www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Analizat dhe specialitetet për El Classico:  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Analizat dhe specialitetet për El Classico:  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Analizat dhe specialitetet për El Classico:

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Analizat dhe specialitetet për El Classico:  Empty
MesazhTitulli: Analizat dhe specialitetet për El Classico:    Analizat dhe specialitetet për El Classico:  EmptyTue Nov 30, 2010 12:49 am

Parathënie: El Classico

Nëse keni bërë ndonjë plan për të hënën mbrëma datë 29 nëntor, është mirë që ta anuloni që tani. Kjo është dita kur qiejtë do të ndahen dhe do të luajnë një ndeshje futbolli. Po, jemi pak ditë larg përplasjes së të gjitha përplasjeve : El Classico.
Barcelona - Real Madrid është takimi që natyrisht çdo tifoz të futbollit e lë në qosh të objektit ku qëndron, duke lëpirë gishtat ose buzët, pa marrë parasysh kë adhuron apo a ka fituar skuadra e tij e preferuar.

[You must be registered and logged in to see this link.]

Shumë fanatikë të futbollit, mund të thonë se ka ndeshje më të mëdha dhe më interesante kur luan skuadra e tyre, por këtë sezon, ndeshja biblike mes Real Madridit dhe Barcelonës ka marrë dimenzione tjera. El Classico i këtij sezoni pritet të jetë El Classico më i shikuar dhe më interesant i të gjitha kohërave.

Por, çfarë mund të pritet në një ndeshje ku disa prej më të mirëve, më të shtrenjtët dhe më fantastikët takohen nën dritat e koloseumit më drithërues në botë.? A do ta shohim Dani Alveshin duke bërë një dyluftim të ashpër me Sergio Ramosin ? A do ti masin forcat gjigantët e mbrojtjes ique dhe Pepe? Puyol sigurisht se këtu e ka fjalën e fundit…

[You must be registered and logged in to see this link.]
Ndoshta poeti Andres Iniesta do të ketë punë me tangon e Ozil, apo është kjo punë e Lionel Messit.? Sigurisht caku kryesor nën snajperin e Lionel Messit do të jetë Cristiano Ronaldo.
Njeriu nga i cili pritet më së shumti në El Classico do të jetë padyshim Cristiano Ronaldo, që do të duhet të ‘ecë mbi ujë‘ që t’i rikthejë adhuruesit në anën e tij.

[You must be registered and logged in to see this link.]
Më pas vijnë goditësit e mprehtë, David Villa dhe Gonzalo Higuain. I madhi Villa i stabilizuar në Camp Nou do të ketë punë për ta mposhtur kolosin e quajtur Casillas. Por kush do ta shërbejë ‘El Pipitan’ dhe ‘Villa Mara Villan’? Padyshim, Xavi dhe Xabi. Njëri llogaritet si njëri prej asistuesve më të mirë në botë sot, e ai është Xavi
[You must be registered and logged in to see this link.]
Mos ta harrojmë Mesut Ozil, i cili po shkëlqen si një yll i vogël në Galaktikën e madhe të Los Blancos
[You must be registered and logged in to see this link.]

Iker Casillas? Çfarë heroizma do të bëjë ky njeri në këtë sfidë? Apo, do ta nxjerrë topin jashtë rrjetës ashtu si bëri shpeshherë në ‘el Classicot’ e kaluara? Victor Valdes nga ana tjetër është i njohur për gabimet e tij, por disa e konsiderojnë atë si më të mirë se ‘San Ikerin’.
[You must be registered and logged in to see this link.]

Pankina…çfarë të flitet për dy pankinat më të mira në botë, në njërën njëri nga strategët më të mirë në botë, njeriu më kontravers në botën e futbollit Jose Mourinho, përballë filozofisë Guardiola. Edhe kjo është një mini-përballje ‘akademike’ pasi mbetet të shihet nëse Mou, do t’i flasë kolegut katalanas në vesh duke i thënë ‘Unë gjallë, e ti të më mposhtësh, jo…’

[You must be registered and logged in to see this link.]

Por, nuk do të jetë vetëm fusha e lojës argëtuese! Çfarë do të ndodhë në lozhën VIP ku takohen Sandro Rosell dhe Florentino Perez? Njëri prej tyre do të qajë në fund.
[You must be registered and logged in to see this link.]

Ndoshta do të jeni të zënë në këtë takim aq shumë, pasi që do të shikoni triqet e Ronaldos, lëvizjet e Messit, pasimet e Xavit, apo samban e Di Marias.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Për t’iu përgjigjur pyetjes se cili do të jetë epilogu, pyesni Messin, Ronaldon, Xavin, Ozilin, Iniestan, Xabin, David Villa dhe shokët e tyre…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Analizat dhe specialitetet për El Classico:  Empty
MesazhTitulli: Re: Analizat dhe specialitetet për El Classico:    Analizat dhe specialitetet për El Classico:  EmptyTue Nov 30, 2010 12:52 am

El Classico – Statistika dhe Histori



El Classico është derbi më i madh në botë, ndeshja ku brinjtë do të ndeshin gjigantët e futbollit planetar, filozofia estetike Barcelona, përballë supërfuqisë Real Madrid, në një prej rivaliteteve më të mëdha që njeh bota. Por, cili klub është më i mirë nëse shikojmë statistikat dhe historinë?
Rivaliteti i këtyre dy skuadrava ka rrënjët që nga ‘lashtësia’ (Ndeshja e parë është luajtur më 17 shkurt të vitit 1902), por disa prej arsyeve më të rëndësishme pse ekziston një rivalitet kaq i flaktë janë këto:

1) Dihet shumë mirë që krahina katalanase është duke luftuar për t’u pavarësuar nga Spanja, ndërsa kryeqyteti ku pozicionohet Mbretëria e Spanjës, Madridi, nuk po e lejon këtë.

2) Madridi dhe Barcelona janë dy qytetet më të mëdha në Spanjë.

3) Real Madridi në sirtarin e vet ka hiç më pak se 73 tituj, kurse Barcelona ka vetëm 68.

4) Transferimet – Hedhja e kokës së derrit nga tifozët Blaugranë pas paraqitjes së Figos në fanellën e Real Madridit ndaj Barcelonës dëshmon edhe më shumë se çfarë rivaliteti kanë këto dy klube.
[You must be registered and logged in to see this link.]

Përballjet e drejtpërdrejta mes Barcelonës dhe Real Madridit në të kaluarën:

Në La Liga janë zhvilluar gjithsej 160 ndeshje, ku Real Madridi ka shënuar 68 fitore, Barcelona ka 62 triumfe, ndërsa 30 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Nga 221 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Real Madridi ka shënuar 94 fitore, janë arritur 30 barazime kurse Barcelona ka 86 fitore.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Fitorja më e lartë e Real Madridit kundër Barcelonës është 11-1 në vitin 1943, në Copa del Rey.

Fitorja më e lartë e Barcelonës ndaj Real Madridit është 7-2 më 24 shtator të vitit 1950, në javën e tretë të La Ligas.

El Classico ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, pasi që në pesë kontinente, ky takim përcillet nga hiç më pak se 500 milionë njerëz.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Analizat dhe specialitetet për El Classico:

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gjithçka për El Classico
» Iniesta i gatshëm për ‘el Classico’
» Katër ‘el Classico’ për 18 ditë?
» Iniesta: Do të fitojmë në ‘el Classico’
» Reali dhe CR7 të gatshëm për ‘el Classico’
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga sporti-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum