www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Moda vjeshtë – dimër Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Moda vjeshtë – dimër Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Moda vjeshtë – dimër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Moda vjeshtë – dimër Empty
MesazhTitulli: Moda vjeshtë – dimër   Moda vjeshtë – dimër EmptySat Dec 25, 2010 9:25 pm

Moda vjeshtë – dimër Tema%201_374026_thumb_large
Koha është e zymtë dhe shumë shi është duke rënë jashtë. Por, kjo nuk do të thotë që ju mos të mendoni për modën, sepse duhet të dini se edhe veshja ka një rëndësi të madhe, madje edhe kur ajo laget nga shiu.

Markat e njohura të modës duket se kanë menduar edhe për ata që përtojnë të mbajnë çadër, sidomos po të shohim koleksionin e fundit të Aleksandër Mcqueen për sezonin vjeshtë - dimër 2010.

Stilisti që tashmë nuk jeton më i kishte menduar këto veshje si anti-ujë dhe anti-temperaturë, dhe nuk kishte bërë dallime mes meshkujve dhe femrave.

Por, dikush tjetër që e sheh të tërë familjen gjatë dimrit është dhe D&G. Italianët i janë rikthyer traditës së materialeve të rënda dhe nga gjyshja deri te nipërit mbizotërojnë kuadratet dhe copa të leshta si të skocezëve.

Por, kur vjen puna te vjeshta e mbi të gjitha te femrat, stilistët nga Milano duket se e nxjerrin tërë arsenalin e tyre për ta bërë atë sa më joshëse dhe të pangarkuar me prerje të rënda.

Në industrinë e modës është dikush që shquhet për prerje të reja dhe të lehta, nuk ka besuar kurrë te ngjyrat e shumta Giorgio Armani e aq më pak nuk beson kur bëhet fjalë për veshjet e dimrit. Është pothuajse e kotë të thuash që mbizotëron e zeza si në pallto ashtu edhe në veshje të tjera.

Një sugjerim do të ishte edhe Christian Dior.

Për këtë sezon të ftohtë nuk ka rëndësi nëse jeni në shi, zyrë apo mbrëmje mondane. Sipas tij, ju duhet të jeni seksi, nuk mund të thuash që ka menduar shumë për meshkujt, por për femrat ka menduar mirë.

Versace ka respektuar për këtë dimër komedinë italiane dhe e ka parë femrën më gazmore se zakonisht. Imagjinoni dikë të veshur kështu në lokalet shqiptare teksa është e pamundur të mos prisni ndonjë batutë prej saj. Sidoqoftë copat janë të lehta dhe të rehatshme, ndërsa ngjyrat janë më të komplikuara për t’u kombinuar.

Një tjetër markë që po fiton terren është edhe izraelitja “Kastro”. Këndvështrimi mbi tendencat dimërore nuk është ai konservatori i liderit kuban, por është trasgresivi izraelit.
Mbi të gjitha këtë dimër femra duket se është e sigurt në vetvete dhe sipërmarrëse, dhe mbi të gjitha me copa të leshta shumë të gjalla në ngjyra, e aspak të ngjashme me veshjet që bëjnë gjyshet tona.

Lagerfeld duket më i çeluri këtë dimër dhe nëse nuk i trembeni baltës apo gjithfarë ndotjesh në rrugët tona, ai do të ishte një sugjerim i denjë.

Nëse jeni ndjekës të modës qofshi meshkuj apo femra, vjeshta e dimri nuk është e thënë të jenë dekurajues në raport me pamjen, mund të jeni të këndshëm në paraqitje edhe thjesht duke marrë këshilla nga markat e njohura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Moda vjeshtë – dimër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Trendet e flokëve për vjeshtë-dimër
» Modelet e flokëve për vjeshtë dimër 2011/2012
» Kujdesi për flokët në vjeshtë
» foto qizme per Dimer
» Moda 2009/2010...Per femra
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum