www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gati Bajrami Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gati Bajrami Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gati Bajrami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
osa001
Mister Forumi
Mister Forumi


Numri i postimeve : 7128
Data regjis. : 04/11/2009
Location : as n7-te as n8-te

Gati Bajrami Empty
MesazhTitulli: Gati Bajrami   Gati Bajrami EmptySat Nov 21, 2009 7:52 pm

[You must be registered and logged in to see this image.]
Xhavit Bajrami do të përballet me Freddy Kemayon në meçin për titullin e kampionit të botës në kick-box në versionin IKSA. Ai thotë se është në top-formë, ndërsa beson që do ta mbrojë titullin në duel me francezin.


Nga Valon Konushevci më 20.11.2009 në ora 10:24

Xhavit Bajrami të shtunën në Prishtinë do ta zhvillojë meçin e radhës ndaj francezit Freddy Kemayo. Në këtë meç ai do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kick-box në versionin IKSA (International Kick-boxing Sport Asociation).

Bajrami thotë se është përgatitur maksimalisht për këtë meç dhe tregon se është në top-formë. “Xhentëlmeni” shqiptar pohon se ndihet krenar që këtë luftë do ta zhvillojë në Kosovë para bashkatdhetarëve të vet.

Sipas tij, Freddy Kemayo është shumë ‘eksploziv’ dhe i shpejtë në ring. Megjithatë, kick-boksieri kosovar beson thellë se do të triumfojë.

Express: Të shtunën në Prishtinë do të mundohesh ta mbrosh titullin e kampionit të botës në kick-box në versionin IKSA, në përballje me francezin Freddy Kemayo. Sa je përgatitur për këtë meç?
Bajrami: Pesë javë kam pasur përgatitje intensive. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, do të thotë përgatitjet i kam kryer pa pësuar ndonjë lëndim. Kam pasur një grup njerëzish shumë të mirë dhe profesionistë të mëdhenj me të cilët kam stërvitur. Pra, përgatitjet kanë shkuar ashtu siç duhet. Kjo do të shihet të shtunën kur ngjitem në ring. Them kështu sepse jam në top-formë.

Express: Në cilin vend i keni zhvilluar përgatitje për këtë meç?
Bajrami: Stërvitjet i kam zhvilluar në Holandë dhe në klubin tim në Zvicër.

Express: Ke qenë këmbëngulës që meçin ndaj Freddy Kemayo ta zhvilloni në Kosovë dhe ia arrite qëllimit. Cilat janë arsyet që e more këtë vendim?
Bajrami: Dëshira ime e kahershme ka qenë që këtë meç ta zhvilloj në Prishtinë, para bashkatdhetarëve të mi. Unë kam lindur dhe jam rritur në Kosovë. Ndërsa 20 vite të karrierës sime i kam kaluar nëpër shtete të ndryshme, por më i ëmbël sesa vendi im nuk është asnjë shtet tjetër. Ndihem krenar që më ka ardhur shansi që këtë meç ta zhvilloj në atdhe. Tani i mbetet publikut kosovar që të më ndihmojë drejt fitores duke më përkrahur. Ndërsa unë premtoj se do ta jap maksimumin nga vetja ime.

Express: A e njihini kundërshtarin tuaj, francezin Freddy Kemayo?
Bajrami: Po e njoh mirë. Ka dhjetë vite që e njoh.

Express: Sipas jush, cilat janë tiparet dalluese të tij apo kualitetet e tij?
Bajrami: Freddy Kemayo gjatë këtyre viteve të fundit ka arritur suksese të mira. Është shumë ‘eksploziv’ dhe i shpejtë në boks. Mua më duhet të kem kujdes nga ai që prej fillimi. Pa dyshim se do të jetë një meç shumë i fortë.

Express: A beson se do të fitosh ndaj tij?
Bajrami: Patjetër. Jam shumë optimist. Por, po e përsëris edhe njëherë se më duhet të kem kujdes shumë të madh. Them i kujdesshëm në atë kuptimin që duhet shkuar i kujdesshëm që prej fillimi e jo në atë mënyrën duke e nënçmuar apo diçka ngjashëm. Megjithatë, unë jam përgatitur mjaftë mirë dhe besoj në talentin dhe vlerat e mia. Prandaj jam optimist se do të fitoj. Shpresoj edhe në përkrahjen e publikut tim.

Express: A mendon ta përfundosh meçin para kohe?
Bajrami: Jo, jo. Unë kurrë nuk nisem në atë mënyrë, duke shpresuar që meçin ta përfundoj para kohe. Do të ishte e rrezik i madh për mua, sikurse t’ia mësyja që meçin ta përfundoj para kohe. Nokautin nuk mundet ta dijë asnjë sportist se si vjen. Por, unë jam përgatitur maksimalisht për t’i zhvilluar pesë raunde. Nëse ndodh ta nokautoj, atëherë do t’i gëzohesha këtij fakti.

Express: Pas këtij meçi, cilat janë planet tua për të ardhmen?
Bajrami: Meçi i së shtunës do të jetë i katërti që zhvilloj dhe në këtë vit nuk dua të boksoj më. Unë dua të pushoj pak muaj, sepse të them të drejtën kam punuar shumë dhe jam pak i lodhur. Ndërsa më 27 mars të vitit që po vjen, sipas të gjitha gjasave, do ta zhvilloj meçin e radhës. Kam pasur edhe një ofertë për ta zhvilluar një meç më 30 janar, por e kam refuzuar sepse dua të pushoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.tk
 

Gati Bajrami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rikthehet Arta Bajrami
» Xhavit Bajrami, kampion edhe në WKN
» EL: Emir Bajrami përballë Villarrealit
» Arta Bajrami: Tani do i perkushtohem vajzes
» Arta Bajrami demanton shkrimet për shtatzanin e sajë.
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga sporti-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum