www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Qeveria: Marty gënjen  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Qeveria: Marty gënjen  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qeveria: Marty gënjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Qeveria: Marty gënjen  Empty
MesazhTitulli: Qeveria: Marty gënjen    Qeveria: Marty gënjen  EmptyWed Dec 15, 2010 6:46 am

Qeveria: Marty gënjen  Ffffffffa

Qeveria e Kosovës përmes një deklarate për media ka hedhur poshtë raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili ka akuzuar ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se në vitin 1999 kanë organizuar rrëmbimin e njerëzve të cilëve në Shqipëri u janë marrë organet për trafikim.
Në deklaratë thuhet se pretendimet e botuara në “The Guardian“ janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“.

Në të përditshmen britanike “ The Guardian” u publikua të mërkurën një artikull i cili thirret në një raport të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili është në vazhdën e raporteve të cilat janë publikuar në 12 vitet e fundit dhe që kanë pasur për qëllim njollosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të udhëheqësve të saj, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Tutje ne deklaratë thuhet se „është e papranueshme që shpifjet e një anëtari të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të paraqiten si opinione të vet institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar“.

“Është e qartë se dikush dëshiron të pengoj kryeministrin Hashim Thaçi pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonë“, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

“Veprimet e tilla të ulëta dhe bizare, nga njerëz pa asnjë kredibilitet moral, mund të jenë në shërbim vetëm të qarqeve të caktuara që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj“.

“Opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtar tashmë e di fare mirë se Dick Marty që nga fillimi, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, ka qenë paragjykues dhe i vendosur që të raportojë në favor të qëndrimeve që ka shprehur bashkëpunëtorja dhe mikja e tij Carla Del Ponte dhe Qeveria e politikanët e Republikës së Serbisë“, thuhet ne komunikatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi thuhet në deklaratë do të ndërmarrin të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar shpifjet që ka bërë Marty, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të kundërshtojnë fuqishëm këtë raport shpifës dhe tendencioz dhe të mos rreshtohen në anën e atyre që me çdo kusht duan ta pengojnë stabilitetin, progresin dhe qeverisjen e mirë në Republikën e Kosovës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Qeveria: Marty gënjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Qeveria e re, punë e kryer
» Dick Marty ishte dhe mbetet antishqiptar
» Marty, pjesë e “klubit anti-pavarësi”
» AKR: Qeveria e ka instaluar korrupsionin
» Qeveria e re të jetë e pastër
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum