www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec  Empty
MesazhTitulli: Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec    Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec  EmptySat Dec 04, 2010 11:16 pm

Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec  03122010malishevpdk03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula ka marrë pjesë në takimet parazgjedhore të PDK-së nw Malishevw, Rahovec dhe Prizren.

Në tubimin e mbajtur në Malishevë, para mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi theksoi:

“Ishim bashkë në betejat për liri, bashkë e arritwm pavarësinë e Kosovës, tani jemi përsëri bashkë për fitoren e re të thellë të Partisë Demokratike të Kosovës, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike”.

“Gjatë tri viteve të kaluara ne e ndryshuam Kosovën, e ndryshuam edhe Malishevën. Ne ndërtuam rrugë të asfaltuara anë e kënd Kosovës, ndërtuam shkolla të reja, ndërsa po jetësojmë edhe ëndrrën e kamotshme të qytetarëve të Kosovës – ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë” – u shpreh z.Thaçi në Malishevë.

“Ne e nxorëm Kosovën nga balta dhe për këtë sukses ka meritë të madhe ministri dhe bashkëqytetari juaj, z.Fatmir Limaj” – theksoi më tej kryetari i PDK-së, kryeministri Hashim Thaçi dhe shtoi se “ne arritëm që çdo qytetar i Republikës së Kosovës të ndihet mirë në qytetin e vet, në shtetin e vet, andaj kërkoj që të votoni 100 për qind për Partinë Demokratike të Kosovës” – tha z.Thaçi.

“Ne po vazhdojmë me ngritjen e pagave të të gjitha kategorive të shoqërisë kosovare, arsimtarëve, policëve, minatorëve, ndërsa tani po fillon edhe implementimi i plotë i Ligjit për vlerat e luftës dhe tani e tutje do të ketë trajtim dinjitoz institucional për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve” – tha kryeministri Thaçi në takimin parazgjedhor në Malishevë.

Ndërsa, nënkryetari për çështje politike i PDK-së, ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj ka theksuar se në Malishevë gjatë këtyre viteve të qeverisjes së PDK-së kanë ndodhur zhvillime të mëdha pozitive, janë ndërtuar shumë rrugë, është investuar në infrastrukturë në çdo cep të komunës sonë.

“Çdo qytetar i komunës së Malishevës çdo ditë e sheh punën dhe suksesin e PDK-së në Malishevë dhe në gjithë Kosovën, prandaj për ne flet puna jonë, e jo fjalët boshe” – tha z.Limaj.

Në takimin elektoral të PDK-së në Malishevë është bërë edhe prezantimi i kandidatëve të PDK-së për Kuvendin e Kosovës nga ky rajon: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Hasime Mazrreku-Krasniqi, Halit Krasniqi dhe Enver Hoti.

Gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë edhe në tubimin elektoral të PDK-së në Rahovec.

Në këtë takim, kryeministri Thaçi iu ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së për të zhvilluar një fushatë të qetë, të lirë dhe demokratike, të prezantimit të ideve dhe projekteve konkrete të kandidatëve të PDK-së.

Në vazhdim, kryeministri Thaçi ka apeluar tek anëtarësia e PDK-së për të zhvilluar betejë politike për të fituar, por edhe për të ruajtur çdo votë të Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec.

“Partia Demokratike e Kosovës është dëshmuar gjithmonë që mbi interesin e vet, ka interesat madhore të Kosovës, prandaj jo rastësisht motoja jonë është SË PARI KOSOVA, për dallim që çuditërisht partitë tjera kanë së pari interesin e tyre, pastaj Kosovën” – u shpreh z.Thaçi.

“Kërkojmë nga ju që ta votoni fuqishëm PDK-në, në mënyrë që të krijojmë një fitore të thellë, që do të na siguronte një mazhorancë të sigurt, stabile, që do të garantonte fuqizimin e qeverisjes së mirë, efektive, transparente, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës” – theksoi kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Në tubimin elektoral të PDK-së në Rahovec, kryeministri Thaçi ka shprehur mbështetje për kandidatët e PDK-së nga Rahoveci, z.Idriz Vehapi dhe z.Rexhep Hoti.

Kryeministri Thaçi ka marrë pjesë sot edhe në disa takime me qytetarë në Prizren.

Kryeministri Thaçi u prit ngrohtë në një tubim nga sportistët dhe shoqatat kulturo-artistike të rajonit të Prizrenit në Hotelin Luxor në Prizren. Kryeministri Thaçi theksoi se ndihet shumë mirë në siç tha kryeqytetin e kulturës shqiptare, në Prizren. Ndërsa për sportistët kosovarw kryeministri Thaçi tha se ka agjendë të qartë të avancimit dhe ndërkombëtarizimit të aktiviteteve të tyre, duke i premtuar ata se sporti kosovar do të jetë i përfaqësuara denjësisht në Garat Olimpike Londra 2012.

Gjatë qëndrimit në Prizren, Kryetari i PDK-së, vizitoi edhe Fabrikën e prodhimit të bukës në Prizren, si dhe mori pjesë në një tubim me qytetarë në fshatin Qëndresë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec  Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec    Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec  EmptyTue Dec 07, 2010 1:17 am

ky dasa do te fitoj serish
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kryeministri Thaçi merr pjesë në tubimet parazgjedhore të PDK-së në Malishevë dhe Rahovec

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Merr pjese ne varrimin e tij
» Në Malishevë PDK-ja nxjerr ekrane në shesh
» Rahovec, LDK dhe AAK në balotazh
» KQZ: AAK fiton në Rahovec
» Krasniqi nuk duhet të merr pjesë në fushatë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum