www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si jetohet ne hapesire Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si jetohet ne hapesire Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si jetohet ne hapesire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Si jetohet ne hapesire Empty
MesazhTitulli: Si jetohet ne hapesire   Si jetohet ne hapesire EmptyWed Dec 22, 2010 7:06 am

Pas 10 vjetësh, stacioni hapësinor ndërkombëtar është thuajse gati. Një shtëpi e madhe ku mund të hash, lahesh, punosh dhe lëvizësh. Por, për të gjitha këto duhet të jesh ekspert.

Në orën 18:41 të 27 tetorit, një dritë e vogël u shfaq në qiell, para se të zhdukej në errësirë. Shumë njerëz, as që e vunë re fare, por për disa të tjerë ishte njëlloj sikur panë dritat e shtëpisë. Nga Toka nuk është se shihej shumë. Nëse do të mundje t’i afroheshe, do të dalloje një bllok të shndritshëm tubash të ndërthurur me pjesë metalike në fund, të dy paneleve gjigante në formën e krahëve. Përmasat janë ato të një shtëpie me pesë dhoma, por është e vështirë të mendosh për një banesë të ndërtuar në kushte ekstreme. Ajo që nga larg duket si një dritë që ndriçon në qiell, është drita e diellit e reflektuar në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Pas më shumë se dhjetë vjetësh, punët për ndërtimin e saj janë duke përfunduar dhe më në fund astronautët do të mund të lëvizin të lirë në stacionin hapësinor. Po të gjykosh nga fjalët e atij që e ka ndërtuar dhe e ka çuar përpara, duhet të ketë qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. “Ndonjëherë nuk arrij ta besoj atë që kam parë. Shpesh rishoh gjithçka në ëndërr”, - thotë Piers Sellers, astronauti britanik i NASA-s, i cili në maj ka marrë pjesë në misionin e fundit të “Shuttle”. Astronautët e parë zbarkuan më 2 nëntor të vitit 2000, por ata që kanë jetuar në bordin e stacionit, anija më e madhe hapësinore e ndërtuar ndonjëherë në orbitë, janë më pak se 200 dhe akoma më pak janë ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj. Sa më shumë kohë kalohet në hapësirë, aq më shumë mësohet të perfeksionosh artin e jetës në rënie të lirë. Po, sepse gjërat bien që ç’ke me të! Në orbitë objektet nuk kanë peshë, sepse bien me të njëjtën shpejtësi. Për të mbërritur në stacionin hapësinor duhen dy ditë. Kohëzgjatja e udhëtimit është e lidhur si me shpejtësinë, edhe me lartësinë. Stacioni ndodhet në një lartësi prej 350 kilometra dhe lëviz me një shpejtësi marramendëse prej 28 mijë kilometrash në orë. Për të përshkruar këtë distancë, një “Shuttle” harxhon rreth 900 tonë karburant dhe më shumë se 2 milionë litra oksigjen dhe hidrogjen të lëngshëm, që digjen në motorin kryesor. Ndërsa i afrohet stacionit hapësinor, “Shuttle” bën një kërcim elegant. Në këtë mënyrë, anëtarët e ekuipazhit të stacionit kanë kohën e nevojshme për të shkrepur rreth 4090 fotografi, të cilat më pas i dërgohen NASA-s për t’u ekzaminuar. Mendohet se vlera e një stacioni hapësinor kap shifrën e 100 miliardë dollarëve. “Brenda stacionit sheh fytyra të zbehta, që gjithmonë lumturohen nëse shohin njeri. Ndonjëherë kalojnë edhe tre muaj para se të shohin dikë”, - tregon Sellers. E gjithë hapësira vitale në bord është edhe njëherë më e madhe se ajo e “Boeing 747”. Stacioni e merr energjinë elektrike përmes 16 paneleve diellore. Ai ka një ekuipazh fiks, të përbërë prej gjashtë personash, prandaj ardhja e fytyrave të reja është gjithmonë një arsye e mirë për të festuar. Gjithsesi, nëse nuk është ekspert, edhe i ftuari më i dëshiruar mund të shkaktojë shumë dëme. Është një art më vete fakti i të lëvizurit pa dëmtuar objektet dhe njerëzit, apo pa fikur kompjuterët dhe instrumentet e ndryshme të fiksuara në “mure”. Një pilot i “Shuttle” tregon se si herën e parë që provoi të spostohej nga një dhomë në tjetrën, lëvizi nga vendi shumë kompjuterë dhe mjete të tjera. “Në fillim je si zog brenda në kafaz. Nuk dija ku t’i vendosja gjërat”, - tregon ai. Me kalimin e kohës i mëson të gjitha mënyrat e lëvizjes pa bërë asnjë dëm. Të lëvizësh nga një pikë në tjetrën është shumë e vështirë, sepse lart dhe poshtë, majtas dhe djathtas kanë një domethënie relative. Aftësia për të ndërtuar një hartë mendore të të gjithë stacionit, është një domosdoshmëri për astronautët. Në këto hapësira kaq të ngushta, higjiena personale është thelbësore, por të lahesh në mungesë të peshës është një detyrë delikate. Pikat e ujit mund të shkaktojnë qark të shkurtër. Për këtë arsye, shumë prej tyre përdorin peceta të lagura. Ekuipazhet e përbërë vetëm nga meshkujt zakonisht zhvishen dhe lahen të gjithë së bashku, ndërsa ata të përzierët mundohet ta bëjnë me turne. Të lash flokët është shumë punë e vështirë. Burrat zakonisht, para se të nisen për mision, i qethin flokët zero. Sunita Willimas, që ka kaluar 195 ditë me radhë në bord (një rekord për një grua), i kishte prerë flokët, por prapë kishte vështirësi. “Më duheshin shumë kohë për t’u larë. Hidhja pak ujë poshtë flokëve dhe e përhapja me dorë në mënyrë që të mos fluturonte, pastaj hidhja shampon në flokë dhe e hapja në kokë. Kur mbarojë këtë proces, shpëlahesha me një peshqir të lagur. Lahesha në fundjavë, kur nuk kisha shumë gjëra për të bërë”, - tregon ajo. Edhe të shkuarit në banjë kërkon pak praktikë, por është më pak traumatike kur në vend të qeseve plastike janë kabinat, ashtu si ato të avionëve. Urina e astronautëve riciklohet dhe përdoret si ujë. Po ashtu, të jetosh në mungesë të peshës ka efekte të mëdha për organizmin. Nga ana tjetër, gjithë fiziologjia jonë ka evoluar në prani të gravitetit. Në ditët e para në hapësirë, shumë prej astronautëve kanë të vjella, që sipas ekspertëve të NASA-s, cilësohet si “ndërgjegjja e stomakut”. Lëngjet e trupit që në Tokë janë statikë, ngjiten drejt kokës duke bërë që këmbët të rrudhosen dhe fytyrat të fryhen. E gjitha kjo ka një efekt anësor: rrudhat zhduken dhe anëtarët e ekuipazhit duken shumë më të rinj. Në orbitë, shumë astronautë humbin sensin e të nuhaturit. Një tjetër viktimë e jetës në hapësirë është shija. “Secili prej nesh ka një kuti me emrin e tij dhe gjërat që ka zgjedhur për të ngrënë para se të niseshim, por shijet nuk janë si ato mbi Tokë”, - thotë Sellers. Për të pasur paksa idenë e vështirësisë për t’u përtypur në hapësirë, sugjeron: provoni të hani të shtrirë në brinjë. Në mungesë të gravitetit, si kockat, edhe muskujt nisin të “prishen”. Për çdo muaj të kaluar në hapësirë, çdo astronaut humbet rreth 12 për qind të masës së tij kockore. Gjatë qëndrimeve të gjata në bord, anëtarët e ekuipazhit kalojnë të paktën dy orë duke bërë gjimnastikë për të mos u ndjerë të dobët, madje kanë edhe një makineri që stimulon ngritjen e peshave. Stacionit hapësinor i duhet rreth një orë e gjysmë për të bërë një xhiro rreth tokës, për një total prej 16 xhirosh. Për ata që janë në bord, shikimi është spektakolar. Kur hapen mbulesat e xhamave, drita është aq e fortë saqë u duhet të vënë syzet e diellit. Edhe gjumi është i vështirë. Për këtë duhet të mësohesh. Zakonisht, teksa të zë gjumi, të krijohet përshtypja se je duke rënë nga një pallat dhjetëkatësh. Në hapësirë mund të përdoret edhe telefoni apo posta elektronike. Stacioni hapësinor do të qëndrojë në orbitë për të paktën edhe pesë vjet të tjera, e ndoshta edhe më shumë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si jetohet ne hapesire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Zbulohet jete ne hapesire
» Hapësirë, zbulohet një tjetër eksoplanet
» Dërgojeni fytyrën tuaj në hapësirë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum