www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Monica Belluci: Vitet nuk me trembin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Monica Belluci: Vitet nuk me trembin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Monica Belluci: Vitet nuk me trembin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Monica Belluci: Vitet nuk me trembin Empty
MesazhTitulli: Monica Belluci: Vitet nuk me trembin   Monica Belluci: Vitet nuk me trembin EmptyTue Nov 09, 2010 10:11 pm

Dy fotografitë e fundit të librit janë Devan dhe Leonie, përkatësisht 6 vjeçe dhe 5-muajshe, vajzat e një prej grave më të bukura në botë, që edhe pse në moshën 46 vjeçe, deklaron: “Ky libër për mua është lamtumira nga rinia, të paktën nga ajo biologjike. Sepse unë ndihem shumë mirë me veten time. Sapo solla në jetë një vajzë të mrekullueshme dhe kam një jetë familjare të lumtur. Ndoshta nuk jam më bukuroshja e dikurshme, por jeta është kështu: me kalimin e viteve ose e pranon realitetin, ose vret veten”. Belluci sapo ka nxjerrë në qarkullim një libër me fotografitë e saj që nga fëmijëria. Njëra më e bukur se tjetra. Të ardhurat nga shitja e tij thotë se do të shkojnë për bamirësi dhe do të ndahen mes shoqatës së prindërve të fëmijëve të sëmurë me kancer dhe asaj që ndihmon gratë në vështirësi.

Përmbledhja hapet me një fotografi të sajën në moshën 13 vjeçe. Gjithçka të kujton fëmijërinë e atëhershme dhe problemet me të cilat përballen sot vajzat e moshës së saj. Natyrshëm të lind pyetja çfarë do t’u mësojë dy vajzave?

Fëmijët do të rriten ashtu si ata duan, sepse kjo më duket gjëja më e drejtë që një prind mund të bëjë. Vajzave të mia u jap shumë dashuri, udhëtojmë bashkë dhe i marr gjithmonë me vete. Do t’i ndjek nga pas deri sa të rriten dhe nëse do të më respektojnë më vonë, do ta bëjnë se do e kuptojnë se me sa shumë dashuri i kam rritur. E di që në një farë moshe do të jenë të lira të bëjnë çfarë ato duan. Atëherë shpresoj vetëm që të kenë pasion për atë çka do të bëjnë në jetë, sepse ai është burimi i vetëm që të mban gjallë dhe të jep shpresë.

Skandali i fundit italian flet për përfshirjen e vajzave 17-vjeçare. Çfarë përshtypje ju bën?

Për sa më takon mua, në moshën 17-vjeçare nuk isha aspak minorene, por një grua e rritur, praktikisht siç më shihni tani. Megjithatë është një diskutim i vjetër sa vetë bota ai që vajzat e bukura shkojnë me burra të pushtetshëm në këmbim të ndereve. Nuk më duket se ky fenomen u takon kohëve ku jetojmë. Ne gratë, para së gjithash duhet t’ia mbushim mendjen vetes se jemi të lira, sepse dimë të bëjmë gjithçka dhe për më tepër mund të sjellim në jetë edhe fëmijë, gjë që burrat nuk e bëjnë dot.

Ndryshe nga shumë kolege tuajat, ju asnjëherë nuk e keni parë bukurinë si një barrë dhe asnjëherë nuk jeni ankuar për shprehjen ”Gratë e bukura janë budallaqe”. Përse?

Sepse bukuria e jashtme ikën me moshën, ajo që ka rëndësi është bukuria e brendshme.

Ju ka rastisur të zemëroheni nga fotot e ndonjë paparaci?

Jo, aspak, madje më vjen për të qeshur. Pas lindjes së Leonie dolën në qarkullim fotot e mia të përpunuara me sytë plot qeska, trupin e transformuar dhe fytyrën si të ndonjë plake 100 vjeçe. Por ç’të bëja? Unë jam unë, imazhi është diçka tjetër.

Çfarë tha për librin burri juaj, Vincent Cassel?

Më përgëzoi dhe më tha se kjo ishte një ide e mrekullueshme. Sidomos fakti që të ardhurat do shkonin për bamirësi, e preku shumë.

Ju keni kaluar nga moda në botën e kinemasë ndërkombëtare. Për shumë konsiderohet si mëkat…

E di, por nuk kam dashur të flas kurrë keq për botën e modës. E njoh mirë gjithë punën dhe lodhjen që qëndron pas sfilatave. Pastaj mua nuk më pëlqen të jem e kufizuar në atë që bëj, sepse dua të bëj gjithmonë atë që më pëlqen.

Çfarë ju ka dhënë kinemaja?

Në fillim sheshi i xhirimeve më ngjallte frikën. Pastaj me kalimin e kohës nis të fitosh imunitet. Ëndrrat e mia janë bërë realitet. Unë kam punuar me regjisorët më të mirë në botë, duke ndjekur gjithmonë dy shtysa, kreativitetin dhe braktisjen.

Çfarë mendoni për betejat në botën e spektaklit?

Kultura është forca e një vendi. Duhet të vazhdojmë të luftojmë, sepse situata po bëhet gjithmonë e më shumë qesharake.

Keni ndonjë dëshirë që nuk ju është realizuar?

Thjesht dua që gjithçka të vazhdojë kështu siç është. Pa ndryshuar asgjë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Monica Belluci: Vitet nuk me trembin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua
» Edhe Monica Bellucci me celulite
» PIRRO ÇAKO:Ju rrëfej 25 vitet me Invën, nuk ia fal lidhjen e shpejtë me një burrë tjetër
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum