www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Data e lindjes ndikon te karakteri Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Data e lindjes ndikon te karakteri Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Data e lindjes ndikon te karakteri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Data e lindjes ndikon te karakteri Empty
MesazhTitulli: Data e lindjes ndikon te karakteri   Data e lindjes ndikon te karakteri EmptySat Dec 25, 2010 9:36 pm

Data e lindjes ndikon te karakteri Data_382696_thumb_large
Në një studim të revistës “Nature Neuroscience”, shkencëtarët demonstrojnë se sasia e dritës që thithet në muajt e parë të jetës nga ana e fëmijës, prodhon efekte të ndryshme në neuronet ende të brishtë të bebes. Gjatësia e ditëve, që ndryshon nga dimri në verë, luan rol shumë të rëndësishëm në trurin e fëmijëve të sapolindur dhe lë gjurmë të përhershme mbi të për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijës. Janë efekte të matshme që luajnë rolin e tyre ndaj humorit, depresionit apo edhe skizofrenisë.

Eksperimentet amerikane janë kryer ndaj minjve të laboratorit dhe bëhet fjalë për vendosjen e tyre në ndriçime të caktuara artificiale. Në përfundim të eksperimenteve, të cilat janë përsëritur disa herë dhe me subjekte të ndryshme, del se në fakt, ajo që ka ndikim te njeriu nuk është data në të cilën ai vjen në jetë, por sasia e dritës me të cilën ai përballet kur lind, pra sasia e dritës.

I vetmi yll, pozicioni i të cilit ka rëndësi shumë të madhe për të ardhmen tonë, është Dielli. “Për ne është e rëndësishme që ta themi një gjë të tillë, edhe pse puna jonë i ngjan pak astrologjisë, por në fakt nuk ka të bëjë me astrologjinë. Bëhet fjalë për atë që quhet biologjia stinore”, deklaron një nga mjekët që është marrë me studimin e këtij fenomeni shumë të rëndësishme për të ardhmen e foshnjës. Studimi është përqendruar në ndikimin e dritës në një zonë të vogël të trurit, të quajtur “ora biologjike”.

Bëhet fjalë për një tërësi neuronesh, që e ka vendndodhjen pas syve dhe që ka rol të rëndësishëm në shumë funksione të trupit tonë, ndër të cilat rregullimin e gjumit, oreksit, dëshirës për qetësi, lëvizjes e të tjera si këto. Te minjtë që kanë jetuar gjatë katër javëve të para të jetës në një ritëm me 16 orë dritë dhe 8 orë errësirë, ora biologjike është mësuar që të ecë sipas një regjimi veror dhe në këtë formë ka mbetur gjatë gjithë pjesës tjetër të ekzistencës. E kundërta ka ndodhur me minjtë, të cilët kanë kaluar katër muajt e parë të jetës, 16 orë në errësirë dhe 8 orë në dritë. Këta të fundit kanë dëshmuar se janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të stinëve. Kjo shpjegon edhe faktin se përse njerëzit e lindur në dimër janë më të prekur se ata të verës nga depresioni dimëror, i shkaktuar nga reduktimi i dritës.

Muaji i lindjes ndikon edhe në aspekte të tjera të jetës së njeriut. Kështu, për shembull, sipas disa statistikave, ata që kanë lindur në muajt e dimrit, zakonisht parapëlqejnë që të çohen sa më herët në mëngjes dhe të bien të flenë vonë. Për të pasur kështu mundësinë e thithjes së një sasie sa më të madhe të dritës. Ndërsa ata që kanë lindur në muajt e verës kanë prirje që të jenë më gjumashë dhe më të dhënë pas shtratit, sepse i kanë pasur me bollëk orët e dritës dhe nuk e kanë problem që t’i humbasin.

Megjithatë, sipas shkencëtarëve, çështja e dritës është shumë më e komplikuar nga sa mendohet. Ndikimi i saj është më i madh nga sa mund të mendohet dhe se kërkimet vazhdojnë për të parë se cilat janë të gjitha pasojat e dritës dhe ndikimet e saj në jetën e njeriut në varësi të ekspozimit të tij gjatë muajve të parë të jetës.

Sipas astrologëve, sigurisht që studimi i ndikimit të dritës në organizmin e njeriut ka rëndësi shumë të madhe dhe se ata janë të lumtur që më në fund, edhe shkenca po e merr në konsideratë këtë fakt. Po a kanë ndikim edhe trupa të tjerë qiellorë sipas tyre, në faktin e njeriut dhe deri në çfarë mase ndikohen ata? Sipas astrologëve, të gjithë trupat kanë ndikimin e tyre dhe se shkenca me këtë eksperiment të fundit nuk ka thënë ndonjë gjë të re krahasuar me ato që astrologët thonë vazhdimisht. Kështu edhe sipas astrologëve, nëse merret një individ në veri të Europës dhe një tjetër në jug, do të vihen re ndryshime mes tij dhe kjo për sa i përket veçorive të karakterit dhe jo kryesisht falë ekspozimit ndaj dritës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Data e lindjes ndikon te karakteri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Data e lindjes ndikon te karakteri
» Psikologjia e doreshkrimit dhe karakteri
» Moda, historia shumëvjeçare e lindjes së saj !
»  Më thuaj muajin e lindjes, të them profesionin
» Një djalë 11-vjeçe e ndihmoi të ëmën gjatë lindjes
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum