www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


9 dasmat që i dhanë shkëlqim vitit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


9 dasmat që i dhanë shkëlqim vitit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 9 dasmat që i dhanë shkëlqim vitit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

9 dasmat që i dhanë shkëlqim vitit Empty
MesazhTitulli: 9 dasmat që i dhanë shkëlqim vitit   9 dasmat që i dhanë shkëlqim vitit EmptyMon Dec 27, 2010 8:04 pm

E para që çeli siparin e dasmave ishte këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu. Martesa e saj me Rilind Rekën, zgjoi vëmendjen e të gjithë gazetarëve, të cilët në përfundim të saj publikuan edhe shifrën e kripur të kësaj ceremonie. 100 mijë euro, flitet të ketë shpenzuar bukuroshja e skenës, e cila aktualisht vijon të bashkëjetojë në Kosovë, me bashkëshortin Rilind Reka.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i ka dhënë gjithashtu fund beqarisë gjatë këtij viti. Më 16 korrik të 2010, Gerti dhe Edlira, ka zhvilluar ceremoninë e parë të martesës së tyre, ku të ftuar ishin shumë personalitete të vendit. Dasma më pas ka vijuar në kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo, e më tej në një darkë te ngrohtë me familjen.

Pas Gertit, ishte prezantuesja Xhemi Shehu, ajo që përjetoi emocionet e martesës. Pas një lidhjeje të gjatë me biznesmenin Elvis Sula, këtë fillim vjeshte prezantuesja bukuroshe ka kurorëzuar lidhjen e saj në një dasmë tradicionale. Pas muajit të mjaltit që kaluan në Karaibe, Xhemi dhe Visi janë të pritje të fëmijës së tyre të parë, që do të jetë djalë.

Vetëm një javë pas saj, kolegia e Top-it, Amarda Toska lidhi kurorë me humoristin e dashur, Ermal Mamaqi. Pasi përmbushën me sukses misionin e tyre për të martuar sa më shumë njerëz, më në fund u erdhi radha të martoheshin vetë. Tre ceremoni, secila me një stil të veçantë, më pas një muaj mjalti për t’u pasur zili në Aruba…Kjo ka qenë axhenda e ngjeshur e dasmës së çiftit të dashur të ekranit.

Këngëtari Blero Muharremi, nuk i ka shpëtuar dot martesës gjatë këtij viti. Pas lindjes së vajzës Tara, Blero dhe aktorja Teuta Krasniqi kanë celebruar lidhjen e tyre në një dasmë plot ngjyra.

Jo më pak e përfolur ka qenë edhe dasma e Elvis Pupës, aktorit të njohur të “Portokalli”, me Belinën, vajzën shqiptare që prej vitesh jetonte në Amerikë. Vetë Visi rrëfeu ekskluzivisht në “Bluetooth” njohjen me Belën dhe planet për t’u zhvendosur përfundimisht në Amerikë, aty ku Bela jetonte prej 13 vitesh.

Megjithatë dasma e kreut të opozitës, Edi Rama, është ajo që do të lërë më shumë gjurmë në gjithë martesat e 2010. Pas gjithë zhurmës që ka bërë me jetën e tij private, Rama vendosi të vërë kurorë këtë tetor me Linda Bashën, pedagogen e shkencave ekonomike. Mbi 800 të ftuar, ka qenë numri i pjesëmarrësve në dasmën e liderit të opozitës, ndërkohë që më qindra zarfe e dhurata kanë mbërritur në adresë të çiftit gjatë ditës së shënuar…Çifti Rama banon në një shtëpi me qira, tek ish-ekspozita.

Modelja e famshme shqiptare në Amerikë, Valbona Çoba, që nga ky vit nuk do të futet më në radhët e beqareve. Bukuroshja shqiptare, mblodhi të gjithë miqtë e saj në Shqipëri në një ceremoni glamuroze tek një nga hotelet më të njohura në vend. Bona lidhi kurorë me menaxherin amerikan, Todd, me të cilin njihej prej disa vitesh. Aktualisht Çoba jeton në rezidencën e Toddit në SHBA.

E fundit nga vajzat e famshme të ekranit që lidhi kurorë gjatë këtij viti ishte prezantuesja dhe këngëtarja Gerta Heta. Dasma e saj me futbollistin kroat Matko Djarmati, ka qëndruar për javë në faqet e suplementit “Bluetooth”, duke zbuluar herë pas here detaje të reja nga lidhja e tyre, e cila u celebrua në një ceremoni fantastike. Gerta është në pritje të një vajze, emrin e së cilës tashmë e ka vendosur.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

9 dasmat që i dhanë shkëlqim vitit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Festimi i vitit të ri
» Troja me këngë të reja pas Vitit të Ri
» Fatlumët e vitit 2010
» Dita më e lumtur e vitit
» Reynolds, mashkulli më seksi i vitit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum