www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Votojnë liderët e partive politike  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Votojnë liderët e partive politike  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Votojnë liderët e partive politike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Votojnë liderët e partive politike  Empty
MesazhTitulli: Votojnë liderët e partive politike    Votojnë liderët e partive politike  EmptySun Dec 12, 2010 9:56 pm

Votojnë liderët e partive politike  Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeu

Në Prishtinë kanë votuar disa nga përfaqësuesit e lartë të partive politike, të cilat pretendojnë se do të dalin fituese në zgjedhjet e sotme parlamentare. Pas votimit, ata kanë dhënë deklarata për media duke u bërë thirrje qytetarëve për dalje në votime dhe duke shprehur bindjen në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në kryeqytetin kosovar deri në orën 11:00 kanë votuar: kryetari i PDK-së, njëherësh kryeministri në ikje, Hashim Thaçi; kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala; lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ai i LDD-së, Nexhat Daci, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, njëri nga themeluesit e Partisë Fryma e Re, Shpend Ahmeti, drejtuesi i Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova.

Duke i uruar të gjithë qytetarët për ditën e zgjedhjeve, lideri i PDK-së, kryeministri në largim, Thaçi, ka vlerësuar se këto janë zgjedhje të rëndësishme për faktin se po mbahen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Thaçi pasi ka përmendur disa nga premtimet e tij të fushatës parazgjedhore, ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese që në mënyrë sa më masive të dalin dhe të votojnë.

Lideri i LDK-së, Mustafa, uroi për zgjedhje të suksesshme, ndërsa sa i përket fituesit tha se “do të fitojë ai që e merr votën nga qytetarët”.

Ndërsa Shala ka shprehur bindjen e tij se do të jetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai që do të qeverisë Kosovën pas këtyre zgjedhjeve.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës. Edhe Pacolli ka ftuar qytetarët të votojnë, duke shprehur bindjen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Nexhat Daci, lider i LDD-së, votoi në shkollën fillore "Iliria". "Unë do të doja që sot të jetë referenca më e mirë për Evropën se qytetarët e Kosovës janë të gatshëm të jenë të lirë për udhëtime, të jenë të lirë për integrime, të mund të votojnë të lirë dhe të ndershëm dhe urime Kosovë të gjithëve" tha Daci.

Ndërkohë, në vendvotimin e vendosur në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik, lideri i lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshimin. “I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të dalin sot e të votojnë. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës”.

Në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, ka votuar njëri prej themeluesve të partisë Fryma e Re, Shpend Ahmeti me bashkëshorten. Ahmeti ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje. “Presim ndryshime, presim të kemi një skemë tjetër politike”, tha Ahmeti, duke thënë se është momenti i fundit të bëhen këto ndryshime.

Edhe dreltueesi i Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova, ka votuar në orët e paradites. Ai duke ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese që në mënyrë sa më masive të dalin dhe të votojnë, ka vlerësuar se këto janë zgjedhje të rëndësishme ngase mbahen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe të cilat kanë për qëllim fuqizimin e institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë, në shkollën fillore “Faik Konica”, ka votuar edhe ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. “Konsideroj se domethënia e këtyre zgjedhjeve për proceset demokratike, për demokracinë në përgjithësi është tepër e rëndësishme dhe dëshiroj që ashtu siç kanë filluar me rregull, pa probleme gjithë ky proces të mbyllet ashtu siç është vullneti i qytetarëve të Kosovës, për interesin e qytetarëve të Kosovës dhe për zhvillimin e demokracisë së Kosovës”, tha Krasniqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Votojnë liderët e partive politike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Dhjetë liderët më të famshëm të Twitterit
» Pasurohet buxheti nga gjobat ndaj partive
» “Vetëvendosje”: Qytetarët nuk do të votojnë më për hajna
» Serbët votojnë në vende alternative
» Sot në Mitrovicë serbët votojnë, shqiptarët protestojnë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum