Besjana Kasami, apo Big Mama, siç e njohim ne të gjithë, ka kaq shumë gjëra për të treguar saqë 1 faqe gazete është e pamjaftueshme. E gatshme gjithmonë për t’u përgjigjur, me humorin në buzë, këngëtarja e njohur e arenës muzikore tregon në këtë intervistë për suplementin shumë gjëra që s’i kishte rrëfyer më parë. E pranon që ka hyrë një mashkull në jetën e saj, megjithatë është ende konfuze për statusin aktual…Çfarë na rrëfen tjetër Big Mama në versionin e dobët? Le ta zbulojmë bashkë përmes rreshtave në vijim…
Big, si po i kalon këto kohë? Me çfarë po merresh?
Ju faleminderit, shumë mirë. Të them të drejtën, me çdo gjë po merrem. Për momentin jam në Turqi dhe po xhiroj këngët e reja në gjuhën turke.
Cili është projekti më i afërt muzikor që do të prezantosh për fansat shqiptarë?
Për publikun shqiptar s’e kam vendosur akoma se me çfarë surprize do të prezantohem, për shkak se kam shumë plane dhe gjëra interesante. Le të jetë më mirë një surprizë.
Plan për ndonjë album, a keni?
Album për momentin nuk mendoj, po singel po, jam duke planifikuar dhe një video pas vitit të ri menjëherë.
Dimë që të kanë ftuar për të qenë pjesë e “Dancing with the stars Albania”, sa e vërtetë është kjo? Mos është një tentativë për t’u dobësuar më shumë?
“Dancing with the stars” është një spektakël që më pëlqen shumë, por të them të drejtën, këtë gjë po e dëgjoj për herë të parë nga ju. Unë nuk kam marrë akoma ftesë nga ky spektakël për të qenë konkurrente, ndoshta kjo edhe pse unë kam disa muaj që ndodhem në Turqi dhe nuk kam lidhje me çfarë po ndodh në Shqipëri. Sa për t’u dobësuar nuk kisha marrë pjesë se jam dobësuar vetë, hahahaha, po për shkak të vallëzimit ndoshta kisha marrë pjesë se vallëzimi është dashuria ime e parë. Unë para se të filloja këngën kam qenë valltare, pastaj jam bërë këngëtare, kështu që vallëzimi më pëlqen shumë, veçanërisht me linjat e trupit që i kam bërë tani hahahahahahah…
Cilat kanë qenë reagimet e njerëzve kur të panë të shndërruar në një Big Mama të dobët?
Të gjithë më kanë kërkuar dietën.
Muzika ka shumë armiqësi… Ju kë keni armike?
Fjala armiqësi është një fjalë shumë e rëndë. Xhelozi mund të themi, po armiqësi, kurrsesi. Për ta pasur armik dikë duhet të ma vrasë nanën dhe babën, duhet të jetë diçka shumë e rëndë, s’di si të ta shpjegoj. Jo, nuk kam armiq, po është një fjalë e urtë: “O Zot më ruaj nga miku, se nga armiku ruhem vetë”, ndaj dhe unë gjithmonë i frikësohem mikut, e jo armikut.
Duhet të kenë armiqtë frikë nga ty?
Hahahaha le të kenë, bile shumë, hahahahaha.
Po miken më të mirë kë keni nga këngëtaret?
Me të gjithë kam raporte të mira, kush më respekton, e respektoj, kush nuk më respekton, as unë s’e respektoj. Megjithatë do të doja të veçoja disa emra me të cilët kam më shumë miqësi si: Genta Ismajli, Rozana Radi, Fjolla Krasniqi dhe Gena.
Të flasim pak për klipin tuaj të fundit, përveçse është pëlqyer shumë, edhe është përfolur shumë. U fol se këtë klip ju ia dedikonit Rezarta Shkurtës, sa e vërtetë është kjo?
Kësaj pune i thonë ‘kofsh bektesh merre vesh’.
Duke qenë se jemi tek Rezarta, e morët vesh që ajo u pajtua me Rozanën?
Jo, nuk e mora vesh, po edhe tani që e mora, e çka të bëj unë…? Nëse janë pajtuar, janë pajtuar, kjo gjë s’ka lidhje me mua. Është një çështje që u përket atyre të dyjave.
Cili është realisht mendimi juaj për Rezin?
S’kam asnjë mendim.
Ta lëmë tani Rezin dhe të flasim për jetën tuaj të përditshme, si është ajo?
Mirë ja bone, hahahaha, nuk kam ndryshim ashtu si më shihni, ashtu jam.
Përveç muzikës, a zë ndonjë angazhim tjetër vend në jetën tuaj?
Po, kam dhe biznesin.
Fitohet mirë me muzikën?
Mbijetohet.
Në mediat rozë është përfolur gjatë, edhe ftesa që keni marrë ju nga stilisti i njohur Joni Peçi për të prezantuar një spektakël për supermodele. E keni pranuar ju këtë ftesë?
Është shumë e vërtetë, me Joni Peçin nuk jam njohur, por kisha dëgjuar shumë dhe më ka pëlqyer gjithmonë për punën që ka bërë. Më erdhi rasti të njoftohem në Prishtinë dhe më la përshtypje të madhe modestia tij dhe fakti që ishte një person i mirë dhe i drejtpërdrejtë. Aty në Prishtinë më bëri ftesë për këtë spektakël dhe me shumë dëshirë e pranova ftesën. Akoma s’kemi folur për detaje, po me gjithë dëshirën do ta kisha pranuar një ftesë nga Joni Peçý.
Mendoni se prezantimi ju përshtatet si zhanër?
Normal që do të më përshtatet, pse jo? Unë veten e shoh më shumë si show girl.
Keni tentuar ndonjëherë më parë në prezantim?
Kam prezantuar afërsisht 3 vite me radhë në “Alsat” emisionin tim ‘Mama’s big show”, ku kam pasur shikueshmëri të madhe dhe kam qenë shumë e suksesshme.
Je mbajtur gjithmonë si një këngëtare me stil të veçantë. Me kë konsultoheni për aparencën tuaj?
Konsultohem me shumë stilistë si Vjollca Llapshtica, Arta Kaçi, Fitore Berisha, por tani e tutje njëri ndër stilistët e veçantë të mi do të jetë edhe Joni Peçi.
Ju lëvizni me makinë besoj. Cila është marrëdhënia që keni me policët?
Hahahaha, kjo pyetje më pëlqeu. Marrëdhënie shumë të mira kam me policët. Mund të them se ata më respektojnë më shumë se çdokush.
Rikthehemi tek jeta juaj, për të ndaluar tek aspekti sentimental. Ta ka marrë mendjen ndonjë mashkull?
Po.
Pra statusi juaj është e dashuruar?
E MARTUAR… Hahaha shaka, statusin as vet s’e di.
Si do ta përshkruanit mashkullin ideal?
Hmmm…mashkulli ideal të ketë karakter të fortë, të jetë i moralshëm, i drejtë, me një fjalë të jetë burrë.
Martesën e ke menduar ndonjëherë?
Normalisht që po.
Si e imagjinon veten nuse?
Hahahahah, e imagjinoj me dimija, nuse tradicionale.
Cila mendon se është mosha ideale për t’u martuar një femër?
Nuk është e përcaktuar, po ndoshta për mua do të kishte qenë 28 vjeç.
Si e imagjinon dasmën tënde?
Dasmë të madhe në stadium…hahahahhahaha.
Sa fëmijë ëndërron të kesh?
Fëmijët janë gjëja që i dua më së shumti në botë dhe dua shumë fëmijë, shumë…4, 5, 6 hahahah, sa të kem mundësi.