www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi Empty
MesazhTitulli: Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi   Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi EmptySat Dec 25, 2010 9:45 pm

Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi Hiper_619763_thumb_large
Jo pak njerëz bien shpesh në hipoglicemi. Kriza e hipoglicemisë paraprihet nga një dobësi e papritur, me djersë dhe marramendje. Por ajo mund të shfaqet dhe me zverdhje në fytyrë, dhimbje koke dhe paaftësi për t’u përqendruar. Arsyeja gjithnjë është po ajo, mungesa e sheqerit në gjak. Glukoza përbën karburantin kryesor në organizëm. E marrë nëpërmjet ushqimit, ai është i nevojshëm për funksionimin e mirë te qelizave, veçanërisht ato të trurit. Ja pse ka një rënie të energjisë dhe një ndjesi se nuk ndjehesh mirë kur kemi mungesë sheqeri në gjak. Përqendrimi i sheqerit në gjak rregullohet vazhdimisht nëpërmjet dy hormoneve: “glukagon” dhe insulina.

Shkaktarët-Shpesh për hipoglicemi është mosekuilibri në ushqim. Një rënie në hipoglicemi ndodh kur përqindja e sheqerit në gjak ulet shumë. Tek një person me shëndet të mirë, kjo krizë nuk ka ndonjë rëndësi shumë të madhe. Por duhet bërë kujdes kur kjo ndodh tek një person diabetik. Ai duhet trajtuar me insuline. Kriza është e rëndë kur ka një intensitet të madh të rënies së përqindjes së glicemisë. Ajo mund të sjellë simptoma të vështira për t’u rregulluar si: konvulsione, çrregullime mendore, etj. Duhet menduar veçanërisht për personat e moshuar, që nganjëherë harrojnë të hanë, pasi këto gjendje hipoglicemie nuk vijnë rastësisht. Në rastet më të shumta, ajo vjen nga një regjim i pamjaftueshëm ushqimi, nga një ushqim i pa ekuilibruar ose nga një çrregullim në mënyrën e jetesës, si të ngrëna pa orar të caktuar, etj. Shkaktarë të tjerë potenciale janë obeziteti dhe anoreksia. Edhe abuzimi me alkoolin mund të sjellë krizë hipoglicemie, dhe po kështu edhe një stërvitje fizike e sforcuar. Refleksi i parë është marrja e një cope sheqeri. Në këtë rast, gjendja e krijuar largohet për disa minuta. Nëse ajo rifillon, do të thotë se glicemia është shumë e ulët dhe se duhet më shumë energji. Në këtë rast është mirë të merret sheqer, si dhe bukë. Nëse këto episode ndodhin rregullisht, kërkoni ndihmën e mjekut, pasi sëmundjet digjestive dhe hormonale mund të jenë përgjegjëse për këtë lloj gjendje.

Përqindja e glicemisë në gjak-Në rreth 1 g/l në gjak, njeriu ka gjendjen normale të tij. Kur kjo shkon në 0,6 g/l, personi ndjen djersë, rrahje të shpeshta zemre, gjendje të fikëti. Në 0,40 g/l, glicemia është tepër e ulët. Në këtë rast personi mund të ketë shqetësime psikike, konvulsione, ç’rregullime mendore. Në tregun farmaceutik evropian para disa kohësh është hedhur një antibiotik kundër diabetit cili vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky produkt ndihmon edhe në dobësim, pra humbjen e kileve të tepërta të cilat mund të kthehen në një problem serioz për shëndetin. Antibiotiku i “kuq” është një produkt farmaceutik së pari i kultivuar mbi ngjashmërinë e farmaceutikëve të tjerë të cilët kryejnë në trupin e njeriut po këto funksione që mbulon ky antibiotik, si: mbajtjen e nivelit të glicemisë në normat e duhura, vepron në prodhimin e insulinës, lufton diabetin, po ashtu mënjanon kilet e tepërta. Pra ky produkt është i së njëjtës “klase”, kategorie me ilaçet të cilat stimulojnë sekretimin e insulinës, prandaj ai duhet marrë nëpërmjet injeksionit dy herë në ditë.

Funksionet që mund të kryejë antibiotiku “i kuq” në organizëm-Mban nivelin e glicemisë në normat e duhura, vepron në prodhimin e insulinës, lufton diabetin, mënjanon kilet e tepërta, realizon një humbje prej 5-6 kg në dy vjet trajtimi për një peshë normale, një humbje prej 1.5 kg në 6 muaj trajtimi për të sëmurët me diabet.

Si luftohet diabeti me qumështin e gjirit-Studimet e para do kohëve kanë treguar se ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas shkencëtarëve nëse një grua i jep për një kohë sa më të gjatë të mundshme qumësht gjiri foshnjës së saj, ka të ngjarë të pakësojë dukshëm rrezikun e prekjes nga diabeti në të ardhmen. Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham, morën pjesë 150 gra dhe u vu re se ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri për një vit, ul 15 për qind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti. Sipas studimit, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti. Po ashtu zvogëlon mundësinë që të kalojë në mbipeshë.

Diabeti dhe varësia e tij nga prodhimi i insulinës-Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit. Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe shfaq simptoma të ndryshme si: etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit, dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Por nuk është e thënë që të gjitha këto simptoma të jenë të pranishme tek një pacient me diabet.

Si ndihmon dieta e shëndetshme kundër diabetit-Ushqimi furnizon trupin tuaj me sheqer. Duke u siguruar që po hani gjëra të duhura dhe në sasitë e duhura mund t’i ndihmoni vetes suaj në kontrollin e sheqerit në gjak. Nuk ekziston një dietë e vetme për secilin person që ka diabet. Disa ushqime siç janë karbohidratet mund të rritin shpejt sheqerin tuaj në gjak. Disa ushqime që kanë sasi të lartë të karbohidrateve janë: buka, drithërat, brumërat, pastat ose perimet me amidon siç janë misri dhe patatet. Është mirë që të zgjidhen ushqimet të cilat janë të pasura me fibra. Të pasura me fibra janë pemët, perimet, fasulja dhe bizelja, buka e vrugët dhe cerealet. Është e këshillueshme që të konsumohen ushqime me vlerë të ulët të yndyrave, yndyrave të ngopura dhe kolesterolit, si dhe të kufizohet sasia e sheqerit që merret më çokollatat, pijet e gazuara etj.

Si shfaqet hipoglicemia-Njerëzit të cilët kanë diabet nganjëherë mund të kenë hipoglicemi. Kjo gjendje vjen kur niveli i sheqerit tuaj në gjak ka rënë shumë poshtë dhe mund të shkaktohet duke marrë tepër barna diabetike, insulinë ose tableta. Hipoglicemia mund të shkaktohet duke thyer normat e të ushqyerit, duke ngrënë më pak se zakonisht ose duke bërë ushtrime më shumë se zakonisht. Është shumë me rëndësi për të trajtuar menjëherë simptomat e sheqerit të ulët në gjak. Nëse keni sheqer të zvogëluar në gjak, është e këshillueshme që të hani ose pini diçka që përmban karbohidrate (sheqerna). Disa nga shenjat dhe simptomat me të cilat shfaqet hipoglicemia janë: vështirësi në përqendrim, djersitje; dhimbje koke, përgjumje, rrahje të shpejta zemre; ndjesi ankthi, urie, lodhje.
(Zëri Popullit)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shkaktarët e erës së gojës
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum