www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Çka është Psikologjia? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Çka është Psikologjia? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çka është Psikologjia?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
bRuNneta
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
bRuNneta

Numri i postimeve : 14528
Data regjis. : 01/10/2009
Age : 38
Location : Kalimtare ne rrug te gjata....

Çka është Psikologjia? Empty
MesazhTitulli: Çka është Psikologjia?   Çka është Psikologjia? EmptyFri Nov 12, 2010 8:30 pm

Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.


Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.

Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.

Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).

Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.

Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Çka është Psikologjia? Empty
MesazhTitulli: Re: Çka është Psikologjia?   Çka është Psikologjia? EmptyWed Dec 08, 2010 12:32 am

Psikologjia është nje subjekt i popullarizuar i cili koheve te fundit është duke u rritur interesimi për studimin e saj. Fjala psikologji për te paren here është paraqitur ne Angli me 1693 por nuk është perdorur dhe nuk është kuptuar nje kohe te gjate deri ne vitet 1800. Eshte sinonim i perbere nga dy fjale greke "psyche" dhe "logos". Psyche ne menyre origjinale nenkupton frymarrje(respiracion) por me vone është nenkuptuar si shpirt sepse frymarrja është indikuar shpirtit e cila ende nuk e ka leshuar trupin. Ne mitologjine greke Psicho ka qene nje grua e cila ka qene ne mardhenie dashurie me perendine e dashurise Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte nje kusht ndaj saj qe mos t'ia shikonte fytyren e tij kurrë. Por nga kurioziteti Psichoja-nje natë vendosi nje qiri për t'ia shikuar fytyren ne momentin kur e kupton Erosi athere e magjepse ate. Për t'ia arritur ngadhenjimit është dashur te beje nje lufte te madhe me perplot rreziqe por ne fund ajo është transformuar ne perendeshe dhe i'u është bashkangjitur Erosit ne parajse. Psycha simbolizon shpirtin njerezor. Gjate shekullit te shtatembdhjete kuptimi i fjales psiche është shenderruar ne kuptimin e mendjes. Logos nje fjale tjeter greke ka nenkuptuar shkencen ose arsyen. Sipas rrugeve Greke psikologjia nje kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Çka është Psikologjia?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Çka është Psikologjia?
» Psikologjia Islame
» Psikologjia e Ngjyrave...
» Psikologjia e ngjyrave
» LETËRSIA DHE PSIKOLOGJIA
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum