka kërkuar që të rriten kapacitetet e kësaj ministrie.
Për vizat kësaj radhe nuk thuhet asgjë konkrete. Komisioni vetëm konstaton se "Kosova ka lidhur marrëveshjet për riatdhesim me disa vende të BE-së dhe ka shtuar përpjekjet për reintegrimin e të kthyerve, duke hapur rrugën për dialogun e liberalizimit të vizave". Por mbetet të shihet se kur do të mundë të marrë Kosova më në fund strategjinë për këtë dialog vizash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Raporti i progresit për Kosovën: Pak përparim, problemet serioze mbesin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Krasniqit iu dorëzua Raporti i Progresit
» Qeveria mbetet mbrapa me ligjet e kërkuara nga Raporti i Progresit
» Serbia, e obliguar të zgjidhë problemet me Kosovën
» Kelis dhe Nas mbesin ‘miq’
» Raporti i Martyt ka ndikuar në njohje
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum