www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit Empty
MesazhTitulli: Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit   Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit EmptyThu Nov 18, 2010 11:55 pm

Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit 18-serklina_4
Klinë, 18 Nëntor - Serbët e Komunës së Klinës kanë paralajmëruar se do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Kjo është konfirmuar nga Millorad Sharkoviq, shef i Zyrës Lokale të Komuniteteve në Komunë, si dhe nga punëtori tjetër i kësaj Zyre, Ranko Kostiq. Sharkoviq i ka thënë gazetës të enjten se ekziston disponim i mirë i serbëve që të dalin në zgjedhje dhe se vetë ai është në listën e kandidateve për deputet të mundshëm në Parlamentin e Kosovës, nga radhët e Partisë Liberale Serbe. “Po, unë jam kandidat i PLS-së, serbët do të marrin pjesë në zgjedhje”, ka thënë
Sharkoviq.
Edhe Ranko Kostiq ka thënë se serbët do të marrin pjesë në këto zgjedhje, pavarësisht zërave që vijnë nga Beogradi për mos pjesëmarrje. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara lokale, ku asnjë serb nuk kishte dalë për të votuar dhe nuk kishin deleguar asnjë anëtar të Komisionit në KKZ, sivjet ata kanë dërguar anëtarët e tyre në Komisonin Komunal Zgjedhor. Skender Veselaj, shef i KKZ-së në Klinë, pohoi se serbët kanë dërguar një anëtar në KKZ dhe një trajnues, kurse pritet që në komisionet zgjedhore të jene dhe 7 serbë të tjerë, të cilët do të përkujdesen për procesin e votimit në qendrat e votimit të serbëve të komunës së Klinës. Ata do të kenë mundësi të votojnë në qendrën e votimit në
Videjë dhe Bingjë, që është paraparë të hapen me 12 dhjetor.
Në listat zgjedhore, që akoma nuk janë përfundimtare, të drejtë vote kanë rreth 600 serbë
të kthyer në Klinë. Veselaj theksoi se nëse është e nevojshme do të ketë edhe ekipe mobile në ndonjë fshat. Vitin e kaluar qendrat e votimit në Videjë dhe Bingjë nuk ishin hapur fare, por ishin dërguar ekipet mobile të cilat kanë qëndruar për disa ore, por asnjë qytetar serb nuk ka votuar. Vlen të përmendet se në këto zgjedhje nuk ka aplikuar asnjë subjekt serb nga Klina, por ata janë të grumbulluar rreth PLS-së.
Për me tepër, në KKZ është atmosfere pune dhe aty të enjten ishte edhe anëtari serb, i cili ka preferuar që për momentin të mos i përmendet emri në gazetë.
Veselaj tha se në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar të drejte vote në këtë komunë kanë pasur 36 576 votues, ndërsa sipas një kalkulimi të bërë nga KKZ, sivjet do të ketë afër
1 500 votës të rinj.
Ndryshe, qytetarët e Klinës me të drejtë vote do të kenë mundësi që ndër deputetë të cilët gjenen nëpër lista të subjekteve të ndryshme politike, të zgjedhin 11 kandidatë nga komuna e tyre. Deri tash, dihet se kandidatët e LDK-së janë Ramë Manaj, Anton Kola dhe Vezire Elshani, të PDK-së Berat Buzhala dhe Blerta Maliqaj, të cilët nuk janë propozime të degës së Klinës por të nivelit qendror, pastaj të AAK-së, Enver Berisha, Sali Ibishi e Gjokë Lleshi, Ilir Dushi nga radhët e AKR-së, Arben Limani i LDD-së dhe se fundi Millorad Sharkoviq i PLS-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit Empty
MesazhTitulli: Re: Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit   Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit EmptyFri Nov 19, 2010 12:01 am

zoti hek kta se frymen po doket po ma nalin kur po shoh ne qytet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Serbët e Klinës paralajmërojnë daljen në zgjedhjet e 12 dhjetorit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shenjat që paralajmërojnë migrenën
» Shqiptarët e Mitrovicës më optimist se serbët
» Serbët votojnë në vende alternative
» Seizmologët malazias paralajmërojnë termet në bregdet
» Serbët (s') dalin në zgjedhje
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum