www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kina eshte duke blere boten Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kina eshte duke blere boten Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kina eshte duke blere boten

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Kina eshte duke blere boten Empty
MesazhTitulli: Kina eshte duke blere boten   Kina eshte duke blere boten EmptyWed Nov 17, 2010 8:54 am

Në teori, pronësia e një biznesi në ekonominë kapitaliste është e parëndësishme. Në praktikë është shpesh shumë kontradiktore. Duke filluar që nga rasti i firmave japoneze, që blenë shumë kompani amerikane në vitet ‘80 e deri tek marrja në vitin 2000 nga ana e “Vodafonit” të “Mannesmann”, blerjet e mëdha dhe kalimet e pronësisë kanë shkaktuar shpesh trazira të mëdha në rang kombëtar.

Shqetësime të tilla ka shumë shanse që të intensifikohen gjatë viteve të ardhshme, për firmat shtetërore kineze që janë në një fushatë të madhe blerjesh. Blerësit kinezë, shpesh të lidhur ngushtë me Partinë Komuniste, kanë nisur këtë vit një fushatë të madhe blerjesh në masë në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë gazin amerikan, elektricitetin brazilian e deri te kompania “Volvo” suedeze. Sigurisht dhe në mënyrë krejtësisht të justifikueshme ndaj kësaj tendence ka një kundërshti të qartë dhe më të madhe. Për disa është e papranueshme që komunistët të lejohen të blejnë prona të kapitalistëve. Por Kina ngulmon se kjo është për të mirën e saj dhe për të mirën e ekonomisë botërore njëkohësisht.
Përse Kina është e ndryshme?

Jo shumë kohë më parë, kompanitë e kontrolluara nga shteti konsideroheshin si kompani gjysmake, fati i afërm i të cilave ishte privatizimi. Por një kombinim faktorësh: kursimet e mëdha në vendet në zhvillim, pasuritë nga nafta dhe humbja e besimit në modelin e tregut të lirë çoi në një krizë të thellë të kapitalizmit. Aktualisht rreth një e pesta e vlerës së aksioneve në botë është e kompanive shtetërore. Krahasuar me një vit më parë kemi të bëjmë me një rritje dy herë më shumë.

Bota e pasur ka toleruar rritjen e ekonomive tregtare edhe më parë. Mund të përmendim në këtë rast Korenë e Jugut apo Singaporin. E megjithatë Kina është ndryshe. Ajo është ndërkohë ekonomia e dytë më e fuqishme në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe nuk do t’i duhen shumë kohë që të mbërrijë në kreun e klasifikimit. Firmat e saj janë gjigande, të cilat deri më tani janë zhvilluar brenda vendit, por së fundi u është hapur shumë oreksi për tregjet e huaja dhe në këtë kontekst, po i përdorin jashtë burimet e tyre.

Firmat kineze kanë në pronësinë e tyre 6% të investimeve globale në biznesin ndërkombëtar. Historikisht vendet e fuqishme kanë pasur shumë më tepër se aq. Kështu të marra së bashku, Britania e Madhe dhe Amerika kishin 50% të ekonomisë botërore në vitet 1914 dhe në vitin 1967. Një nga arsyet e ngritjes së madhe dhe të menjëhershme të Kinës është edhe sasia e madhe e kursimeve në dollarë që ajo ka. Sot, kjo sasi e madhe, po investohet në vendet e pasura në bonot qeveritare. Në një të nesërme mund të përdoret për të blerë kompani dhe për të mbrojtur Kinën nga vendet e pasura, nëse ato do të vendosin që të zhvleftësojnë monedhën e tyre.

Firmat kineze janë duke u bërë globale për arsyet e zakonshme që një firmë merr një vendim të tillë: për marrjen e lëndëve të para, pajisjeve teknologjike dhe pasjen e aksesit në tregjet e huaja. Por e veçanta është se këto firma janë të gjitha nën drejtimin dhe varësinë, pra pronësinë e shtetit, që në shumë vende konsiderohet si një konkurrent strategjik, jo një aleat. Shteti ka dorë të fuqishme në këto kompani duke u marrë me emërimet, politikat monetare dhe gjëra shumë më të hollësishme në kompanitë kineze. Ka disa që mendojnë se një shtet kaq i fuqishëm sa ai kinez, pra i centralizuar dhe me një pushtet kaq të madh ekonomik mund të jetë shumë i rrezikshëm. Ka amerikanë që mendojnë se blerja nga ana e kinezëve e telekomëve kombëtarë, apo kompanive celulare është shumë e rrezikshme për sigurinë kombëtare. Kompanitë private kanë luajtur rol shumë të madh në përhapjen e përfitimeve të globalizmit. Ato përhapin mallrat e tyre në të gjithë globin, mbi bazën e ligjeve të konkurrencës. Ideja se tashmë një qeveri luan rolin e kompanisë dhe me përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe të frikshme dhe mund të marrë një pjesë të madhe të tregut global është e pakrahasueshme me asnjë lloj situate të tillë më parë. Do të jenë zyrtarët e një partie ata që do të merren me mallrat dhe ekonominë dhe jo rregullat e ekonomisë së tregut. Pra, në një rast të tillë, kemi një ndryshim të madh të rregullave të lojës. Shqetësime të tilla janë bërë prezente shpesh së fundi nga vende të mëdha, që në njëfarë mënyre ndihen të kërcënuara. Australia dhe Kanadaja janë duke i krijuar probleme kompanive kineze shtetërore, për të hyrë në tregun e tyre, veçanërisht në fushën e rezervave natyrore. Dhe vende të tjera më të vogla ndërkohë, po tregohen më pak entuziaste për bizneset me Kinën.

Ky do të ishte një gabim. Kina është tepër larg të shndërruarit në një kërcënim të tillë. Pjesa më e madhe e kompanive janë thjesht në kërkim të tregjeve jashtë vendit, si pasojë e forcimit dhe të shtrirjes së tyre brenda tij. As sistemi kinez nuk është aq monopolist sa ç’mund të mendohet. Kompanitë shtetërore konkurrojnë me njëra-tjetrën brenda vendit dhe mënyra e vendimmarrjes së tyre nuk është aspak diktatoriale. Ajo në shumë raste bazohet në konsensus. Kur operojnë jashtë vendit ato mund të kenë shumë arsye dhe disa sektorë, si mbrojtja dhe infrastruktura strategjike për shembull, janë shumë të ndjeshme.

Firmat kineze sjellin zhvillim dhe përparim në ekonomitë me të cilat kryejnë biznes, por nuk mund të mendohet se njëherazi ato nuk sjellin edhe ndikim. Për të pasur sukses jashtë vendit, firmat kineze duhet që të përshtaten, që do të thotë të punësojnë menaxherë vendas dhe forcë punëtore gjithashtu dhe kjo është një tjetër anë e mirë për bashkëpunimin, i cili duhet parë si pozitiv për sa kohë që sjell progres.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kina eshte duke blere boten

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Tyler është duke shkruar autobiografi
»  Lindi duke mos ditur se është shtatzënë
» “Kush ofron 20 milion dollarë për të blerë djalin tim?”
» Nëntë orë rrugë për t’i blerë gazetat
»  Byzylyk për të blerë me duar bosh
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum