www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gabimet me te rrezikshme ne timon Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gabimet me te rrezikshme ne timon Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gabimet me te rrezikshme ne timon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Gabimet me te rrezikshme ne timon Empty
MesazhTitulli: Gabimet me te rrezikshme ne timon   Gabimet me te rrezikshme ne timon EmptyFri Jan 28, 2011 12:02 am

Sipas studimeve të bëra kohët e fundit është parë se sjellja e qytetarëve në timon shoqërohet nga bindje të gabuara dhe veprime që shpesh mund të përkthehen në manovra të rrezikshme, ose më keq akoma, në aksidente me pasoja të pariparueshme.

A është i domosdoshëm rripi i sigurimit në sediljet e pasme? Sigurisht që po… Po kur iu vjen gjumë, është më mirë të hapni dritaren, të ndizni radion me volumin në maksimum apo të ndaloni? Ja disa prej gabimeve që mund të na kushtojnë jetën. Sipas studimeve të bëra kohët e fundit është parë se sjellja e qytetarëve në timon shoqërohet nga bindje të gabuara dhe veprime që shpesh mund të përkthehen në manovra të rrezikshme, ose më keq akoma në aksidente me pasoja të pariparueshme. Në rast aksidentesh, sediljet e pasme janë më të sigurta, ndaj nuk është e domosdoshme të kesh vënë rripin e sigurimit? Kjo bindje është krejtësisht e gabuar, por kështu mendojnë 84 për qind e të intervistuarve. Në të vërtetë, më shumë se 20 për qind e viktimave të aksidenteve rrugore që dalin jashtë makinës në momentin e aksidentit, janë pasagjerë të sediljeve të pasme që nuk i kanë vendosur rripat e sigurimit. Një trup i pasiguruar në sedilje mund të jetë i rrezikshëm edhe për pasagjerët e tjerë: në rast përplasjeje, me një shpejtësi 80/km në orë, një person që peshon 65 kilogramë shtyhet përpara me një forcë më të madhe se 3 tonë.

Nëse udhëton në kushte lodhjeje, ka shumë metoda për të qëndruar zgjuar, për shembull të freskohesh, të flasësh me shokët që udhëton, të dëgjosh radion etj. Ky pohim nuk është krejtësisht i gabuar, por në këtë mënyrë mendojnë 53 për qind e të intervistuarve. Kur jemi të lodhur, gjumi të kap papritur, pa të lënë kohë të kuptosh se është duke ardhur. Ky është shkaku kryesor se përse natën përqindja e të vdekurve nga aksidentet rrugore është rreth pesë herë më e lartë se ditën. Rreth 40 për qind e aksidenteve me pasojë vdekjen ndodhin në harkun kohor 23:00 – 06:00, pavarësisht mungesës së trafikut. Në momentin e parë të lodhjes është më mirë të qëndroni diku nëse doni të shmangi rreziqet.
Rreziku i natës

Të drejtosh makinën për më shumë se tri orë natën pa bërë asnjë pushim është ekuivalente sikur drejtojmë makinën të dehur, sepse lodhja dhe errësira ndikojnë negativisht në timon dhe kanë efekte të ngjashme me alkoolin. Ky është përfundimi ku kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Utrecht, që kanë studiuar sjelljet e 14 burrave nga 21 deri në 25 vjeç, për të kuptuar se sa ndikon lodhja te mënyra se si i japim makinës. Të kontrolluar përmes monitorit, pjesëmarrësit në test i dhanë makinës për dy, katër dhe tetë orë me radhë brenda një nate të vetme, duke mbajtur një shpejtësi konstante prej 130 km/h në autostradë. Në fund, të dhënat mund të krahasoheshin me ato që shkaktoheshin po të drejtoje makinën i dehur: u pa se të drejtosh makinën dy orë pa ndërprerje ishin të mjaftueshme për të bërë të njëjtat gabime që bëhen me 0,05% alkool në trup. Përqindja rritej me 0,08% në orën e tretë, ndërsa pas katër orësh e gjysmë ajo shkonte në 0,10%.
Gjumi

Kërkimi i publikuar në “Journal of Sleep Research” tregon se duhet vendosur një limit, ku nuk duhet kaluar më shumë se dy orë natën për të shmangur aksidentet. “Rezultatet tona treguan se gjumi në timon është një e dhënë për t’u marrë shumë seriozisht, sepse është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në autostradë. Të dëgjosh muzikë me zë të lartë apo të hapësh dritaren për të qarkulluar ajri, sigurisht që mund të ndihmojnë, por është më mirë të ndalesh diku nëse e sheh se edhe kështu gjumi po iu mund. Ja përse duhet vendosur një kusht për të mos udhëtuar më shumë se dy orë rresht pa pushuar natën”, shkruan “Daily Telegraph”. Në një kërkim anglez të vitit të kaluar, rreth 74 për qind e shoferëve deklaruan se kishin drejtuar makinën pavarësisht lodhjes të paktën një herë në 12 muajt e fundit, ndërsa 9 për qind treguan se e bënte këtë veprim të paktën një herë në javë dhe rreth tre të katërtat pranonin se nuk bënin kurrë pushim kur ishin në timon. Sipas rekomandimeve të ekspertëve, kur e kupton lodhjen, më mirë ndalo në një vend të qetë për të pirë një kafe apo për t’u çlodhur pak për të shmangur rreziqet e mëdha të natës.
Roli i shpejtësisë

Nuk mjafton të kesh reflekse dhe as modelin e fundit të makinave superteknologjike: na pëlqen apo jo shpejtësia luan rol thelbësor në numrin e aksidenteve të rënda. Kjo konfirmohet edhe nga OBSH në raportin “Global Status Report on Road Safety”. Por çfarë lidhjeje ka mes shpejtësisë dhe sigurisë? Ja cilat janë evidencat statistikore

* rritja e shpejtësisë mesatare është direkt e lidhur me mundësinë për të pasur një aksident dhe me pasojat e tij të rënda

* rritja e shpejtësisë mesatare me 5% shkakton rritje me 10 për qind të numrit të aksidenteve me të plagosur dhe 20 për qind tek ata me viktima.

* kalimtarët kanë mundësi 90% të shpëtojnë nëse shtypen nga një makinë që ecën me shpejtësi 30 km/h. Kjo vlerë ulet me 50% nëse makina ecën me 45 km/h.

* tabelat në zonat me shpejtësi të limituar deri 30 km/h mund të favorizojnë reduktimin e aksidenteve me të vdekur e të plagosur. Sipas OBSH në asnjë rast, brenda zonave urbane dhe qendrave të banuara, autoritetet lokale duhet të lejojnë shpejtësinë e makinave me më pak se 50 km/h.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gabimet me te rrezikshme ne timon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 7 gabimet më të rrezikshme me barna
» Temperatura, kur eshte e rrezikshme
» Gabimet e Vipave ne TV
» Gabimet qe bejne femrat gjate bisedes me partnerin
» 10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum