www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA Empty
MesazhTitulli: PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA   PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA EmptyMon Jan 03, 2011 7:04 am

Qyteti i Dardanës, edhe pse i rrethuar nga uzurpuesit sërb përgjohej
dhe ndiqej për çdo frymim shqip, ka dhe shumë personalitete të fushës së
letrave, si shkrimtarë, poetë, studiues, kritikë, etj. që me
krijimtarinë e tyre ndriçojnë jo vetëm gjurmët e traditës, por dhe
lënë një gjerdan të ndritshëm në horizontin e tyre krijues. Është detyrë
e kohës, e njerëzve që përfaqësojnë organe dhe institucione shtetërore
e private, për të njohur e përhapur vlerat e spikatura edhe
në fushën e krijimtarisë letrare,ashtu si kanë bërë dhe po bëjnë Hysen
Këqiku,Nexhat Rexha ,Sinan Sadiku dhe disa të tjerë në afirmimin dhe
botimin e disa pjesëve të krijimtarisë të disa krijuesëve nga Dardana.
Është po aq detyrë edhe e mediave të shkruara e vizive për të
lënë më shumë hapësira ku të shfaqen edhe autorët që janë kontribuues
të drejtpërdrejtë në proceset e edukimit dhe integrimit drejt ëndrrës
së madhe: Europës dhe botës së bashkuar. Mirë të themi ashtu,edhe pse
një pjesë e mediave tona thuaj se shumë pak bënë në këtë drejtim.Disa
prej krijuesëve i kemi njohur vet para valës së madhe të rrugëtimit të
rrugës gjarpër me emrin kurbet,dhe krejt ata çka i kemi njohur,jemi
munduar të i afirmojmë e të botojmë për ta aq sa i kemi njohur. Dardana
jonë ka një vig krijuesish disa dhjetëra që në punën e tyre artistike
letrare kanë bërë emra.Ishte i madhi Ali Huruglica ndër shkrimtarët me
famë jo vetëm nga Dardana,po në hapësirat ku shkruhej shqip,pastaj
Avdush Canaj,Beqir Buzuku,Hysen Këqiku,Nexhat Rexha,Ibrahim Ibishi,i
cili fatkeqësisht muaj më parë u nda nga ne,por që vepra e tij do të
jetoi gjithnjë me ne,Demir Krasniqi,i cili krijoi poezitë më të
bukura,të cilat më pas i këndoi në këngë dhe i jetësoi në zemrat e
popullit,Sinan Sadiku,e shumë krijues nga rrethi i Dardanës.Njëra nga
krijueset tona të Dardanës është shkrimtarja, poetja, studiuesja Hasije
Selishta. Në arshivën e saj letrare numërohen dhjetëra libra të botuara
e të pabotuara, në gjini të ndryshme, të njohura e të vlerësuara. Por
ajo që e bën këtë shkrimtare të dallohet nga të tjerët është puna plotë
pasion, kulturë dhe kompetencë shkencore, artistike e historike në
grumbullimin, përpunimin dhe nxjerrjen në dritë të fakteve, ngjarjeve
dhe figurave të shquara të kohës, krahinës dhe kombit. Thënë drejt për
këtë krijuese unë kisha lexuar para dhjetëra vitesh,por nga koha që unë
jam në mërgim,kam lexuar pak për te ,nga se gazetat dhe revistat tona
sikur ju japin më shumë rëndësi reklamimeve sesa krijuesëve tanë: Diku
në një faqe të netit gjeta një ese për një libër të Hasije Selishtës
nga poeti dhe publicisti jonë poashtu nga Dardana z.Rrustem Geci dhe
nga e lexoja ndjeja një krenari për këtë krijuese.Ese shkruante kështu:
Ese letrar për librin poetik të Hasije Selishta – Kryeziut“ Përtej çmendisë”



SHKRONJAT E PAFJETURA

( O dorë që më shkruan, mos më lë vetëm, mos më lë mbyllur, më fut në

zarf, ose në kutinë postare, që ky shkrim i zemrës të shpërndahet ! )


Letërsia jonë çdo ditë po bëhet më e bukur, më e dashur, më e
pasur.Poetë të rinj çdo ditë po sjellin vepra me vlera të kohës.Njëra
nga poetet tona bashkëkohore padyshim është edhe Hasije Selishta –
Kryeziu. Libri i saj „ Përtej çmendisë“ është një libër me frymë të
kohës. Në këtë libër Hasija shprehë dhimbjen e ashpër të jetës, që asesi
të zgjidhet. Kohën që po jetojmë shkruan Hasija, secili e përjeton
ashtu s´i e ndienë.Mirëpo, poeti është ndryshe nga të tjerët, ai e ndien
me pasion të nxehtin e gjakut që ngrihet. Pakëz po e jetojmë këtë kohë
shkruan
Hasija.Mbase, rrethimet shumë kohë na kanë zvogëluar. Mbrëmë kam
përkthyer Çiklopin/ Apollonin/ dhe perendive u jam lutur/ kthema
medalonin..atë pjesë të ujvares sime. Këto dhe qindëra vargje të tjera
shprehin opusin poetik të Hasijes. Libri“Përtej çmendisë” që po i jepet
komunitetit tone letrar në duar , është edhe një e arrirë letrare.Njeri,
unë s´jam vetëm një gur/ në gurin e dhimbjes sime/ edhe gur të tjerë
ngrihen mbi mua/ zemra ime/ shpirti im/ una
të ndezura etjen ma shtojnë!..Poezia e Hasije Selishta-Kryeziu është
poezi e kohës që po jetojmë. Betejat tona veç sa kanë filluar. Shumë
janë fillimet. Në disa poezi shprehet poetja,
edhe shkronjat i kam të pagjumë. Puset e poezisë thotë Hasija, janë të
pafund. Këtë largësi pafundësish asesi ta arrijmë.E bukura në poezi
shkruan Hasija nuk preket, po ndjehet,ndjehet
nga Brenda, nga të kundërtat e përditshmërisë. Nuk është vetëm ky vend i bukur ,
ka edhe vende të tjera, ku e bukura herë fshihet, herë arratiset. Hëna sonte nuk është ndonjë
risi në qiellin tim.Me atë ka kohë që unë njihem, qahem, dehem. Të
gjithë këta prindër e prindëresha sot janë të afërmit e mi, gjaku im i
epërm. Libri „Përtej çmendisë“ përveç dhimbjes, krejt brenda vetes ,ka
edhe zemërimin,dorën e bërë grusht. Njeri, e gjithë ajo natë ishte prej
territ, prej lotësh të zi, prej vrasjeve. Në atë kohë pa kohë , edhe
koha e rëndomtë ishte e rrezikuar dhe në rrezik. Sespse në disa poezi
edhe shkronjat janë të pafjetura.Uroj poeten për këtë libër të bukur.
Sukses.


Rrustem G e c i - DortmundPër Hasijen kam shkruar edhe unë diku
në gazeta dhe revista,por edhe në faqe të netit dhe forumeve kam botuar
disa poezi të saj,si:Hasije Selishta-Kryeziu





Heshtja e lirisë



E zbehtë është heshtja e lirisë

Rrugëton si e dehur

Të pathënat besnikërisht i ruan



Fiken qirinjtë

Pa e kuptuar se nën qiellin tonë

Koha e lashtësisë

Rigon në shpirtërat tanë



Dashuria për liri

Është rradhitur si krushqit

Kur e prunë nusen,

Ndërsa tani janë në mëdyshje

Se ajo shpejt është plakur

Pa e jetuar nusërinë





Ndarja



Nuk e di ç’të duhen sytë e mi

Kur nga terri janë lodhur

Një pjesë e kanë nga shiu



Një pjesë e vetullës

Te Molla e Kuqe

Pjesa tjetër në Ulqin



Njëra dorë në Rozafë

Tjetra në Shkup

Po Çamëria?



Më the kam gishtin

E Bukur për unazë

Por unë jam shumë larg



Si mund të përqafohemi

Kur trupi është ndarë

Mos më thuaj se më ke harruar

Kur unë yllëza jote jam aq larg





Po thahem shqip



Në një gotë pritje

Jam djegur

Së bashku me luleborën



Kam shumë etje

Po thahem shqip

Nëpër muret e zeza



Ende nuk dihet

Cilat gota

mbushen nga shiu



Aktori rri para Teatrit

Me duar në xhepa



Cka më duhet

Heshtja e tij

Dhe ëndrrat





Melodi tjetër



Tërë jetën jam lutur

Që të rrëzohen muret e larta

Të krijuara

Nga marrëzitë e stepura



Një letër kam shkruar

Pa i vënë pikë askund

Për të paralajmëruar

Kohën e vrarë



Në portën e alarmuar

Ajri po mbyllet

Nuk e dëshifrova

Nëse ajri prishet

Apo kujtesa avullon



Kur të gjitha këngët

Janë gati për t’u kënduar

Mendjefikurit bërtasin

Për melodi tjetër







Lule ajri



Një lule prej ajri

Çdo natë hap dritaret

Nga dhoma ime e gjer te hëna

Udhëtoj me frymëmarrjen e ajrit

Në përbashkësi aromash

Për të rifreskuar zalisjen



Në të gjitha ngjyrat

Pikturohet hëna e tretur

Në një kafaz universi

Përbrenda luleve rri në kornizë

Një syth pret rritjen

Lulja e ajrit të shumohet





Profili i zjarrit



Vjeshtë është

Nën hijen tënde fle

E ti ngutesh për në tempullin e gurit



Duart e vapës u shkrinë

Në vjeshtë

E ti si era barte vargun tim

Prej vjeshtës në ëndërr

Pastaj hyre në zemrën e shpirtit



Simfoninë e Bethovenit

Dëgjon nga tempulli i gurit

Pa e ditur se brenda saj

Digjesh





Çatia e gruas



Kurrë nuk e dita

Cila ishte

Çatia ime prej gjilpëre







***



Ndizet kandili

Në shpirtin tim

Ç’të bëjë me hirin



Në mur të zemrës

Shumzohen

Puplat e zogjve të ngordhur

Ngase i gjuaje me shigjetë

Për të mos dëgjuar

***ërrimën e korit të tyre

Dhe për t’i mbyllur

Në unin e vetmisë

Që të ikin në harresë





Baraspesha



Gruaja është e lindur

Në ditën e shërbëtorëve

Tabaku në duart e saj të qara

Ruan baraspeshën për shpifje



Burri pi kafen e mëngjesit

Me gotën e ujit plot



E ku ta di sa është e rëndësishme

Të tregohet diçka

Asaj i duhet edhe buzëqeshja

Të arrihet baraspesha





Thneglat



Thneglat janë rradhitur

Në katror të zi

Kërkojnë kokrrat e tyre

Në gjetje i grimcojnë

Pikëllimi derdhet në hijen e tyre

Tmerrohen nga prejardhja

Futen në tokë

Duke kërkuar krahët

Copë e grimë u bënë

Për një thërrmijë

ç’krijesa të vogla

Te ura e mëkatit

Misteri i të madhit i shkeli

Zot

Mos i tërbo

Që të prekin varrtarëNjeriu nga larg mund të shkruaj,por nuk mund të thotë sakt ate që duhet thënë,dhe poetën Hasije Selishta -Kryeziu e njoha mirëvetëm pak javë më parë në Ars Clubin"Beqir Musliu" në takimet vjeshta letrare e Gjilanit.Veq si poeteHasija shquhet ndër miketqë
të le mbresë miqësore dhe intelektuale.Ajo më ofroj krijimtarinë e saj
dhe kjo për mua është nderi më i madh që mund ta bëjë njëmik.Duke
e shfletuar këtë krijimtari të saj të gjërë unë tani e njoh më mirë
shkrimtaren dhe poetën tonë Hasije Selishta-Kryeziuqë në
kulturën tonë padyshim ka arritur maja të sukseseve.Hapa të tillë si ka
bërë ajo janë të vështira sepse kërkojnë ide,frymëzimeintelekt dhe përkushtim të madh.



Duke
parë e lexuar këtëovepra të saj të krijohet ndjesia sikur autorija ka
bërë shumë punë,rrëpatje ,frymëzime dhe ide, për ta ngritur mbi
lartësinë mes rreshtave dhe vargjeve të bëmat që ka lënë në kujtesën
tonë, koha, historia. Para fakteve, dëshmive të shkruara e të gjalla,
para ngjarjeve, historisë dhe vlerave të objekteve e subjekteve duhet
të matesh mirë e pastaj të shtrëngosh dorën për të mprehur e ngjyer
penën. Mund të lozësh me personazhet artistike, t’i lindësh e vdesësh
sa herë të duash, por me personazhet historikë duhet, përveç punës,
edhe ndershmëri e sinqeritet. “Rruga e krijimtarisë letrare, e
debutimit në këtë krijimtari, ka qenë, natyrisht, e vështirë. Pse?
Sepse, të paktën, brezi ynë, por dhe të tjerë më parë e më pas, kanë
qenë “brezi i humbur” në letërsi, ashtu siç u quajt një brez
shkrimtarësh e të cilëve u goditën nga regjimet dhenga lufta. Edhe ne
patëm fatin e keq, sepse nuk u hapën dritaret dhe dyert e botimit për
disa dekada. Dihet pse. Dhe ajo fazë përkon me rininë tonë, kohë kur
ishim më dinamikë, më entuziastë, më të vrullshëm. Ndryshe s’ka si
shpjegohet që pas viteve ’90-të e pas, deri më sot, shumë nga kan
botuar dhjetëra libra në gjini të ndryshme”, si ka botuar shkrimtarjadhe
poetja jonë e njohur. “Hasije Selishta -Kryeziu. Hasija u lind


13 prill 1960 në Dardanë,ku kreu shkollimet fillore dhe ato të
mesme,kurse studimet në Fakultetin Juridik të Univezitetit të
Prishtinës.Nga rinia pasion e pati shkrimin dhe ka botuar:
Edhe nëpër varre këndovaKur vdes në mes të largësiveMBishkrim në lëkurë
Përtej çmendisëLule ajri....Hasije
punën e artit e ka ushtruar me një pasion me të cilën me një punë të
pashuar lartësoi letërsinë dhe historinë kombëtare të kohës sonë.Ajo
është dëshmuar me punën e saj shumë të kujdeshme,plot vlerë,mendime të
fuqishme në fushën e letrave dhe artit.Poetja Hasije Selishta me
krijimtarinë e saj ka nxjerrur në dritë të dhëna dhe fakte të shumëta
mbi problemet e rënda që në kohë kanë rënduar shumë shpirtin e
krijuesit.Të flasish për krijimtarinë e tërsishme të krijueses sonë
Hasije Selishta-Kryeziu,duhet shumë studime,kohë dhe shkrime,ne deshëm
të bëjmë vetëm një vështrim të shkurtër rreth kësaj krijueseje të
ndritshme,që me punën e saj bëri emër në letrat tona dhe u shpërblya me
një varg çmimesh e mirënjohejesh deri te çmimi i tanishëm në Besianë,në
takimet letrare"Kadri Kadriu" ku Hasija mori vendin e dytë. Puna e
kësaj krijueseje ka vlerë të madhe në letërsinë tonë,kurse ne i urojmë
hapa të mëdhenjë në krijimtarinë e mëtejme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

PREZANTOJMË KRIJUES NGA DARDANA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum