www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Adrian Gaxha: Me Luanen dashuri me shikim te pare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Adrian Gaxha: Me Luanen dashuri me shikim te pare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Adrian Gaxha: Me Luanen dashuri me shikim te pare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Adrian Gaxha: Me Luanen dashuri me shikim te pare Empty
MesazhTitulli: Adrian Gaxha: Me Luanen dashuri me shikim te pare   Adrian Gaxha: Me Luanen dashuri me shikim te pare EmptyWed Nov 17, 2010 8:34 am

Adrian Gaxha: Me Luanen dashuri me shikim te pare Adriangaxha

Nuk i pëlqen aspak të flasë për lidhjen aktuale, duke qenë se nuk ka përvoja të mira nga publikimi i lidhjeve të mëparshme, megjithatë kur vjen puna për “Bluetooth”, ndryshojnë gjërat… Këngëtari i famshëm maqedonas, Adrian Gaxha, rrëfen në këtë intervistë ekskluzive për faqet e së shtunës, detaje të pazbuluara më parë nga karriera dhe jeta e tij private…
Rikthehesh këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”. Cili është subjekti që trajton kënga dhe me kë ke bashkëpunuar për realizimin e saj?
Këngën e kam bërë vetë, është nga produksioni im. Është një këngë house me tematikë dashurie. Tani jam duke përgatitur vetë edhe koreografinë. Dua të jetë një produkt komplet i imi, me këngë, me koreografi, me të gjitha.
Ç’është gjithë kjo dashuri e jotja për baletin, kërcimin? Si ka lindur?
Po, prej i vogël kam kërcyer, që kur kam lindur, kam filluar që në klasën e parë në shkollën fillore të marr pjesë nëpër manifestimet e shkollës, pastaj më merrnin këngëtarët e njohur të Maqedonisë nëpër koncerte deri në moshën 10-vjeçare.
Është baleti një nga pikat e përbashkëta që keni ti dhe Luana?
Epoo…Po, sidomos tangoja… (qesh)
Nga këngët që ke ndjekur deri më tani tek “Kënga Magjike”, cila të ka lënë më shumë mbresa? Cilën do të vlerësoje me më shumë pikë?
Këtë do e tregoj pak më vonë, kur t’i dëgjoj deri të gjitha këngët sepse akoma s’mund të veçoj. Në fakt ato që i kam ndjekur deri tani janë boll këngë të mira, po vërehet që dhe ne ecim me kohën.
Të pëlqen sistemi i votimit në “Kënga Magjike”? Je dakord me këtë sistem, nuk mendon se krijohen armiqësi dhe inate mes kolegëve?
Në të vërtetë është pak e rëndë. Do mundohem maksimalisht të jem sa më i drejtë dhe t’i ndjek mirë këngët dhe interpretimet e të tjerëve në mënyrë që atë që do ta votoj ta meritojë me të vërtetë pikën.
Synon ndonjë çmim në këtë edicion?
S’di ta them tamam, pasi është projekti im i parë, është kënga ime, është koreografia ime, dhe nuk e di… Dua vetëm të pëlqehet puna ime, ky është çmimi që e dua më së shumti.
Si lindi kjo ide për të kompozuar vetë një këngë?
Çdo herë kam dashur të krijoj muzikë, për këtë edhe kam mësuar në shkollë. Prej fillimit kur kam kënduar e kam ëndërruar që një ditë ta kem studion time dhe të krijoj vetë atë muzikë që unë e dua. Sepse për veten njeriu e di më së miri se çfarë i shkon, çfarë këngë, çfarë stili…
Për çfarë je arsimuar konkretisht?
E kam mbaruar shkollën e ulët të muzikës, pastaj të mesmen edhe këtu edhe në Gjermani…
Po të lartën?
Jam në vit të dytë njësoj për muzikë.
Ke kompozuar këngë edhe për këngëtarë të tjerë?
Po kam bërë këngë për këngëtarë maqedonas.
Mund të na përmendësh një emër?
Për Berkanin, po bëj një këngë për nota fest, që besoj se do të pëlqehet…
Dimë që je një ndër këngëtarët më të paguar në diasporë. Sa fiton zakonisht me koncertet që bën?
Fitoj, po s’kam përcaktim, nuk kam një tarifë fikse, këndoj edhe për bamirësi…
I rikthehemi edhe një herë kompozimit, çfarë të frymëzon më së shumti për të bërë muzikë? Është Luana muza jote?
Eepooo, pa frymëzim, njeriu s’bën asgjë…
Kush është frymëzimi? Dashuria? Luana?
Njeriu mundet prej gjithçkaje të frymëzohet… Ka edhe ashtu rastesh, dashuria është frymëzim normal, sidomos kohët e fundit…
Meqenëse jemi tek dashuria, si u njohe me Luanën?
Jemi njohur rastësisht në Tiranë në një lokal para katër vitesh, por atëherë kemi qenë më të rinj dhe kemi qenë vetëm shokë në fillim, por si kalonte koha aq më shumë u afronim.
Më pas si lindën ndjenjat? Si e propozove?
Po unë që momentin e parë kur e pashë të them të drejtën u dashurova, por meqenëse ajo ishte pak e vogël, prita kohën e duhur dhe pas një viti u lidhëm.
Sa e vështirë është lidhja kur ekziston largësia?
Është natyrisht shumë rëndë.
Sa shpesh takoheni? Fakti që Luana banon në Shqipëri të ka lidhur më shumë ty me Shqipërinë, apo e ka lidhur Luanën më shumë me Maqedoninë?
Jo, unë çdo herë e kam dashur Shqipërinë, edhe kur s’kam pasur punë ose një arsye të fortë për të ardhur, kam ardhur atje. Më pëlqen.
Ok, po gjithsesi lidhja me Luanën të ka bërë që të vish pak më shpesh besoj, apo jo?
Normale, po edhe sikur të mos ishte lidhja, unë prapë do të kisha ardhur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Adrian Gaxha: Me Luanen dashuri me shikim te pare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Adrijan Gaxha: Me Luanën e TOP-it, dashuri me shikim të parë
» Adrian Gaxha fillon te kendoje Ilahi!
» Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca, më në fund dalin hapur si çift
» Eve ndahet nga i dashuri
» Gaxha: Nuk bëj muzikë komerciale
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum