Nëse tashmë keni privuar për ta lënë duhanin, atëherë e dini se kjo s’është punë e lehtë dhe e thjeshtë.
Provoni të hiqni dorë nga duhani shkaku i arsyeve shëndetësore apo për të kursyer, apo shkaku i ligjit kundër pirjes së duhanit në vende publike. Ia 10 mënyra që mund t’iu ndihmojnë:
1. Nëse tashmë keni provuar ta lini duhanin, atëherë e dini sa e vështirë është. Për fillim duhet të jeni të vendosur. Kjo ndodhsha tingullin e qartë, por nëse përpiqeni ta lini vetëm sa për ta gëzuar dikë (partnerin, familjen...) ka pak gjasa që mund t’ia dilni. Ju vetë duhet të jeni të sigurt se dëshironi ta lini.
2. Lista e arsyeve pse dëshironi ta lini duhanin mund t’iu ndihmojë. Mendoni për efektet e pirjes së duhanit ndaj shëndetit tuaj dhe njerëzve rreth jush, efekteve financiare dhe të tjera. Ia disa arsye që duhet t’i keni parasysh:
Arsyet afatshkurtra pse duhet lënë duhanin:
- erë e gojës dhe dhëmbë të verdhë
- erë në rroba, flokë dhe lëkurë
- zvogëlim i mundësive fizike
- rrahje të shpejta të zemrës dhe shtypja e lartë e gjakut
- i dëmtoni jo duhanpirësit rreth jush
- çmimi i cigareve
Arsyet afatgjata pse duhet lënë duhanin:
- kemikaliet helmuese në tym
- rreziku nga kanceri në mushkëri dhe format tjera të kancerit
- rreziku nga sëmundjet e zemrës
- probleme me frymëmarrje
- rrudhat
- rreziku nga ithati
- rreziku nga sëmundjet e dhëmballëve
- tek shtatzënat rreziqet për fëmijën
Shkruani detajisht arsyet pse dëshironi ta lini duhanin dhe ruani atë flet për të mundur ta lexoni sa herë që dëshironi ta ndizni një. Për të kuptuar sa më mirë pse pini duhan, shënoni pse dhe kur e keni ndezur një cigare. Këto informata mund t’iu ndihmojnë të hiqni dorë.
3. Saktë llogaritni se sa para shpenzoni për cigare. Sa iu kushton kjo shprehi? Sa shpenzoni në javë, muaj madje e dhe vit për cigare? Do të befasoheni se sa shumë para keni tymosur. Mendoni se çfarë keni mundur të bëni me ato para.
4. Shënoni se në çfarë momenti duhani do t’iu mungojë më së shumti (pas shujtës, me kafe...) kështu mund të përgatiteni dhe të planifikoni se çfarë të bëni gjatë asaj kohë në vend se të pini cigare. P.sh. Pas shujtës shëtisni.
5. Pasi që të përgatiteni kërkoni ndihmë. Shpjegojuni miqve dhe familjes se ju duhet ndihma e tyre. Gjithashtu lusni mjekun familjar që t’iu ndihmojë në qëllimin tuaj. Do të habiteni sa e rëndësishme do të jetë kjo përkrahje. Nxituni me shpërblime të vogla që do t’ia bëni vetës. P.sh. shpenzoni ato para që nuk i keni shpenzuar për cigare.
6. Lini duhanin gradualisht. Mos mendoni për atë se si përgjithmonë do ta lini. Në vend të kësaj thoni: “sot s’do të pi duhan”, dhe këtë do ta përballoni më lehtë. Të njëjtën bëjeni nesër dhe java do të kalojë në moment.
7. Nëse keni ndonjë mik që dëshiron ta bëjë të njëjtën, provojeni së bashku. Mos garoni mes vete po bëhuni ndihmë dhe përkrahje në situata të krizës.
8. Kur të ndjeni nevojë të madhe për cigare, bëni diçka që do t’ua tërheqë vëmendjen. Provoni të përtypni çamçakëz apo arra, sa për të pasur diçka në gojë (po jo ëmbëlsira) dhe pini shumë ujë dhe lëngje.
9. Largoni nga shtëpia gjithçka që iu asocion në cigare. Mos lini kuti të cigareve për rreth, largoni të gjitha taketuket dhe gjithçka që lidhet me cigare (çakmak, etj).
10. Përpiquni ta lini duhanin kur e dini se nuk jeni të ekspozuar ndaj stresit të madh. Zgjidhni një javë kur jeni në pushim dhe kur mund të jeni në atmosferë të qetë. Gjithashtu nëse cigaret për ju ishin mjet i relaksit në periudha stresuese, përpiquni të gjeni mënyra tjera në luftë kundër stresit. Relaksohuni me shëtitje, dush apo teknikat e frymëmarrjes.