www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


E verteta mbi Betejen e Kosoves 1389 ! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


E verteta mbi Betejen e Kosoves 1389 ! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E verteta mbi Betejen e Kosoves 1389 !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 35
Location : Tek Parajsa Pa Drita

E verteta mbi Betejen e Kosoves 1389 ! Empty
MesazhTitulli: E verteta mbi Betejen e Kosoves 1389 !   E verteta mbi Betejen e Kosoves 1389 ! EmptyMon Dec 27, 2010 11:53 pm

Lugina e Drenicës dhe lumi i vogël qe kalon kete fushë mund te quhet edhe "Lumi i Imët", apo "i cekët" qe po te perkthehet ne gjuhen serbe i bie "sitnica".
Kronkuesit e kesaj beteje permendin edhe lumej te tjere gjate kalimit te ushtrise turke per ne Kosove deri tek fushe beteja si per shembull aty ceket se turqit kaluan naten Moraven, se njihej ky lum nga turqi. Mirepo Sitnica e sotme qe fare nuk permendet ne ne kronika osmane por vetem thuhet se; "ne nje fushe te vogel, 5000 hapa me 20 000 rrethuar me male jo te larta, kete fushe e ndante nje lum i vogel"
Sot nese vrehet ky lumi Sitnica dhe lexohen me vemendje kronbikat turke vrehet menjehere se ky lum eshte teper i madh dhe me siguri se do t'ia thoshin emrin por jo ata thojne; kete fushë "të ngusht" 5000 hapa ¨gjërë me 20 000 te gjatë e ndante një "lum i vogël" fusha ishte e rrethuar per rrethe me male jo aqë te larta ku rrenze tyre shtriheshin fshatra te bukur" !
Ka rëndësi se edhe udhepershkruesit e shekullit te XIX te gjithe e pershkruajn keshtu fushen e kosoves; "Posa te arrijsh ne Prishtine aty psohte shtrihet nje fushë e madhe qe e ndan lumi Sitnica"
Pra ky lum i madh qe e ndan fushen e madhe njihej edhe ne ate kohë nga kronikuesit turqë mirepo si eshte e mundur qe nuk e permendin fare ?
E verteta eshte se ne kronika permendet vetem emri i tere provences "Fusha e mellijave" apo Misia si emer i vendit krahines ne tersi mirepo vendi i betejes eshte diçka tjeter, ajo zhvillohet ne "një fushë të vogël qe kalon nje lum i vogël; i imet" !
Si argument tjeter mbeshtetes po e marrim edhe Betejen e dyte te Kosoves qe ndodhi 60 vjete pas kesaj beteje pra ne vitin 1448 ku Skenderbeu i shkoi ne ndihmë Hunjaditpor mjerishte qe Hunjadi kishte vendosur te mos e priste Skenderbeun por me ne fund heroi yne shqiptar arrin te nesermen e betejes me vones por aty gjen te rraskapiturit e betejes, te plagosurit me kombesi te ndryshme, hungarez, bohemjen, polake etj. te cilet i merr me vete, i strehon dhe i ngarkon ne anije ne Durres ku pastaj keta luftetar kthehen ne vendet e tyre...(qe thote ai Shmiti se Skenderbeu nuk ishte humanist) pra kur arrijti Skenderbeu ne kete fushë te kobshme e mallkon Hunijadin se shkaktoi nje therrtore, pra kjo ishte vertete nje betej e madhe dhe e pergjakshme, me me shume viktima se sa beteja e pare e kosoves sepse sulltan Murati i IIte kishte mbi 100 000 njerez kurse Hunjadit nese i hjeken 15 000 vllahët qe kaluan ne krahun e sulltanit, atij nuk i mbeten vetem se te huajt, polaket dhe disa bohemjen, gjithesejt nuk i kishte 4O OOO trupa, ku edhe vete sulltani duke e pare situaten ne keto rrethana jo reciproke me njera tjetren i thote Hunijadit qe te beje marrveshje, mos te beje kete fushe me gjakë pa patur kurrfare shprese se do fitoje, mirepo pasi e shef se ai ishte i nxehur mezi se i jep lejen per luftë, sepse ne ato kohera edeh per te luftuar kerkohej leje nga kundershtari...
Ku deshta te dali nga beteja e pare e kosoves ne te dyten
deh pse e bera kete krahasim. Arsyeja eshte se sot ne Drenice ne kete fushen e gjere 5000 hapa rrenze ne mali te ulet, afer bjeshkeve te Berishes si i thomo gjendet nje krua qe sot fshataret e ktyre anve e quajn "Kroni i Skenderbeut" !
Ndoshta diksuh edhe nuk mund te besoje por nese mirret distanca ky krua eshte perballe Kronit te Mretit afer Goleshit, mirepo bene pjes ne Drenicë, me nej vij ajrore keto dy kroje jane perballe pra dhe e ndan fushen e ngushte lumi i vogël, lumi i shiut, apo si e quajten serbet "kishna reka" qe eshte lum i " ceket" ne krahasim me Sitnicen qe eshet lum i madh dhe eshte ne fushen e madhe ! Pra kroni i Skenderbeut eshet edhe nje deshmi se ketu ka arritur Skenderbeu ne Betejen e dyte te Kosoves me 1448 dhe kur i lexojmi kronikat e kesaj beteje aty thuhet se kjo betej u zhvillua ne te njejtin vend ku u zhvillua beteja e vitit 1389, 60 vite me parë.
Ne luginen e Drenices pra kemi teper deshmi; Kroni i Mretit, Kroni i Skenderbeut, fusha e vogel dhe e ngushtë, ne mes kalon nje lum i vogel, fusha eshte e rrethuar ne te gjitha anet me male jo te larta, rrenxe maleve ndodhen fshatra te bukura...
Rrenxe ketyre maleve edeh sot ka perplote fshatra rrethe kesaj fushe por nje gje te ve ne dyshim; varrezat ne keto fshatra jane teper te medha ne krahasim me numrin e banorve te tyre. Keto varreza mbulojne disa lugina rrenxe maleve disa prej tyre kan shenja mbishkrime mbi stela me mbishkrim turqishte(arabishte) por disa tjere jane pa shenja vetem me gur te mdhenje.
Shifet qarte se te gjtha keto varre jane te personave te rritur, pa dyshim njerez te vrare nga ndonje luftë apo betej te madhe ne keto anë qe nuk mbahet mend !
pasatj malet e Drenices nuke jane edeh aqe te larta, vete pozita gjeografike e Drenices ka reliefin me shume te nje rrafshnalte te kosves ku nga kjo platforme ndahen ujrat e kosoves qe permes ketij lumit te vogel qe sot quhet Drenicë kalon ne Sitnicë, apo lumi i "Cekët" nese e perkthejmi nga gjuha serbe.
Te shofim tani se cilat jane keto male qe e rrethojne luginen e Drenicës apo fushen e vogel ne krahasim me ate te fushë kosoves.Kosmaçi arrine deri ne 900 metra lartesi, qe gjendet ne pjesen perendimore ku ndahen keto vargmale permes Grykes se Llapushnikut deh vazhdojne malet e Berishes ne Jug per tiu ngjitur afer Maleve te Sharrit.

Posa ka hyre Sulltan Murati ne Kosoveen e sotme qe sipas kronikave ka prere rrugen me te shkurt kah Gjilani, pastaj ka kaluar Sitnicen me ushtri te tij dhe eshte drejtuar tek kjo lugine e vogel qe ishte 5000 hapa e gjere dhe 7000 e gjate, sipas disa tjerave citime gjeresia eshte e njejtë, 5000 hapa e gjere por e gjate 20 000 hapa, afer 20 kilometra me 5 kilometra gjërsi !
Kete vend e ksihin zgjedhur te krishteret te cilet pershkake te veshjeve te tyre te renda me mburoje nga hekuri kaloreseve iu duhej një terren i pershtatshem, i fortë e si ç eshte terreni ne luginen e Drenices me nje tokë me te rraset, me te qendrushme per kaloresit qe ne vrapime te shpejta ne fushen e kosoves, pra ne Luginen e Sitnices te krishteret do te nguliseshin ne token e butë ku do ishte fatale per ta sepse lugina e Sitnices eshte teper e bute dhe me e keqja se ne kete luginë mjegulla e dendur do pengonte per se tepermi te krishteret pershkake te helmetave te tyre qe mbanin ne koke, mjegulla do i verbonte edhe me teper te krishteret.
Ndersa ne Luginen e drenices terreni ishte me i pershtatshem per kalorsit krishtere, lumi per te kaluar ishte i ceket, edeh ketu ishte ne favor te tyre, sepse ky lum ne disa vende eshte teper i thelel, ta zemi tek Gjiri i Laroit afer Gllobarit, lumi i drenices eshet teper i thelle poashtu edhe tek Korratica.
Mandej nje perparsi qe ka patur kjo fushe per nje betej te tille ishte se kete lugine lumi i imet apo i vogel qe sot quehet drenica, kalon kete lugine qe nga veriu, nga Skeneraj dhe vazhdon kah jugu per afr 20 kilometra dhe per tu bashkuar me degen tjeter qe vjen nga jugu keshtu duke e ndare kete lugine gati ne dyshê veri- jug ku se bashku keto dy degë formojnë daljen e kesaj lugine permes një gryke shkembore qe vazhdon te rrjedhi lumi Drenica permes disa kodrave te vogla te vargmaleve te Qiqavices me lartesi 500 deri 600 metra naltesi mbidetare dhe pas kalimit te nej lugine ne vija gjarperore lumi derdhet ne Sitnicë pas nje leshimi ne drejtim te veri-lindje duke kaluar te vendi i ashtuquajtu Guri Plakës me gjatesi afer 14 Kilometrave. Te ndalemi pakëz edhe tek ky guri. Ne popull ky guri ka marrur emrin, sipas gojdhanave per arsye se kur Millosh Kopiliqi e therrë me thikë Sulltan Muratin, çaushet apo truprojet e sulltanit tentojne ta zene vrasesin mirepo nuk ia arrijnë dotë, i veshur i teri ne rroba hekuri as nje arme nuk ia arrinte te shponte trupin e tij.
Papritmas lajmrohet një hallë plak e cila e shef se po tentojne t'ia deshin rrobat e hekurta Milloshit mirepo turqit nuk dijne se si zdeshen ato rroba te hekurta, ajo halla iu thote turqve; -shiqoni nder mustaqe te tij, aty e ka qelsin dhe me te hapen veshjet e tij !
Turqit arrijn pra tia gjejne sekretin e ketyre rrobave dhe posa ia hjekun helmeten, ia presin koken, mirepo Milloshi nuk vdes, hallen qe spiunoi e rrok dhe e gjuan ne qiell dhekjo bjen e vdekur ne kete vend qe ende sot quhet Guri i Plakes...
Kjo eshte vetem se nje gojdhan nder tjera per Millosh Kopiliqin e treguar ne popull deri me sot.
Perpos versionit turk qe kemi cekur me siper per vrasjen e sulltan Muratit nga Millosh Kopiliqi eshte edhe nje deshmi kjo nga kronikues greke, mu nga nipi i perandorit bizantinë, Zhan Dukas i cili thotë keshtu;
" Ne mbremje, nje nate para betejes depoti lazar kishte ftuar te gjithe prijsat rrethe tij per te ngre dolli, per shendet te betejes qe i quan Stravica(ndoshta zdravica) me bujaret e te gjitha anve. Milloshi kishte pas vendos te mos pinte ate nate por Llazari i thotë; "pije kete gote per shendetin tim se perndryshe do behesh si i dyshimt dhe do te akuzohesh se don te me tradhtosh..."
Ju falemnderit per ftesen por une nuk dua te ngre dolli, tek e fundit neser do ta shofish besnikerine time ndaj teje o princi Llazar !

Te nesermen heret Milloshi arrin ne kampin e sulltan Muratit, ka per ti treguar nje fshehtesi, nje sekret, apo marrveshje para betejes....
Keshtu qe menjehere çaushet e mbretit e lejojne te hyje ne tenden e Muratit, ose me te vertete milloshin e kan njohur mire turqit qysh para 16 viteve sepse shumica e ushtarve krishtere nga Kosova kishin per detyrim te benin sherbim sulltanit, sipas marrveshjes (shifni paragrafin tjeter ne vazhdim).
Posa hyn mbrenda ne tende, krruset per ti puthur këmben sulltanit, si shenje nenshtrimi, mirepo ne vend qe t'ia putthi kemben Millosh Kopiliqi nxjerr thiken nga menga dhe i sulet sulltanit duke e vene per toke njehere dhe pastaj e therr me thikë mu afer zemres...
Me shkathtesin e tij Milloshi ikë nga tenda dhe shkon drejt bregut te lumit ku e kishte lene kalin e tij, mirepo aty e kapin çaushet e sulltanit dhe e bejne copë me copë"
Te irrituar nga ky rast trondites, turqit e angazhojne luften per tu hakmarrur.
Ne kete moment turqit sulen mbi krishtere. Llazari jep urdher prijsit boshnjakë Vlladiko Bukoviçit qe t'iu perballej turqve me 20 000 ushtaret e tij !
Bukoviç perballon kete sulm me sukses por, para se te perballoje heren e dytë lajmi ishte perhapur ne ushtrin krishtere se Tragosh(dragosh) Proviç, gjenerali i Llazarit kishte kthyer armet kunder tij, iu ishte bashkuar turqve.

Ndoshta ky lajm ishte i pavertete, vetem se te shkaktoje habi dhe perqarje ne ushtrine krishtere, pra kjo nuk dihet por, me te degjuar kete lajm, Vllatko Bukoviç leshone fushe betejen me 20 000 boshnjaket e tij dhe merre iken...
Llazari i vetmuar, pa rezistencë fare, bie ne dor te armikut.
Turqit e kapin dhe e dergojne Llazarin para sulltanit ne tenden e tij ku shtrihej ne agoni dhe vuante nga plaga qe kishte marrur prej Millosh Kopiliqit. Pas disa lutjeve qe leshonte Llazari ndaj perendis per t'ia marrur shpirtin Sulltan Murati jep urdher qe ta vrasin ate me te gjithe bujaret e Llazarit qe ishin dorzuar, te gjitheve iu pre koka mu para syve te Sulltanit" ...keshtu e tregon Dukas kete epizod ne lidhje me vdekjen e Milloshit, Llazarit bijarve te tij si dhe te vdekkjes se sulltanit me ne fund, qe vdes nga plaget e marrura prej Milloshi.
Sulltani nuk vonon edhe ai vdes, bajaziti e nis kufomen e tij drejte Bruses ne sarajet e tij, e kurresesi nuk eshte e vertte se sulltani eshte varrosur ne kosove ne vendin e ashtuquajtur sot, tyrbja e Muratit.

Sipas autorit te vepres "Qezaret e fundit" sido qe te jete, ne asnje menyre nuk besohet se sullatni eshte vrar ne fushe te betejes nga Millosh Kopiliqi, qe permendet ne disa versione tjera serbe...sepse sullatni ishte i rrethuar me nje truproje te madhe, perpos saj, sulltani kishte edhe devet e tij me veti qe keto kafshë iu shtinin friken te krishterve ku asnjehere me pare nuk kishin parë kafshë te tilla ne ato treva, pastaj ishin edhe te shtenat me topa qe edhe pse nuk benin deme te medha, kjo armë zjarri qe posa kishte filluar te perdorej nga ushtria osmane, shkaktonte frikë ne radhet e krishterve. Pra sulltani nuk kishte angazhuar shumë ushtarë ne kete betej sepse ai kishte zgjedhur kete stratagjem; ti tmerronte europianet, ishte me se i sigurt se do korri fitore. Mirepo edhe tradhtija e gjeneralit te Llazarit, Dragosh Proviçj me 20 000 ushtarë qe leshoi krahun e krishtere dhe u be me sulltanin, pastaj edhe boshnjaket me ne krye Vllatko Bukoviç dhe 20 000 ushtarë iken ne Bosnje, shtrohet pytja ; Sa serbe u vrane ne kete Betej ?
Vetem një njeri, Llazar dhe disa bujar te tij. Kurse aleatet e tjere hungarezë, shqiptar e vllëhe kan rezistua deri ne fundderisa jan masakruar te gjithe, me siguri nuk i kane kuptuar intrigat e serbeve se çka eshte folur mes tyre ?
Me siguri se Llazari kishte rene viktim e gjeneralve te tij ose jan trembur nga e shtena e topave apo devet karakteristike ua kane shtie friken, ne ekte betej prej serbeve vdes vetem një , Llazar Hebrelloviçi.

Pra vertetesia kete here gjendet ne anen e historianeve osman qe kemi dokumente te shkruara te shumta, pra me te verteta se sa gojdhenat e europianve.
Megjithate emri i Millosh Kopiliqit mbetet i shkruar per gjithemone ne analet e osmanlive si je vrases, ndersa tek krishteret para se te kryeje kete akt ndaj sulltanit ai njihej si bashkepuntor i turqeve dhe tradhtar, pastaj nga tradhtari sot ne liridashes !
Mirepo edhe nje gje dihet se ky personalitet bujar me mbiemrin Kobilja ka egzistue, megjithese me vone serbet e shendrrojne kete emer Kobilja ne Obiliç se ne gjuhen serbe Kobilja quhet pela, kurse per shqiptaret ky eshte hero, nje bujar, nje personazh i dalur nga nje fis i deres se mirë !
Fakti se ky rast ka ndodhur e tregon fakti se kur nje i huaj ka dashur te flas me sulltanin, gjithenjë e kane percjellur per krahu dy çaush dhe e kane kontrolluar mire para se te pershendetej me sultanin, mirepo edhe rrobat e Millosh Kobiliçit ne sarajn e Sulltaneve sot ne Stamboll vertetojne se ky rast eshte i vertete.

Perse lind dyshimi tek Millosh Kopiliqi per tradhti ?
Qe perse, si e pershkruajn disa autor.
Vuksava dhe Mara, dy vajzat e Llazarit ishin te martuara, e para me Millosh Kopiliqin, e dyta me Vuk Brankoviçin. Fjale pas flale kalojne te dy motrat ne grindje te madhe rrethe vlerave te burrave te tyre ku secila e levderon burrin e saj por qe perfundon me perleshje e kacafytje dhe ofendime mes Milloshit dhe Vukut deri sa perfundon me dyluftim per te cilin marrin leje nga Llazari. Ne kete dyel me kuaj, Miloshi e rrexon per toke vuk Brankoviçin por i fal jeten, por Vuku kishte gjetur nje menyre tjeter per tu hakmarrur nga kjo humbje e turpshme per te, pra vendos te shpifte fjale ne deme te Milloshit duke then per te se ai eshtë tradhtar deh bashkepunon me turqit...dhe nga keto fjale ka mundesi qe edhe Llazarit iu ka mbushur mendja se Milloshi do ta tradhtonte.

T'ju rikojtojmi ketu më parë se 16 vite para Betejes se Kosoves, pra, qe nga viti 1365, me disfaten e Nishit dhe ate te Marices me 1371, serbet dhe bullgaret kishin humbur soverenitetin e tyre, ata me nuk dominonin ne shtetet e tyre, tera keto shtete sllave qe humben luften, perpos malazezeve dhe shqiptarve, keta te tjeret administroheshin nga mbikqyrsit osman qe quheshin Spahij, apo targa mbledhes, megjithese bullgaret ketu u nxorren disi ndryshe, pasi qe Shishmani i dha vajzen e tij sulltanit, keshtu qe edhe boshnjaket kishin mbetur tributer te sulltanit, paguanin njashtu si serbet per çdo vite haraç sulltanit me dukat por edhe nga 1000 çuna te rinje Llazari i dhuronte sulltanit per lufterat e tij ne Azi per me se 16 vite em radh. Poashtu edhe boshnjaket, ndersa Raguzianet suvrenitetin e kishin blere me dukat.
Mirepo ne vitin 1387, dy vite para beejes se kosoves Llazari dhe Shishmani vendosin te rrebelohen, i largojne te gjithe Spahijt(taragambledhsit turqë) nga vendi dhe perseri gjejne lirinë, mirepo sulltani nuk ngutej nga ana tjeter e Bosforit kishte vendosur qe posa te perfundoje luften kunder mongolve dhe tartarve ti kthehej perseri lazarit e Shishmanit qe perfituan nga trubullirat e sulltanit ne Azi duke e prishur marrveshjen 16 vjeçare ne mes tyre.
Thyerja e kesaj marrveshje pra e solli sulltanin te angazhohej ne Betejen e Kosoves ne vitin 1389, per te ripertrir me nje marrveshje tjeter; rivendosjen e despotve te rinjë tek popujt sllavë.
Pra si e shifni, humbja e Beteja se Kosoves më 1389 nuk i solli turqit per here te parë ne kosovë por me kete fitore turqit vijuan marrveshjen qe e kishin shkelur serbet bullgaret dhe boshnjaket dy vite me parë...me nje fjal ky ishte nje ndeshkim ndaj te krishterev qe nuk e rrespektuan kontraten.
Kjo betej ishte si nje shenje denimi per te gjithe te krishteret qe prishin marrveshjen, ndeshkimi nga sulltani vinte shumë i rëndë, deri tek egzekutimi i despoteve.
Me nje fjalë, kjo betej u zhvillua për dominim e jo per pushtim, pa masakruar fare njerzit dhe popullesine krishtere qe ishte nje rregull i sakët; me i zoti te dominoje ! Pronat qe me pare posedonte Perandoria Bizantine e sidomos Kosoven qe e pate humbur ne vitin 1217 tani pas 150 vitesh sundimi serbe te gjitha duhej te kalonin ne dor te Sulltanit, kjo ishte marrveshja e perandorve te Konstantinapojes me sulltanin qe deri ne momentin e fundit e ruajten kete parim qe e rrexoi kete rregull me vone shumë sulltan Muhameti i II-tê kur vendosi te pushtoje Konstantinopojen me 1463, gati nje shekull pasi qe ishin thyer shtetet sllave per here te parë nga osmanet me 1365 me ne fund i erdhi rradha edhe shuarjes se perandorisë bizantine e cila kishte mbetur ne fakte vetem si nje simbol i krishterimit ortodoks pa kurrfare influance greke perpos te marrjes frym te nje perandori te vetem ne krye te nje keshtjelle te vetmuar pa mbeshteje te botes krishtere qe dha shpirtë gradualishtë dhe ne fund u ndeshkua pa mëshirë mu nga keta sulltanet qe dijten ta ruanin mirë si flijim, per nje ditë qe atyre iu konvenonte.
Tek e fundit, a nuk ishte ai Car Dushani qe ne vitin 1352 mblodhi 80 000 ushtare dhe deshi te pushtoje Konstantinopojen ?
Per ate perandoret bizantin kane pasur te drejte; me pare turbanin(mehramen e sulltanit se sa despotizmin serbë !
Po te kishte arritur Dushani te pushtoje Konstantinopojen me siguri qe e tere situta ne ballkane dhe historia sot nuk do ishte njesoj, per fat te mire vdiç ne rruge para se te rrethonte muret e perandorise bizantine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

E verteta mbi Betejen e Kosoves 1389 !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Beteja e Kosoves 1389
» E vërteta mbi SHIK-un kërkohet nga AKI-ja
» E vërteta sipas Adelinës
»  15 gënjeshtra që botërisht dihen si të vërteta
»  15 gënjeshtra që botërisht dihen si të vërteta
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum