www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LULET E VERËSË NAIM FRASHËRI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI Empty
MesazhTitulli: LULET E VERËSË NAIM FRASHËRI   LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI EmptyThu Dec 23, 2010 3:02 am

JETA
1 Sa e dua gjithë jetën!
2 Se atje gjenj të vërtetën,
3 Yjtë, nënën, hapësirën,
4 Të mugëtit, natën, ditën,
5 Mëngjezë, djellinë, dritën,
6 Mbrëmën, dh’atë errësirën
7 Natën, kur ësht’e qetuar,
8 Edhe gjësendi s’dëgjonet;
9 Qjellin kur ësht’i qëruar,
10 E hapësira ndritonet,
11 Ret’ e zeza sterrë nd’erë.
12 Vapën, vjeshtën, dimrin verën,
13 Retë, shinë, dhe lumenjtë,
14 Gjëmim, mjërgullë, përrenjtë,
15 Dborën, brëshërin’e erën,
16 Malet, fushat edhe brigjet,
17 Grykat, çukat edhe shtigjet.
18 Oshëtimën, pyjet, drurët,
19 Shkëmbenjtë, gërxhet’e gurtë.
20 Lulet, barërat që mbijnë,
21 E shpesët që fluturojnë,
22 Edhe këngëra këndojnë,
23 E në për dega lëvrijnë.
24 Dhe njerin’e bagëtinë
25 Dhe gjithë ç’është në jetë
26 I dua si Perëndinë,
27 Se nga do që këthenj sytë
28 Shoh atje Zotn’e vërtetë
29 Q’është një e s’ka të dytë.
KOH’E SHKUARË
1 Kam pushuar, jam qetuar,
2 E rri më nj’an’e derth lot,
3 Me zemër të përvëluar,
4 Me hulm me hidhërim plot.
5 Si zogu, kur bje e fryn
6 Dheu mbushet me dëborë,
7 Nën’ strehët i mjeri hyn,
8 Rri i varfër e i gjorë.
9 Sheh dëborënë që bije,
10 Edhe zinë që ka rënë,
11 Botën pa shij’e pa hije,
12 Dhe s’guxon të nxier zënë.
13 S’sheh gjëkundi lul’e fletë
14 Po të ngrit’e ftohtësire,
15 Jetënë gjithë të qetë,
16 Gjithësinë shkretëtirë.
17 Dhenë të bardhë si vezë,
18 Dhe pa gjeth’e pa burbuqe,
19 Zëmrëzën’e tij të zezë,
20 Q’e pat si lule të kuqe.
21 Më s’sheh shok, as fis, as miq.
22 As fëmijë, as folezë,
23 Shpresëza e tij i vdiq,
24 E ju përhap posi rezë.
25 Pa kokëzën’e fut në gjit,
26 Mbyll syt e hyn në mejtim,
27 Mejtohet edhe psherëtit
28 Me mall shum’e mallëngjim.
29 Mos pandeh se fle, a dremit,
30 Kur e sheh q’është qetuar,
31 Dhe këllet kokëzën në gjit,
32 Është gjithënjë i xgjuar.
33 Me mëndjezët të tij thotë,
34 Ah! shkoj, vate, koh’ e mirë,
35 Dua e mundohem kotë,
36 S’e kthej dot me të pahirë.
37 ju drurët’e uruar!
38 Ju shoh pa lul’e pa fletë,
39 Të rjepur të varfëruar,
40 Edhe të that’e të shkretë!
41 Kështu si ju edhe unë
42 Ndë jetë të shkret u thashë,
43 O! sa fletë m’u-këpunë,
44 Edhe ran’e më s’ i pashë!
45 Edhe ju fusha e male
46 Që nukë prishi e s’ndrohi,
47 Edhe ju dale nga dale
48 Më duketë po ndryshojti!
49 Ah! dhe ju ishit të tjerë,
50 Yjt’ e bukur, e ti hënë
51 Kur u shikonja një herë
52 Tani një zi u ka rënë.
53 Moj kohëz’ e djalërisë
54 Sa me vrap ike dhe shkove,
55 Hyre në gjit të Perëndisë
56 Edhe mua më harove.
57 Ti çdo gjëzë m’a tregove
58 Të bukur e fort të mirë,
59 Edhe gazë m’a shumove
60 E m’epnje shumë dëshirë.
61 Si t’ja bënjë zemr’e mjerë,
62 Me kohën gënjeshtare
63 Që ndrohetë kurdoherë,
64 Dhe s’ngjan ime të parët fare!
65 Duke ikur na rrëmben,
66 Gjithë ç’duam e ç’gjë kemi,
67 Ah! e shkreta ç’na gënjen,
68 Ashtu si qemë më s’jemi!
69 Le të bëhet urdhëri yt,
70 Zot’ i math e i vërtetë!
71 Po pse të na mbetet në syt
72 Kjo koh’e shkuar e shkretë?
DIT’E RE
1 Sot është një dit’e rëzë që përsëritet moti,
2 Lint vera, lint ngrohtësija, lint Aliu vetë Zoti.
3 Është një dit’e bekuar, që rrjedh qiejshit bukurija,
4 Del në sheshi Zot’i vërtetë, rrëfen fytyrën e tija.
5 Ngjallen të vdekurit gjithë, mal’e fusha gjelbërojnë,
6 Qielli qesh, dheu gëzohet, dhe lulet lulëzojnë.
7 Thonë dimëri na prishi, po s’na humbi dot për jetë,
8 Erdhi kjo dit’e na gjeti, nuk’e la dhenë të shkretë.
9 Qielli ësht ndrituar edhe bërë si pasqyrë,
10 Dheu është zbukuruar, bërë fytyrë fytyrë.
11 Veshur në bar e në lule edhe në gjethe në fletë,
12 Bukuri e Perëndisë ka dal’e duket në jetë.
13 Ujërat po burojnë, dhe venë duke kënduar,
14 S’shoh gjësendi të pëlyrur, gjithë janë lar e ndruar.
15 Shqerratë po blegërijnë, edhe mëmate kërkojnë,
16 Zoqtë nër gjethe lëvrijnë, dhe këndojn’e fluturojnë.
17 Gjithë ç’janë ngjallen, çelen, përsëriten, zbukurohen,
18 Duhen, qeshin, rrojnë, prehen edhe këndojn’e gëzohen.
19 Lint Aliu, çfaqet dita, del Zoti, vjen e vërteta,
20 Mbleron dheut ëmbëlsira, edhe rojit po si bleta.
21 Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,
22 Të bëhen një shpirt një trup e të jenë të pajtuar.
23 Është dit’e dashurisë, ditë e vëllazërisë,
24 Dit’e mbarë e gëzimit, dit’e bardhë e miqësisë.
25 njeri! paskëtaj kurrë fjalë të ligë mos thuash,
26 Po përshëndosh gjithë ç’janë, thuaj gëzuash! gëzuash!
PËR SE?
1 Pse s’vjen, o dit’e mirë,
2 Pse vallë nukë vjen?
3 Gjer kur në errësirë?
4 Mos Zoti të pëlqen?
5 As hidhe gardhe,
6 Dhe shpejto pakë,
7 dit’e bardhë,
8 Dhe jakë, jakë,
9 Se të pres,
10 Nukë vdes.
11 Jak’o dit’e uruar!
12 Që lind nga perëndon,
13 At’an’e ke ndrituar
14 E ne pse na haron?
15 Dritëz’e jetës!
16 Edhe e motit
17 Dhe e së vërtetës,
18 Dhe gaz’i Zotit,
19 Ndritëna
20 E xgjohna.
ZËMËRA
1 Fuqi’ e Perëndisë
2 Duketë tek do,
3 Se shpirt’i gjithësisë
4 Po është ajo.
5 Ajo është gjithë ç’janë,
6 Është në çdo vënt
7 E duket më ç’do anë,
8 Në trup e në mënt.
9 E shohëmë në qiej,
10 Në shi e në rë,
11 Ndë hen’e në për diej
12 Ësht’ edhe në dhë.
13 Më tepër zemrën tënë
14 Atë ka për fron,
15 Nuk ja dëgjon zënë,
16 Zemrën s’e dëgjon?
DIT’E ZEZË
1 U gdhi një ditë, një dit’e zezë,
2 Engjëllit’ gjithë me lot po qanin,
3 Përpara Zotit shihnin një rezë,
4 Rrinin tmeruar edhe zi mbanin.
5 Dheu qe mbuluar ane një errësirë,
6 E tërë bota ish egërsuar,
7 Dielli e hëna ishin nxirë,
8 Qielli ishte i trubulluar.
9 Ish bërë sterrë tej-për-tej jeta,
10 E ishte një tmer, tmer i mërzitur,
11 Se kishte humbur gjith’e vërteta,
12 Se gjithë bota isht’e mahnitur!
13 Paudhësija dhe ligësija
14 Ishte bërë mbret mbi det të shkretë!
15 Dhe të këqijat e padija
16 Kishin zënë vënt për të vërtetë!
17 Ish një mynxyrë mbi njerëzinë!
18 Sepse gënj eshtra po prist’e qepte,
19 E kish verbuar fare njerinë,
20 Edh’ e vërteta po mirt’e jepte.
21 Dritëz’e bukur e Perëndisë
22 Nd’anët e rripës kishte qëndruar,
23 Dhe errësira e ligësisë
24 Nga të gjith’anët e kish rrethuar.
25 Lufton gënjeshtra me të vërtetën,
26 Dhe errësira dritën luftonte,
27 Që t’erresonte së gjithash jetën,
28 Dhe djallëzija të mbretëronte.
29 Po derdhej gjaku, gjak i bekuar,
30 Qjelli kish hedhur cipën e zisë.
31 Përpara syve të Perëndisë,
32 Ëngjëjtë qanin duk’e tmeruar.
33 Yj edhe qiej! qysh s’u-rrëzuatë?
34 E si s’u bëtë cop’e thërime?
35 Diell e Hënë për se qëndruatë?
36 E nuk’u bëtë si zëmra ime?
37 Zot i jetës, shumë durove,
38 Shumë durove, o zëmër-gjërë,
39 Po na të gjorët na përvëlove,
40 Na perzëllite zemrën e mjerë!
41 Njeri i ndyrë, komb’i mërzitur!
42 Imam Hysenit i heth shëgjetë?
43 Nukë di se ç’bën, je i mahnitur?
44 E kë godit kshu? Zotn’e vërtetë?
BESOJMË
1 Besojmë Zotnë q’ësht’ i vërtetë,
2 Se gjithë ç’shahem ësht’ ay vetë,
3 Dhe falëtore kemi njerinë,
4 Atje e gjejmë dhe Perëndinë.
5 Ëngjëllë thuhetë vetij’e mirë,
6 Dhe djalli është pun’e pështirë.
7 Njeriu s’vdes’ po vetëm ndërrohet,
8 Dhe shpirt i ndyrë kurrë s’gëzohet.
9 Njerin’e bëri Zoti të lirë,
10 Po duhet kurdo të bënjë mirë,
11 Dhe i dha mëndjen që të peshonjë.
12 Dhe të paudhat t’i largësojnë.
13 Të mos përflasë, të mos qërtonja,
14 Të jet’i urtë, me nder të rronjë,
15 Shpirti na thotë të bëjmë mirë,
16 E të rnos kemi kurrë dëshirë,
17 Për të këqia kurrë në jetë,
18 Të jemi t’urtë e të vërtetë.
19 Fort lark të jemi nga marrëzija,
20 E të mos rrojmë si bagëtija.
21 Falje ne kemi vëllazërinë
22 Dha dashurinë e njerëzinë,
23 Se udh’ e drejtë e Perëndisë,
24 Nuk’ është tjatrë, veç njerëzisë.
25 Po të nderojë njeriu njerinë,
26 E ka nderuar dhe Perëndinë
27 Në zëmrët tënë e gjejmë Zonë,
28 Shtëpi e tij është zëmra jonë.
29 Të dil në shesh desh Zot’i vërtetë,
30 Bëri njerinë dhe atje është vetë.
31 Një njeri që njeh vethen e tija,
32 E di se ç’është dhe Perëndija.
UJËT E BEKUARË
1 Ejani këtu, o shokë,
2 Mblidhuni kokë për kokë,
3 Pini të bëhem trakë,
4 Të na shohë Perëndija!
5 Këtej e tutje s’gënjehem,
6 Me të rreme më s’rrëmbehem.
7 Dua të pi e të dehem,
8 Ku është vera dhe rakija?
9 ujthit’e bekuar!
10 Nga qjelli na ke buruar?
11 Zot’i math të ka dërguar
12 Që të çelçë zemrën tënë?
13 Lule mbijn’ tek pikon tinë,
14 Ti na bje batbardhësinë
15 Edhe gasthin’e gaxhinë,
16 Haps’i tyre t’është dhënë.
17 Ti neve na e bje nderë,
18 Nga mendimet duke nxjerë,
19 Na fluturon nëpër erë,
20 E na pjek me Perëndinë!
21 Gjithë ç’janë na mundojnë,
22 Shpirtin na e përvëlojnë,
23 Na tretin e na kullojnë,
24 Vetëm ti e do njerinë.
25 Dashurinë duke mbjellë,
26 Dhe këngëtë duke pjellë,
27 E gas të math duke sjellë,
28 Mjerësija na mbulohet.
29 Të këqijatë harrohen.
30 Dhe mejtimetë s’mbarohen.
31 Edhe brengatë s’mejtohen,
32 Njeriu qesh e gëzohet.
33 Jakënl, shokë, të rrimë,
34 Rreth druvezes’e të pimë,
35 Se të nesërmen s’e dimë,
36 Na arriti pleqërija.
37 Koha po shkon e më s’kthehet,
38 Njeriu i zi gënjehet,
39 Me punë të rrema merret,
40 Dhe e mbulon babëzija!
41 Gjithë jetën nukë rrojmë,
42 Shpirtinë pse t’e mundojmë?
43 Pa qasuni të këndojmë,
44 Se na plasi buz’ e shkretë.
45 Shkel e shko zëmëra ime.
46 Mos bjerë në hidhërime,
47 E në breng’e në mejtime,
48 Mos të gënjenjë kjo jetë.
PËRPARA KRISHTITË
1 Djalëth njeriu i Perëndisë
2 Fytyra jote mua më tregon
3 Ah! të këqijat’e njerëzisë,
4 Që ka punuar edhe punon.
5 Se kjo fytyrë
6 Është pasqyrë,
7 Dhe na rrëfen,
8 E s’na gënjen.
9 Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
10 Nga veth’e tinë a nga i vëllaj
11 Që kanë vrarë e kanë prerë
12 Pa gjyq, pa fjalë, pa pasurë faj.
13 Zot, ti ke vuar
14 Edhe s’ike pushuar,
15 Nga njeriu hoqe,
16 Për të u përpoqe.
17 Ti u përpoqe për njerëzinë,
18 Dhe dashurinë e bëre besë,
19 Njeriut vure nam miqësinë.
20 Që kur të lindet gjer sa të vdesë.
21 Për këtë fjalë
22 Të qofsha falë,
23 Se njerëzija
24 Ë Perëndija.
ZONJ’E FATIT
1 moj plaka lozonjare,
2 Që ndjek fatn’e njerëzisë,
3 Dhe mas’e pesh s’ke fare,
4 Po me shkop të marrëzisë.
5 Moj, po me ç’sy e me ç’faqe
6 Më qasesh prap’e më çfaqe?
7 Të shoh që vjen po si hie
8 Niga dale, si qen i qetë
9 Edhe hi syvet më shtie
10 T’u thaft’ ajo dor’ e shkretë!
11 Ata sy të zgurdulluar
12 T’i shoh, o e mallëkuari
13 S’je e verbërë si thonë,
14 Që s’sheh, s’di se ç’bën në jetë;
15 S’je e shurdhër, pasha Zonë!
16 Dëgjon posi djalli vetë,
17 Po je e keqe dhe shtrigë,
18 E pahes’e zëmër ligë!
19 Ti f jalëtë i ke kthyer,
20 Pandaj na ke përvëluar,
21 A! popo! ç’na ke gënjyer!
22 Njeri s’të ka trashëguar.
23 Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
24 Pandaj s’të ka qëndrim fati.
25 Jakë, se jam dëshëruar,
26 E më s’e duroj dot vrerë,
27 Qesh, mos rri e zemëruar,
28 Makar për një copë herë.
29 Qesh një herë, o leshra krënde,
30 Me të qarë nuk’u dënde?
ABAZ — ALIU
1 Engjëll! që m’u qasë pranë
2 Nga i madhi Zot,
3 Pse më rrëfen Qerbelanë?
4 A do të derth lot?
5 moj fush’e Qerbelasë!
6 Që më rri ndër sy,
7 Plot me gjak t’Ali-Abasë,
8 Vallë ç’ësht’ ay?
9 Ç’ësht’ ay që shkon kaluar,
10 Ikën si veriu,
11 Me dy-tri foshnja nër duar?
12 Ësht’ Abas-Aliu!
13 Shpije foshnjatë në lumë,
14 Se s’durojnë dot,
15 I ka marrë etja shumë,
16 E qajnë me lot!
17 Ujët ua kanë prerë
18 Janë në shtrëngim,
19 Si të varfër e të mjerë.
20 Në zi, në hidhërim.
21 Më ç’do an’ i ka rrethuar
22 Kombi faqezi,
23 Komb’i lik i xnallëkuar,
24 Posi mizëri!
25 Nëpër mest të ushtrisë
26 Të armikut shkon,
27 Si ëngjëll i Perëndisë,
28 Nd’erë fluturoni
29 Shigjetat si breshërimë
30 I vinë ngado,
31 Ay po si vetëtimë
32 Ikën nëpër ’to.
33 Shërbtor’e njerëzisë
34 Shigjeta s’e çpon
35 Edhe nder’e trimërisë
36 Zoti e mburon.
37 Ç’ikën ay kal’i shkretë,
38 Mi dhë nuk shkel
39 Nga potkonjtë q’ikën shpejtë
40 Zjar e flak’i del!
41 moj kafshëz e uruar,
42 Mos shkel për mi dhë.
43 Se’shtë gjaku i bekuar,
44 Ikë nëpër rë!
45 Frat, o more lum’i shkreti
46 Mos këndo pa qaj,
47 Derth lot e rënko për jetë,
48 Mos qesh paskëtaj;
49 Se Hysejn’e Fatimesë
50 Me faret të ti,
51 E vranë komb’i pabesë,
52 Kombi faqezi.
53 Abas Aliu zu’ Tomorë,
54 Erdhi afër nesh,
55 Shqipërija s’mbet e gjorë,
56 Se Zoti e desh.
57 Hysejni desh njerëzinë,
58 Dhe për të u vra,
59 Për të shpëtuar njerinë
60 Ra nde Qerbela.
61 Hysejni ’shtë dashurija
62 Që fatbardhëson,
63 Buron soje miqësija,
64 Qe na lartëson.
65 Jeziti ’shtë egërsirë,
66 Që sjell ligësi,
67 Dhe s’del soje pun’e mirë
68 Po dëm edhe zi.
69 Kushdo që bën mirësinë
70 E ka njerëzi
71 Ka besuar Alinë,
72 Dhe udhën e ti.
73 Gënjeshtra ’shtë Mavijeja,
74 Që prish edhe sot,
75 E drejta ’shtë Fatimja,
76 Dhe i madhi Zot.
77 E liga është Mervani
78 Që nxin e shkretën,
79 Djallëzija ’shtë Syf jani,
80 Që dhe sot dërmon.
81 Imamëtë dymbëdhjetë
82 Nga der’e Aliut,
83 Hoqn’e vuanë ndë jetë
84 Por nder të njeriut.
85 Zotërinj! ju qofsha falë!
86 Që hoqtë për ne,
87 Na latë vetëm një fjalë
88 Për bes’e fe.
FYELLI
1 Pa dëgjo fyellin ç’thotë
2 Tregon mërgimet e shkreta,
3 Qahet nga e zeza botë
4 Me fjalë të vërteta.
5 Që kur se më kanë ndarë
6 Nga shok’ e nga miqësija,
7 Gra e burra kanë qarë
8 Nga ngashërimet e mija!
9 Krahërore e kam çpuar
10 E kam bëre vrima vrima,
11 Dhe kam qar’ e kam rënkuar
12 Me mijëra psherëtima!
13 Dhe me botën e gëzuar
14 Bëhem shok edhe marr pjesë,
15 Dhe me njerës të helmuar
16 Bënem mik me besa-besë.
17 Puna si do që të bjerë
18 Unë qanj me mallëngjime,
19 Më çdo vënt e kur-do-herë
20 Psherëtin zëmëra ime!
21 Gjithë bota më dëgjojnë
22 Po së jashtëmi më shohin,
23 Dëshirën s’m’a kupëtojnë
24 Zjar’ e brendëshmë s’m’a njohim.
25 Njerëzit me mua rrinë,
26 Unë qanj’ e mallëngjehem,
27 Po dufn’ e pshehtë s’m’a dinë
28 Andaj kurrë s’përdëllehem.
29 Gjith’ ata që janë ndarë
30 Fyellit shokë ju bënë,
31 Shkallët’ e tij disa farë,
32 Na shkalluan mëndjen tënë.
33 rrëmet i njerëzisë!
34 Zër’ i fyellit s’ësht’ erë,
35 Ky ësht’ zjarr’ i dashurisë
36 Që i ra kallamit mjerë!
37 I ra qiellit e ndriti,
38 I ra zëmrësë e nxehu,
39 I ra verës e buçiti,
40 I ra shpirtit, dhe e dehu.
41 I dha erë trëndafilit
42 I dha dritë bukurisë,
43 I dha këngëtë bilbilit,
44 I dha shije gjithësisë.
45 Ay zjar i ra në qiej,
46 Edhe duke përvëluar,
47 U bënë kaq yj e diej,
48 Që i mba Zoti ndër duar,
49 Nga ky zjar Zot’ i vërtetë,
50 Që ka ngehur gjithësinë,
51 Hoth një shkëndijë në jetë,
52 Dhe bëri soje njerinë.
53 more zjar i bekuar!
54 Unë me ty jam përzjerë,
55 Pa jam tretur e kulluar,
56 Po të kam shpirt, mos më lerë.
ZËMËRA
1 Retë kur bënenë sterrë
2 Edhe era kërcëllimë,
3 Dheu bënetë skëterrë
4 Edhe qjelli vetëtimë.
5 Zë një shi me rrëmbim shumë,
6 Që zbret nga ret’ e mbyt dhenë,
7 Bje qiejshit si lumë,
8 Pa vete të gjejë denë.
9 Vinë përrenj t’e rrëketë,
10 Edhe uj’ i trubulluar
11 Vë përpara ç’gjë të jetë,
12 E ç’gjen mb’ udhë duke shkuar.
13 Ashtu dhe zëmëra ime
14 Nxjerr gjëmim’ e vetëtima,
15 Zjar e flak’ e mallëngjime,
16 Derth gjaknë me psherëtima.
17 N’avull ngrihetë përpjetë
18 Prej zëmërsë ngaha zjari,
19 Edhe lotët si rrëketë
20 Derdhenë syvet së qari!
21 miz’ e mbyturë nd’ ujë!
22 Djell’ i shpresësë në daltë,
23 Do pushonjë kjo rrëmujë,
24 e nukë mbetesh në balte.
25 Shiu bje, dheu gjelbërohet,
26 Dhe vera vjen e gjen varrë,
27 Varri me fletë mbulohet
28 Dhe rrëkeja shkon t’a marrë!
29 det i thell’ e pa anë!
30 Që ke mbrenda gjithësinë,
31 Nga ty dalin gjith c’janë,
32 Edhe prapë tek ty vinë.
33 Gjer sa të vinj’ e të bjerë
34 Pik’ e shpirtit t’im si lumi,
35 Në det të math e të gjerë

36 Zemrën t’ime s’e ze gjumi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI Empty
MesazhTitulli: Re: LULET E VERËSË NAIM FRASHËRI   LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI EmptyThu Dec 23, 2010 3:04 am

TË VDEKURITË
1 Jakë, mejtim, jakë,
2 Dua të mejtohem,
3 Të rri të qetohem,
4 Edhe të qanj pakë.
5 moj koh’ e shkuar,
6 Kurdo që të kujtonj,
7 Përsëri e lëndonj,
8 Zemrën e lënduar.
9 Vallë ku na vanë,
10 Gjithë ata shokë,
11 Q’i patëm mi kokë
12 Ku jan’, ah! ku janë?
13 Qysh humpnë për jetë,
14 Edhe më s’i pamë?
15 Ah! me ’ta pse s’vamë
16 Na lanë të shkretë!
17 Kur ishin të gjallë,
18 Sa shumë i donim,
19 Me një shpresë rronim!
20 Si të mundim vallë?
21 Pa qysh t’i harrojmë?
22 Zëmra s’na duron
23 Shpirti ndaj kërkon,
24 Pa ’ta si të rrojmë?
25 Të gjith’ një qemë,
26 E një zëmër kishim,
27 Gjithë në shpirt ishim,
28 Neve pas pse mbemë?
29 Të shumët’ u ndanë,
30 Po vallë ku vanë?
31 Për jet’ u mërguan?
32 A po u ndryshuan?
33 Ndër sy po më rrinë!
34 Ah! sikundër qenë,
35 Më vjen sikur flenë,
36 Pandeh se do vinë.
37 I kam ndër mënt dhe sot
38 Me shtat, me fytyrë,
39 E zeza mynxyrë!
40 Të arthtë keq, o Zot!
41 Më vjen shumë herë
42 Sikundër do të vinë,
43 Të gjejnë shtëpinë
44 Ata dhe një herë.
45 Të na përqafojnë,
46 E diç të na thonë,
47 Si kishim zakone,
48 Dhe me ne të rrojnë!
49 Po kur më kujtohet,
50 Që janë të vdekur,
51 Në dhet janë tretur,
52 Zëmra më tmerohet.
53 I kemi mbuluar,
54 Ah! në dhet të shkretë,
55 Njeriu në jetë
56 Lintka për të vuar!
57 Lint me ngasherime,
58 Rron me hidhërime,
59 Heq shumë mundime,
60 Vdes me psherëtime,
61 Dhe gjer sa të vdesë,
62 Rrihet e përpiqet,
63 Kurrë nuk’ i hiqet
64 Dhe e shkreta shpresë.
65 Zëmra na ’është vrarë,
66 Dy copa ’shtë bërë
67 S’e kemi të tërë,
68 Se dy është çarë.
69 Një copë ka shkuar
70 Dhe ka zënë varrë,
71 Ng’ ata është ndarë,
72 Ndë dhë ’shtë mbuluar,
73 Zot i vërtetë!
74 Me sa hidhërime
75 E me ç’mallëngjime
76 Rron njeriu n’jetë!
77 Të dashurit tanë
78 Dheut krahët shtruan!
79 Na e përvëluan
80 Zemrën, na e ndanë.
81 I kemi mbuluar
82 Po shpirti që s’vdes,
83 S’ka mbrëm’ e mëngjes,
84 Ku ka fluturuar?
85 Se vdekja s’e zë dot,
86 Po ku vallë qëndroj?
87 Në burimt të tij shkoj,
88 A, tek i madhi Zot?
89 Si lumi që këlthet
90 Me shum’ oshëtimë
91 E me ulërimë
92 Vete prapë në det.
93 Munt të na bashkojnë
94 Krahëthit’ e vdekjes,
95 Ku ’shtë vënd’ i pjekjes,
96 Ndër ’ta të na çojnë.
97 Këtu duhet besa,
98 Mendje pa pusho,
99 Se zëmra m’a do,
100 Dhe s’më pritet shpresa.
101 Kush dha hidhërimnë,
102 Na dhuroj dhe besën,
103 E të kemi shpresën,
104 Kur heqim mundimnë.
105 U kam shumë mallë,
106 Këtu më s’i shoh dot,
107 Shpreh nek i madhi Zot,
108 Do t’i gjenj të gjallë.
109 Vdekja po na thërret!
110 Sado të mënojmë,
111 Varr’ i ftohtë na pret,
112 Atje do të shkojmë!
113 Si lum ajy që rron
114 Njeri i vërtetë
115 Në jetë të shkretë,
116 E shpirtin s’e helmon.
117 Pa lulet q’u-thanë,
118 E nuk’ i shohëm sot,
119 Vinë prapë mot,
120 Shpirtin gjali’ e kanë.
BILBILI
1 Hëna plot pesë-mbëdhjetë.
2 N’anët të qjellit po ndrin,
3 Bota është gjith’ e qetë,
4 Gjësendi nuk’ pipërin.
5 Qielli ësht’ i qëruar,
6 I kulluar po si ari,
7 I fjetur e i qetuar,
8 Syri s’nginjetë së pari.
9 Ka rrjedhurë si uj’ ergjëndi
10 Më të gjith’ anët një dritë,
11 Dhe prej soje gjithë vëndi
12 Është bërë posi ditë.
13 Buruar një uj’ i artë,
14 E dhen’ e ka xbukuruar,
15 Majat’ e malit të lartë
16 Dhe gërxhet i ka zbardhuar!
17 Mi brigj’ e mi shesh’ e drurë,
18 Dhe përmi det drita bije,
19 E mi shkëmbënj e mi gurë.
20 Dhe vise që jan’ në hije.
21 Nata është fort e qetë,
22 Dhe gjith’ i ka zënë gjumi,
23 Vetëm përrenj t’e rrëketë
24 Ligjerojnë, edhe lumi,
25 Që oshëtin duke shkuar,
26 Nxjer një zë plot ëmbëlsirë,
27 Dhe ikën duke kënduar,
28 Sa vete bukur’ e mirë.
29 Veriu fryn pakë nga dale,
30 Njerës, kafshë, shpes’ e fletë,
31 Pyje, shkëmbinj, fusha, male,
32 Të gjithë janë të qetë.
33 Maji ka sjellë nga Zoti,
34 Shumë bekim e urata,
35 Është xbukuruar moti,
36 Dhe n’ar’ është veshur nata.
37 Lulet kanë lulëzuar,
38 Vjen një erë fort’ e mirë,
39 Drurëtë janë ngarkuar,
40 Dhe barratë kanë mbirë.
41 Dhitë, kecërit e dhëntë
42 Edhe shqerat jan’ tulitur,
43 Rrinë zgjuar vetëm qëntë,
44 Nëpër ledhe janë shtritur.
45 Se nga dëgjonet thëllëza
46 Që thotë tri katër fjalë,
47 Nëpër brinj’ e nëpër rrëza,
48 Dhe deti ka pakë valë.
49 Një zë tjatër tani dëgjonj!
50 Që zëmrënë m’a përvëlon!
51 U-doqçë, më s’munt të duronj!
52 Bilbili ka zën’ e këndon!
53 Qiej, yj e dhë, pushoni,
54 Tani juve kush u dëgjon,
55 Vini veshn’ edhe dëgjoni,
56 Bilbili, bilbili këndon.
57 bilbil! e di se ç’dua,
58 Andaj zëri i bukur yt,
59 M’a dogji shpirtinë mua,
60 Edhe gjumë s’më hyn në syt!
NJË LUL’ E VISHKURË, A NJË VASHËZ’ E VDEKURË
1 Pse mba mëri? s’e mar dot vesh,
2 Përse s’më flet si një herë?
3 Pse s’më shikon? pse nukë qesh?
4 Ç’rri kok’ unjur dhe e mjerë!
5 Sa e qeshur më qe dije!
6 Të xbardhte gusha si kartë;
7 Buza me gas ç’të kish hie!
8 Më ishnje si fill’ artë!
9 Popo! si më je shëmtuar!
10 Të ka zënë varfërija,
11 Më je tretur e kulluar!
12 Ku fluturoj bukurija?
13 Të shoh të fishkurë për dhë,
14 pa shpirt, pa gjak, pa fytyrë,
15 Na le, o lulezë, na le!
16 vdekje! ç’je një mynxyrë!!
17 Që lott’ e syvet s’i shikon,
18 S’vë vesh në mallëngjime,
19 Je e shurdhër, nukë dëgjon,
20 Ah! je plot me hidhërime!
21 Sa na dhemp e shkreta jetë!
22 Ndonëse nuk’ e pëlqejmë,
23 E pandehini të vërtetë,
24 Me gjësendi s’e çkëmbejmë!
25 Të korr’ o lulez’ e gjorë,
26 Të hedhë në jetet tjatër,
27 E nga neve hoqe dorë!
28 Më s’na ke t’ënt’ as të afër!
29 Ah! dh’ ata që kanë shkuar,
30 Zëmërnë zhur na e bënë,
31 E kemi të përvëluar,
32 Zëmra prej guri s’ka qënë.
33 Paskëtaj buza më s’më qesh,
34 Se zëmra m’ësht’ e lënduar,
35 Zot’ i vërtetë! të më ndjesh,
36 Jam djegur e përvëluar.
37 Qiej! veshuni në të zi!
38 Edhe ju yj më mos ndrini!
39 hënë, mos del përsëri!
40 Gjithë të helmuar rrini.
41 Nxihu, o diell’ i shkretë!
42 Ditë, rrobën’ e natës hidh!
43 Thahu e ti po dhë për jetë,
44 Ti lumë, qetohu, mos klith.
45 Të mbarohetë kjo jetë!
46 Të mbretëronjë pushimi!
47 Të bijemë në të qetë!
48 Të gjenjë funt hidhërimi!
49 Rrojmë këtu me mundime.
50 Me ah, e me psherëtima,
51 Me breng’ e me mallëngjime.
52 Me vaj e me ngashërima.
53 Më së fundi hyjmë në dhet,
54 Edhe kurrë më s’na gjejnë!
55 Bijem e humbasëm në det,
56 Dhe valëtë na rrëmbejnë!
57 Të rrëmbyen edhe tynë,
58 lulez’ e bukurisë!
59 T’a sheh të venitur synë,
60 Më ke fytyrën’ e zisë!
61 Kur dhë shpirtinë ti pshonje,
62 Me një psherëtimë si zjari,
63 Gjithë ç’jan’ i përvëlonje
64 Nukë mbetej as një fill bari.
65 Vallë ku do të të shpijen,
66 Në qiej, përpara Zotit?
67 A kërkojnë të të shtijen
68 Prapë në duart të motit?
69 Të linç për të vdekur prapë,
70 E të vdeç, që prapë të linç,
71 Edhe kështu vër’ e vapë,
72 Gjithënjë të veç’ e të vinç?
73 A po për jetë do të shkosh,
74 Mosqënja të të mbulonjë,
75 Edhe ti jetën fa harosh,
76 Dh’ ajo ty të haronjë?
GJUHA JONË
1 Vëllezër Shqipëtarë!
2 Të prekim urtësinë,
3 Të zëm’ udhën’ e mbarë,
4 Të ngjallim Shqipërinë.
5 Shqipërija ka qënë,
6 Edhe po do të jetë,
7 Po sot në ditët tënë
8 Të metë të mos ketë.
9 E ka nderuar Zoti
10 Gjithënjë Shqipërinë,
11 Ish fort mirë qëmoti,
12 Do bëhet dhe taninë.
13 Sa ishte trimërija
14 N’atë kohët të vjetrë,
15 Kish emrë Shqipërija,
16 Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
17 Sa burra kordhëtarë
18 Ka nxjerrë Shqipërija,
19 Më pastaj e më parë
20 Q’i shkruan Istorija.
21 Ajo ish koh’ e zjartë,
22 Dhe kish mundime tepër,
23 Po sot pendë dhe kartë
24 Na duhet, nukë tjetër.
25 burra Shqipëtarë,
26 Të marim dituritë,
27 Se s’ësht koh’ e parë,
28 Tani lipsetë dritë.
29 Të shkruajm gjuhën tënë,
30 Kombinë t’a ndritojmë,
31 Gjithë ç’ësht’ e ç’ka qënë
32 Nga dalëzë t’a msojmë.
33 Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
34 Sa shije ka e hije,
35 Ç’e bukur’ edh’ e lirë,
36 Si gjuhë Perëndije!
37 Shum’ e bardhë kjo ditë
38 Për gjithë Shqipëtarët,
39 Do na sjellë një dritë,
40 Që s’e kishin të parët.
41 Kjo dritë do na bjerë
42 Të gjitha mirësitë,
43 Dhe gjithë dot’ i ngrerë
44 Dëmet’ e marrëzitë.
45 Si lum kush zë të mbjellë!
46 Lum kush vë bëtë pemë!
47 Se kjo ka për të pjellë,
48 S’mbulohetë me remë.
KORÇA
1 vëllezër Shqipëtarë!
2 Gëzohi! që erdh kjo ditë,
3 Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë,
4 Që sjell gjithë mirësitë.
5 Kjo është dit’ e rëzë,
6 Që bije vëllazërinë,
7 E dëbon jetën e zezë,
8 Dhe ndarjen’ e marrëzinë.
9 T’a lusimë këtë ditë
10 Që bekoj Zot’ i vërtetë,
11 Dh’ e dërgoj me shumë dritë.
12 T’i mbes emëri për jetë.
13 Sot e vumë gurr’ e parë.
14 E bekuar ësht’ kjo ditë,
15 Zot’ i madh e pruftë mbarë,
16 E na dhëntë urtësitë!
17 Hapu, Lapu errësirë!
18 Pa jakë tëhu o dritë!
19 Se arriti koh’ e mirë,
20 U gdhi nata u bë ditë.
21 Sot niset një tjatrë jetë,
22 Të rremenë posht’ e shtije,
23 Mbretëron f jal’ e vërtetë
24 Dhe të mirat gjith’ i bije.
25 Zot’ i math qoft’ i lëvduar!
26 Q’e nxjer në shesh të vërtetën,
27 Se ajo sij ka buruar,
28 Pa e ka ndituar jetën.
29 Lumja ti, moj Korç’ o lule,
30 Q’i le pas shoqet e tua,
31 Si trimi në ball’ u sulë,
32 T’a paçim për jetë hua.
33 Kushdo që është sot burrë,
34 Dhe Shqipëtar i vërtetë,
35 Emëri s’i shuhet kurrë,
36 Dhe nderi i rron per jetë.
37 Gjuha jonë sa e mirë!
38 Sa e ëmbël! sa e gjerë!
39 Sa e lehtë! sa e lirë!
40 Sa e bukur! sa e vlerë!
41 Kjo’ shtë mëm’ e mirësisë
42 Që bije qytetërinë,
43 Gasthin’ e vëllazërisë,
44 Njerëzin’ e miqësinë.
45 S’jemi Grekër as Bullgarë,
46 As gjë tjatër nukë jemi,
47 Jemi vetëm Shqipëtarë,
48 Një kët’ emër nder’ e kemi.
49 Ky emr’ është shum’ i mirë,
50 Se më s’jemi të gënjyer,
51 Nuke jemi n’errësirë,
52 E njohmë gjen’ e vjyer.
53 Perëndija na e lënte!
54 Për jetë t’a trashëgojmë,
55 Edhe kurrë mos e dhëntë!
56 T’a humbim a t’a harrojmë.
57 Të lemë mëmënë tënë
58 E të marimë një shtrigë!
59 Zoti mos e pastë thënë!
60 Pun’ e keq’ e shum’ e ligë.
61 O! sa qenë të gënjyer,
62 Ata që vuan për botë,
63 Turp të math kanë rrëfyer
64 Punuanë fare kotë.
65 Pa mejtoni, o të gjorë,
66 Efialtin, Pafsaninë,
67 Që u bënë trathëtorë,
68 Dh’ e gjënë më Perëndinë.
69 Nga gjithë ç’kemi kënduar,
70 Për të njohur vetëhenë,
71 Kaqë gjë kemi mësuar:
72 Të nderojmë mëmëdhenë.
73 Se njerzit gjithë vdesin,
74 Po jeta s’mbetet e shkretë,
75 Gjuha, Mëmëdheu mbesin,
76 Të patundura për jetë.
77 Me zëmërë të gëzuar,
78 Dhe me gjithë shpirt uroni!
79 Zotërinjt’ e Zotëruar!
80 Gjithë përnjëherë thoni:
81 Rroft’ e qoftë Shqipërija!
82 Dhe kombi e gjuha jonë
83 Lulëzoftë diturija!
84 Edhe ndihmës paçim Zonë!
85 Edhe Sulltanit të mirë,
86 Mbretit t’math q’e kemi atë
87 Dhe ka për neve mëshirë
88 E përpiqet dit’ e natë.
89 Zoti jet’ e dit’ të dhëntë
90 Dhe qëllimet ja mbarofte!
91 Me nder përmi front e lënte!
92 Dhe gjithënjë e gëzoftë!
PERËNDIJA
1 Ç’sheh ësht Zot’ i vërtetë,
2 Ç’dëgjon është zër’ i tija,
3 Gjithë ç’ka e s’ka në jetë
4 Është vetë Perëndija.
5 Mos shiko valëtë p’anë
6 Mos të gënjenjë rrëmeti,
7 Të tëra një burim kanë,
8 Gjithë ngrihen pej një deti.
9 Në det të math e të gjërë,
10 Çdo valë, që të sheh syri
11 Atje është det’ i tërë,
12 Po valëtë mirë qyri.
13 Kur fa zësh gjënë të bërë,
14 Ësht’ ashtu me të vërtetë,
15 Po t’a vesh re gjat’ e gjërë,
16 Ësht’ ajy bërësi vetë.
17 Dhe kush flet, edhe ç’gjë flitet,
18 Ç’duket e s’ duket në jetë,
19 Dhe kush sheh, dh’ ajo që shihet
20 Zot’ i vërtet’ është vetë.
21 Se e tërë gjithësija,
22 Që nuk’ i gjëndetë fundi,
23 Është vetë Perëndija,
24 Për atë s’ka vënt gjëkundi.
25 Është në shesht Perëndija,
26 I verbër! s’munt t’a shohë,
27 Ajo është gjithësija,
28 I dituri munt t’a njohë.
29 Pe një lulezë kur shohim,
30 Dhe të vëmë re një fletë,
31 Me dituri, t’a njohim,
32 Q’atje ’shtë Zot’ i vërtetë.
33 Është në shesht Perëndija,
34 Sicili do munt, t’a njohë,
35 Po s’e mbuloj e padija,
36 Njeri tekdo munt t’a shohë.
37 Kush do t’a shohë të tërë,
38 Të shohë mirë njerinë,
39 Vethen’ e tijre të vërë,
40 Atje gjen Perëndinë.
41 Dhe Parajsi dhe Skëterra,
42 Dhe engjëlli edhe djalli,
43 Edhe gjithë ç’ka të tjera,
44 Janë mbrenda tek i gjalli.
45 Ajy që ka mirësinë
46 Ka Perëndin’ e të mirat,
47 Edhe kush ka djallëzinë,
48 Ka djallë e ligësirat.
49 Më çdo anë e kërkova,
50 Thashë, ku ’shtë Perëndija?
51 Po më pastaj e mësova,
52 Qenka ndaj mej’ e s’e dija!
53 Kërkonja gjetkë t’a gjejë
54 Zotn’ e math e të vërtetë,
55 Ajy qënëkej ndaj meje,
56 E paskësha unë vetë!
57 Me fjal’ e me agjërime
58 Nuk’ e gjen dot Perëndinë,
59 As me kreshm’ e me kungime,
60 Si punojn’ ata që s’dinë.
61 Trajstën’ e ke plot me bukë
62 Edhe hiqesh si i mjerë,
63 Dhe ke zën’ e thua nukë
64 E lipën derë më derë!
65 Është ndaj teje i gjallë,
66 Ti e kërkon nëpër gurë,
67 Në të rrem e në përrallë
68 Andaj nuk’ e gjen dot kurrë.
69 Pa s’vdes kurrë Perëndija
70 Po kush vdes në jetë vallë?
71 Gjë s’vdes, sepse gjithësija
72 Është gjithënjë e gjallë.
73 Qeshë diellë, ishnja hënë,
74 U bësh’ uj’ e balt’ e erë,
75 Yll e zok e dash kam qënë
76 Pa dhe njeri shumë herë.
77 Sa det i math e i gjerë!
78 Edhe sa mijëra valë,
79 Si-cil’ atje do të bjerë
80 Prapë soje do të dalë.
81 Mijëra shpirtëra ngrihen,
82 Bijen mijëra të tjera,
83 Vjen dimëri, lulet pshihen,
84 I nxjer prapë në shesht vera.
85 Nj’ është, po ka shumë gjyrë
86 Duket sikur s’ka të ngjarë,
87 E sheh fytyrë fytyrë
88 Po ’shtë i njëjt’ e i pandarë.
89 Ajy është trëndafili
90 Edhe gjemb’ i trëndafilit,
91 Ajy është dhe bilbili,
92 Ajy dhe zër’ i bilbilit.
93 Mos shiko ç’rrobe ka veshur
94 Është mbrënda vet’ i qetë,
95 Syr’ i t’urtit e sheh çveshur
96 Veç ati s’ka gjë ndë jetë.
97 Zoti është gjithësija
98 Ay është gjithë ç’janë,
99 Po kush njeh vethen’ e tija
100 S’e kërkon më tjatër anë.
101 Dhe qelqeja u-hollua
102 Dhe vena pa u përzjenë,
103 S’ka ven’ është qelqe thua
104 A s’ka qelqe, është venë!
105 Unë ndaj teje një pikë?
106 det i gjër’ e pa anë!
107 Të hynj brënda! më vjen frikë!
108 Po s’hiqem dot dhe më nj’ anë.
109 Të kisha zën’ e bilbilit
110 Gjithënjë do të këndonja
111 Bukurin’ e trëndafilit,
112 Dhe kurrë të mos pushonja!
113 Po ti vetë je, o bilbil.
114 Ti je edhe dashurija,
115 Ti je edhe trëndafili
116 Edhe bukuri e tija.
117 Ti je ç’është jet’ e tërë
118 Ti je vetë gjithësija,
119 Ti vetë njeri je bërë
120 More fytyrën’ e tija!
121 Oh! det i madh, i pa-anë,
122 Në një stamnë qysh ka hyrë?
123 Ay q’është gjithë ç’janë!
124 U mblodh tok më një fytyrë?
125 Më çdo anë që shikova,
126 Pashë mirë që je vetë,
127 Të gjeta tek të kërkova
128 Zot’ i madh e i vërtetë!
129 Prej trupi shpirt është bërë,
130 Edhe shpirti trup në jetë,
131 Është bërë një i tërë
132 Gjithë ç’është është vetë!
133 Paskëtaj, o shokë, kurrë
134 Mos kërkoni Perëndinë,
135 Nëpër mur’ e nëpër gurë,
136 Po shihni mirë njerinë!
137 Zemr’ e njeriut në jetë
138 Është vënt’ i Perëndisë,
139 Ësht’ atje Zot’ i vërtetë
140 Det’ i madh i gjithësisë.
141 Ay është gjithësija
142 Edhe udh’ e Perëndisë,
143 Është vetëm njerëzija
144 Q’i duhetë njerëzisë.
145 Merr’ dorën e diturisë
146 Pa ajo do të nxjerë
147 Gjer te fron’ i Perëndisë,
148 Ndaj soje do të të shpjerë.
149 Ësht’ e vërtetë kjo punë
150 Mos qëndroni n’errësirët,
151 Se këtë s’e gjeta unë

152 E kanë thënë të Mirët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI Empty
MesazhTitulli: Re: LULET E VERËSË NAIM FRASHËRI   LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI EmptyThu Dec 23, 2010 3:05 am

SHPREH
1 Kam shumë shpresë
2 Te Perëndija,
3 Që të mos jesë
4 Kshu Shqipërija,
5 Po të ndritohet
6 Të lulëzohet.
7 Pa vjen një ditë
8 Që të na sjellë
9 Të madhe dritë
10 P’ ajo të pjellë:
11 Qytetërinë,
12 Fatbardhësinë.
13 Vëllazërija
14 Edhe bashkimi
15 E njerëzija
16 Është shpëtimi,
17 Lum kush t’arrinjë!
18 Pa do të vinjë.
19 Që Shqipërija
20 Do të ndritohet,
21 Dhe ligësija
22 Do të mërgohet.
23 Jak’ e vërtetë!
24 Pse rri e qetë?
25 Për Shqipërinë
26 Ditët e mira
27 Paskëtaj vinë
28 Shkoj errësira,
29 Lum kush të rronjë,
30 T’a shohë zonjë!
31 Se Shqipëtar!
32 E gjuh’ e tija
33 Venë së mbari
34 Dhe Shqipërija,
35 Lum kush t’a shohë
36 Për pakë kohë.
37 Pa dituritë
38 Dhe mbrothësija
39 E mirësitë
40 Dhe njerëzija,
41 Do të burojnë
42 Nuke mënojnë.
TRADHËTORËT
1 Shokë! kemi në mest tënë
2 Shum’ armiq’ e tradhëtorë!
3 Popo! mos u qoftë thënë!
4 Veç që s’kanë gjë në dorë!
5 Haruanë Mëmëdhenë!
6 Dh’ e lanë kombinë tënë!
7 E një tjetërë na gjënë!
8 Popc! mos u qoftë dhënë!
9 Lanë Zonjën’ e lëvduar!
10 E zunë një kurvë shtrigë!
11 Të ndyr’ e të mallëkuar!
12 Të fëlliqur’ e të ligë!
13 Lanë Mëmënë të çveshur!
14 Dhe mundohenë për botë!
15 Pa dhe bota duke qeshur
16 U thotë, mundohi kotë!
17 Qysh u bënë Efialtë!
18 E nuk’ e njohin të mirën,
19 Uthullën pandehin mjaltë
20 Edhe dritë errësirën!
21 Buk’ e Mëmëdheut i zëntë!
22 Tradhëtorët’ e pabesë,
23 Dhe Zoti dërmën u-dhëntë,
24 Kurrë mos paçinë pjesë!
25 Miqt’ armiq i kanë bërë!
26 Armiketë miq i zunë!
27 Qysh janë fyell të tërë!
28 Ç’është kjo e madhe punë!
29 Fajn’ e madh kur do t’a njohin
30 Njerëzit e mallëkuar?
31 Dritënë pse nuk’ e shohin?
32 Apo janë të verbuar?
33 Janë së gjithash të marrë!
34 Dhe të liq me të vërtetë,
35 Mëmëdheut bëjnë varrë,
36 Po do të bienë vetë.
37 Se mbretëron e vërteta,
38 S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë,
39 T’ish ashtu, qe prishur jeta,
40 S’kish mbetur gjë e vërtetë.
41 Ata turpinë fitojnë
42 Nder’ e tyre posht’ e hedhin,
43 Dhe armikëtë gëzojnë
44 E në errësirët bredhin.
45 Nuk’ është kurrë harruar
46 E mira dh’ e lig’ e shkretë,
47 Të gjitha janë paguar,
48 S’ka mbetur gjë në jetë.
49 Lerini, pa do t’a gjejnë
50 Të vërtetën do t’a njohin,
51 Se tani s’e dinë ç’bëjnë,
52 Jan’ të verbër’ e nuk shohin.
53 O! popo, ç’turp kanë marrë!
54 Janë bërë tradhëtorë!
55 Dhe s’janë më Shqipëtarë
56 Se nga kombi hoqnë dorë!
57 Me të huajnë u-bënë!
58 Me armikn’ e Shqipërisë!
59 S’duanë gjuhënë tënë
60 Armikëtë e Perëndisë!
61 Ndjej’ o Zot se nukë dinë
62 Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
63 Rrahin të prishin shtëpinë!
64 Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.
65 Të gjorët janë në gjumë!
66 Të vërtetënë s’e dinë,
67 Do të mundohenë shumë,
68 Pastaj mëntë do t’u vinë.
69 Vëllazërin’ e harrojnë
70 Dhe kombin e mëmëdhenë
71 Dhe armikëtë dëgjojnë!
72 Edhe s’dinë se ku venë!
73 Hiqni dorë, hiqni dorë!
74 Mblidhni mënt’ e turpërohi,
75 Mos u-bëni tradhëtorë
76 Se pastaj do të pendohi.
BUKURIJA
1.
1 : 1 Do të këndonj Bukurinë
1 : 2 E të lëvdonj Perëndinë,
1 : 3 Perëndin’ e bukurisë,
1 : 4 Q’i dha shije gjithësisë!
1 : 5 Perëndija bukuroshe!
1 : 6 Ty të falem e të lutem
1 : 7 Më vjen në gji të të futem
1 : 8 Zonja përkëdheloshe!
1 : 9 Që më je si mbretëreshë,
1 : 10 Të keqen o pëllumbeshë.
2.
2 : 1 Zot i vërtetë!
2 : 2 Ke mbledhur dritën,
2 : 3 Diellin, dritën,
2 : 4 Ndë gjithë jetë,
2 : 5 Edh’ e ke bërë
2 : 6 Gush’ e krahruar,
2 : 7 Faqez’ e ballë,
2 : 8 Dhe pulp’ e llërë,
2 : 9 Sy e qepallë,
2 : 10 Dhe këmb’ e duar!
3.
3 : 1 Në fytyrët tënde gjeta Bukurinë.
3 : 2 Si ajy që gjeti në malt Perëndinë
3 : 3 Lulezët e Majit sa janë të mira!
3 : 4 Po përpara teje m’erdhë të pështira.
3 : 5 Kur shoh faqezët’ e tua,
3 : 6 Ç’vjeft’ i mbetet trëndafilit,
3 : 7 Zëri yt shpirt më jep mua,
3 : 8 Nuk’ i le shije bilbilit.
3 : 9 Edhe yjt’ e hëna si të shëmëtuar
3 : 10 M’u duknë, kur pashë atë syn’e shkruar.
3 : 11 Purtek’ e florinjtë! shigjet’ e ergjëntë!
3 : 12 Zëmrënë m’a dogje, m’i përndave mëntë!
3 : 13 Do të vdisnja me shumë gas,
3 : 14 Të paskësha pakë shpresë,
3 : 15 Se do të thuash ti më pas,
3 : 16 Vdiq, për mua, pastë ndjesë.
4.
4 : 1 Kudo është Bukurija,
4 : 2 Në qiej, në dhë, në hënë,
4 : 3 Në diell, në shenjë, në yje,
4 : 4 Ndër lule, ndër drurë, ndër pyje,
4 : 5 Çdo vënt që të ketë zënë,
4 : 6 Atje çfaqet Perëndija,
4 : 7 Po këtu është e tërë,
4 : 8 Dhe ajo tin është bërë!
5.
5 : 1 Pashë pjeshkëtë ndër fletë,
5 : 2 Pa m’u-mejtua gjiri yt,
5 : 3 Edhe më mbenë përpjetë
5 : 4 Në zëmrët, në shpirtit, në syt!
5 : 5 Jaseminë kur e pashë,
5 : 6 Q’ish i bardhë si dëborë,
5 : 7 Pse më ndjek zemrën, i thashë,
5 : 8 E më ngjan më atë dorë?
5 : 9 Dhe në mejtim të madh rashë,
5 : 10 Më ra në det mëndja, m’u mbyt,
5 : 11 Më la vetëm e të shkretë,
5 : 12 Edhe të mjer’ e të gjorë!
6.
6 : 1 Qiriri meje ka mësuar
6 : 2 Të digjet të përvëlohet,
6 : 3 Edhe duke përvëluar,
6 : 4 Të qeshnjë e të gëzohet,
6 : 5 Të bënetë zjar e flakë,
6 : 6 Të tretët pak’ e nga pakë.
6 : 7 Ti e msove trëndafilë
6 : 8 Të çelet, të lulëzohet,
6 : 9 Të qeshnj’ e të zbukurohet,
6 : 10 T’a përvëlonjë bilbilë,
6 : 11 E f a bënjë të pëlcasë,
6 : 12 Një fjalë të mos i flasë,
6 : 13 Dhe nga kjo t’i vinjë mirë,
6 : 14 Të xbukurohet më mirë,
6 : 15 E të mos ketë mëshirë,
6 : 16 Po t’a lerë dne pa gjumë.
7.
7 : 1 Bërthama jote o hurma!
7 : 2 Më rrëfen bukur e mirë;
7 : 3 Zemr’ e buz-ëmblësë, më tha,
7 : 4 Ësht’ e fort’ e p’ amblësirë.
7 : 5 Po fjalënë s’ja besova,
7 : 6 Nuk’ ësht’ e vërtetë, thashë,
7 : 7 Tani holl e kupëtova,
7 : 8 Se me syt’ e mi e pashë.
8.
8 : 1 more shtat i florinjtë!
8 : 2 Bukurija teje buron,
8 : 3 Edhe të rrjedh nga pëqinjtë,
8 : 4 Gjithë jetën e xbukuron.
8 : 5 Më ecën me shumë shije,
8 : 6 Dhe si thellëza më vështron,
8 : 7 Edhe më hedh nje shkëndijë,
8 : 8 Dhe zemrënë m’ a përvëlon.
8 : 9 Të keqen e këmbës sate,
8 : 10 Të ju-bëfsha ati syri,
8 : 11 E leshravet si tërtërë,
8 : 12 E qepallës si gjilpërë,
8 : 13 Që në zëmërë më hyri.
8 : 14 Ç’pate, që më vrave, ç’pate?
8 : 15 Nga qepallatë jam qarë,
8 : 16 Po të vërtetën’ e gjeta,
8 : 17 Vetullat më paskan vrarë,
8 : 18 Më vrau hargu, jo shigjeta.
9.
9 : 1 Zëmra jote në krahrort tënt
9 : 2 Është hekur brënda n’ergjënt;
9 : 3 Dhe në linj’ ajy krahruar,
9 : 4 Si ndë dhë gur’ i paçmuar.
9 : 5 Dielli zënë me rezë,
9 : 6 Vera në qelqe të zezë,
9 : 7 Shpirti brënda nër qivure,
9 : 8 Zot’ i madh nër katrë mure!
10.
10 : 1 Do të shtrihem
10 : 2 Të venitem,
10 : 3 Si kandili kur s’ka vaj,
10 : 4 Balt’ e pluhur
10 : 5 Do të bëhem,
10 : 6 Të më shkelnjë këmb’ e saj;
10 : 7 E të prehem
10 : 8 Duke puthur
10 : 9 Atë këmbë pasandaj.
10 : 10 As më thua,
10 : 11 Ç’ke me mua?
10 : 12 Pse të dua paskam faj?
11.
11 : 1 Pse heq unë
11 : 2 Hidhërime,
11 : 3 A në vdekça, ti mos qaj,
11 : 4 Vdekja ime,
11 : 5 S’të prish punë,
11 : 6 Haj, e zeza jetë, haj!
11 : 7 veri! pa hiq i thua
11 : 8 Sorkadhësë qafë-gjatë:
11 : 9 Më ka thënë pyllë mua,
11 : 10 S’mblidhem dot as dit’ as natë!
11 : 11 Pyetë vallë përse,
11 : 12 Pastaj jak’ e më rrëfe.
11 : 13 Bukuroshe! sy-mëshqerë!
11 : 14 Shikomë një herë mua,
11 : 15 Trëndafil’ i kuq me erë!
11 : 16 E di vallë sa të dua?
11 : 17 E mora vdekjen në sy,
11 : 18 Do të vdes, të vdes për ty.
12.
12 : 1 ...Mos i hap leshratë n’erë
12 : 2 Të m’arratiç mëndjen t’ime,
12 : 3 Mos më shiko dhe një herë,
12 : 4 Se m’u bë zëmra thërrime.
12 : 5 Si thëllëx’ e bukur mos shko
12 : 6 Mos vështro si pëllumbeshë,
12 : 7 Shpirtinë mos m’a përvëlo,
12 : 8 Mos u tunt si mbretëreshë.
12 : 9 Me qepallatë si shtijë
12 : 10 Mos më vra mos më plagos,
12 : 11 Me vështrim po si shkëndijë
12 : 12 Mos më vdis e mos më sos.
13.
13 : 1 E pashë dije tek shkonte,
13 : 2 Soje ndritte gjithë jeta,
13 : 3 Pa hoth syt’ e më shikonte,
13 : 4 Duke kthyer si shigjeta!
13 : 5 Posa pashë Bukurinë,
13 : 6 Zemrën’ e varfrë m’a piku,
13 : 7 Ndjeva në të dashurinë,
13 : 8 Që më erdh, dhe më s’më iku,
13 : 9 Pse s’ka fjalë të dëftenjë
13 : 10 Dashurin’ e Bukurinë,
13 : 11 Nuk’ e them dot atë ndjenjë,
13 : 12 Nuk’ e them dot Perëndinë!
13 : 13 Mos u mundo kot,
13 : 14 Nukë thuhet dot.
14.
14 : 1 M’iku me vrap djalërija
14 : 2 E më la mbi dhe të shkretë,
14 : 3 Më erdh shtriga pleqërija
14 : 4 Fshehtazi, si qen’ i qetë.
14 : 5 popo! ç’më gjet, o shokë,
14 : 6 Do të qanj me thes më kokë,
14 : 7 ditët e djalërisë.
14 : 8 Që kishit shumë gëzime
14 : 9 Ratë në det t’arratisë,
14 : 10 Më latë në hidhërime!
14 : 11 Tani jetënë ç’e dua,
14 : 12 Më s’ësht’ e shkreta për mua.
14 : 13 Ti o bukuroshja ime!
14 : 14 Të ritë m’a paç për jetë,
14 : 15 Kurrë mos pafsh hidhërime!
14 : 16 Të dashtë Zot’ i vërtetë!
14 : 17 Syri yt mos u-venittë.
15.
15 : 1 Vera vate, shkoj,
15 : 2 Bilbili pushoj,
15 : 3 Lulet u-thanë!
15 : 4 Dimëri u-qas,
15 : 5 Dëborë vjen pas,
15 : 6 Fletëtë rënë.
15 : 7 Gjësendi më s’mbet
15 : 8 Thua për mi dhet,
15 : 9 Shpestë pushuan!
15 : 10 Zëmra ime zjen,
15 : 11 E ty më s’të gjen
15 : 12 Pa heq e vuan.
16.
16 : 1 Erdh e na gjet
16 : 2 Vera mi dhet,
16 : 3 Dhe këtë herë
16 : 4 Për shumë vjet
16 : 5 E me shëndet,
16 : 6 Na gieç, o verë!
16 : 7 Sa më pëlqen,
16 : 8 E ç’më dëfren
16 : 9 Luleja mua!
16 : 10 Ç’mirë më vjen
16 : 11 Se shembëllën
16 : 12 Faqet e tua.
16 : 13 Del të të shoh,
16 : 14 Oh! oh! oh! oh!
16 : 15 sy mëshqerë
16 : 16 Dua t’a ngroh,
16 : 17 Se po m’u ftoh
16 : 18 Zemr’ e mjerë.
16 : 19 Syri m’u vesh,
16 : 20 Po del në shesh,
16 : 21 Malli m’u shtua,
16 : 22 Shih, mos më lesh!
16 : 23 Popo! kur qesh,
16 : 24 Ah, sa të dua!
VAREFERIJA
1.
1 : 1 Ju të pasur, kur rrini
1 : 2 Rreth zjarit me gëzime
1 : 3 Qeshni, hani e pini,
1 : 4 Xbaviti me dëfrime.
1 : 5 Këceni e këndoni,
1 : 6 Dhe çeli e gëzohi,
1 : 7 Bëni gaxhi e loni
1 : 8 Edhe prëhi e ngrohi.
1 : 9 Ju vjen së largu afshi,
1 : 10 Ndë sallonet të gjerë,
1 : 11 Shtruarë pej mëndafshi
1 : 12 Mbushur me gjë të vlerë.
1 : 13 Nga ari, nga ergjëndi,
1 : 14 Nga floriri, nga drita
1 : 15 Llapëtin gjithë vëndi,
1 : 16 Tfaqet natënë dita.
1 : 17 Zonjat bukuroshe
1 : 18 Veshur, rrobat’ e arta,
1 : 19 Vashatë vogëloshe,
1 : 20 Të bardha posi karta.
1 : 21 Djemthit e përkëdhelur
1 : 22 Të lartë e të ndruar
1 : 23 Me zëmërë të çelur,
1 : 24 Me buzë të gëzuar.
1 : 25 Vinë rreth e kërcejnë,
1 : 26 Dhe qeshin e këndojnë,
1 : 27 Lozinë e dëfrejnë,
1 : 28 Kohën me gaz e shkojnë.
1 : 29 Dhe juve duke parë
1 : 30 Me sy fatbardhësinë,
1 : 31 S’ju vjen fare të qarë
1 : 32 Vallë për varfërinë?
1 : 33 E dini, q’është jashtë
1 : 34 Një plak’ e dobëtuar:
1 : 35 E përgynjyr, e lashtë,
1 : 36 E mjer’ ë dëshëruar,
1 : 37 E fishkur’ edh’ e thatë,
1 : 38 E thinjur e kërcure,
1 : 39 E urët dit’ e natë,
1 : 40 Dergjetë nër qivure!
1 : 41 Një plak’ q’i vdiq fëmija,
1 : 42 Edhe mbet e helmuar,
1 : 43 Se ju shkretua shtëpija,
1 : 44 Mbet si kandil’ i shuar!
1 : 45 Një foshnj’ e varfëruar,
1 : 46 Pa mëmëz’ e pa atë,
1 : 47 E gjor’ e dobëtuar!
1 : 48 E ligur e e thatë!
1 : 49 Gjithë këta të mjerë
1 : 50 Në të këqija rrojnë,
1 : 51 Vin’ e lipin më derë,
1 : 52 Një kafshitë kërkojnë!
1 : 53 E kur vjen të kërkonjë,
1 : 54 Brengën s’munt t’a rrëfenjë,
1 : 55 E rreh të na dëfrenjë!
1 : 56 Sa ’shtë turp për njerinë,
1 : 57 Ku shkojm’ e s’kthejmë synë!
1 : 58 S’dëgjojmë Perëndinë?
1 : 59 S’është vëllathi ynë?
1 : 60 Oh! epni, ju që kini,
1 : 61 Kush i ndih varfërisë,
1 : 62 Ay q’ep, po e dini,
1 : 63 Q’i huan Perëndisë.
1 : 64 T’apim, se vjen një ditë
1 : 65 Q’e lemë këtë jetë,
1 : 66 Dhe gjen’ e begatitë,
1 : 67 Vemi në të vërtetë,
1 : 68 Përpara Perëndisë,
1 : 69 Që do të na gjykonjë,
1 : 70 Urat’ e varfërisë
1 : 71 Arrin të na shpëtonjë.
1 : 72 Ajo or’ e borinjtë,
1 : 73 Që ligjëron e bije,
1 : 74 Rreth t’i mplaknjë të rinjtë,
1 : 75 Buzë varrit na shpije!
1 : 76 Epni t’u falnjë Zoti
1 : 77 Juve gjithë të mirat,
1 : 78 E të mos muntnjë moti
1 : 79 T’ju sjellë të pahirat.
1 : 80 Mba unazat në dorë
1 : 81 Pa një farë nevoje!
1 : 82 Zonjë! shumë të gjorë
1 : 83 Vdesën për bukë ngojë!
1 : 84 Ep t’apë Perëndija
1 : 85 Të gjitha mirësitë,
1 : 86 Të të kenë fëmija
1 : 87 Shëndet e jet’ e ditë.
1 : 88 Zot i madh, i vërtetë!
1 : 89 E gjithë ju të Mirët!
1 : 90 Mos e lini për jetë
1 : 91 Njerinë n’errësirët.
2.
2 : 1 Sa jemi Shqipëtarë,
2 : 2 Kemi gjithë një besë,
2 : 3 Jemi gjithë një farë,
2 : 4 Dhe rrojmë me një shpresë,
2 : 5 S’jemi kurrë të ndarë.
2 : 6 Bes’ është Perëndija
2 : 7 Për gjithë Shqipëtarët.
2 : 8 Edhe vëllazërija,
2 : 9 Urtësija, të mbarët,
2 : 10 Fë është njerëzija.
2 : 11 Më çdo vënt që të jemi,
2 : 12 Mëmëdhen’ e kujtojmë,
2 : 13 Edhe kudo të vemi,
2 : 14 Kombinë s’e harrojmë,
2 : 15 Vëllazërin’ e kemi.
2 : 16 Si do që të na ndajnë,
2 : 17 Ne jemi të bashkuar,
2 : 18 S’mundinë të na çajnë,
2 : 19 Zoti na ka uruar,
2 : 20 Pa në kurt dot s’na mbajnë.
2 : 21 Në ka pasur në jetë,
2 : 22 Trima shumë të ndjerë,
2 : 23 E burra të vërtetë,
2 : 24 Kombi yn’ i ka nxjerë,

2 : 25 At’ e di Zoti vetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
Sponsored content




LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI Empty
MesazhTitulli: Re: LULET E VERËSË NAIM FRASHËRI   LULET E VERËSË  NAIM FRASHËRI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

LULET E VERËSË NAIM FRASHËRI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Naim Frashëri
» “FJALËT E URTA”SAMI FRASHËRI
» POEZI NGA NAIM KELMENDI
» Emisioni më i ri nga Naim Abazi “Odeon”
» Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum